KORRIK

2010

ZEMRA E KRISHTIT 1

Unė do t’ju ēlodh

E E PREMTE

1/7 E premte ZEMRA E KRISHTIT

Viti A[P]

Lp 7,6-11; Ps 102; 1Gjn 4,7-16; Mt 11,25-30

Unė do t’ju ēlodh Mt 11,28

O Zot Jezus, ti e di lodhjen tonė;

vuajtjet tona e rėnia shpirtėrore

shpesh janė fryti i mosbindjeve

tona… Na thėrret pėrsėri pranė

teje, pasi do qė tė mbėshtetemi

nė zemrėn tėnde me besim e pa

ndrojtje: Ti do vetėm tė na ēlodhėsh,

tė na ngushėllosh e tė marrėsh

sėrisht mbi vete mėkatet dhe

sėmundjet tona.

O Zemra e Shenjtė e Jezusit, unė

jam i hapur ndaj teje!

KORRIK

2010

ZEMRA E PAPĖRLYER

E SĖ SHENJTĖS MARI 2

E ėma i ruante me

kujdes nė zemėr tė

gjitha kėto ngjarje

E E SHTUNĖ

2/7 E Shtunė AB XIII K.GJ.V.

Zemra e Papėrlyer e Tė Shenjtės

Mari [I]

Is 61,10-111; Ps Sam 2; Lk 2,41-51

E ėma i ruante me kujdes nė zemėr

tė gjitha kėto ngjarje Lk 2,51

Zemra e Marisė ėshtė plot dėshirė

pėr ta kuptuar vullnetin e Hyjit

dhe pėr tė bashkėpunuar me Tė

butėsisht. Pėr kėtė arsye ajo i ruan

Fjalėn e Hyjit dhe mesazhet e tija

nėpėrmjet fakteve tė jetės sė vet,

derisa tė dritėsohet tek peripecitė.

Nėna e Papėrlyer, ndihmomė qė

tė mbaj nė zemėr vetėm atė qė

mė bėn tė rritem nė garancinė

e dashurisė dhe mė bėn tė fortė

kundėr tė Keqit.

KORRIK

2010

3

Shpirti i Hyjit

banon nė ju

E DJELĖ

3/7 E Djelė XIV K.GJ.V. Viti A [II]

Zak 9,9-10; Ps 144; Rom 8,9.11-13;

Mt 11,25-30

Shpirti i Hyjit banon nė ju Rom 8,9

Leximet e kėsaj tė djele, na

ndihmojnė pėr tė parė nga

Jezusi dhe pėr tė njohur tek ai

karakteristikat e Shpirtit tė Hyjit.

Ky ėshtė njė shpirt i pėrvuajtur:

vjen tek ne me butėsi, na ofron

ndihmėn, dritėn dhe paqen e vet,

nėn respektin e lirisė sonė.

Shpirti i Hyjit banon edhe nė ne: do

tė dimė, pra, ta ruajmė veten tonė

nė pėrvujtėri dhe nė dashuri!

KORRIK

2010

4

E mori pėrdore

vajzėn dhe ajo

u ngrit

E E HĖNĖ

Sh. Elizabeta

e Portugalisė

4/7 E Hėnė XIV K.GJ.V. [II]

Sh.Elizabeta e Portugalisė † 1336

Gjn 28,10-22; Ps 90; Mt 9,18-26

E mori pėrdore vajzėn dhe ajo u ngrit

Mt 9,25

Njėra prej tė vėrtetave themelore

tė besimit tonė ėshtė Mishėrimi:

besojmė nė njė Hyj qė iu afrua aq

shumė njeriut, sa qė u bė njėri ndėr

ne; besojmė nė njė Hyj qė e lė veten

tė na afrohet, tė na prekė dhe tė na

marrė pėrdore qė tė na ngrejė nga

vdekja e tė na japė njė jetė tė re.

”Cili Hyj ėshtė aq i madh sa Hyji

i ynė?”

KORRIK

2010

5

Ndjeu

dhembshuri

pėr tė

E E MARTĖ

Sh. Anton

Maria Zakaria

5/7 E Martė XIV K.GJ.V. ([II]

Sh. Anton Maria Zakaria, mesh. † 1539

Gjn 32,23-33; Ps 16; Mt 9,32-38

Ndjeu dhembshuri pėr tė Mt 9,36

Jezusi ndjen mėshirė pėr turmat

“pasi janė tė lodhura e tė sfilitura,

ashtu si delet pa bari”. E nė fakt,

barinjtė e tyre, tė cilėt do tė ish

dashur qė tė ndihmonin pėr njohjen

e Jezusit e tė gjindej kėshtu paqja

dhe forca, e trajtojnė madje atė si

tė pushtuar nga djalli. Pėrballė njė

situate tė tillė ai i lutet Atit, qė tė

dėrgojė shumė dėshmitarė, qė tė

bėjnė t’u mbėrrijė Lajmi i Mirė pėr

tė gjithė njerėzve tė lodhur dhe tė

shtypur.

O Atė, ja ku jam: dėrgomė mua!

KORRIK

2010

6

Mbretėria e qiellit

ėshtė ngjat

E E MĖRKURĖ

Sh. Maria Goreti

6/7 E Mėrkurė XIV K.GJ.V. [II]

Sh. Maria Goreti, virgj. e mart.

† 1902

Gjn 41,55-57; 42,5-7.17-24; Ps 32;

Mt 10,1-7

Mbretėria e qiellit ėshtė ngjat Mt 10,7

Ku arrin nxėnėsi i Jezusit, atje arrin

edhe mbretėria e qiejve: paqja,

liria nga mėkati dhe gėzimi nė

bashkimin me Atin e me vėllezėrit.

Ėshtė Jezusi, nė fakt, mbretėria e

qiejve: Jezusi, qė i dėrgon dhe i

shoqėron pėrherė nxėnėsit e vet.

KORRIK

2010

7

Paqja juaj le tė

kthehet tek ju

E ENJTE

Sh. Asti

7/7 E Enjte XIV K.GJ.V. [II]

Sh. Asti ipeshkėv e martir † shek. I

Gjn 44,18-21.23-29; 45,1-5;

Ps 104; Mt 10,7-15

Paqja juaj le tė kthehet tek ju Mt 10,13

Paqja, apo “gėzimi i bashkimit” me

Zotin, nuk duhet dhe nuk mund tė

jetė e errėsuar nga asgjė: as edhe

nga mospranimi qė takohet.

Kjo paqe, qė edhe nė situata tė tilla

mbetet e qėndrueshme nė zemrėn

dhe nė fytyrėn e nxėnėsit, do tė jetė

njė lajm i mėtejshėm i pranisė sė

mbretėrisė sė qiejve dhe afėrsisė sė

Zotit Jezus.

KORRIK

2010

8

Shpirti i Atit tuaj

do tė flasė nėpėr ju

E E PREMTE

Sh. Adriani,

Sh. Inocenti

Sh. Prishila

8/7 E Premte XIV° K.GJ.V. [II]

Sh. Adriani, Sh. Inocenti Sh. Prishila

Gjn 46,1-7.28-30; Ps 36; Mt 10,16-23

Shpirti i Atit tuaj do tė flasė nėpėr ju

Mt 10,20

Nė ndonjė rast kur mė ėshtė kėrkuar

dėshmia ime, mė ka qėlluar tė them

diēka qė i ka prekur dhe ndihmuar

shumė prej atyre qė mė dėgjonin;

madje ajo, ēfarė kisha thėnė edhe

as pa e menduar dhe aq, mė ka

ndihmuar pikėrisht mua! Me tė

vėrtetė se Shpirti i Atit flet nė ne.

O Jezus, ndihmomė qė ta lė tė

flasė shpesh!

KORRIK

2010

9

Mos ua kini

pra frikėn

E E SHTUNĖ

Shėn Paulina Vizintener

Shėn Agusti ni Zhao Rong

9/7 E Shtunė XIV K.GJ.V. [II]

Sh. Paulina Vizintener, virgj. † 1942;

Sh. Agustini Zhao Rong e martirėt kinezė

Gjn 49,29-33; 50,15-24; Ps 104; Mt 10,24-33

Mos ua kini, pra frikėn Mt 10,26

Pėr tė mos pasur frikė nevojitet tė

ndjehesh nė siguri.

Qė tė ndjehem nė siguri duhet tė

pėrshtatem pėr tu ndjerė kėshtu ose

mė mirė pėr ta ditur veten nė duart

e Atit, tė njė Ati qė mė do mė shumė

nga ē’e mendoj unė.

Dhe nėse nė ndonjė rast besimi im

lėkundet, fjala dhe ndihma e ndonjė

vėllai do tė mė bėjė tė qėndroj.

KORRIK

2010

10

Lum veshėt tuaj qė

dėgjojnė

E DJELĖ Shėn Ireneu

Sh. Emanuel Ruiz

Shėn Silvana

10/7 E Djelė XV K.GJ.V. Viti A [III]

Shėn Ireneu, Sh. Emanuel Ruiz,

Shėn Silvana

Is 55,10-11; Ps 64; Rom 8,18-23; Mt 13,1-23

Lum veshėt tuaj qė dėgjojnė Mt 13,16

Eja, o Shpirt i Shenjtė dhe bėj qė

veshėt e mi sot tė jenė tė bekuar!

Bėj qė jo vetėm tė “ndjejnė”, por

“tė dėgjojnė”: tė dėgjojnė Fjalėn

qė Jezusi i Ringjallur, pėrsėri dhe

gjithmonė i pranishėm nė Kishėn

e Tij dhe nė popullin e sė djelės,

dėshiron tė ma drejtojė. Bėj qė ta

dėgjoj pėr tu ushqyer e dorėzuar

qė tė drejtohem prej saj pėrgjatė tė

gjithė javės.

KORRIK

2010

11

Im Atė

ėshtė vreshtari

E E HĖNĖ

SHĖN BENEDIKTI

Pajtor i EUROPĖS

11/7 E Hėnė SHĖN BENEDIKTI

† 547 Pajtor i EUROPĖS [P]

Fu 2,1-9; Ps 111; Gjn 15,1-8

Im Atė ėshtė vreshtari Gjn 15,1

Ati ėshtė ai qė kujdeset pėr ēdo

degė tė hardhisė sė vėrtetė qė

ėshtė Jezusi.

Do tė shikoj tė diktoj dorėn e tij tė

ditur dhe plot dashuri nė gjithēka,

tė vogėl e tė madhe qė do ta

jetoj sot: do tė di tė falėnderoj

gjithmonė, edhe pėr tė papriturat,

pėr ndėshkimet, i sigurtė qė ēdo

shartesė bėhet pėr njė frut mė

tė mirė.

Shėn Benedikt, besojmė nė

ndėrmjetėsinė tėnde!

KORRIK

2010

12

Kjo ia ngjiti

emrin Moisi

E E MARTĖ

Shėn Fortunati

Sh. Gualberti

12/7 E Martė XV K.GJ.V. [III]

Shėn Fortunati, Sh. Gualberti

Dal 2,1-15; Ps 68; Mt 11,20-24

Kjo ia ngjiti emrin Moisi Dal 2,10

Moisiu, e vendosi fėminė e vogėl,

nė njė kanistėr, nė brigjet e Nilit,

ku u gjet dhe u rrit nga familja

e faraonit.

Pėr ēfarė na bėn tė mendojmė

ky fakt? Pėr dorėn e Atit qė ėshtė

gjithnjė me ne: na mbron, na

drejton dhe bėn qė tė rritemi me

anėn e mjeteve qė ai i di.

Ati im, po braktisem nė ty!

Mė mjafton qė tė jem biri yt!

KORRIK

2010

13

Ua zbulove

tė vegjėlve

E E MĖRKURĖ

Shėn Enrriku

13/7 E Mėrkurė XV K.GJ.V. [III]

Sh. Enrriku † 1024

Dal 3,1-6.9-12; Ps 102; Mt 11,25-27

Ua zbulove tė vegjėlve Mt 11,25

Zėrat e botės, brenda meje, mė

shtyjnė pėr tė kėrkuar madhėshti,

lavdi e dashuri prej njerėzve…

E mė shqetėsojnė dhe mė lodhin.

Ti, Jezus, mė jep paqe: mė siguron

se ati ia jep thesarėt e tij fėmijėve,

atyre qė qėndrojnė pėrpara tij me

varfėrinė e tyre, duke besuar vetėm

nė dashurinė e tij.

KORRIK

2010

14

...barra ime

ėshtė e lehtė

E E ENJTE

Shėn Kamili nga Lellis

14/7 E Enjte XV K.GJ.V. [III]

Sh. Kamili nga Lellis, meshtar

† 1614

Dal 3,13-20; Ps 104; Mt 11,28-30

...barra ime ėshtė e lehtė Mt 11,30

Ėshtė e vėrtetė se Jezusi nuk mė

imponon rregulla torturuese apo

agjėrime pėr tė rėnė tė fikėt…

Mė kėrkon megjithatė qė tė fal kė

mė ka bėrė aq shumė keq, mė

kėrkon t’i mbetem besnik ndonėse

mė duket se do tė mė bjerė mbi

kurriz e tėrė bota dhe mė kėrkon,

pra qė tė dua kėshtu sė tepėrmi…

E gjithėsesi pesha e tij ėshtė e lehtė,

pasi ėshtė ai vetė qė, me dashurinė

e tij aq tė madhe, mė jep forcėn e

gėzimin pėr tė jetuar Fjalėn e Tij.

KORRIK

2010

15

Vallė a nuk

keni lexuar…

E E PREMTE

Sh. Bonaventura

15/7 E Premte XV K.GJ.V. [III]

Sh. Bonaventura ipeshkėv e mėsues † 1274

Dal 11,10 - 12.14; Ps 115; Mt 12,1-8

Vallė a nuk keni lexuar… Mt12,3

Jezusi di ta marrė nga “Shkrimi

i Shenjtė” pėrgjigjen pėr t’ua dhėnė

bashkėbiseduesve tė tij dhe kėtė

e bėn shpesh.

Ėshtė njė ftesė e heshtur pėr ne:

duke lexuar dhe medituar Shkrimin

e Shenjtė, e madje thjesht duke

ndjekur liturgjinė e ditės, tė fitojmė

diturinė qė do tė dijė tė na drejtojė

nė rrethanat konkrete tė jetės e tė

na bėjė tė japim ndihmesėn edhe

pėr vėllezėrit.

Shėn Bonaventura, ti qė ke dashur

dhe medituar Fjalėn e Hyjit, lutu

pėr ne!

KORRIK

2010

16

Do tu njoftojė

kombeve drejtėsinė

E E SHTUNĖ

Virgjėra Mari

e Malit Karmel

16/7 E Shtunė XV K.GJ.V. [III]

Virgjėra Mari e Malit Karmel

Dal 12,37-42; Ps 135; Mt 12,14-21

Do tu njoftojė kombeve drejtėsinė

Mt 12,18

Pėrmes Kishės, qė ėshtė Korpi i Tij,

Jezusi u njofton kombeve drejtėsinė:

duke i dhėnė njerėzve jetėn e re tė

bijve tė Hyjit, ai krijon njė botė tė

drejtė, njė botė tė vėllezėrve qė, prej

dashurisė pėr tė njėjtin Atė, duhen,

ndihmojnė njėri-tjetrin dhe falin.

KORRIK

2010

17

Lėni tė rriten

bashkė

deri nė tė korra

E DJELĖ Shėn Aleksi

Sh. Klaudia

17/7 E Djelė XVI K.GJ.V. Viti A [IV]

Shėn Aleksi e Sh. Klaudia

Ur 12,13.16-19; Ps 85; Rom 8,26-27;

Mt 13,24-43

Lėni tė rriten bashkė deri nė tė korra

Mt 13,30

Kjo fjalė mė ndihmon pėr tė qenė i

durueshėm me tė tjerėt, pėr tė mos

kėrkuar qė tė ndėrhyj menjėherė

instiktivisht, pėr tė ērrėnjosur ēfarė

nuk shkon mirė pėrreth meje, por qė

tė pres dhe tė veproj sipas kohėve

tė Zotit.

Mė jep edhe ngushėllimin qė tė

mė ndihmojė pėr tė qenė i duruar

edhe me veten time e madje tė them

faleminderit! Po, pra, pasi edhe unė

jam pėrfitues nga durimi i Atit dhe

i vėllezėrve…

KORRIK

2010

18

Mėsues, prej teje

duam tė shohim

njė shenjė

E E HĖNĖ

Shėn Ferderiku

18/7 E Hėnė XVI K.GJ.V. [IV]

Sh. Frederiku

Dal 14,5-18; psalmi: Dal 15,1-6;

Mt 12,38-42

Mėsues, prej teje duam tė shohim njė

shenjė Mt 12,38

E quanin mėsues, porse nuk rrinė

pėrpara Jezusit me qėndrimin e atij

qė dėshiron tė mėsojė, por pėr mė

tepėr me atė tė personit qė ndjehet

nė tė drejtėn pėr tė gjykuar e pėr tė

pretenduar.

Jezus, nuk pretendoj qė ti sot

tė mė bėsh tė shikoj shenjat e

jashtėzakonshme, por tė kėrkoj

qė tė mė hapėsh sytė pėr tė parė

dashurinė e cila do tė mė shoqėrojė

pėrgjatė tė gjithė kėsaj dite tė re.

KORRIK

2010

19

Kush ėshtė nėna

ime dhe kush janė

vėllezėrit e mi?

E E MARTĖ

Sh. Rufi na

19/7 E Martė XVI K.GJ.V. [IV]

Sh. Rufina

Dal 14,21-31; psalmi nga Dal 15,8-12.17; Mt

12,46-50

Kush ėshtė nėna ime dhe kush janė

vėllezėrit e mi? Mt 12,48

Pėrgjigjia qė Jezusi vetė i jep kėsaj

pyetje u ka bėrė mirė tė gjithėve:

si farefisit qė ėshtė ndjerė i ftuar

pėr tė mos “ndenjur jashtė tė

mėnjanuar”, por qė tė bashkohen

me turmėn e cila e dėgjonte Jezusin;

si turmės, qė ėshtė e inkurajuar pėr

tė marrė seriozisht fjalėt e Jezusit,

ashtu edhe mua, qė gjithmonė jam

pėrpjekur tė parapėlqej vullnetin

tim ndaj vullnetit tė Atit, por edhe

vetminė time egoiste tė bashkėsisė

me Jezusin.

KORRIK

2010

20

Ja, unė po bėj

t’ju bjerė bukė

prej qiellit

E E MĖRKURĖ

Shėn Apolinari

20/7 E Mėrkurė XVI K.GJ.V. [IV]

Sh. Apolinari, ipeshkėv e martir

† shek. II

Dal 16,1-5.9-15; Ps 77; Mt 13,1-9

Ja, unė po bėj t’ju bjerė bukė prej

qiellit Dal 16,4

Nė shkretėtirė populli yt kaloi

pėrvojėn qė i mėsoi se ti je Atė, qė

do bijtė e tu, qė ua njeh nevojat dhe

pėrkujdesesh nė mėnyrė hyjnore.

Dua tė mėsoj edhe unė, o Atė,

pėr tu dorėzuar nė ty me besimin

birėror! Mbėshtetem nė “Shkrimin e

Shenjtė”, nė mėnyrė tė veēantė mbi

kėtė fjalė tė Jezusit: “Ati juaj e di…”.

KORRIK

2010

21

Vėrtetė, zemra

e kėtij populli

s’ka mė ndjenja

E E ENJTE

Shėn Lorenci

nga Brindizi

21/7 E Enjte XVI° K.GJ.V. [IV]

Sh. Lorenci nga Brindizi, meshtar

e mėsues † 1619

Dal 19, 1-2.9-11.16-20; Ps: Nr 3,52-56; Mt

13,10-17

Vėrtetė, zemra e kėtij populli s’ka mė

ndjenja Mt 13,15

Jezusi e dinte se populli i vet e tė

gjithė popujt do ta merrnin zemrėn

e re vetėm falė flijimit tė tij: dhe ishte

i gatshėm qė ta pėrmbushte kėtė,

me ndihmėn e Shpirtit tė Shenjtė!

Pėrpara ēdo kryeneēėsie, mėkati

dhe mangėsie besimi, le tė hapim

zemrėn Jezusit, e tė thėrrasim emrin

e tij tė shenjtė si dhe Gjakun e tij

tė ēmuar!

KORRIK

2010

22

Pse po qan

moj fisnike?

Kė po kėrkon?

E E PREMTE

SHĖN MARIA

MAGDALENĖ

22/7 E Premte SHĖN MARIA

MAGDALENĖ [P]

Kor 3,1-4 (ose 2Kor 5,14-17); Ps 62;

Gjn 20,1.11-18

Pse po qan moj fisnike? Kė po

kėrkon? Gjn 20,15

Sot kujtojmė “Shėn Marinė”

Magdalenė. Shenjtėria e saj

zbulohet edhe nė lotė: lotėt e

“shenjtė” qė lindnin nga dėshira e

praninsė sė Zotit.

E pėrse qaj unė? Pėr kė po qaj?

KORRIK

2010

Tė shndrisė

edhe drita juaj

para njerėzve

E E SHTUNĖ

SHĖN BRIXHIDA

Pajtorja e EUROPĖS 23

23/7 E Shtunė XVI K.GJ.V. SHĖN

BRIXHIDA, † 1373 rregulltare Pajtorja e

Europės [P]

Jt 8,2-8 (ose 1Tim 5,3-10); Ps 10; Lk 2,36-38

(ose Mt 5,13-16)

Tė shndrisė edhe drita juaj para

njerėzve Mt 5,16

Drita e Jezusit na fton qė tė

shndrisim pėrpara njerėzve, por

tė shndrisė edhe dashuria qė

ai ka pėr ne. Ajo shkėlqen nė

ēdo gjest durimi, mirėsjelljeje,

faljeje, pėrvujtėrie, shėrbimi,

dashamirėsie,…

E shndrit mė shumė pikėrisht

atėhere kur ėshtė e rrethuar

prej errėsirės, keqdashjes dhe

kundėrshtisė! Prej kėsaj drite ka aq

nevojė Europa jonė!

KORRIK

2010

24

Plot gėzim, shkon,

shet gjithēka ka

dhe e blen atė perlė

Shėn Sharbel

Makhluf

E DJELĖ

24/7 E Djelė XVII K.GJ.V. Viti A [I]

Sh. Sharbel Makhluf, meshtar † 1898

1 Mbr 3,5.7-12; Ps 118; Rom 8,28-30;

Mt 13,44-52

Plot gėzim, shkon, shet gjithēka ka

dhe e blen atė perlė Mt 13,45

Pėrzgjedhja e kujt vendos pėr Zotin

nė shoqėrinė tonė gati ateiste,

shpesh shikohet si dorėheqje

e padobishme, iluzion apo

drejtpėrsėdrejti mazokizėm.

Kjo ngjet, pasi nga jashtė, shikohet

vetėm pjesa e parė: lėnia e tė

gjithave ēka kemi dhe jo vetėm

materialisht; dhe nuk shihet, nė tė

kundėrt, vlera e kėsaj fushe:

ky “thesar” ėshtė i fshehur pėr tė

tjerėt. Vetėm ai qė e ka shijuar sesa

i mirė ėshtė Zoti, e kupton dhe e

njeh kėtė gėzim!

KORRIK

2010

25

Besova,

e prandaj ju fola

E E HĖNĖ

SH. JAKOBI

25/7 E Hėnė XVII° K.GJ.V. SHĖN

JAKOBI Apostull [P]

2Kor 4,7-15; Sal 125; Mt 20,20-28

Besova, e prandaj ju fola 2Kor 4,13

Faleminderit, o Zot Jezus: apostulli

yt Shėn Jakobi ka besuar nė ty dhe

i ka njoftuar pa masė njerėzve e

vazhdon tė tė njoftojė, ty, dashurinė

tėnde e shpėtimin qė ti ke dhėnė,

duke vdekur e duke u ringjallur pėr

ne! Faleminderit qė je bashkuar

me Jezusin nė vdekje dhe tani je nė

gėzim me tė, mes miqve tė tjerė!

Ndėrmjetėso pėr ne, qė besimi ynė

tė bėhet i fortė e tė sjellė fryt.

KORRIK

2010

26

O Zot, po tė lutem

shtegto me ne

E E MARTĖ

Sh. Prenda

26/7 E Martė XVII K.GJ.V. [I]

Sh. Prenda virgjėr e martire , † rreth 160

Dal 33,7-11;34,5-9.28; Ps 102;

Mt 13,36-43

O Zot, po tė lutem shtegto me ne

Dal 34,9

Sa e bukur ėshtė kjo lutje, qė Moisiu,

udhėrrėfyesi i popullit, ia drejton

Zotit! Moisiu e njihte mosbindjen

dhe kryeneēėsinė e popullit, porse

ndėrmjetėson pėr tė, me dhimbjen e

njė babai.

Faleminderit Jezus, qė e dėgjon

edhe sot lutjen e barinjve tanė, tė

prindėrve tanė e tė edukatorėve tanė

dhe vjen mes nesh, mėkatarėve!

Ti, Hyji i ynė, Atė e Shpėtimtar, ec

bashkė me ne! Kujt do t’i druhemi?

Ēfarė nuk do tė guxonim pėr tė

qenė tė ēmuar pėr zemrėn tėnde?

KORRIK

2010

27

Fytyra e tij

lėshonte rreze

E E MĖRKURĖ

Sh. Joakimi

Sh. Ana

27/7 E Mėrkurė XVII K.GJ.V. [I]

Sh. Joakimi e Sh. Ana, prindėrit e Zojės

Dal 34,29-35; Ps 98; Mt 13,44-46

Fytyra e tij lėshonte rreze Dal 34,29

“Goja flet pėr plotėsinė e zemrės”

kujtonte Jesusi njė herė.

Edhe fytyra e transmeton gjendjen

shpirtėrore, ashtu si sytė qė janė

pėrcaktuar dritarja e zemrės.

Ta kuptojmė, pra pėrse fytyra e

Moisiut, pasi kishte qenė nė praninė

e Hyjit , lėshonte rreze. Ajo ēka Zoti

na jep, na bėn mirė gjithmonė pasi

ėshtė dashuri,

gėzim, paqe, siguri …

Pėrkujdesja mė e efektshme

e bukurisė, pra, nuk ėshtė tek

estetisti…!

KORRIK

2010

28

I mbledhin peshqit

e mirė nė enė

e tė kėqijtė i tresin

E E ENJTE

SH. Samsoni

28/7 E Enjte XVII° K.GJ.V. [I]

Sh. Samsoni

Dal 40,16-21.34-38; Ps 83; Mt 13,47-53

I mbledhin peshqit e mirė nė enė e tė

kėqijtė i tresin Mt 13,48

Kur mendoj pėr ditėn e madhe nė

tė cilėn, engjėjt e tu, o Zot Jezus,

do tė gjykojnė mes tė mirėve dhe

tė paudhėve, nuk do tė mundem

veēse tė drejtohem ty, me besimin

e njė fėmije ndaj nėnės: “Jezus,

faleminderit qė vjen pranė meje

e brenda meje: nėse engjėjt e tu,

me ardhjen e tyre, do tė dallojnė

nė zemrėn time, nuk do tė munden

veēse tė mė vendosin nė shportat e

tyre tė bekuara, dhe tė mė ēojnė nė

gjirin e Atit, ku ėshtė edhe banesa

jote e amshuar, o Biri i Hyjit

e Zoti im!”

KORRIK

2010

29

Zemra e burrit

tė saj ka besim

nė tė

E E PREMTE

SHĖN MARTA

29/7 E Premte XVII° K.GJ.V.

SHĖN MARTA [P]

Fu 31,10-13.19-20.30-31; Ps 14;

Gjn 11,19-27 (ose Lk 10,38-42)

Zemra e burrit tė saj ka besim nė tė

Fu 31,11

Tashmė, nė Besėlidhjen e Vjetėr,

ishte lavdėruar gruaja qė i druhet

Hyjit: mund ta shikojmė nga ky

fragment i “Fjalėve tė Urta”. Jezusi

ka vlerėsuar pėrsėri gruan, duke e

quajtur nė nxėnsmėri, tė barabartė

me burrat. Njė nxėnėse e Jezusit

ėshtė besnike, e ditur, e durueshme,

e palodhur dhe e pėrvuajtur nė

shėrbim, e aftė pėr tė mohuar

vetveten pėr dashurinė e Zotit:

ajo ėshtė me tė vėrtetė dhuratė

pėr vėllezėrit!

KORRIK

2010

30

Gjoni i kishte thėnė:

nuk guxon

ta mbash pėr grua

E E SHTUNĖ

Sh Pjetėr Krizologu

30/7 E Shtunė XVII° K.GJ.V. [I]

Sh. Pjetėr Krizolog, ipeshkėv e mėsues

† 450

Lev 25,1.8-17; Ps 66; Mt 14,1-12

Gjoni i kishte thėnė: nuk guxon ta

mbash pėr grua Herodiadėn Mt 14,4

Gjon Pagėzuesi ka ditur tė tregojė

vullnetin e Hyjit edhe ndaj mbretit,

por edhe me ēmimin e jetės sė vet.

Dėshirojmė ta duam vullnetin e

Hyjit, Atit tonė, duke e jetuar atė

para sė gjithash, por edhe duke ua

treguar tė tjerėve herė pas here: ai,

nė fakt, ėshtė gjithmonė e mira mė

e vėrtetė pėr ne dhe pėr

tė gjithė.

KORRIK

2010

31

Pa njė turmė

tė madhe njerėzish

dhe pati

dhembshuri pėr ta

E E SHTUNĖ

Sh. Injaci i Lojolės

31/7 E Djelė XVIII K.GJ.V. Viti A [II]

Sh. Injaci i Lojolės, meshtar † 1556

Is 55,1-3; Ps 144; Rom 8,35.37-39; Mt 14,

13-21

Pa njė turmė tė madhe njerėzish dhe

pati dhembshuri pėr ta Mt 14,14

Sot do tė mblidhemi me gėzim, si

familja e vėrtetė, pėr tė Shenjtėn

Euharisti. Jemi ata qė e duan

Jezusin, jemi ata qė mbajnė

nė zemėr trashėgiminė e tij,

pėrngjashmėrinė e tij: dashurinė e

Atit.

Nė tė gjithė javėn, do tė mbushim

ēdo ndjenjė, gjest e fjalė me

“dhembshurinė” e Jezusit: ai do

tė na bėjė ne, nė vetvete, “bariun

e mirė” dhe “bukėn e vėrtetė” pėr

botėn.