TETOR

2010

Sh.Tereza

e Fėmijės Jezus 1

Lum sytė

qė shohin ēka po

shihni ju!

E E SHTUNĖ

1/10 E Shtunė XXVI K.GJ.V. [II]

Sh.Teresa e Fėmijės Jezus, virgj. e mėsuese

† 1897

Bar 4,5-12.27-29; Ps 68; Lk 10,17-24

Lum sytė qė shohin ēka po shihni ju!

Lk10,2

Ne tė shikojmė, o Zot Jezus,

tė shikojmė me zemrėn tonė qė tė

do e tė mirėnjeh si shėlbues.

Ne shikojmė mrekullitė e tua dhe

e dimė se janė shenjat qė ti je Biri

i Hyjit; shikojmė kryqin tėnd dhe e

mirėnjohim, se ai ėshtė shenja e njė

dashurie hyjnore tė pėrkryer.

Tė falėnderojmė e tė adhurojmė:

me ty gėzojmė plotėsinė e jetės dhe

tė fitores mbi ēdo lloj frike.

TETOR

2010

2

Vreshtin e vet

do t’ua japė

vreshtarėve tė tjerė

E DJELĖ ENGJĖJT rojtarė

2/10 E Djelė XXVII K.GJ.V. Viti A[III]

ENGJĖJT rojtarė

Is 5,1-7; Ps 79; Fil 4,6-9; Mt 21,33-43

Vreshtin e vet do t’ua japė

vreshtarėve tė tjerė Mt 21,41

Jezusi pėrshtat shembėlltyrat

e profetėve me rrethanat e kohės

sė tij. Hardhia ėshtė populli i Hyjit,

fshatarėt janė ata qė duhet ta ruajnė

e tė kujdesen; janė pastaj edhe

skribėt e krerėt e popullit, tė cilėt

nuk duan ta njohin tė dėrguarine

Hyjit, Mesinė, dhe pėr kėtė arsye

detyra e tyre, do t’i jepet tė tjerėve,

nxėnėsve, tė cilėt e mirėpresin atė

qė Ati e dėrgoi pėr ta dashur botėn.

TETOR

2010

3

Mėsues ēka duhet

tė bėj pėr tė fituar

jetėn e pasosur?

E E HĖNĖ

Sh. Kandidi

3/10 E Hėnė XXVII K.GJ.V. [III]

Sh. Kandidi

Jb 1,1 – 2,1.11; Jb 2,3-5.8; Lk 10,25-37

Mėsues ēka duhet tė bėj pėr tė fituar

jetėn e pasosur? Lk 10,25

Kjo pyetje ėshtė e rėndėsishme.

Jezusi e merr seriozisht dhe

pėrgjigjet. Mbi tė gjitha duhet tė jetė

njė terren i pėrshtatshėm, e ky ėshtė

vėzhgimi i 10 urdhėrimeve. Ai qė

pyet Jezusin i ka marrė seriozisht

kėta 10 urdhėrime, e pėr kėtė arsye

Zoti i propozon hapin vendimtar:

shit gjithēka e eja mė ndiq mua.

Ėshtė ai jeta dhe burimi i jetės sė

amshuar.

TETOR

2010

4

Zgjedha ime

ėshtė e ėmbėl

e barra ime e lehtė

E E MARTĖ

Shėn FRANĒESKU

I ASIZIT

4/10 E Martė

Shėn FRANĒESKU I ASIZIT Pajtor i

Italisė † 1226 [P]

Gal 6,14-16; Ps 15; Mt 11,25-30

Zgjedha ime ėshtė e ėmbėl e barra

ime e lehtė Mt 11,30

Kėto fjalė sot na ofrohen, pėr

tė njohur dhe imituar Shėn

Franēeskun, i cili i pėrjetoi e mori

mbi vete “zgjedhėn” e Jezusit,

bashkėpunoi me tė pėr tė pėrhapur

fjalėn e tij dhe mbi tė gjitha me njė

jetė tė varfėr, ku shkėlqente besimi

i Hyjit Atė. Kėshtu qe e thėnė,

tė bėhej mjaft i ngjashėm me Zotin

e qė tė mbante nė trupin e tij deri

edhe plagėt e gozhdėve.

TETOR

2010

5

Zotėri, na mėso

edhe ne tė lutemi

E E MĖRKURĖ

Sh. Plaēidi

5/10 E Mėrkurė XXVII K.GJ.V. [III]

Sh. Plaēidi

Jb 4,1-11; Ps 85; Lk 11,1-4

Zotėri, na mėso edhe ne tė lutemi

Lk 11,1

Jezusi e priste kėtė pyetje prej

nxėnėsve. Nėse nuk do t’ia kishin

drejtuar, nuk do t’i kishte mėsuar

tė luteshin. Kush nuk do tė mėsojė

tė lutet dhe nuk kėrkon ndihmėn e

Zotit, nuk do tė mėsojė kurrė. Tė

shumtė janė ata qė mendojnė se

dinė tė luten, sepse pyesin

e pėrgjėrohen, porse nuk ėshtė kjo

lutja qė na bėn tė ngjashėm me

Hyjin!

TETOR

2010

6

Lypni

e do

t’ju jepet

E ENJTE

Sh. Bruno

6/10 E Enjte XXVII K.GJ.V. [III]

Sh. Bruno, murg † 1101

Mal 3,13-4,2; Ps 1; Lk 11,5-13

Lypni e do t’ju jepet Lk 11,9

Jezusi porosit tė kemi besim tek

Ati, i cili ėshtė njė baba qė i dėgjon

bijtė e tij dhe nuk i zhgėnjen duke u

dhėnė gurė, nėse kėrkojnė bukėn.

Besimi nė Atin kultivohet, porse

me dėshirėn e madhe pėr tė qenė

tė ngjashėm me tė: tė aftė pėr tė

dashur si ai me zemėrgjerėsinė e tij.

TETOR

2010

7

Tė falem,

o Hirplote

E E PREMTE

SHĖN MARIA

VIRGJĖR E RRUZARES

7/10 E Premte

SHĖN MARIA VIRGJĖR E RRUZARES [P]

Vap 1,12-14; Lk 1,46-55; Lk 1,26-38

Tė falem, o Hirplote Lk 1,28

E Shenjtėrushmja Mari pėr ēdo ditė

nga goja e mjaft prej bijve tė saj,

dėgjon pėrshėndetjen qė i drejtohet

engjėllit Gabriel nga Elizabeta:

ėshtė pjesa e parė e T‘falemi Mari,

qė jehon pėr 50 herė nė tė Shenjtėn

Ruzare. Ajo formė e adhurimit, pėr

vetė thjeshtėsinė, e dashur nga mjaft

tė krishterė, ndihmon pėr tė shikuar

dhe pėr ta dashur Jezusin, me sytė

dhe zemrėn e Nėnės sė tij. Kėshtu

ajo vazhdon ta mbėshtesė lutjen

e Kishės.

TETOR

2010

8

Ėshtė afėr

dita e Zotit

E E SHTUNĖ

Sh.Pelagia

8/10 E Shtunė XXVII K.GJ.V. [III]

Sh.Pelagia

Jl 4,12-21; Ps 96; Lk 11,27-28

Ėshtė afėr dita e Zotit Jl 4,14

Dita e Zotit ėshtė data e ndėshkimit

dhe e ēmimit tė shėlbimit. Pėr kė

nuk pėrfill Urdhėrimet e Tenzot,

ėshtė dita e dhimbjes, pėr kė e do

Atin dhe i bindet, nė tė kundėrt pra,

ėshtė koha e gėzimit dhe e paqes!

TETOR

2010

9

E DJELĖ Sh. Dionizi

Sh.Gjon Leonardi

Kėdo qė tė gjeni

thirreni nė dasėm

9/10 E Djelė XXVIII K.GJ.V. Viti A [IV]

Sh. Dionizi, ipeshkėv dhe shokėt martirė †

shek. III; Sh.Gjon Leonardi, meshtar † 1609

Is 25,6-10; Ps 22; Fil 4,12-14.19-20;

Mt 22,1-14

Kėdo qė tė gjeni thirreni nė dasmė

Mt 22,9

Ekziston njė fjalė qė na shtyn pėr

tė qenė misionarė nėpėr botė. Jeta

jonė prej tė krishterėsh, qė e njohin

Atin, ėshtė njė festė e vazhdueshme

pėrkundrejt jetės sė atyreve qė nuk e

njohin aspak dashurinė e Hyjit.

T’i zbulosh kėtyre personave,

dashurinė qė Ati ka pėr ēdokėnd,

tė flasėsh pėr Jezusin dhe tė shijosh

kungimin e Shpirtin tė Shenjtė, ėshtė

e barazvlefshme si t’i ftosh

nė dasėm. A ke dėgjuar ndonjėherė

tė flitet pėr ndokėnd, qė pas njė

jete tė kaluar nė njė tjetėr religjion,

pėrfundimisht ka njohur Jezusin?

TETOR

2010

10

Kėtu ėshtė Dikush

mė i madh

se Salomoni

E E HĖNĖ

Sh.Danieli

10/10 E Hėnė XXVIII K.GJ.V. [IV]

Sh.Danieli

Rom 1,1-7; Ps 97; Lk 11,29-32

Kėtu ėshtė Dikush mė i madh se

Salomoni Lk 11,31

O Jezus, me tė vėrtetė je mė i

madhi, jo vetėm mė i madh se

Salomoni, por edhe mė shumė

se ēdo i madh tjetėr nė botė. Nė

praninė tėnde tė gjithė duhet

tė heshtin e tė mėsojnė. Nga ty

duhet tė mėsojnė Buda, Konfuci,

Muhameti, nga ty duhet tė mėsojnė

tė ashtuquajturit filozofė, madje

edhe ata qė e kanė zotėruar skenėn

e shekujve tė fundit dhe qė e kanė

ēuar njerėzimin drejt mjerimit. Jam

fatlum qė tė njoha ty!

TETOR

2010

11

Ata e ndėrruan

Hyjin e vėrtetė

me idhuj

E E MARTĖ

Sh. Firmini

11/10 E Martė XXVIII K.GJ.V. [IV]

Sh. Firmini

Rom 1,16-25; Ps 18; Lk 11,37-41

Ata e ndėrruan Hyjin e vėrtetė me

idhuj Rom 1,25

Njerėzit larg diturisė sė Hyjit

na japin pėr tė pirė si vėrtetėsi,

idetė e tyre tė themeluara mbi

egoizmin dhe mėndjemadhėsinė.

Pėr tė mos rėnė nė gabim, duhet

tė ngulitemi me forcė nė dashurinė,

ta duam Hyjin e ta duam tė afėrmin.

Rruga mė e thjeshtė dhe e sigurtė,

ėshtė qė tė mbetesh i bashkuar nė

Jezusin, rruga qė tė ēon tek Ati, pra

tė mbetesh i bashkuar nė tė dhe

nė Kishėn e tij.

TETOR

2010

12

Duke gjykuar

tjetrin, dėnon

vetveten

E E MĖRKURĖ

Sh. Serafi ni

12/10 E Mėrkurė XXVIII K.GJ.V. [IV]

Sh. Serafini

Rom 2,1-11; Ps 61; Lk 11,42-46

Duke gjykuar tjetrin, dėnon vetveten.

Rom 2,1

Nėse gjykoj njė tjetėr person, vihem

nė vendin e Hyjit - tė vetmit qė e

shikon zemrėn e njeriut mėkatar

pa hequr dorė kurrė sė dashuri. Nė

kėtė mėnyrė unė vihem jashtė rruge,

dėnohem pėr tė qenė larg Hyjit

dhe Atit. Duhet ta di tė pėrshquaj

tė mirėn nga e keqja, bindjen nga

mosbindja ndaj Hyjit, por edhe tė

dėshiroj shpėtimin e atyre qė nuk

binden dhe bien nė mėkat.

TETOR

2010

13

Ėshtė vetėm

njė Hyj

E E ENJTE

Sh. Eduardi

13/10 E Enjte XXVIII K.GJ.V. [IV]

Sh. Eduardi

Rom 3,21-30; Ps 129; Lk 11,47-54

Ėshtė vetėm njė Hyj Rom 3,30

Ekziston njė Hyj i vetėm pėr tė gjithė,

pėr judenjtė e pėr paganėt dhe sot

le ta themi kėtė, si pėr tė krishterėt,

ashtu edhe pėr tė tjerėt. Ekziston

vetėm njė Atė dhe ne jemi tė sigurtė

se ky Hyj ėshtė Ati, ai Hyj qė Jezusi

na bėri ta njohim me jetėn e vet, me

vdekjen e vet e me ringjalljen e vet.

Tjetėr Hyj nuk ka. Hyji qė nuk di tė

falė, nuk ekziston, Hyji qė mėson

dhunėn nuk ekziston. Ėshtė njė Hyj

i vetėm, Hyji ynė!

TETOR

2010

14

Lum ai njeri, tė cilit

Hyji nuk do t’ia

numėrojė mėkatin!

E E PREMTE

Sh. Kalisti

14/10 E Premte XXVIII K.GJ.V. [IV]

Sh. Kalisti I, papė dhe martir † 222

Rom 4,1-8; Ps 31; Lk 12,1-7

Lum ai njeri, tė cilit Hyji nuk do t’ia

numėrojė mėkatin! Rom 4,8

Kush ėshtė ky njeri fatlum? Ėshtė

ai qė lutet, na mėson Shėn Pali.

Kush beson se Jezusi vjen nga Ati,

e pėr kėtė arsye bashkohet me tė,

mbetet pranė Hyjit: nė tė pra, nuk

vepron mė mėkati: mėkat, nė fakt,

ėshtė largėsia nga Hyji, tė kthyerit

e krahėve. Duke mirėpritur Jezusin,

pėrkundrazi, gjendemi nė zemrėn

e Atit!

TETOR

2010

15

Kush do tė shajė

Shpirtin e shenjtė

nuk do tė ketė falje

E E SHTUNĖ

Sh. Tereza

e Avilės

15/10 E Shtunė XXVIII K.GJ.V. [IV]

Sh. Tereza e Avilės, virgjėr e mėsuese † 1582

Rom 4,13.16-18; Ps 104; Lk 12,8-12

Kush do tė shajė Shpirtin e shenjtė

nuk do tė ketė falje Lk 12,10

Tė refuzosh Jezusin ėshtė mėkat

kundėr Shpirtit tė Shenjtė. Kush

mohon Jezusin, ėshtė si ai qė

refuzon salvaxhenten (gomėn

e shpėtimit) pėr tė shpėtuar me

forcat e veta. Por forcat e njeriut,

nuk mjaftojnė: njeriu pa Jezusin

ėshtė i pėrhumbur, ėshtė si tenja

e vetvetes, me mendjemadhėsinė

dhe egoizmin e vet, qė janė aleatėt

e satanės. Kush mohon Jezusin,

ėshtė larg Hyjit dhe mbetet nė

mėkatin e vet, prej tė cilit nuk mund

tė jetė i shpėtuar.

TETOR

2010

16

Pos meje,

askush tjetėr

s’ėshtė

E DJELĖ Sh. Hedviga

Shėn Margarita

Maria Alakok

16/10 E Djelė XXIX K.GJ.V. Viti A [I]

Sh. Hedviga, rregulltare, † 1243;

Shėn Margarita Maria Alakok, virgjėr † 1690

Is 45,1.4-6; Ps 95; 1Sel 1,1-5; Mt 22,15-21

Pos meje, askush tjetėr s’ėshtė Is 45,6

Me kėto fjalė Hyji i drejtohet Cirit,

mbretit pagan qė nuk e njeh.

Edhe tė mėdhenjtė e tokės do tė

gjykohen nga Hyji. Ne i derdhim

taksėn kujt mban pushtetin,

por e dimė se edhe ai duhet tė

marrė parasysh ekzistencėn e Hyjit.

Kėtij Hyji, i japim zemrėn dhe

tė gjithė jetėn tonė. Do t’i bindemi

autoriteteve tona, duke iu bindur

edhe Atit tonė!

TETOR

2010

17

Jeta e tij

nuk varet

nga pasuria qė ka

E E HĖNĖ

Sh. Injaci

i Anti okisė

17/10 E Hėnė XXIX K.GJ.V. [I]

Sh. Injaci i Antiokisė, ipeshkėv dhe martir

† rreth 115

Rom 4,20-25; Lk 1,68-75; Lk 12,13-21

Jeta e tij nuk varet nga pasuria qė

ka Lk 12,15

Jezusi ia drejton kėto fjalė, kujt

e vendos shpresėn nė trashėgimin

qė do tė duhej tė merrte, por nuk

i ėshtė dhėnė; do tė donte qė

Jezusi t’i bėnte avokatin: mendon

se mund tė jetė avokati mė i mirė

pėr tė. Por Zoti nuk do tė zhgėnjejė

askėnd, nuk do qė askush tė gjendet

i zhgėnjyer: jeta e njeriut nuk varet

nga ajo ēka zotėron. Do tė duhet ta

kujtoni tė gjithė nė ēastin e ndarjes

sė trashėgimisė!

TETOR

2010

18

U afrua

Mbretėria

e Hyjit

E E MARTĖ

Zoja e Shkodrės

Shėn LUKA ungjilltar

18/10 E Martė [P]

Zoja e Shkodrės, Shėn LUKA, ungjilltar

2Tim 4,10-17; Ps 144; Lk 10,1-9

U afrua Mbretėria e Hyjit Lk 10,9

Jezusi do qė tė predikojnė kėshtu

nxėnėsit e tij. Ata duhet tė thonė

ose mė mirė, ta bėjnė tė ditur, se

mbretėria e Hyjit ėshtė nė duart

tona. Nuk nevoitet tė presėsh mė

shumė, mjafton tė bėsh hapin pėr

tė hyrė. Ėshtė nė fakt ai, mbreti

i mbretėrisė - njė mbret qė nuk

dėshiron tė imponohet, por qė

pranon tė qenurit i bindur e nė

vazhdim i dashur pėr tė mundur

qė ju tė bėheni tė lumnuar. Shėn

Luka, tė cilit i takon kjo festė sot,

na ka ndihmuar sė tepėrmi pėr tė

njohur mbretin e mbretėrisė, ku nuk

jemi funksionarė ose konkurrues,

por bij e vėllezėr.

TETOR

2010

19

Kujt iu dha shumė,

prej tij do tė kėrkohet

shumė; kujt iu besua

shumė prej tij do tė

kėrkohet mė shumė

E E MĖRKURĖ

Sh. Gjon Brebėf

Sh. Izak Joges

Sh. Pal i Kryqit

19/10 E Mėrkurė XXIX K.GJ.V. [I]

Sh. Gjon Brebėf, Izak Joges meshtar dhe

shokėt martirė † shek. XVII;

Sh. Pal i Kryqit, meshtar † 1775

Rom 6,12-18; Ps 123; Lk 12,39-48

Kujt iu dha shumė, prej tij do tė

kėrkohet shumė; kujt iu besua

shumė prej tij do tė kėrkohet mė

shumė Lk 12,48

Jezusi i pėrgjigjet njė pyetjeje

tė Pjetrit. Kush ka marrė dhurata

tė mėdha, do tė duhet ta marrė

parasysh kėtė. Ne morėm dhuratėn

e tė njohurit tė Birit tė Hyjit, qė tė

jemi nė mbretėrinė e tij e qė tė

shijojmė dashurinė e Atit: do tė na

kėrkohet llogari, nėse kėto thesare

i kemi fshehur apo ia kemi dhėnė tė

tjerėve.

TETOR

2010

20

Jeta e pasosur

ėshtė dhuratė

e Hyjit

E E ENJTE

Sh. Irena

20/10 E Enjte XXIX K.GJ.V. [I]

Sh. Irena

Rom 6,19-23; Ps 1; Lk 12,49-53

Jeta e pasosur ėshtė dhuratė e Hyjit

Rom 6,23

Tė flasėsh pėr jetėn e pasosur

sot ėshtė si tė flasėsh pėr shkencėfantazi.

Porse Hyji na surprizon

gjithmonė. Duke e takuar nga ai

marrim kapacitete tė reja, gėzime

tė reja e thellėsi tė jetuar kurrė mė

parė. Hyji na pasuron me njė jetė

qė i ngjason tė tijės - njė jetė tė

vėrshuar nga dashuria, njė jetė qė

di tė japė domethėnie tė reja pėr tė

gjithė, njė jetė qė tejkalon kufijnjtė

e vendosur nga vdekja dhe nga

mbarimi i kohėrave.

TETOR

2010

21

Pėrse ju vetė

nuk gjykoni vetvetiu

ē’ėshtė e drejtė?

E E PREMTE

Sh. Ursula

21/10 E Premte XXIX K.GJ.V. [I]

Sh. Ursula

Rom 7,18-25; Ps 118; Lk 12,54-59

Pėrse ju vetė nuk gjykoni vetvetiu

ē’ėshtė e drejtė? Lk 12,57

Jezusi i kėshillon ndėrfolėsit qė tė

mos i besojnė gjykimit tė skribėve,

pasi refuzojnė tė besuarit nė tė.

Nuk ėshtė e thėnė se kush ka

studiuar, i njeh mė mirė se tė tjerėt

planet e Hyjit: shpesh pėr mė tepėr

nuk ėshtė kėshtu, shpesh kultura

kthehet nė skandal e pengesė pėr

tė besuar nė Zotin. Pėrpara Jezusit

duhet tė mbajmė parasysh pėrvojėn

tonė tė mirėsisė dhe tė sė drejtės sė

tij: tashmė a je i falur prej tij?

Mund tė mbash qėndrim pėr tė,

pa pritur qė ta bėjnė tė tjerėt.

TETOR

2010

Nėse ju

nuk ktheheni

kah Hyji, tė gjithė

do tė sharroni

si ata

E E SHTUNĖ

Sh. Maria Saloma 22

22/10 E Shtunė XXIX K.GJ.V. [I]

Sh. Maria Saloma

Rom 8,1-11; Ps 23; Lk 13,1-9

Nėse ju nuk ktheheni kah Hyji, tė

gjithė do tė sharroni si ata Lk 13,5

Fatkeqėsia mė e madhe nuk

ėshtė tė vdesėsh nė njė aksident e

as qė tė vdesėsh pėrpara se tė jetė

parashikuar. Fatkeqėsia e vėrtetė,

ėshtė tė kundėrshtosh Jezusin, tė

vetmin qė mund ta shpėtojė njeriun

nga mėkati, i vetmi qė mund

tė na pėrqasė tek Ati pėr tė pasur

dashurinė dhe diturinė e tij.

TETOR

2010

23

Nė kėto dy

urdhėrime varet

i tėrė Ligji

dhe Profetėt

Sh. Gjoni

nga Kapistrani

E DJELĖ

23/10 E Djelė XXX K.GJ.V. Viti A [II]

Sh. Gjoni nga Kapistrani, meshtar † 1456

Dal 22,20-26; Ps 17; 1Sel 1,5-10; Mt 22,34-40

Nė kėto dy urdhėrime varet i tėrė Ligji

dhe Profetėt Mt 22,40

Tė dy urdhėrimet qė janė nė themel

nė tė gjithė Shkrimin, pėr tu bėrė

tė dėshiruar pėr Hyjin, janė ata tė

dashurisė: qė tė jepesh i gjithi

nė Hyjin e t’i japėsh tė gjithėve

dashurinė me tė cilėn Hyji na do ne.

Vetėm, as tė mos e provosh.

Ta provojmė sė bashku, me vėllezėrit,

nė bashkėsinė e tė gjithė Kishės.

TETOR

2010

24

Pėrnjėherė

u drejtua dhe zuri

ta lavdėrojė Hyjin

E E HĖNĖ

Sh. Antoni

Maria Klaret

24/10 E Hėnė XXX K.GJ.V. [II]

Sh. Antoni Maria Klaret, ipeshkėv † 1870

Rom 8,12-17; Ps 67; Lk 13,10-17

Pėrnjėherė u drejtua dhe zuri ta

lavdėrojė Hyjin Lk 13,13

Kush ėshtė shėruar nga Zoti, flet

mirė pėr tė. Kisha na ndihmon qė

tė flasim mirė pėr Zotin, t’ua bėjmė

tė njohur tė tjerėve, pėr tė qenė

misionarė: sa herė kemi qenė tė

privilegjuar dhe nuk ia kemi thėnė

askujt! Ėshtė turp, mėkat i rėndė!

Bashkohemi nė lutjen e Kishės dhe

nė nismat e saj, mirėnjohės ndaj

kėtij Hyji qė na bėn tė qėndrojmė

nė kėmbė.

TETOR

2010

25

Kemi qenė

shėlbuar,

por nė shpresė

E E MARTĖ

Sh. Tabita

25/10 E Martė XXX K.GJ.V. [II]

Sh. Tabita

Rom 8,18-25; Ps 125; Lk 13,18-21

Kemi qenė shėlbuar, por nė shpresė

Rom 8,24

Shėlbimi ynė, tashmė ka nisur

qysh nė ditėn qė jemi pagėzuar.

E do tė plotėsohet nė fund, kur do

tė mund tė llogarisim lavdinė e Hyjit

me tė gjithė tė shėlbuarit, me ata

qė e kanė dėshmuar deri me gjak

besimin nė Hyjin, i cili i do tė gjithė

njerėzit.

TETOR

2010

26

Po ne hėngrėm

e pimė me ty

e ti mėsove

ndėr sheshet tona!

E E MĖRKURĖ

Sh. Valeriani

26/10 E Mėrkurė XXX K.GJ.V. [II]

Sh. Valeriani

Rom 8,26-30; Ps 12; Lk 13,22-30

Po ne hėngrėm e pimė me ty e ti

mėsove ndėr sheshet tona! Lk 13,26

Jezusi pėrdor edhe fjalė tė rrepta.

Ai ėshtė i mėshirshėm, mė tepėr se

ē’mund ta imagjinojmė e megjithatė

di tė thotė edhe fjalė tė forta.

Kjo ėshtė mėshira: ai nuk do, qė

ta lemė veten tė gėnjehemi nga

mendimi se mjafton vetėm ta bėsh

tė mirėn. Nuk ėshtė “e mira” jonė

ēka na shpėton, por ai vetė.

Ėshtė Jezusi, dhurata e Hyjit: nėse

nuk e mirėpresim, mbetemi jasht

zemrės sė Atit. E Jezusi na do, si

gurėt e gjallė tė Kishės sė tij.

TETOR

2010

27

Tė tretėn ditė

i jap fund

E E ENJTE

Sh. Sabina

27/10 E Enjte XXX° K.GJ.V. [II]

Sh. Sabina

Rom 8,31-39; Ps 108; Lk 13,31-35

Tė tretėn ditė i jap fund Lk 13,32

Jezusi di qė tė jetė i kėqyruar, prej

syve tė dyshimtė, ashtu si sytė

e Erodit, por mbi tė gjitha, di qė tė

jetė nėn vėshtrimin e Atit. Jeta e tij,

ėshtė nė duart e Hyjit, e pėr kėtė,

njerėzit nuk mund tė bėjnė asgjė

kundėr tij, nėse Hyji nuk ua lejon.

Shkrimet flasin pėr ditėn e tretė, tė

tretėn ditė pas vdekjes, si ditė tė

jetės, e pėr kėtė Jezus, nuk ekziston

frika as edhe ndaj planeve tė errėta

tė mėdhenjve.

TETOR

2010

28

Jezusi e kaloi

natėn duke

iu lutur Hyjit

E E PREMTE

Sh. SIMONI

Sh. JUDA, apostuj

28/10 E Premte Sh. SIMONI dhe Sh.

JUDA, apostuj [P]

Ef 2,19-22; Ps 18; LK 6,12-16

Jezusi e kaloi natėn duke iu lutur

Hyjit Lk 6,12

Erdhi koha qė Jezusi tė zgjedhė

tė Dymbėdhjetėt, pėr t’i vendosur

nė themelet e popullit tė ri tė Hyjit.

Ai dėshiron tė kryejė kėtė detyrė

tė rėndėsishme, nė unitet tė plotė

me Atin, e pėr kėtė arsye, ėshtė nė

lutje. Si do tė lutej Jezusi? Mund ta

imagjinojmė duke pasur parasysh

lutjet e tija tė tjera: i ofrohet vullnetit

tė Atit. E kėshtu na ka mėsuar edhe

ne duke thėnė: Ati ynė, u bėftė

vullneti yt, si nė qiell ashtu…

nė shtėpinė time!

TETOR

2010

29

Kur ndokush

tė ftojė nė dasėm,

mos u ul nė krye

tė vendit

E E SHTUNĖ

Sh. Ermelinda

29/10 E Shtunė XXX K.GJ.V. [II]

Sh. Ermelinda

Rom 11,1-2.11-12.25-29; Ps 93; Lk 14,1.7-11

Kur ndokush tė tė ftojė nė dasėm,

mos u ul nė krye tė vendit Lk 14,8

Zakonisht nė shtėpitė e njerėzve,

vendi i parė i pėrket tė pasurve

dhe tė fuqishmėve, atyre qė i shtypin

tė varfėrit. Mos qėndro aty, vihu

nė vendin e atij qė shėrben me

pėrvujtėri. Jezusi ėshtė nė vendin

qė i ka dhėnė Hyji, vendi i atij qė

ofron jetėn: ky ėshtė vendi kryesor,

vendi pėr ta kėrkuar.

TETOR

2010

30

Keni vetėm

njė Udhėheqės

- Krishtin

Sh. Marēeli

30/10 E Djelė XXXI K.GJ.V. Viti A [III]

Sh. Marēeli

Mal 1,14 2,2.8-10; Ps 130; 1Sel 2,7-9.13;

Mt 23,1-12

Keni vetėm njė Udhėheqės - Krishtin

Mt 23,10

Nė Kishė, barinjtė na ndihmojnė

pėr tė ndjekur Jezusin, bariun

e vetėm. Nė Kishė mėsuesit e

vėrtetė na mėsojnė pėr tė mėsuar

shembullin e Jezusit. Nė Kishė,

Etėrit e vėrtetė, na japin jetėn qė jep

Jezusi. Ėshtė Jezusi mėsuesi, bariu,

udhėrrėfyesi dhe babai. Ne, tė gjithė

njėsoj tė butė ndaj tij, bėjmė garė se

kush mė tepėr mund tė orientohet

nga ai. Shenjtėrit janė shembull:

nuk zėvendėsojmė adhurimin e

tyre me festat pagane, qė i japin

hapėsirė demonėve, as edhe

pėr lojė.

TETOR

2010

31

Dhuratat

dhe grishja

e Hyjit

nuk tėrhiqen

Sh. Alfonsi

31/10 E Hėnė XXXI K.GJ.V. [III]

Sh. Alfonsi

Rom 11,29-36; Ps 68; Lk 14,12-14

Dhuratat dhe grishja e Hyjit nuk

tėrhiqen Rom 11,29

Tek Shėn Pali, ėshtė pėr zemėr fati

i popullit - i ebrenjve. Ata kanė

refuzuar atė qė Ati, dėrgoi pėr

t’i shpėtuar dhe pėr t’i bėrė mjet

tė shpėtimit tė gjithė popujve.

Shėn Pali e ushqen ende shpresėn

pėr ta: dhurat qė kanė marrė prej

Hyjit, nuk do tė tėrhiqen mbrapsht.

Edhe ata njė ditė do ta mirėpresin

Jezusin. E dimė nė fakt qė shumė

prej tyre po e bėjnė kėtė.