JANAR 2009

1/1 ENJTE SS.ma NËNA E HYJIT [P]
Nr 6,22-27; Ps 66; Gal 4,4-7; Lk 2,16-21
Zoti të të bekojë Nr 6,24
Fillojmë një vit të ri me bekimin e Zotit Jezus. Fjala e tij është bekim i madh kur mbërrin në veshët tanë e në zemrat tona. Do të na ndihmojë shembulli i Marisë së Tërëshenjtë, bekuar mes gjithë krijesave, që e ka pritur Fjalën me përvujtni!


2/1 PREMTE T.N. [P] (m: Ss. Basilio M., † 379, e Gregorio N., † 390, vescovi e dottori)
1Gjn 2,22-28; Ps 97; Gjn 1,19-28
Qëndroni në Të 1Gjn 2,27
Shpriti i Shenjtë që kemi pranuar në pagëzim, në krezmim e në misteret e tjera, na ndihmon gjithmonë që të qëndrojmë të fortë në fenë në Krishtin dhe në Atin e të mos gënjehemi nga rrugë të tjera jetese.
Të falënderojmë o Shpirt i Shenjtë për ndihmën tënde besnike.

3/1 SAB T.N. [P] (Santissimo Nome di Gesù)
1Gjn 2,29 - 3,6; Ps 97; Gjn 1,29-34
Quhemi bij të Hyjit 1Gjn 3,2
Mund të themi se jemi bij të Hyjit prej çastit që pranojmë Jezusin në jetën tonë.
Të falënderojmë, Jezus, që na lejon të jemi të bashkuar me ty për ta dashur Atin dhe për t'iu bindur atij, e të jemi të bashkuar me ty për t'i konsideruar të gjithë njerëzit vëllezër.
Lavdi emrit tënd, Jezus!

4/1 DOM II° dopo Natale [II]
Sir 24,1-4.8-12; Ps 147; Ef 1,3-6.15-18;
Gjn 1,1-18
Drita e vërtetë erdhi në botë Gjn 1,9
Një njeri po fliste dhunshëm, nuk ishte i ndershëm; fjalët e tij po më mbyllnin zemrën e gojën.
Atëherë fola për Jezusin: drita e tij ndriçoi në atë terr!
Të falënderojmë o Zot Jezus, për çdo ardhje tënden: ti je drita jonë, je jeta jonë!

5/1 LUN T.N. [P]
1Gjn 3,11-21; Ps 99; Gjn 1,43-51
Nga më njeh? Gjn 1,48
Jezusi pa Natanaelin dhe kuptoi që ai kërkonte në mënyrë të sinqertë e të përvujtun Birin e Hyjit, Mesinë.
Më ndodh edhe mua ndonjëherë që, kur i afrohem një njeriu, vë re se ndodhem pranë një vëllai apo një motre. Zbuloj më pas se ai e do Jezusin!
Kur ke Jezusin në zemër është e lehtë - dhe është bukur - të njihesh me të tjerët e të kuptosh se jeni vëllezër!

6/1 E MARTË EPIFANIA E ZOTIT [P]
Is 60,1-6; Ps 71; Ef 3,2-3a.5-6; Mt 2,1-12
Erdhëm ta adhurojmë Mt 2,2
Është dhuratë e Hyjit, mrekulli e vërtetë kur dikush njeh tek Jezu Krishti Zotin, Birin e Hyjit që është bërë njeri, dhe i beson atij jetën e vet.
Unë besoj, Jezus, se ti je Shpëtimtari për të gjithë, ti që i jep sërish njeriut mëkatar bashkimin me Hyjin.
Dua edhe unë të të adhuroj, sot e përgjithmonë!
Do të të adhuroj duke të pyetur ty çdo herë që do të më duhet të marr një vendim për jetën time.

7/1 MER T.N. [P] (m: S. Valentino, vasc., + S. Raimondo di Peñafort, sac.)
1Gjn 3,22 ? 4,6; Ps 2; Mt 4,12-17.23-25
Kush e njeh Hyjin, na dëgjon 1Gjn 4,6
Gjon ungjilltari do të na mësojë në letrën e tij të parë që të mos i besojmë çdo gjëje që na vjen në mend dhe çdo fjale që dëgjojmë, por të dëgjojmë dhe të lejojmë të prekemi prej mësimeve të atyre që kanë njohur Jezusin dhe plotësojnë vullnetin e tij.
Ata që të kanë pranuar ty, Jezus, janë dritë për jetën tonë.

8/1 GIO T.N. [P]
1Gjn 4,7-10; Ps 71; Mk 6,34-44
Jezusi pa një turmë të madhe, e cila iu dhimbs Mk 6,34
Jezusin e ka dërguar Ati për të dhuruar dashurinë e tij. Duke parë njerëzit në nevojë, ai nuk iu largohet, por ndalet me ta për t'i ndihmuar e mbështetur.
Të falënderojmë Jezus që edhe sot, nëpërmjet atyre që të duan ty, ti ndihmon shumë njerëz që kanë nevojë për një këshillë apo një ngushëllim.

9/1 VEN T.N. [P]
1Gjn 4,11-18; Ps 71; Mk 6,45-52
U ngjit në mal për t'u lutur Mk 6,46
Jezusi tërhiqej shpesh në lutje!
Ai dëshironte të njihte planet e Atit në mënyrë që mbretëria e tij të vijë. Këtë rradhë do t'i kërkohet të mbërrijë tek të tijët natën, duke ecur mbi detin në furtunë.
Të falënderoj Jezus, që më lejon edhe mua të gjej kohë për të ndenjur me ty.
Të falënderoj për kurjaën bën të burojë tek unë e të vijoj të jem dishepulli yt.

10/1 SAB T.N. [P]
1Gjn 4,19 - 5,4; Ps 71; Lk 4,14-22
Shpirti i Zotit është mbi mua Lk 4,18
Në përfundim të kohës së Krishtlindjeve Kisha na fton të vështrojmë madhështinë e Shpëtimtarit që ka ardhur për ne. Ai kryen programin që Hyji, nëpërmjet profetëve, ka përgatitur më parë për të. Në Nazaret ai e shpall: do ta kryejë me Shpirtin që Ati do të dërgojë mbi të!

11/1 E DIEL PAGËZIMI I ZOTIT Viti B [P]
Is 55,1-11; Is 12,2.4b-6; 1Gjn 5,1-9; Mk 1,7-11
Ti je Biri im i dashur Mk 1,11
Vetë Ati na zbulon se Jezusi është Biri i tij, ai që sjell në botë dashurinë e tij. Është biri "i dashur", sepse është ai që interpreton në mënyrën më të vërtetë dhe përmbush planet e e dashurisë së Atit.
Jezus, të pranojmë me gëzim si bir të Atit. Na i shpall dëshirat e tua, e bashkë me ty edhe ne do t'i përmbushim!

12/1 LUN I° T.O. [I]
Heb 1,1-6; Ps 96; Mk 1,14-20
Kthehuni (Pendohuni) Mk 1,15
Ndoshta kjo këshillë na bën instinktivisht të mendojmë për pendesë e përkormëri. Kthimi, të cilin jemi të thirrur të bëjmë, është t'i besojmë një lajmi të mirë, është të besojmë tek dashuria që Hyji ka për ne e kështu të hidhemi në krahët e tij, është t'i besojmë secilës fjalë të tij e të lejojmë të udhëhiqemi prej tij; është ta ndjekim e të bashkëpunojmë me të.
Kthimi pra është gëzim, paqe, plotësi jete!

13/1 MAR I° T.O. [I] (m: S. Ilario, vesc. e dott.)
Heb 2,5-12; Ps 8; Mk 1,21-28
Filloi të mësonte Mk 1,21
Të shtunën Jezusi merr pjesë me dishepujt e tij në liturgjinë në sinagogë. Pas leximit të Shkrimit edhe ai ndrihet në këmbë për t'i shpjeguar.
Sa bukur duhet të ketë qenë të dëgjoje mësimet e Jezusit!
Çdo herë që dëgjojmë fjalën tënde, Jezus, ti na ripërtërin e na e ngroh zemrën.
Faleminderit!

14/1 MER I° T.O. [I]
Heb 2,14-18; Ps 104; Mk 1,29-39
Të gjithë po t ë kërkojnë! Mk 1,37
Të gjithë po e kërkonin Jezusin sepse donin ndonjë mrekulli apo ndonjë përfitim prej tij. Atij në fakt do t'i pëlqente ta kërkonte dikush që dëshiron ta ndjekë apo të vihet në shërbim të tij për të shpallur Mbretërinë e Hyjit!

15/1 GIO I° T.O. [I] (Proprio diocesano: m: S. Romedio, eremita)
Heb 3,7-14; Ps 94; Mk 1,40-45
Ata nuk i njhën udhët e mia Heb 3,10
Populli i Izraelit është endur për dyzet vjet në shkretëtirë për shkak të fesë së tij pakët. Ne nuk duam të bëjmë të njëjtin gabim.
Më ndihmo o Atë sot, që të pranoj pa u ankuar gjendjen time, duke t'u besuar ty që më njeh e më shoqëron.

16/1 VEN I° T.O. [I]
Heb 4,1-5.11; Ps 77; Mk 2,1-12
Biri im, të janë falur mëkatet MK 2,5
Përse Jezusi, së pari i thotë të paralizuarit: "Biri im, të janë falur mëkatet", në vend që ta shërojë nga sëmundja që e mbante fizikisht të pamundur të lëvizë, të padobishëm dhe peshë për shoqërinë?
Mëkati është shkaku fillestar i parehatisë së çdo njeriu, i të shëndetshmëve, por edhe i të sëmurëve.

17/1 SAB I° T.O. [I] (m: S. Antonio, abate, † 356)
Heb 4,12-16; Ps 18; Mk 2,13-17
Nuk kam ardhur të thërras të drejtët, por mëkatarët Mk 2,17
Sot, eja o Zot Jezus të më thërrasësh mua mëkatarin.
Faleminderit që për "të ngrënë" me mua, për të më ofruar bashkimin e vërtetë e të thellë, paguan një çmim kaq të lartë: vjen prej qiellit, prej Atit tënd , mbi tokë merr mbi vete qortimet e atyre që kujtojnë se janë të drejtë; ofron veten tënde në kryq për të larë mëkatin tim: të falënderoj, të pranoj, të dua, Jezus!

18/1 DOM II° T.O. Anno B [II]
(Fillimi i Tetëditëshit të lutjes për bashkimin e të krishterëve)
1Sam 3,3-10.19; Ps 39; 1Kor 6,13-15.17-20; Gjn 1,35-42
Gjetëm Mesinë Gjn 1,41
Për disa njerëz takimi me Jezusin është fryt i një mundimi shpritëror dhe lutjeje, ndërsa për të tjerë Zoti vetë është bërë i gjallë në jetën e tyre.
Faleminderit, Jezus për ata që na kanë ndihmuar të vijmë tek ti. Faleminderit për ata që kemi mundur të sjellim drejt teje. Faleminderit për të gjithë ata besimtarë që brenda Kishës, me gjithë ndryshimet e riteve dhe traditave, angazhohen për të bërë të njohur e të dashur Jezusin, për të ribashkuar rreth tij bijtë e vet të shpërndarë.

19/1 LUN II° T.O. [II] Tetëditëshi i lutjes për bashkimin e të krishterëve
Heb 5,1-10; Ps 109; Mk 2,18-22
Vera e re në kacekë të rinj Mk 2,22
Jezusi erdhi të na sjellë festën e jetës së tij në bashkim me Atin. E derdh brenda nesh ashtu siç hidhet vera në kacekë, duke ripërtërirë gjithë jetën tonë.
Duke u lutur gjatë këtij tetëditëshi për bashkimin e të krishterëve, bashkëpunojmë në mënyrë që të gjithë ata që besojnë tek ai të mund të gëzojnë për bashkimin e tij me Atin.

20/1 MAR II° T.O. [II] facoltativo: m: S. Fabiano, papa e mart., + S. Sebastiano, martire)
Tetëditëshi i lutjes për bashkimin e të krishterëve
Heb 6,10-20; Ps 110; Mk 2,23-28
Biri i njeriut është Zot edhe i së shtunës Mk 2,28
Duke ndjekur Jezusin, marrim prej tij jetën si bij të Hyjit. Ai na ndihmon ta jetojmë fjalën e Hyjit me Shpirtin e Shenjtë, me dashuri, dhe jo në skllavëri që të shtyp.
Me ty, Jezus, forcohet tek ne edhe shpresa e bashkimit me të gjithë vëllezërit që të tregojnë besim.

21/1 MER II° T.O. [II] (m: S. Agnese, verg. e m., † 304)
Tetëditëshi i lutjes për bashkimin e të krishterëve
Heb 7,1-3.15-17; Ps 109; Mk 3,1-6
Shtrije dorën! Mk 3,5
Duke iu bindur këtij urdhri të Jezusit, burri me dorën e paralizuar iu tregoi tregoi, ndoshta i turpëruar, të gjithë të pranishmëve sëmundjen e tij, e kështu u shërua.
"Shtrije dorën"! Mos ndoshta sot Jezusi, duke dëshiruar të shërojë ndonjë të keqe timen, po më fton edhe mua që t'i hapem me përvujtni e besim një shërbestari të tij?

22/1 GIO II° T.O. [II] (facoltativo: m: S. Vincenzo, diacono e martire)
Tetëditëshi i lutjes për bashkimin e të krishterëve
Heb 7,25 - 8,6; Ps 39; Mk 3,7-12
Jezusi u shmang drejt detit Mk 3,7
Jezusi u shmang drejt detit e shumë vetë shkonin tek ai e shihnin atë që bënte.
Edhe ne, duke besuar në atë çka ai është i aftë të bëjë, e kërkojmë në lutje, e veçanërisht këtë javë gjatë së cilës i kërkojmë Hyjit bashkimin e të krishterëve.

23/1 VEN II° T.O. [II]
Tetëditëshi i lutjes për bashkimin e të krishterëve
Heb 8,6-13; Ps 84; Mk 3,13-19
Njih Zotin! Heb 8,11
Kjo fjalë, e cila ndodhet në letrën drejtuar Hebrenjve, është një lajm i mirë për gjithë të krishterët. Vërtet, Shpirti i Shenjtë që kemi marrë në Pagëzimin e Shenjtë, na ndihmon të njohim Zotin Jezus, të jetojmë për të me dashuri, për të qenë të bashkuar, për lavdinë e tij dhe lavdinë e Atit.

24/1 SAB II° T.O. [II] (m: S. Francesco di Sales, v. e dott., † 1622)
Tetëditëshi i lutjes për bashkimin e të krishterëve
Heb 9,2-3.11-14; Ps 46; Mk 3,20-21
Jezusi shkoi në një shtëpi Mk 3,20
Atë i shenjtë e i mirë, dërgoje përsëri Shpirtin tënd të Shenjtë tek të gjithë të krishterët, që të mund të pranojnë me dashuri Jezusin në zemër, ashtu si Shën Françesku i Sales, e kështu të rivendosësh bashkimin e popullit tënd! Ta kërkojmë për meritat e Jezusit, Birit tënd fort të dashur.
Mari e Tërëshenjtë e shenjtër të Hyjit, lutuni për ne!

25/1 DOM III° T.O. Anno B [III]
Gio 3,1-5.10; Sal 24; 1Kor 7,29-31; Mk 1,14-20
Fundi i tetëditëshit të lutjes bër bashkimin e të krishterëve
Mbretëria e Hyjit është afër Mk 1,15
Të flisje për Mbretërinë e Hyjit në kohën e Jezusit do të thoshte të rizgjoje një ëndërr që për perandoritë njerëzore kishin shekuj që përpiqeshin të mbysnin. Mbretëria e Hyjit është një mbretëri ku Hyji është "Mbreti", në drejtësi e paqe. Mbretëria e Hyjit është afër: ky është një lajmërim që Jezusi vazhdon t'i drejtojë secilit prej nesh. Nëse Mbretëria e Hyjit është afër, do të thotë se ka ardhur mbreti. Mbreti është Jezusi vetë!
Eja, Jezus, dua të të bindem ty!
Vazhdojmë të lutemi që në Kishat e ndryshme, duke shumëfishuar "shenjat" e vëllazërisë, të mund të përmbushen hapa të mëtejshëm drejt bashkimit.

26/1 LUN III° T.O. [III] (m: Ss. Timoteo e Tito, vescovi, 1° sec.)
1Heb 9,15.24-28; Ps 97; Mk 3,22-30
E si është e mundur Satanai të dëbojë Satanain? Mk 3,23
Ashtu si nuk ishte e vërtetë që Jezusi dëbonte djajtë me fuqinë e satanait (sepse ky nuk vepron kundër interesave të veta), po kështu nuk është e mundur "të bësh mirë " me metoda që në mënyrë të qartë apo të fshehtë, janë njëfarësoj të lidhura me djallin. Edhe pse ndonjëherë duket të ketë një hije mirëqenieje, pastaj, në mënyrë të pashmangshme, do të na duhet të paguajmë me vuajtje të mëdha.
Më shëro ti, Zot Jezus, me forcën e Shpirtit tënd të shenjtë!

27/1 MAR III° T.O. [III] (facoltativo: m: S. Angela Merici, verg.)
Heb 10,1-10; Ps 39; Mk 3,31-35
Ja ku po vij për të bërë vullnetin tënd Heb 10,9
Është fjala që Biri i Hyjit i drejtoi Atit në heshtjen e përjetësisë ndërsa pranonte të jetonte në botë si njeri.
Është ajo së cilës Maria i dha zë kur i përgjigjej ëngjëllit, që të bëhej mish tek ajo Biri i Hyjit.
Është e njëjta fjalë që shqiptoj edhe unë: atëherë i ofroj Zotit Jezus mundësinë të veprojë nëpërmjet jetës sime.

28/1 MER III° T.O. [III] m: S. Tommaso d'Aquino, sac. e dott., † 1274)
Heb 10,11-18; Ps 109; Mk 4,1-20
Mbjellësi mbjell fjalën Mk 4,14
Jezus, për mundimin e për ringjalljen tënde, hape zemrën tonë që ne të mund të pranojmë fjalën tënde. Shndërroje atë në një terren të mirë, e kështu fjala jote e mbjellë aty, të rritet e të mbërrijë pjekurinë për të na dhënë jetë neve dhe vëllezërve tanë.

29/1 GIO III° T.O. [III] (Proprio diocesano: m: S. Giuseppe Freinademetz, sac.)
Heb 10,19-25; Ps 23; Mk 4,21-25
Kujdes çfarë dëgjoni Mk 4,24
Shumë gjëra mund të dëgjohen çdo ditë, por fjala e Jezu Krishtit duhet të parapëlqehet ndër gjithë zërat e tjerë! Ajo i ndriçon të gjitha. Fjala e tij e ruajtur me dashuri në zemër bën të lindë tek ne një jetë e shenjtë.

30/1 VEN III° T.O. [III]
Heb 10,32-39; Ps 36; Mk 4,26-34
Keni nevojë për durim Heb 10,36
Jezusi me jetën e tij, si edhe të gjithë Shenjtërit, ndriçojnë këtë fjalë: ata e kërkuan dhe e përqafuan vullnetin e Atit, duke e dashur këtë fjalë deri në fund.
O Shpirti Shenjtë, ti na ndihmo!

31/1 SAB III° T.O. [III] (m: S. Giovanni Bosco, sac., † 1888)
Heb 11,1-2.8-19; kantiku: Lk 1,68-75; Mk 4,35-41
Përse keni frikë? Mk 4,40
Kur ndodhemi para vështirësish të mëdha, mund të na zërë frika. Por nëse besojmë menjëherë se Jezusi është me ne e kujdeset për ne, atëherë ia besojmë veten tonë atij dhe tejkalojmë kështu çdo frikë.
Faleminderit, Jezus, për dashurinë tënde e për praninë tënde përbri nesh!