MARS
1/3 E Shtunë
III K. K. [III]
Oz 6,1-6; Ps 50; Lk 18,9-14
Le ta dimë, le ta ndjekim që Zotin mirë ta njohim Oz 6,3
Ftesa e profetit vlen edhe për ne të krishterë. Ndërsa dimë të jemi të zellshëm në shumë aktivitete "të mira", nuk japim gjithmonë hapësirën e duhur "për njohjen e Zotit"! Ta njohim nuk do të thotë vetëm të dimë që ekziston, por të bëjmë eksperiencën e dashurisë së tij. Kjo është falje, mëshirë, dhuratë e vetvetes, por ta njohësh është edhe të dish ç'ka ai bën dhe ka bërë, të dimë se cilat janë qëllimet e tij.
2/3 E Diel IV K. K. Viti A [IV]
1Sam 16,1.4.6-7.10-13; Ps 22; Ef 5,8-14; Gjn 9,1-41
Derisa të jem në botë, jam drita e botës Gjn 9,5
Ti, Zoti Jezus, je drita e botës, dhe do të jesh deri në fundin
e kohërave.
Shpirti yt, fjala jote, sakramentet që i ke besuar Kishës sate do
të ndriçojnë gjithmonë dhe do të udhëheqin
të sigurt grigjën tënde të vogël; dhe kjo, e ndriçuar
nga ti, do të jetë, në të njejtën kohë, drita
e jetës për botën.
3/3 E Hënë IV K. K. [IV]
Is 65,17-21; Ps 29; Gjn 4,43-54
Po nuk patë shenja e mrekulli ju nuk besoni Gjn 4,48
Besimi ynë në Zotin shpesh është aq i dobët saqë, nëse nuk shohim ende shenja të reja dhe të tjetra konfirmime, nuk arrijmë t'i besohemi Atij. Shpirti Shenjtë na bën të besojmë në Fjalën e Jezusit ashtu si centurioni në Ungjillin e sotëm. Do të ndihmohemi nga kujtimi i shenjave dashurie që Jezusi tashmë shumë herë na i ka dhënë në të kaluarën.
4/3 E Martë IV K. K. [IV]
Sh. Kazimiri († 1484)
Ez 47,1-9.12; Ps 45; Gjn 5,1-3.5-16
A dëshiron të shërohesh? Gjn 5,6
"Nuk kam askënd që..." i është përgjigjur
i sëmuri Jezusit; dhe Jezusi e ka parë me dashuri pikërisht
atë, dhe kjo dashuri kompensoi vetminë, të gjitha mangësitë
dhe varfëritë e tij.
Faleminderit, Zoti Jezus, që çdo njeri, edhe më i varfëri
dhe i vetmuari, është i dashur dhe kërkuar nga ti! Ti i përgjigjesh
çdo pritjeje në mënyrë të mrekullueshme!
5/3 E Mërkurë IV K. K. [IV]
Is 49,8-15; Ps 144; Gjn 5,17-30
Zoti ngushëllon popullin e tij Is 49,13
Koha e kreshmëve është koha e kthimit, ndërgjegjësimit për vetë largimin nga dëshirat e Hyjit, për mëkatin e vet. Megjithatë është edhe koha në të cilën na jepet të shijojmë mirësinë e Atit, mëshirën dhe dhembshurinë e tij, ngushëllimin e tij që than lotët e pendimit.
6/3 E Enjte IV K. K. [IV]
Dal 32,7-14; Ps 105; Gjn 5,31-47
Kam një dëshmi më të madhe se atë të Gjonit
Gjn 5,36
Sot duam të ripërtërijmë besimin tonë në Jezusin, pëlqimin tonë atij. Nuk duam të harrojmë shenjat që ai ka përmbushur në emër të Atit, të treguara në Ungjill, as ato që ka kryer për ne, duke u treguar syve të shpirtit tonë se ai vetë na do dhe po na çon në plotësinë e jetës në krahët e Atit.
7/3 E Premte IV K. K. [IV]
Sh. Perpetua e Feliçita, martire († 203)
Ur 2,1.12-22; Ps 33; Gjn 7,1-2.10.25-30
Judenjtë e kërkonin për ta vrarë Gjn 7,1
Zoti Jezus, në mbërritjen e "Kohës" sate do të kishe pritur atë vdekje që nuk e meritoje. Ke qenë si një qengj i butë dhe i urtë në duart e njerëzve që, pa motiv, të urrenin. Edhe në momentin e vuajtjes sate më të madhe ti shikoje dashurinë e Atit për ne, dëshirën e tij për të na shpëtuar: donte ta bënte nëpërmjet teje, nëpërmjet bashkimit të dashurisë suaj.
8/3 E Shtunë IV K. K. [IV]
Sh. Gjoni i Hyjit, rregulltar († 1550)
Jer 11,18-20; Ps 7; Gjn 7,40-53
Vallë, a prej Galilesë do të dalë Mesia? Gjn 7,41
Krishti duhej të vinte nga Hyji; ka ardhur nga Hyji duke u bërë njeri, dhe duke kaluar pikërisht nga Galilea. Nëse vëzhgoj Hyjin, misteret dhe projektet e tij "vetëm" me arsyetimet e mia, nuk do të arrij kurrë t'i njoh në mënyrë të vërtetë dhe të plotë: inteligjencës duhet t'i shtoj pëvujtërinë e besimit.
9/3 E Diel V K. K. Viti A [I]
Sh. Françeska Romake, rregulltare († 1440)
Ez 37,12-14; Ps 129; Rom 8,8-11; Gjn 11,1-45
Unë besoj se ti je Mesia, Biri i Hyjit Gjn 11,27
Tashmë afër Pashkëve, ecja jonë besimi në Zotin Jezus njeh momentet e saj më të bukura e më të thella. Me Martën, motra e Lazrit, sot dhe javën e ardhshme do t'i përsërisim Jezusit, në konkretësinë e eksperiencës sonë: "Unë besoj që ti je Mesia, Biri i Hyjit"... Për këtë pranoj dhe të ofroj ty vuajtjen e sotme; dhe shoh me qetësi ligështinë time fizike dhe morale; për këtë kam guxim të përsëris në thellësi emrin "Atë", që ti më ke mësuar.
10/3 E Hënë V K. K. [I]
Dyzet Martirët e Sebastës († 320)
Dan 13,1-9.15-17.19-30.33-62; Ps 22; Gjn 8,1-11
Kush është prej jush pa mëkat, le ta qesë i pari gurin
Gjn 8,7
Zoti Jezus, sa e thjeshtë dhe e thellë është dija jote,
mbartëse mëshire dhe shpëtimi! Edhe kush të pyet për
të të nxjerrë në gabim, ashtu si skribët dhe farisenjtë
që të kanë sjellë gruan mëkatare, nuk mund të
mos e njohin dhe mos e mirëpresin.
As para mëkatit tim, Zoti Jezus, ti nuk rri pa një zgjidhje: vij
tek ti me besim!
11/3 E Martë V K. K. [I]
Nm 21,4-9; Ps 101; Gjn 8,21-30
Unë po shkoj e ju do të më kërkoni Gjn 8,21
Judenjtë me të cilët Jezusi po flet nuk e kishin njohur dhe pritur në të Mesinë, Shpëtimtarin e shumë pritur nga populli i Izraelit: kështu kanë humbur rastin e ofruar atyre nga Ati që të mund të merrnin dhe gëzonin jetën e vërtetë. Jezusi vjen tek ne çdo ditë: duam të mësohemi ta njohim dhe ta mikpresim; kështu mund të rrimë me të, duke shijuar jetën e qiellit që nga kjo tokë.
12/3 E Mërkurë V K. K. [I]
Dan 3,14-20.46-50.91-92.95; Dan 3,52-56; Gjn 8,31-42
Kushdo bën mëkat është skllav i mëkatit Gjn 8,34
Është kjo skllavëria e përbashkët të gjithë njerëzve, asnjë i përjashtuar. Falenderojmë Atin që na ka dhënë Jezusin pikërisht për të na liruar nga kjo skllavëri dhe të na bëjë të lirë me të vërtetë; të lirë për të jetuar jo më sipas egoizmit, por sipas dashurisë së tij: është kjo liria e vërtetë.
13/3 E Enjte V K. K. [I]
Zan 17,3-9; Ps 104; Gjn 8,51-59
Ai që zbaton fjalën time askurrë s'do ta shohë vdekjen
Gjn 8,52
Kur i bindemi mësimeve të Jezusit jetojmë jetën e vërtetë, atë jetë që vjen nga qielli, nga Ati; një jetë që është plot me dashuri dhe gëzim, një jetë e aftë të krijojë një jetë të re, një jetë që vdekja nuk mund ta prekë. Do t'i dhuroj, pra, të gjithë kujdesin tim Jezusit, me dëshirën për të pranuar dhe jetuar fjalët e tij: do të jetë kjo "puna ime" e sotme dhe e çdo dite në jetë.
14/3 E Premte V K. K. [I]
Jer 20,10-13; Ps 17; Gjn 10,31-42
Në dorën tënde e lashë çështjen time! Jer
20,12
Nga shumë muaj vuaja nga një situatë që më rëndonte shumë. Pikërisht ditën që dukej që kjo lloj situate ishte bërë përfundimtare, duke lexuar këto fjalë të Jeremisë me durim, por edhe me lehtësi, i besova gjithçka Jezusit duke i thënë: "Ti di gjithçka, Jezus. Po e lë në dorën tënde. Pranoj gjithçka nga ti!". Kështu që për pak kohë, jo vetëm ka ndryshuar diçka, por ajo gjendje është zgjidhur e tëra!
15/3 E Shtunë SHËN JOZEFI, i Fejuari i Zojës [P]
Sh. Luiza De Marillac († 1660)
2Sam 7,4-5a.12-14a.16; Ps 88; Rom 4,13.16-18.22; Mt 1,16.18-21.24a
Ti ngjitja emrin Jezus Mt 1,21
Jozefi ka qenë ligjërisht burri i Marisë dhe babai i Jezusit, dhe si një baba i vërtetë, për vullnetin e Hyjit, i ka dhënë emrin birit, vetë Birit të Hyjit. Jozefi ka marrë me bindje përgjegjësinë për të qenë për Jezusin "hija e Atit qiellor": një përgjegjësi aq e madhe, vetëm një njeri shumë i përvujtur mund ta pranonte!
16/3 E Diel - E DIELA E LARIT VITI A
Mt 21,1-11; Is 50,4-7; Ps 21; Fil 2,6-11; Mundimi Mt 26,14?27,66
Rrini zgjuar e lutuni të mos bini në tundim Mt 26,41
Të qendruarit në lutje, duke i kërkuar Jezusit hirin për t'i qenë besnik, është ajo që do të na japë forcën për ta ndjekur, në fillim me gëzimin në Jeruzalem, pastaj me vendosmëri dhe dashuri deri në Kalvar. Atje pastaj do të dimë t'i dorëzojmë deri në fund, bashkë me të, të gjithë jetën tonë në duart e Atit. Pastaj do të eksperimentojmë edhe Ringjalljen e tij!
17/3 E HËNË E MADHE [II]
Sh. Patriku, ipeshkëv († 461)
Is 42,1-7; Ps 26; Gjn 12,1-11
Lëre, le ta bëjë këtë për ditën e varrimit
tim! Gjn 12,7
Ashtu si Maria, motra e Lazrit, edhe ne në këtë Javë të Madhe duam të lyejmë këmbët e Jezusit me vajin erëmirë, të çmueshëm. Do ta bëjmë duke marrë pjesë në kremtimet që Kisha na ofron, do t'i kushtojmë kohë dhe mund adhurimit, dëgjimit, lavdërimit, bashkë me vëllezërit duke qëndruar në heshtje ballë për ballë me Zotin: Ai është i denjë; vetëm ai ka dhënë vetveten për të na shpëtuar!
18/3 E MARTË E MADHE [II]
Sh. Çirili i Jerusalemit, ipeshkëv dhe mësues († 386)
Is 49,1-6; Ps 70; Gjn 13,21-33.36-38
Të caktoj të jesh drita e popujve Is 49,6
Edhe ti, Zoti Jezus, i bërë njeri si ne, i ke dhuruar Atit vepra të vazhdueshme besimi, në veçanti në ditët e shenjta të mundimeve të tua: i braktisur nga të tutë, i dorëzuar vdekjes dhe përçmimit, në zemër mbaje të gjallë sigurinë që nga vuajtjet e tua Ati do të bënte të buronte drita për të gjithë njerëzit.
19/3 E MËRKURË E MADHE [II]
Is 50,4-9; Ps 68; Mt 26,14-25
Zoti Hyj është ndihmëtari im, këndej edhe s'jam i tronditur
Is 50,7
Zoti Jezus, në Mundimin e tij shumë të dhimbshëm, është ndihmuar nga Ati dhe nga Shpirti Shenjtë, kështu ka jetuar edhe kohën më të vështirë të misionit të tij në tokë duke qëndruar në dashuri, duke qëndruar si Bir i vërtetë. Ne përkujtojmë lutjen e tij të vazhdueshme, lutjen e tij në kopshtin e ullinjve: "Ati im"! Duke iu bashkuar edhe ne Zotit, do të kemi forcën për ta ndjekur deri në fund, deri në atdheun qiellor.
20/3 E ENJTE E MADHE [P]
Dal 12,1-8.11-14; Ps 115; 1Kor 11,23-26; Gjn 13,1-15 (Mesha "In Cena
Domini")
I deshi deri në pikën e fundit Gjn 13,1
Ti, Zoti Jezus, Bir i Hyjit i ardhur mes nesh, na ke ofruar shembullin e
një jete të thjeshtë dhe të përvuajtur, të bërë
prej shërbimi, dashurie dhe bashkimi. Në fakt ke jetuar me dishepujt
e tu si një baba me bijtë e tij, si një vëlla i mirë.
Ishte detyra që Ati të kishte besuar, dhe ti e ke kryer deri në
fund, edhe kur e kishe të vështirë edhe kur të kushtonte
dhurimin e jetës.
Faleminderit, o Jezus, mësuesi im dhe Zoti im!
21/3 E PREMTE E MADHE [P]
Is 52,13?53,12; Ps 30; Heb 4,14-16; 5,7-9; Gjn 18,1?19,42
Ai i mori mbi vete vuajtjet tona Is 53,4
Sot, Zoti Jezus, të kumtojmë në misterin e Kryqit tënd. Pranoje dashurinë tonë të përvuajtur, mirënjohjen tonë të heshtur dhe të varfër; na mbaj afër teje. Ti, vetëm ti ke paguar çmimin e shpëtimit tonë: ajo që na përkiste ne ta shlyenim, e ke marrë mbi vete. Ti je ai që na do; të adhurojmë, Zoti Jezus!
22/3 E SHTUNË E MADHE [P]
I drejti do të gëzohet në Zotin Ps 63
Heshtja e së Shtunës së Madhe është plot domethënie; vargu i psalmit na bën të konsiderojmë një gjë të veçantë: takimin e Jezusit me Etërit, të Drejtët e Besëlidhjes së Vjetër. Në kohën e re në të cilën jetojmë edhe të gjithë momentet tona "vdekjeje" mund të vizitohen dhe ndryshohen nga ai "në Ringjallje". Të adhuroj, Zoti Jezus, jeta ime e vërtetë, e fshehur dhe e përjetshme!
23/3 PASHKËT E RINGJALLJES SË ZOTIT Viti A [P]
Sh. Turibi i Mongrovejës, ipeshkëv († 1606)
Vap 10,34.37-43; Ps 117; Kol 3,1-4 (ose 1Kor 5,6-8); Gjn 20,1-9 (ose Mt 28,
1-10)
(në darkë Lk 24,13-35)
Ende pa dalë drita, Maria Magdalenë shkoi te varri dhe pa se guri
ishte hequr Gjn 20,1
Më ndodh edhe mua të shkoj te Jezusi me errësirën në zemër dhe pa asnjë shpresë, i dorëzuar për të gjetur gjithçka si më parë, ashtu si kanë vepruar njerëzit. Por Hyji është i aftë të na mahnisë, ashtu si ka mahnitur Maria Magdalenën! Hyji bën që Biri të ringjallet nga të vdekurit! Ai di të na japë një jetë të re edhe ne! Aleluja, Aleluja!
24/3 E HËNË E PASHKËVE (Të Engjëllit) [P]
Vap 2,14.22-32; Ps 15; Mt 28,8-15
Jezusi u doli përpara dhe u tha: "Ju falem" Mt 28,9
Gëzimi i grave që takojnë Jezusin e ringjallur, ndërsa largohen nga varri bosh, na kujton momentet në të cilat edhe ne, pas një kohe prove dhe errësire të jetuar duke qendruar të drejtuar Jezusit, kemi eksperimentuar përsëri dhe në mënyrë më të thellë praninën e tij plot me dashuri dhe butësi, Aleluja!
25/3 E MARTA E PASHKËVE [P]
Vap 2,36-41; Ps 32; Gjn 20,11-18
Pse po qan moj fisnike? Kë po kërkon? Gjn 20,15
Me këto fjalë Jezusi do të thajë edhe të gjithë lotët tanë: ne kërkojmë atë, që është Ai që na do; tani ai është ringjallur, jeton përgjithmonë afër Atit: lotët tanë nuk e shqetësojnë paqen dhe gëzimin që ndodhen në thellësinë e zemrës sonë. Aleluja!
26/3 E MËRKURA E PASHKËVE [P]
Vap 3,1-10; Ps 104; Lk 24,13-35
Rrini me ne se u bë natë Lk 24,29
Ti, Zoti Jezus, ke vdekur dhe je ringjallur që ne të mund të
jetojmë gjithmonë me ty, të shijojmë shoqërinë
tënde kaq të bukur. Faleminderit, Zoti Jezus, sepse çdo herë
që në "natën time" të kam thirrur pranë,
ke ardhur dhe ke qëndruar me mua: dritë në errësirën
time, çlodhje e lodhjes sime, paqe për shqetësimet e mia.
Zoti im i ringjallur, të këndoj: Aleluja!
27/3 E ENJTJA E PASHKËVE [P]
Vap 3,11-26; Ps 8; Lk 24,35-48
Shikoni duart e mia e këmbët e mia: unë jam! Vetë! Lk
24,39
Po, Jezusi i Ringjallur është po i njëjti që kemi kundruar të munduar në kryq, që për ne ka dhuruar jetën deri në fund, e ka lënë veten ta gozhdojnë në duart, këmbët dhe kraharorin për të na dhuruar Dashurinë e Atit deri në pikën e fundit. Për këtë gëzimi ynë është i madh dhe i plotë: Ai që na ka dashur kaq shumë është ende me ne, i ringjallur! Aleluja!
28/3 E PREMTJA E PASHKËVE [P]
Vap 4,1-12; Ps 117; Gjn 21,1-14
Djelmosha, nuk keni asgjë për të ngrënë? Gjn 21,5
Sapo kishte zbardhur; apostujt kishin kaluar natën duke u lodhur më
kot në peshkim. "Djelmosha, nuk keni asgjë për të
ngrënë?": janë fjalët që Jezusi i ringjallur,
i shfaqur në bregun e liqenit, u drejton atyre.
Ata nga pamja nuk e njohin njeriun që u drejtohet, por menjëherë
lindi siguria e pranisë së Zotit: vetëm ai di t'i dojë
kështu, vetëm ai di t'i ngushëllojë dhe gjallërojë!
Të adhuroj, o Jezus; edhe për mua je i vetmi! Edhe unë jam
i sigurt që ti je i gjallë dhe na do plotësisht! Aleluja!
29/3 E SHTUNA E PASHKËVE [P]
Vap 4,13-21; Ps 117; Mk 16,9-15
I qortoi për pabesimin e tyre Mk 16,14
Sigurisht për dishepujt Ringjallja e Jezusit ishte një lajm "shumë"
i bukur, sa që nuk arrinin ta besonin. Por vinte nga Zoti, kështu
që nuk mund të mos ishte e vërtetë!
Zoti Jezus, dua të jem gati për t'i kënduar "Aleluja"
çdo lajmi gëzimi, shprese, fitoreje të dashurisë sate
që ti në shumë mënyra bën që të më
mbërrijnë.
30/3 E DIELA II K. P. "Të Mëshirës Hyinore" Viti
A [P]
Vap 2,42-47; Ps 117; 1Pjt 1,3-9; Gjn 20,19-31
Erdhi Jezusi, zuri vend midis tyre Gjn 20,19
Ne të krishterët që në fëmijëri kemi mësuar të kërkojmë dhe duam bashkimin vëllazëror: të paktën një herë në javë, të dielën, gjendemi së bashku si një familje e madhe. Nuk qëndrojmë së bashku sepse jemi të lumtur me njëri-tjetrin por sepse aty ku jemi të mbledhur na viziton Zoti, dhe qëndron me ne. Nga ai marrim forcën për ta dëshmuar nëpërmjet bashkimit në emër të tij, nëpërmjet dashurisë sonë reciproke.
31/3 E Hënë LAJMËRIMI I LINDJES SË KRISHTIT (Zoja Nunciatë)
[P]
Is 7,10-14; Ps 39; Heb 10,4-10; Lk 1,26-38
Ja po vij, për të kryer vullnetin tënd Heb 10,7
Kjo fjalë, e thënë si nga Jezusi ashtu dhe nga Maria në
fillim të misionit të tyre, shfaq afrimitet dhe ngjashmëri
të vërtetë midis Nënës dhe Birit: e gëzojmë
në mënyrë të veçantë sot në Festën
e Lajmërimit. Janë të shumtë vëllezërit në
të cilët shoh me gëzim këtë ngjashmëri; për
të gjithë falënderoj Zotin, e në mënyrë të
veçantë për atë djalë, mikun tim, që tashmë
prej dy vjetësh frekuenton seminarin: edhe nga ai vullneti i Atit është
dashur dhe i dëgjuar, edhe në të rritet Biri i Hyjit.