2010 

1/9 E mërkurë XXII K.Gj.V. [II]
Shën Egjidi
1Kor 3,1-9; Ps 32; Lk 4,38-44
I shëronte duke vënë duart mbi secilin prej tyre Lk 4,40
Faleminderit, Zot Jezus, sepse ti i mbledh gjithë të vuajturit, vendos mbi secilin prej tyre duart e tua dhe i shëron.
Është kjo një shenjë e qartë se ai që të dërgon është Dashuri, është Atë që do plotësinë e jetës për gjithë bijtë e vet. Sot Kisha vazhdon të kujdeset për ta!

2/9 E enjte XXII K.Gj.V. [II]
Sh. Maksima
1Kor 3,18-23; Ps 23; Lk 5,1-11
Ju jeni të Krishtit 1Kor 3,23
Jeta jonë është vërtet e çmuar sepse Ati e sheh të bashkuar me atë të Birit të vet Jezus.
Do të kujdesem për këtë bashkim si për të mirën më të madhe, duke kërkuar çaste lutjeje, duke qëndruar në bashkim me vëllezërit në besim, duke ruajtur dhe jetuar Fjalën.
Faleminderit, Atë i mirë, që më bashkove me Birin tënd!

3/9 E premte XXII K.GJ.V. [II]
Sh. Gregori i Madh, papë dhe mësues († 604)
1Kor 4,1-5; Ps 36; Lk 5,33-39
Vera e re duhet të qitet në rrëshiqa të rinj Lk 5,38
Kur i hapim dyert Jezusit, kur e pranojmë, duke besuar se është ai që na do plotësisht dhe se mjafton për jetën tonë dhe për jetën tonë, atëherë jemi "të rinj".
Dhe kjo risi, që gurgullon brenda nesh porsi një burim, pasqyrohet edhe jashtë: kemi interesa të reja, angazhime të reja, deri edhe mënyra të reja për t'i jetuar "veprat tona të mëshirës".

4/9 E shtunë XXII K.GJ.V. [II]
Sh. Roza nga Viterbo
1Kor 4,6-15; Ps 144; Lk 6,1-5
Na shajnë e ne flasim mirë për ta 1Kor 4,12
Sa bukur! Kjo po që është një risi! Kjo është vërtet "new life", jetë e re!
Jetë e re që mund ta ketë origjinën e vet vetëm në Hyjin që është dashuri, përndryshe: "Ç'më shtyn ta bëj?"; e ka themelin në Hyjin Atë, që në flijimin e Jezusit do, fal dhe shpëton të gjithë mëkatarët. Është mënyra e të menduarit dhe të vepruarit më "revolucionare" që ekziston, sepse është mënyra e Hyjit që e mposht të keqen me dashurinë..., dhe ia del!

5/9 E diel XXIII K.GJ.V. Viti C [III]
E Lumja Tereza e Kalkutës, virgjër (†1997)
Urt 9,13-18 Ps 89; Flm 9-10.12-17; Lk 14,25-33
Kush nuk e mbart kryqin e vet, nuk mund të jetë nxënësi im Lk 14,27
Zot Jezus, dua ta pranoj sot kryqin tim dhe të vij pas teje! Do të më kushtojë mund, por e di se ti je me mua: ti do jesh forca ime! E di edhe se nuk do e lësh pa shpërblyer mundin tim. Është një hir i madh të mund të jem dishepulli yt, është shpëtim!

6/9 E hënë XXIII K.GJ.V. [III]
Sh. Zakaria
1Kor 5,1-8; Ps 5; Lk 6,6-11
Krishti, Pashka jonë, tanimë është flijuar 1Kor 5,7
Zot Jezus, ti ke ofruar jetën tënde për mua! E kujtoj këtë me mirënjohje dhe kur jeta ime si i krishterë, si dishepulli yt ma mbush zemrën me paqe, të bekoj; ndërsa kur më qëllon të jetoj ndonjë situatë të vështirë dhe angazhuese, mbështetem me besim të plotë tek ti, që je fuqia dhe shpëtimi për ata që të kanë besuar jetën.

7/9 E martë XXIII K.GJ.V. [III]
Sh. Regjina
1Kor 6,1-11; Ps 149; Lk 6,12-19
Jezusi e kaloi natën duke u lutur Lk 6,12
Jezus, po zgjidhje apostujt e tu, po nisje popullin e ri të Hyjit; doje ta bëje këtë në bashkim me Atin, sipas vullnetit të tij, për këtë arsye ia kushtove gjithë natën lutjes.
Faleminderit për shembullin tënd!

8/9 E mërkurë XXIII K.GJ.V. LINDJA E SHËN MARISË VIRGJËR [P]
Mik 5,1-4a (opp.: Rom 8,28-30); Ps 86; Mt 1,1-16.18-23
Atij do t'ia ngjisin emrin Emanuel, "Hyji me ne" Mt 1,23
Maria, edhe sot, që është festa e Lindjes sate, na fton të shohim birin tënd Jezus: "Atij do t'ia ngjisin emrin Emanuel, Hyji me ne".
Dëshirojmë të mësojmë nga ti, Nëna jonë, që gjithë jetën tonë, nga çasti më i thjeshtë tek ai më i vështiri, ta bëjmë një dhuratë për Jezusin, një mjet me anë të të cilit ai të mund të marrë lavdinë; dhe lavdia e Jezusit është të mund të hyjë në zemrën e çdo njeriu, për t'i dhënë plotësinë e jetës.

9/9 E enjte XXIII K.GJ.V. [III]
Sh. Pjetër Klaver, meshtar (†1654))
1Kor 8,1b-7.11-13; Ps 138; Lk 6,27-38
Dashuria ndërton 1Kor 8,1
Çdo gjë, sado e vogël, e bërë me zemrën të bashkuar me Zotin, jep fryte jete për ne dhe për vëllezërit: është si një gur në ndërtimin e Mbretërisë së Hyjit.
Secilit prej bijve të Hyjit, falë besimit, i është dhënë dhurata që të mund të dojë, i bashkuar me Jezusin; pra secili prej bijve të Hyjit mund të jetë një bashkëpunëtor i çmuar në veprën e Atit.

10/9 E premte XXIII K.GJ.V. [III]
Sh. Nikolla nga Tolentino
1Kor 9,16-19.22-27; Ps 83; Lk 6,39-42
Nuk është nxënësi më i aftë se mësuesi Lk 6,40
Të mbajmë gjithnjë para syve, Zot Jezus, Mësuesi ynë: kur i zhveshur nga çdo siguri njerëzore dhe pa menduar për jetën tënde, kalon përmes popullit tënd, duke shëruar dhe duke bekuar; kur natën kërkon bashkimin me Atin në lutje; kur në kryq fal dhe ia dorëzon Shpirtin Atit... Çdo ditë kam për të mësuar shumë nga ti, Jezus!

11/9 E shtunë XXIII K.GJ.V. [III]
Sh. Proti
1Kor 10,14-22; Ps 115; Lk 6,43-49
Çdo pemë njihet prej frytit të saj Lk 6,44
Mund ta shoh se jam i yti, dhe pra se jam një pemë e mirë, jo dhe aq nga ndjenjat që kam për ty, por nga mënyra se si i jetoj fjalët e tua, Jezus.
Ky fryt besimi, bindjeje, lind vetëm nga bashkimi me ty. Do të kujdesem me angazhim të plotë për këtë bashkim, duke kërkuar dhe duke pranuar gjithçka që mund ta shtojë.

12/9 E diel XXIV K.GJ.V. Viti C [IV]
Emri tejet i shenjtë i Marisë
Dal 32,7-11.13-14; Ps 50; 1Tim 1,12-17; Lk 15,1-32
Gjithçka kam, është jotja Lk 15,31
Sot, dhe gjatë javës së ardhshme, do të mbajmë në zemër këtë "lajm të hareshëm": kam një Atë që më do, më pranon dhe dëshiron të bashkëndajë me mua gjithë plotësinë e jetës së tij hyjnore.
Të ngopur me dashuri dhe me paqe, të çliruar nga peshat tona, do të jemi të aftë t'u japim dashamirësi dhe zemërdhembshuri vëllezërve tanë.

13/9 E hënë XXIV K.GJ.V. [IV]
Sh. Gjon Gojarti, ipeshkëv dhe mësues (†407)
1Kor 11,17-26; Ps 39; Lk 7,1-10
Jep urdhër me një fjalë, e do të shërohet shërbëtori im Lk 7,7
Këto fjalë, të thëna nga një centurion - një pagan - nxitën admirimin e Jezusit: në sytë e tij ishin shenjë e një besimi të madh.
Kur besimi im, lutja ime i pëlqejnë zemrës së Jezusit?
Kur i drejtohem atij me përvujtëri, duke e quajtur veten të padenjë për ndërhyrjen e tij për mua; kur kërkoj dhe pres "me dëshirë" fjalën e tij, si fjalë të cilës t'i bindem me besim, sepse është gjithnjë burim shpëtimi.

14/9 E martë LARTËSIMI I KRYQIT TË SHENJTË [P]
Nr 21,4-9; Ps 77; Fil 2,6-11; Gjn 3,13-17
Në Emër të Jezusit të përkulet çdo gju Fil 2,10
Faleminderit, Zot Jezus, sepse sot mund të të adhuroj ndërsa të kundroj në kryq! Njeri si unë, i poshtëruar, i munduar, i vuajtur deri në vdekjen më të turpshme: ti je Hyji im! Të adhuroj dhe të dua, të falënderoj, dhe ti më jep mua dhuratën e shpëtimit: gëzim, dashuri, paqe, fryt i dashurisë sate, i blatimit tënd! Faleminderit, Jezus!

15/9 E mërkurë SH. MARIA Virgjër e Dhimbshme [P]
Heb 5,7-9; Ps 30; Gjn 19,25-27 (ose Lk 2,33-35)
Ty një shpatë do të ta shporojë shpirtin Lk 2,35
Shenjtja Mari konsideroi dhuratën më të madhe faktin që mundi të qëndronte pranë Birit në dhimbjen e tij, që mundi të bashkëndante vuajtjen e tij, sepse e donte shumë.
Mari, Nëna e Dhimbjes, bëj që të mund të qëndroj me Jezusin përgjithmonë, edhe në këmbët e kryqit!

16/9 E enjte XXIV K.GJ.V. [IV]
Sh. Korneli, papë († 253) dhe Sh. Çipriani, ipeshkëv (†258)
1Kor 15,1-11; Ps 117; Lk 7,36-50
Feja jote të shpëtoi Lk 7,50
Ajo mëkatare e kishte kërkuar Jezusin, i kishte ofruar dashuri dhe besim; në sajë të hirit e njohu si Birin e Hyjit: ky qe besimi i saj, dhe ky besim e shpëtoi atë.
Edhe sot, Zot Jezus, vij tek ti; ti je i gjallë, ti më do dhe më shpëton!
Faleminderit për këtë besim, Jezus!

17/9 E premte XXIV K.GJ.V. [IV]
Sh. Robert Belarmini, ipeshkëv dhe mësues (†1621)
1Kor 15,12-20; Ps 16; Lk 8,1-3
Nëse Krishti nuk është ngjallur, e kotë është feja juaj 1Kor 15,17
Ringjallja e Zotit Jezus është si vula e vendosur nga Ati mbi të gjithë jetën e tij, mbi të gjitha mësimet e tij: Jezusi është ringjallur nga vdekja, ai ka miratimin e Hyjit, ai vetë është Hyj.
Gjithçka që bëjmë ne duke iu bindur atij, duke i besuar atij, jep fryte të jetës së amshuar.

18/9 E shtunë XXIV K.GJ.V. [IV]
Sh. Jozefi nga Kopertino
1Kor 15,35-37.42-49; Ps 55; Lk 8,4-15
Fara është fjala e Hyjit Lk 8,11
Zot Jezus, ti je Fjala e Hyjit, e gjallë dhe e amshuar!
Duke të marrë në zemër, duke i besuar mesazhit tënd të dashurisë dhe paqes dhe duke jetuar sipas tij, jeta ime prodhon fryte.
Faleminderit, Zot Jezus! Edhe unë, me ty, jam i çmuar për Atin!

19/9 E diel XXV K.GJ.V. Viti C [I]
Sh. Januari, ipeshkëv dhe martir († 305)
Am 8,4-7; Ps 112; 1Tim 2,1-8; Lk 16,1-13
Kush është besnik në sende të vogla, është besnik edhe në sende të mëdha Lk 16,10
Besnikëria është një nga karakteristikat e dashurisë, dhe është dashuria, vetëm dashuria që i jep gëzim zemrës së Atit. Në fakt, çfarë mund të jetë e madhe, çfarë mund të jetë e vogël në sytë e atij që qiejt nuk mund ta përmbajnë?
Por, ama, kur të ofroj jetën time, o Atë, duke i shërbyer një vëllai ose duke i qëndruar besnik angazhimit tim të përditshëm në lutje, unë të takoj vërtet dhe jeta ime është në plotësi!

20/9 E hënë XXV K.GJ.V. [I]
Sh. Andrea Kim, meshtar; Sh. Pal Chong Hasang dhe shokët, martirë (†1839-1866)
Fu 3,27-35; Ps 14; Lk 8,16-18
Mos lër pa ia bërë veprën e mirë atij që ka nevojë Fu 3,27
Jezusi do ta plotësojë këtë udhëzim që gjendet në Besëlidhjen e Vjetër duke na ftuar që t'i japim atij që na kërkon diçka, duke u bërë në këtë mënyrë, për të gjithë, një shenjë e dashurisë së Atit qiellor. Dhe ndihmat për të cilat i afërmi ynë ka nevojë nuk janë vetëm materiale, janë para së gjithash ajo çka mund të jetë e nevojshme për një jetë të shenjtë, në bashkim me Zotin.

21/9 E martë Sh. MATEU, apostull dhe ungjilltar [P]
Ef 4,1-7.11-13; Ps18; Mt 9,9-13
Mjeku nuk u duhet të shëndoshëve, por të sëmurëve Mt 9,12
Jezusi po u shpjegon mënyrën e tij të të vepruarit farisenjve, që nuk e kuptonin.
Filloj të kuptoj Jezusin, filloj të kuptoj Kishën e tij kur përmes tyre lë të vijnë tek unë dashurinë dhe zemërdhembshurinë e Atit. Atëherë unë nuk i gjykoj më veprat e tyre, por ofrohem me gëzim për të bashkëpunuar në realizimin e tyre: i dashur nga Ati, bëhem i ngjashëm me të në dashurinë.
Shën Mateu, i dashur dhe i zgjedhur nga Jezusi, lutu për ne!

22/9 E mërkurë XXV K.GJ.V. [I]
I Lumi Luigji M. Monti
Fu 30,5-9; Ps 118; Lk 9,1-6
I dërgoi të shpallin Mbretërinë e Hyjit Lk 9,2
Mund të themi se Jezusi i dërgoi të shpallnin ardhjen e tij. Në fakt Mbretëria e Hyjit është Jezusi: kur jetojmë dhe besojmë në të Hyji Atë mund të jetë vërtet Zotëria i jetës sonë. Me Jezusin ne provojmë plotësisht dashurinë e Hyjit që na prin, na mbështet, na shëron dhe na bën nga ana jonë mbartës të paqes dhe vëllazërimit.

23/9 E enjte XXV K.GJ.V. [I]
Sh. Piu nga Pietrelçina, meshtar (†1968)
Ksh 1,2-11; Ps 89; Lk 9,7-9
Kotësi mbi kotësi, gjithçka është kotësi Ksh 1,2
Është e bukur kjo fjalë e Shkrimit: di ta orientojë shpirtin tonë në horizonte lirie dhe paqeje! Nuk janë sendet, nuk janë veprat që mund të na japin plotësinë, por vetëm dashuria e amshuar dhe falas që Ati ushqen për ne! Dëshirojmë t'ia drejtojmë atij, sot, gjithë dashurinë tonë!

24/9 E premte XXV K.GJ.V. [I]
Sh. Paqësori
Fu 3,1-11; Ps 143; Lk 9,18-22
Kush thonë njerëzit se jam unë? Lk 9,18
O Jezus, njerëzit, edhe pse panë shenjat, nuk të njihnin: nuk jetonin me ty me dashuri.
Eja në mua, sot: do ta njoh nga brenda jetën tënde, do ta njoh sepse, në sajë të hirit tënd, do ta jetoj unë vetë!

25/9 E shtunë XXV K.GJ.V. [I]
Sh. Aurela
Fu 11,9 - 12,8; Ps 89; Lk 9,43-45
Biri i njeriut do të bjerë në dorë të njerëzve Lk 9,44
Ashtu si i Zoti edhe dishepulli nuk kënaqet me veprat që arrin të realizojë, edhe pse janë të mëdha e të bukura. Kur ai mundet ta bashkojë vuajtjen e tij me vuajtjen e Jezusit, për ardhjen e Mbretërisë së tij, e konsideron një hir të veçantë!

26/9 E diel XXVI K.GJ.V. Viti C [II]
Sh. Kozma dhe Damiani, martirë
Am 6,1.4-7; Ps 145; 1Tim 6,11-16; Lk 16,19-31
Kanë Moisiun e profetët, le t'i dëgjojnë ata Lk 16,29
Me këtë fjalë, Zot Jezus, do të na mësosh edhe ne, sot. Në fakt ne kemi Fjalën tënde, fjalë e gjallë gjithnjë në Kishë, bashkim i besimtarëve, e gjallë në gojën e barinjve, e gjallë në thellësinë e zemrave tona në sajë të veprimit të Shpirtit Shenjt: fjalë e qartë, fjalë e sigurt, fjalë e thjeshtë dhe së bashku e plotë. Nuk na duhen shenja të jashtëzakonshme: të jetojmë në dritën e saj mjafton që të mbërrijmë tek Ati.

27/9 E hënë XXVI K.GJ.V. [II]
Sh. Vinçenci nga Pauli, meshtar († 1660)
Jb 1,6-22; Ps 16; Lk 9,46-50
Kush është ndër ju më i vogli, ai është vërtet i madh Lk 9,48
Jezusi e bënë këtë pohim paradoksal para dishepujve të tij si "duke njohur mendimin e zemrës së tyre", ashtu edhe duke njohur mendimin e zemrës së Atit.
Ai që për dashuri di të ulet më poshtë, ai është i madh sepse i ngjan Hyjit që ka mbërritur deri aty sa që për dashuri është bërë njeri!
Ne jemi vërtet si kallinj: nëse janë plot përkulen, nëse janë bosh qëndrojnë drejt mbi të tjerat.

28/9 E martë XXVI K.GJ.V. [II]
Sh. Vinçeslavi, martir (†929); Sh. Lorenci Ruiz dhe shokët, martirë († shek. XVII)
Jb 3,1-3.11-17.20-23; Ps 87; Lk 9,51-56
Jezusi mori vendim të palëkundshëm të shkojë në Jerusalem Lk 9,51
Jezus, faleminderit! Ti, si ne dhe më shumë se ne, ke vendosur, me forcë, je lutur dhe ke qarë që të mund të qëndroje Bir, për t'iu bashkangjitur vullnetit të Atit deri në fund, deri në Jerusalem...
Dhe vërtet Jerusalemi ka qenë vendi ku oferta jote u shkri në kryq dhe u kurorëzua nga Ati me dhuratën e jetës së re për ty dhe për ne.
Faleminderit sepse ti dhe Ati na doni me butësi dhe me këmbëngulje!

29/9 E mërkurë SHËN MIKELI, GABRIELI dhe RAFAELI, kryeengjëj [P]
Dan 7,9-10.13-14 (ose Zb 12,7-12); Ps 137; Gjn 1,47-51
Rabbi, ti je Biri i Hyjit! Gjn 1,49
Atë, në festën e Kryeengjëjve na jep një shikim të gjallë mbi Birin tënd Jezus! Dhe që të mund t'i ofrojmë nga thellësia e zemrës sonë, në prani të Engjëjve, adhurimin tonë:
Jezus, ti je Biri i Hyjit!
Jezus, ti je ai që më do!
Jezus, ti je…
Do të shijojmë sot një copë parajsë!

30/9 E enjte XXVI K.GJ.V. [II]
Sh. Jeronimi, meshtar dhe mësues († 420)
Jb 19,21-27; Ps 26; Lk 10,1-12
U afrua Mbretëria e Hyjit! Lk 10,11
Shpall edhe ti sot se Jezusi është pranë:
shpalle me paqen tënde,
shpalle me dashurinë tënde,
shpalle duke i ofruar veten Atit,
me gëzim, në çdo çast!
Ai që do të të shohë, do të shohë Jezusin që jeton në ty!

BACK UP

HOME PAGE