PRILL 2008

 

1/4 E Marte II K. P. [II]
Vap 4,32-37: Ps 92; Gjn 3,7b-15
Apostujt me fuqi të madhe jepnin dëshmi mbi ngjalljen e Zotërisë Jezus Vap 4,33

Apostujt i janë bindur Jezusit, duke qëndruar në qytet derisa të mos ishin veshur me fuqinë prej së larti. Tani të nxitur nga Shpirti Shenjtë dëshmojnë me fjalë dhe me vepra praninë lumturuese dhe shëruese të Jezusit të ringjallur që jeton në mes tyre. Dëshminë e tyre e gëzojmë edhe ne, edhe ne bëhemi dëshmitarë të Zotit duke marrë Shpirtin e Shenjtë.

2/4 E Mërkurë II K. P. [II]
Sh. Françesku nga Paula, eremit († 1507)
Vap 5,17-26; Ps 33; Gjn 3,16-21
Hyji nuk e dërgoi Birin që ta dënojë botën, por që bota të shpëtojë nëpër të Gjn 3,17

Në ç'kuptim Jezusi është dërguar për të shpëtuar botën? Përgjigjemi me imazhin e dritës që Jezusi paraqet në pjesën e sotme. Ai është drita që erdhi në botë, e vetmja që na lejon të orientohemi drejt Atit. Kush ndjek dritë të tjera, ndoshta që duken më magjepsëse, nuk do të mbërrijë kurrë te Hyji-Dashuri dhe do të mbetet me bindjet e tij zhgënjyese.

3/4 E Enjte II K. P. [II]
Vap 5,27-33; Ps 33; Gjn 3,31-36
Ati e do Birin Gjn 3,35

Zoti Atë e do një të vetmin Birin e tij Jezu Krishtin: i ka dhënë besim të plotë dhe çdo pushtet në qiell dhe në tokë: në të vërtetë ai i bindet gjithmonë me dashuri dhe i ofron jetën. Të bashkuar me Jezusin nëpërmjet bindjes edhe ne duhemi nga Ati si bij të tij.

4/4 E Premte II K. P. [II]
Sh. Izidori, ipeshkëv dhe mësues († 636)
Vap 5,34-42; Ps 26; Gjn 6,1-15
Një turmë e madhe e ndiqte Gjn 6,2

Pashkët po afroheshin, dhe njerëzit si zakonisht ngjiteshin në Jeruzalem për këtë festë. Ndërsa një turmë e madhe ndjek Jezusin në Galile. Përse? Jezusi flet për Hyjin ashtu si profetët, në mënyrë bindëse dhe me autoritet, përveç kësaj ai i vërteton fjalët e tij me shërimin e të sëmurëve dhe të djallëzuarve.
Faleminderit, Jezus, për risinë dhe bukurinë e fjalës sate.


5/4 E Shtunë II K. P. [II]
Sh. Vinçenc Ferrer, meshtar († 1419)
Vap 6,1-7; Ps 32; Gjn 6,16-21
Unë jam! Mos druani! Gjn 6,20

Jezusi shkon drejt atyre që ndodhen në rrezik në detin e stuhishëm në errësirë. Ai afrohet duke ecur mbi ujërat dhe u bëhet i njohur. Nga Ai nuk duhet të kesh frikë: prania e tij është miqësi dhe siguri. Frikën duhet ta ruajmë për diçka tjetër!


6/4 E DIEL III K. P. Viti A [III]
Vap 2,14.22-33; Ps 15; 1Pjt 1,17-21; Lk 24,13-35
Jezusi u afrua dhe po ecte me ta Lk 24,15

Jezusi i ringjallur u afrohet dy nxënëzve, që të zhgënjyer e të trishtuar po largohen nga Jeruzalemi, vendi ku Jezusi i është ofruar Atit. Ai i ndihmon të lidhë Shkrimet me ngjarjet e ndodhura ato ditë.
Faleminderit Jezus që vazhdon ti vihesh përkrah dhe bën të njihesh në ndarjen e bukës çdo të diel.

7/4 E Hënë III K. P. [III]
Sh. Gjon Pagëzues Dë La Salle, mështar (†1719)
Vap 6,8-15; Ps 118; Gjn 6,22-29
Veproni, por jo për ushqim që prishet, por për një ushqim që qëndron për jetën e amshueshme Gjn 6,27

Ushqimi që prishet janë ushqimet që mbajnë të shëndetshëm trupin tonë. Ajo që zgjat për jetën e pasosur është ajo që ushqen shpirtin tonë dhe na bën të hyjmë në bashkim me Hyjin që këtu në tokë. Kjo "bukë" është fjala e Jezusit; është vetë ai që Ati ka "shuguruar" dhe garanton që është "biri im i zgjedhur, i gjithë gëzimi im".


8/4 E Martë III K. P. [III]
Vap 7,51 ? 8,1; Ps 30; Gjn 6,30-35
O njerëz kokëfortë, gjithmonë i kundërshtoni Shpirtit Shenjtë Vap 7,51

Shtjefni, i çuar para Këshillit të Lartë, tregon projektin e dashurisë së Hyiit drejt popullit të tij. Kërkon t'a bëjë të njohur sa është e nevojshme të mos ndalesh në zbatim normash dhe ligjesh të jashtshme por të hysh në zemrën e ligjit dhe të duash Hyjin me gjithë zemër, mendje dhe forcë. Vetëm kështu Ati shfaq shkëlqimin e fytyrës së vet dhe dhuron shpëtimin e tij.


9/4 E Mërkurë III K. P. [III]
Vap 8,1-8; Ps 65; Gjn 6,35-40
Të gjithë ata që m'i jep Ati do të vijnë tek unë dhe atë që vjen tek unë, s'do ta qes jashtë Gjn 6,37

Në sinagogën e Kafarnaunit Jezusi po paraqitet si bukë për jetën e botës. Me qëndrim të përvuajtur dhe të besueshëm duam të shkojmë sot tek ai që të ndriçojë mendjen dhe zemrën tonë.
Sa forcë mirësie, harmonie, dhe kuraje buron nga lidhja jonë me të!
Bëj të qëndrojmë me ty, o Jezus, sot, që prej teje mund të ushqehemi dhe të jetojmë!


10/4 E Enjte III K. P. [III]
Vap 8,26-40; Ps 65; Gjn 6,44-51
E buka që unë do ta jap është trupi im - për jetën e botës Gjn 6,51b

Me këto fjalë Jezusi i referohet Eukaristisë së Shenjtë. Buka Eukaristike që marrim në Meshë është vërtetë Jezusi që na dhurohet neve që të bëhemi të aftë për të jetuar dhe vepruar si Ai, si bij të vërtetë të Hyjit.
Faleminderit, faleminderit Jezus!


11/4 E Premte III K. P. [III]
Sh. Stanisllavi, ipeshkëv e martir (†1079)
Vap 9,1-20; Ps 116; Gjn 6,52-59
Unë jam Jezusi që ti e salvon! Vap 9,5

Kur Pali ka njohur Jezusin në Shpirtin Shenjtë e ka kuptuar që përshkonte rrugën e rremë. Atëherë jo vetëm ka ndaluar së persekutuari të krishterët, por ka dhënë jetën e vet për të bërë që të njihet ai që, duke e qortuar, e kishte dashur.


12/4 E Shtunë III K. P. [III]
Vap 9,31-42; Ps 115; Gjn 6,60-69
Shpirti është ai që jep jetën Gj 6,63

Është shumë pak për një njeri që të ketë me se të ushqehet, të pijë, të vishet dhe të argëtohet. Çfarë jete është kjo? Nëse pranon Shpirtin Shenjt merr dashuri dhe mirëkuptim për të gjithë, bashkim me Jezusin dhe me shumë vëllezër! Nuk do të ndihesh as vetëm as i padobishëm!


13/4 E DIEL IV K.P. VITI A [IV]
Dita XLV Botërore të Lutjes për Thirrjet
Sh. Martini I, papë dhe martir († 656)
Vap 2,14.36-41; Ps 22; 1Pjt 2,20-25; Gjn 10,1-10
Unë jam dera Gjn 10,9

Imazhi i derës më është bërë i dashur që kur është përdorur për "Derën e shenjtë" në Jubileun 2000. Kam pasur edhe unë gëzim dhe kënaqësi në çdo kalim: ka qenë sikur të hyja në një vend familjar në të cilin "Dikush" më priste prej kohësh.
Faleminderit, o Jezus, për bukurinë e shtëpisë sate dhe për intimitetin e dashurisë sate. Faleminderit për shërbimin e Kishës sate, që do që të mos humbasë asnjërin.


14/4 E Hënë IV K. P. [IV]
Vap 11,1-18; Ps 41-42; Gjn 10,11-18
Bariu i mirë e jep jetën e vet për delet Gjn 10,11

Jezusi thotë se është bariu i mirë që kujdeset për grigjën. Imazhi i bariut në Besëlidhjen e Vjetër i referohet gjithmonë Hyjit. Jezusi shfaqet, prandaj, si ai që bën të mbërrijë dashuria e Atit në destinacion, tek ne, dele të humbura! Ai e bën këtë me të gjithë jetën e vet, duke e dhuruar!


15/4 E Martë IV K. P. [IV]
Vap 11,19-26; Ps 86; Gjn 10,22-30
Unë dhe Ati jemi një Gjn 10,30

Si ka mundësi që Jezusi të bëjë këtë pohim përpara krerëve të Judesë pa frikë të blasfemojë Hyjin? Kaq thellë Ai e dinte që ishte në sintoni me Shkrimet aq sa për të njohur atë që Ati donte nga Mesia i tij. E donte kaq shumë sa që ishte plotësisht i lidhur në dëshira, mendime, fjalë dhe vepra, derisa të ishte "një gjë e vetme" me të. Ai thoshte atë që kishte dëgjuar nga Ati, përmbushte vetëm ç'ka ishte vullneti i tij.


16/4 E Mërkurë IV K. P. [IV]
Vap 12,24 ? 13,5; Ps 66; Gjn 12,44-50
Kush më sheh mua, sheh Atë që më dërgoi Gjn 12,45

Kur shoh Jezusin shoh vetëm dashuri dhe kuptoj që ai më do. Por dashuria e tij për mua nuk është ajo e një njeriu, është me të vërtetë ajo e Hyjit!
Në të shoh të realizohen Shkrimet e profetëve dhe ëndrrat më të bukura të zemrës së njeriut.
O Jezus, ti je imazhi i vërtetë i Atit!


17/4 E Enjte IV K. P. [IV]
Vap 13,13-25; Ps 88; Gjn 13,16-20
Nuk është shërbëtori më i madh se zotëria i tij Gjn 13,16

Jezusi sapo ua ka larë këmbët apostujve. Ai, Mësuesi dhe Zotëria është përulur. Ky është shembulli i tij: kush do të jetë i madh do të përulet në këtë mënyrë pa ankime dhe pa mburrje!


18/4 E Premte IV K. P. [IV]
Vap 13,26-33; Ps 2; Gjn 14,1-6
Besoni në Hyjin edhe në mua besoni Gjn 14,1

Jezusi po flet për "nisjen e tij" nga kjo botë tek Ati. Apostujt janë të çorientuar dhe të trishtuar. Jezusi i thotë të mos druhen dhe të kenë besim në Atin dhe në të: në Atin, që ditën e tretë do t'i japë përsëri jetën, dhe në të që do të rikthehet dhe do të na marrë me vete.
Faleminderit, o Jezus, që na fton të kemi besim në ty!


19/4 E Shtunë IV K.P. [IV]
Vap 13,44-52; Ps 97; Gjn 14,7-14
Zotëri, na e dëfto Atin e na mjafton Gjn 14,8

Apostulli Filip i drejton këtë kërkesë Jezusit që i përgjigjet: "Kush më sheh mua sheh Atin". Me ndihmën e Shpirtit Shenjtë në shumë pjesë të ungjijve mund të shohim në Jezusin fytyrën, mënyrën e të jetuarit e të dashurit të Atit të mirë dhe të shenjtë.
Faleminderit, o Jezus, sepse prania jote është gjithmonë zbulesa e Hyjit!

20/4 E DIEL V K. P. Viti A [I]
Vap 6,1-7; Ps 32; 1Pjt 2,4-9; Gjn 14,1-12
Në shtëpinë e Atit tim ka shumë banesa Gjn 14,2

Duke menduar për vendet në shtëpinë e Atit, kur isha fëmijë mendoja për kolltukë të bukura dhe të rehatshme! Tani mendoj për vendet me përgjegjësi, vende me të cilat mund të bashkëpunohet me Jezusin për ta bërë të bukur dhe mikpritëse Kishën për ata që ende nuk kanë hyrë dhe duhet të hynë për të njohur dhe gëzuar dashurinë e Atit!


21/4 E Hënë V K. P. [I]
Sh. Anselmi, ipeshkëv dhe mësues († 1109)
Vap 14,5-18; Ps 113; Gjn 14,21-26
Shpirti i Shenjtë do t'ju mësojë gjithçka Gjn 14,26

Ne të gjithë, të pagëzuar në emër të Trinisë Shenjte dhe të krezmuar i marrim për veten tonë këto fjalë të Jezusit. Shpirti i Shenjtë na drejton të njohim gjithmonë e më shumë misterin e Hyjit e të jetojmë si bij të tij, të sigurt që jemi dashur nga ai dhe të thirrur për të qenë bashkëpunëtorët e tij.


22/4 E Martë V K. P. [I]
Sh. Adalberti, ipeshkëv dhe martir († 997)
Vap 14,19-28; Ps 144; Gjn 14,27-31
Mos t'ju shqetësohet zemra as mos t'ju trembet Gjn 14,27

Kur vuajmë frikën dhe vështirësitë Jezusi na thotë të mos dorezohemi dhe të mos humbim kurajën sikur të na ndodhte diçka e çuditshme. Ai thotë: "Po shkoj dhe do të kthehem tek ju". Çdo herë që e presim me dritën e fesë të ndezur në natën e errët, ai do të vijë dhe do të shfaqet si dhëndër i shpirtit tonë që do të gëzojmë festën e dasmës së tij.

23/4 E Mërkurë V K. P. [I]
Sh. Gjergji, martir († 303)
Vap 15,1-6; Ps 121; Gjn 15,1-8
Kërkoni gjithçka të doni dhe do t'ju jepet Gjn 15,7b

Duke qëndruar në Jezusin me shpresën tonë, me mendimet, me shikimet, sjellim shumë fryt. Kur jemi të bashkuar me Jezusin edhe lutja jonë sjell fryt, bëhet e efektshme, fiton atë që kërkojmë.


24/4 E Enjte V K. P. [I]
Sh. Fideli i Sigmaringen-it, meshtar dhe martir († 1622)
Vap 15,7-21; Ps 95; Gjn 15,9-11
Qëndroni në dashurinë time Gjn 15,9

Faleminderit Jezus për këtë nxitje! Duke të të dëgjuar me dashuri, për t'u bindur ty, pranojmë Shpirtin tënd të shenjtërisë. Me ty jetojmë si bij të Hyjit, në dashurinë e vazhdueshme kundrejt të gjithëve.


25/4 E Premte SHËN MARKU UNGJILLTAR [P]
1Pjt 5,5-14; Ps 88; Mk 16,15-20
Kush do të besojë e do të pagëzohet, do të shëlbohet Mk 16,16

Jeta e Hyjit, që na u dhurua në pagëzim, rritet dita-ditës nëpërmjet fesë, që nxit në ne bindjen ndaj Fjalës së tij. Pastaj arrijmë të fitojmë shkëlqimin e shpëtimit: do të jemi të shpëtuar nga frika dhe boshllëku, vuajtje të zakonshme të atij që nuk e njeh Atin dhe nuk e dëgjon zërin e Jezusit.

26/4 E Shtunë SH. MARIA VIRGJËR, NËNA E KËSHILLIT TË MIRË [P]
Pajtorja e Shqipërisë
Vap 16,1-10; Ps 99; Gjn 15,18-21
Do t'ju salvojnë edhe ju Gjn 15,20

Jezusi na thotë ne të krishterëve këto fjalë: nëse i jemi besnikë atij dhe Fjalës së tij nuk do të na mungojnë prova të brendshme dhe salvime nga jashtë! Por Ai do të na japë forcë dhe paqe, dhe sigurinë e të qenurit në vullnetin e tij. Dhe Shpirti i Shenjtë do të na ngushëllojë.

27/4 E DIEL VI K. P. [II]
Vap 8,5-8.14-17; Ps 65; 1Pjt 3,15-18; Gjn 14,15-21
Nuk do t'ju lë jetimë; do të vij tek ju Gjn 14,18

Jezusi është mik, dhëndër, vëlla dhe baba besnik përgjithmonë. Ai nuk na braktis kurrë, nuk zhgënjen. Sot na takon në Meshën e Shenjtë dhe na flet, na dhurohet neve që besojmë në të!
Faleminderit, Zoti Jezus!


28/4 E Hënë VI K. P. [II]
Sh. Pjetër Shanel, meshtar dhe martir († 1841);
Sh. Luigj M. Grinjon nga Montfort, meshtar († 1716)
Vap 16,11-15; Ps 149; Gjn 15,26-16,4
Edhe ju do të dëshmoni për mua Gj 15,27

Jezusi thotë që Shpirti Shenjtë do të na japë dëshmi dhe do të na bëjë edhe ne të krishterëve dëshmitarët e tij.
Faleminderit Shpirti i Shenjtë, sepse shpesh e ndjej ndihmën tënde për të jetuar fjalën e Jezusit dhe për të ftuar të tjerët për ta dashur, për ta dëgjuar dhe për të marrë me qetësi kryqin e tij.


29/4 E Martë VI K. P. [II]
Shën Katerina nga Siena, virgjër dhe mësuese († 1380)
1Gjn 1,5-2,2; Ps 44; Mt 25,1-13
Përnjëmend po ju them: nuk ju njoh Mt 25,13

Këto fjalë të Jezusit kuptohen duke lexuar shëmbëlltyrën e dhjetë virgjërave. Duke e dashur do të dimë ta presim edhe natën, në mundime, në çastin e vdekjes, dhe mund të hymë me gëzim në intimitetin e tij dhe, bashkë me të, në shtëpinë e Atit! Ai do të na njohë sepse do ta kemi pritur me dashuri.

30/4 E Mërkurë VI K. P. [II]
Sh. Donati, ipeshkëv († Rreth 387); Sh. Piu V, papë (†1572)
Vap 17,15.22 ? 18,1; Ps 148; Gjn 16,12-15
Në të jetojmë, lëvizim dhe jemi Vap 17,28

Shën Pali po ndihmon paganët e Athinës që ta njohin ekzistencën e një Hyji superior mbi të gjithë zotat superior sepse i aftë të hyjë si dashuri në jetën tonë. Nga zotat ekzistojnë statuja të dukshme, por Hyji i madh dhe superior mbi të gjithë përse nuk e shohim? Atmosferën në të cilën marrim frymë dhe në të cilën lëvizim nuk mund ta shohim! E po, Hyji është kaq pranë dhe kaq i domosdoshëm për jetën aq sa është edhe brenda nesh.