JANAR 2008

1/1 E Martë SH. MARIA V. NËNA E HYJIT [P]
Viti i Ri - Dita Botërore të Paqes
Nr 6,22-27; Ps 66; Gal 4,4-7; Lk 2,16-21
Maria i mbante mend me kujdes të gjitha këto ngjarje dhe i shoshiste në zemrën e vet Lk 2,19

Maria pas vizitës së barinjve, rimendon për çka ata i kishin treguar: "Lavdinë e Hyjit" që i kishte mikpritur, njoftimin e engjëllit që "sot në Betlehem lindi Krishti Zot", këngën "e ushtrive qiellore që lëvdonin Hyjin". Ajo i mbante këto fakte dhe fjalë në mendje e në zemër dhe i ballafaqonte me Shkrimin e me çka i kishte thënë kryeengjëlli Gabriel në Nazaret. Dhe Ati e ruante në paqen e tij.


2/1 E Mërkurë K. Kr. (I)
Sh. Bazili i madh († 379) dhe Sh. Gregori Naziancenas (†390), ipeshkëvinj dhe mësues
1Gjn 2,22-28; Ps 97; Gjn 1,19-28
Çka dëgjuat që prej fillimit, ajo edhe le të mbetet në ju 1Gjn 2,24

Shën Gjoni, apostull i Jezusit, u bën thirrje të krishterëve të ruajnë mësimet e marra në lidhje me besimin në Jezu Krishtin dhe në Atin e tij, e të dëgjojnë Shpirtin Shenjtë që i ndihmon gjithmonë. Ne mirëpresim këtë thirrje për të mos rënë pre në mashtrimin e atyre që shpallin doktrina të ndryshme.


3/1 E Enjte K. Kr. (I)
Emri Tejet i Shenjtë i Jezusit
1Gjn 2,29-3,6; Ps 97; Gjn 1,29-34
Ja Qengji i Hyjit! Ky ia shlyen mëkatin botës! Gjn 1,29

Është Gjon Pagëzuesi që thotë kështu për Jezusin që po i vjen përpara. Çfarë është mëkati që ky ka ardhur t'ia heqë botës? Është gjithçka që na mban larg nga Ati, duke na bërë ta shohim si një "armik". Duke dërguar Birin e tij në botë përpara njeriut, Ati ka dashur të eliminojë këtë distancë. Të mikpres e të dua, Jezus!


4/1 E Premte K. Kr. (I)
1Gjn 3,7-10; Ps 97; Gjn 1,35-42
U tha atyre:"Ejani e shihni" Gjn 1,36

Andrea dhe Gjoni, që kërkonin të takonin Jezusin, dëgjojnë ftesën: "Ejani e shihni". Duke marrë kohë për të qëndruar me Jezusin, duke jetuar me të e për të punët tona, mund ta takojmë! Do të njohim pasurinë, do të flasim me gëzim për të, do të tregojmë se çfarë na ka ndodhur, do të përcjellim të tjerë tek Ai.


5/1 E Shtunë K. Kr. (I)
1Gjn 3,11-21; Ps 99; Gjn 1,43-51
Kush nuk ka dashuri mbetet në vdekje 1Gjn 3,14

Kjo fjalë është një paralajmërim shumë i fortë për të gjithë: na nxit të ndërtojmë jetën tonë dhe edukimin e fëmijëve tanë, jo si na pëlqen por me dashuri, në shërbim të Zotit e të vëllezërve.
Jezus që ke ardhur mes nesh, jo për të qenë shërbyer, por për të shërbyer, na dhuro dashurinë tënde nga e cila vjen jetë me bollëk.

6/1 E Diel DËFTIMI I ZOTIT [P]
Is 60,1-6; Ps 71; Ef 3,2-3a.5-6; Mt 2,1-12
I dhuruan ar, kem e mirrë Mt 2,11

Nder, lavdi, pushtet të qofshin dhënë ty, Jezus i dërguar nga Hyji për t'u kthyer njerëzve paqen e vërtetë dhe dinjitetin e humbur. Ty, shërbëtor i Atit, duam edhe ne të adhurojmë, të ndjekim e të bindemi në mënyrë të fortë dhe të vazhdueshme!


7/1 E Hënë K. Kr. (II)
Sh. Rajmondi nga Penjaforti, meshtar († 1275)
1Gjn 3,22-4,6; Ps2; Mt 4,12-17.23-25
Populli që gjendej në errësirë pa një dritë të madhe Mt 4,16

Është Jezusi, drita e vetme që na drejton tek Ati, na bën të takohemi me të dhe na lejon të njohim kuptimin e vërtetë të jetës sonë. Të kësaj janë shenja mijëra dritat që në këto ditë shkëlqejnë dhe i gëzojnë rrugët tona.
Faleminderit, Jezus, per dritën që ke sjellë brenda meje! Nëse ti s'do të kishe ardhur, o Jezus, kush e di se ku do isha: pa dyshim në errësirë dhe në hije të vdekjes.


8/1 E Martë K.Kr. (II)
1Gjn 4,7-10; Ps 71; Mk 6,34-44
Jepuni ju të hanë Mk 6,34

Çfarë mund t'iu ofrojmë njerëzve që vuajnë dhe druhen, që kërkojnë kuptimin e të jetuarit dhe bashkim për të mos qenë vetëm?
Paskemi pak ose asgjë; do të të ofrojmë ty! Të ofrojmë ty njerëzve të dobët që qajnë dhe enden pa qëllim. Të ofrojmë ty, bukë të vërtetë!


9/1 E Mërkurë K. Kr. (II)
1Gjn 4,11-18; Ps 71; Mk 6,45-52
U ngjit në mal për t'u lutur Mk 6,46

Jezusi i ndarë nga turma, ngjitet në mal për t'u lutur. Është nën dëgjimin e Atit që e mëson se si të veprojë. Ashtu është edhe për çdo nxënës të tij. Edhe për mua, si dhe për shumë persona që në këto ditë ndalen në shtëpinë tonë, për të kundruar në heshtje misterin e Misherimit të Jezusit dhe për të qenë të përgatitur për të bashkëndarë gëzimin dhe ngushëllimin me vëllezërit.

10/1 E Enjte K. Kr. (II)
1Gjn 4,19-5,4; Ps 71; Lk 4,14-22
Mësonte nëpër sinagogat e tyre i nderuar prej të gjithëve Lk 4,15

Ti, o Zot Jezus, plot me Shpirtin Shenjtë, dhuroje mësimet e tua nëpër sinagoga. Sot Kisha jote vazhdon të shpallë fjalën tënde në liturgjinë e shenjtë: aty ende mund të të dëgjojmë, duke marrë dritë dhe forcë për jetën tonë.

11/1 E Premte K. Kr. (II)
1Gjn 5,5-13; Ps 147; Lk 5,12-16
Hyji na e dha jetën e pasosur,e kjo jetë është në hirin e tij 1Gjn 5,11

Ç'është jeta e pasosur? Qenka sa dëshirojmë: plotësi, gëzim, harmoni, paqe, bashkim, besim, dashuri!
Do ta dimë me të vërtetë kur mikpresim me dashuri Jezusin dhe lihemi të drejtohemi nga Ai!


12/1 E Shtunë K. Kr. (II)
1Gjn 5,14-21; Ps 149; Gjn 3,22-30
Ai duhet të rritet e unë të zvogëlohem Gjn 3,30

Ky është programi i jetës së Gjon Pagëzuesit. Ai do t'ia lërë vendin Jezusit. Të gjithë do të duhet të harrojnë veten për të ndjekur Jezusin!
Unë jam shumë i kënaqur kur dikush më lë për të shkuar të lutet!


13/1 E Diel PAGËZIMI I ZOTIT Viti A
Sh. Hilari, ipeshkëv dhe mësues († 367)
Is 42,1-4.6-7; Ps28; Vap 10,34-38; Mt 3,13-17
Mbi të e kam ndikuar shpirtin tim! Is 42,1

Ai Shpirt do të japë fuqinë për të shëruar të verbërit, sakatët e të paralizuarit...
Ai Shpirt do t'i japë "Birit të përzgjedhur", gjatë 40 ditëve në shkretëtirë, pushtet mbi djallin, armik të njeriut dhe të Hyjit.
Ai Shpirt do t'i japë Birit të njeriut forcën për të dashur gjatë mundimit dhe vdekjes!
Këtë Shpirt Ai do t'a dërgojë në Kishën e tij që ta çojë deri në skajet e tokës.


14/1 E Hënë I K. Gj. V. (I)
1Sam 1,1-8; Ps 115; Mk 1,14-20
Jezusi pa Simonin e Andreun, të vëllanë e Simonit, duke gjuajtur peshk Mk 1,16

Ti, Jezus, sheh gjithçka dhe të gjithë me dashuri, si yt Atë. Ti i përmbush projektet paqeje që Hyji Atë ka për çdo njeri. Ti i thërret disa që të jenë bashkëpunëtorë të tu për të realizuar planin e Atit! Vendos edhe mbi mua shikimin tënd, o Zot Jezus.


15/1 E Martë I K. Gj. V. (I)
1Sam 1,9-20; 1Sam 2,1.4-8; Mk 1,21-28
Shpirti i ndytë, si e përplasi pa mëshirë dhe si lëshoi një britmë të madhe, doli prej tij Mk 1,26

Një njeri i zotëruar nga shpirti i ndytë nuk ka mundësi për të mundur shpirtin e së keqes. Vetëm Jezusi ka fuqinë për të liruar njerëzit me Praninë e tij. Për këtë është e rëndësishme që të vazhdojmë të kërkojmë: "Jezus, ki mëshirë për ne: na liro nga e keqja!".


16/1 E Mërkurë I K. Gj. V. (I)
Sh. Donati (Danactis), martir
1Sam 3,1-10.19-20; Ps 39; Mk1,29-39
Dëboi shumë djaj Mk 1,34

Unë do të doja të falënderoj Jezusin se ka dëbuar "djaj" edhe nga unë...
Ka dëbuar atë të turpit e të "respektit njerëzor" për të propozuar lutjen në shtëpi para buke; atë që më pengonte të merrja kohë gjatë ditës për t'u lutur e medituar Fjalën e Hyjit; atë që më bënte të besoja që angazhimi për të jetuar në pastërti ishte gjë fëmijësh...


17/1 E Enjte I K. Gj. V. (I)
Sh. Antoni, abat († 356)
1Sam 4,1-11; Ps 43; Mk 1,40-45
Jezusi qëndronte përjashta në vende të pabanuara Mk 1,45

Mbasi shëroi një njeri të gërbulur, Jezusi është detyruar të qëndrojë jashtë qytetit në vende të pabanuara sepse ligji ndalonte kontaktin me atë lloj të sëmurësh. Jezusi pranon në paqe këtë situatë: e di që dashuria mbart sakrifica. Por njerëzit vazhdojnë t'i qëndrojnë pranë për të përfituar nga mirësia dhe miqësia e tij.

18/1 E Premte I K. Gj. V. (I)
Fillimi i Tetëditëshit së lutjes për Bashkimin e të Krishterëve
1Sam 8,4-7.10-22; Ps 88; Mk 2,1-12
Një gjë të tillë nuk e pamë kurrë Mk 2,12

Njerëzit para shërimit të një të paralizuari shprehen: "S'kemi parë kurrë diçka të tillë".
Jezusi kështu ka treguar që është Hyji por mbi të gjitha që ka fuqinë për të na liruar nga mëkati.
Sot ne fillojmë Tetëditëshin e lutjes për bashkimin e të krishterëve. Jezusi na shëroftë nga paralizat e përçarjeve e të mospajtimeve e na dhuroftë Shpirtin e tij të dialogut, të miqësisë dhe të dashurisë pa kufi.


19/1 E Shtunë I K. Gj. V. (I)
Tetëditëshi lutjeje për Bashkimin e të Krishterëve
1Sam 9,1-4.10.17-19; 10,1; Ps 20; Mk 2,13-17
Zoti të shuguroi për prijës mbi Izraelin, popullin e vet 1Sam 10,1

E dimë që Sauli, shuguruar mbret mbi popullin e Izraelit, nuk i ka qëndruar besnik misionit të tij. Zoti i jep gjithkujt ndonjë detyrë me autoritet mbi të tjerët. Ai na liroftë, në mirësinë e tij, nga krenaria sikur të ishim eprorë mbi vëllezërit tanë, dhe na dhëntë hirin për t'i shërbyer atyre dhe për t'i çuar në bashkim me të.


20/1 E Diel II K. Gj. V. A [II]
Sh. Fabiani, papë dhe martir († 250); Sh. Sebastiani, martir († Shek. III)
Is 49,3.5-6; Ps 39; 1Kor 1,1-3; Gjn 1,29-34
Ja, Qengji i Hyjit! Ky ia shlyen mëkatin botës! Gjn 1,29

Gjon Pagëzuesi nuk e njihte Jezusin nëpërmjet të tjerëve, por nga zbulesa prej se Larti! Ai na e prezanton si Qengjin e Hyjit që shlyen mëkatin e botës. Kush të mirëpret shërohet nga rebelimi dhe vetmia prej të cilave vuan e gjithë bota!
Zoti Jezu Krisht, Qengji i Hyjit, ki mëshirë për ne të gjithë.


21/1 E Hënë II K. Gj. V. [II]
Tetëditëshi lutjeje për Bashkimin e të Krishterëve
Shën Anjeza,virgjër e martire († 304)
1Sam 15,16-23; Ps 49; Mk 2,18-22
Dëgjesa është më e mirë se flijimi! 1Sam 15,22

Jezusi, mësuesi ynë i vetëm, gjithmonë e ka dëgjuar me dashuri Atin.
Ne shpesh nuk i bindemi fjalës së Hyjit apo të barinjve tanë për shkak të unit tonë që do të bëjë sipas vullnetit të vet. Të qenurit të butë nga dashuria e Jezusit i pëlqen Atit. Kjo është jeta biri kundrejt Tij!
Të lutemi që të gjithë të krishterët të mirëpresin shpirtin e butësisë dhe së dëgjesës.

22/1 E Martë II K. Gj. V. [II]
Sh. Vinçenci, diakon dhe martir († Shek. III)
Tetëditëshi lutjeje për Bashkimin e të Krishterëve
1Sam 16,1-13; Ps 88; Mk 2,23-28
Biri i njeriut është zotëruesi edhe i të shtunës Mk 2,28

Si mund ta jetojmë ditën e Zotit në mënyrë që t'i pëlqejë Atit? Të dëgjojmë Birin, sepse atij Hyji ia dha! Kush mirëpret Jezusin jeton hirin e "së shtunës" çdo ditë dhe çdo orë të jetës së tij, sepse "e shtuna" ishte kryesisht pritja e Mesisë!


23/1 E Mërkurë II K. Gj. V. [II]
Tetëditësh lutjeje për Bashkimin e të Krishterëve
1Sam 17,32-33.37.40-51; Ps 143; Mk 3,1-6
I tha atij njeriu: "Shtrije dorën"! Mk 3,5

Jezusi gjendet përballë njerëzve që dyshojnë në të dhe që janë ziliqarë ndaj tij, të cilët duan ta eliminojnë. Ai i njeh zemrat e tyre por varet vetëm nga Ati dhe do që t'i pëlqejë atij. Prandaj ndihmon ata që janë në vuajtje dhe iu sugjeron atyre mendime të reja. Njeriu i sëmurë e dëgjon dhe shërohet, ndërsa ata nuk lejojnë të duhen nga Jezusi dhe i qëndrojnë kundër.
Jezus, drita dhe shpëtimi ynë, faleminderit!


24/1 E Enjte II K. Gj. V. [II]
Tetëditëshi lutjeje për Bashkimin e të Krishterëve
Sh. Francesku i Salesit, ipeshkëv dhe mësues († 1622)
1Sam 18,6-9;19,1-7; Ps 55; Mk 3,7-12
Shpirtrat e ndytë binin përmbys para tij e bërtisnin:"Ti je Biri i Hyjit"! Mk 3,11

Ka shumë mësues që na thonë në mënyra të ndryshme se Jezusi është Biri i Hyjit. Vetëm ata që na flasin me anë të Shpirtit Shenjtë janë në gjendje të na shfaqin misterin e lumtur të përmbledhur në këtë pohim.


25/1 E Premte KTHIMI I SHËN PALIT, Apostull [P]
Vap 22,3-16 ose Vap 9,1-22; Mk 16,15-18
Kush do të besojë e do të pagëzohet, do të shëlbohet Mk 16,16
Fundi i Tetëditëshit të lutjes për Bashkimin e të Krishterëve

Shën Pali, për të cilin sot festojmë kthimin e tij te Jezusi, u ka besuar fjalëve të thëna nga vetë Zoti në rrugën e Damaskut. Pak më vonë ka marrë pagëzimin në emër të tij dhe kështu ka shpëtuar dhe është bërë vegël shpëtimi për shumë njerëz.
Faleminderit, Jezus, Shpëtimtar dhe burim i së vërtetës.


26/1 E Shtunë II K. Gj. V. [II]
Sh. Timoteu dhe Titi, ipeshkëvinj (Shek. I)
2Sam 1,1-4.11-12.19.23-27; Ps 79; Mk 3,20-21
U mblodh rreth tij një turmë e madhe Mk 3,20

Jezusi dëshiron të hyjë në ne dhe të ndërtojë me ne banesën e tij. Mos kini frikë: Ai do të bëjë me ju një vend ku do të mbizotërojë paqja e tij dhe ku do t'u dhurojë mirësitë e tij atyre që ju do të takoni në rrugën tuaj!

27/1 E Diel III K. Gj. V. A [III]
Sh. Anxhela Meriqi, virgjër († 1540)
Is 8,23-9,2 (9,1-4); Ps 26; 1Kor 1,10-13.17; Mt 4,12-23
Populli që gjendej në errësirë pa një dritë të madhe Mt 4,16

Jezusi fillon misionin e tij në Galile në territorin e Kafarnaunit, mbasi mundi në shkretëtirë pushtetin e errësirës. Edhe sot me fuqinë tënde hyjnore, Jezus, ke këtë pushtet të madh për të shpëtuar ata që janë përfshirë, pothuajse të burgosur, mes shumë shqetësimesh dhe ankthesh, që të jetojnë në dritën tënde, në shpirtin tënd, në jetën tënde.


28/1 E Hënë III K. Gj. V. [III]
Sh. Toma i Akuinit, meshtar dhe mësues († 1274)
2Sam 5,1-7.10; Ps 88; Mk 3,22-30
Zoti Hyji i ushtrive ishte me të 2Sam 5,10

Davidi, i zgjedhur nga Hyji si mbret i popullit të tij, jetonte me dashuri për Të; për këtë gëzonte bekimin e tij. Kështu çdo njeri që, nëpërmjet besimit në Jezu Krishtin, pranon dashurinë e Hyjit, gëzon praninë e tij dhe rritet në shenjtëri për të mirën e të gjithëve.

29/1 E Martë III K. Gj. V. [III]
2Sam 6,12-15;17-19; Ps 23; Mk 3,31-35
Ja nëna ime dhe vëllezërit e mi Mk 3,34

Jezusi konsideron familje të tij ata që e dëgjojnë me dashuri, duke kërkuar që t'i binden atij në gjithçka, ashtu si Ai ka bërë me Atin e tij.
Jezus, dëshiroj të qëndroj gjithmonë me ty dhe të jetoj ashtu si ti na mëson: më ndihmo ti çdo ditë!


30/1 E Mërkurë III K. Gj. V. [III]
2Sam 7,4-17; Ps 88; Mk 4,1-20
Kush i ka veshët për të dëgjuar, le të dëgjojë Mk 4,9

Mbasi i kishte shpallur popullit një shëmbëlltyrë, Jezusi thotë këto fjalë. Kush i afrohet Atij me dashuri, merr hirin për të kuptuar mësimet e tij që nuk janë të vështira për ata që e vënë në qendër të mendimeve të veta!
O Shpirti Shenjtë, më dhuro përvujtëri që të mund të mirëpres Jezusin në zemrën time!

31/1 E Enjte III K. Gj. V. [III]
Sh. Gjon Bosko, meshtar († 1888)
2Sam 7,18-19.24-29; Ps 131; Mk 4,21-25
O Zot, ti je Hyji, fjalët e tua janë të vërteta 2Sam 7,28

Këto fjalë, të thëna në lutje nga mbreti David, ne mund t'ia drejtojmë Jezu Krishtit. Duke vendosur jetën tonë në Të, gjejmë siguri, paqe të vërtetë dhe gëzim.
Faleminderit, Zoti Jezus, sepse duke besuar në Ty nuk do të zhgënjehemi!