QERSHOR 2008

 

1/6 E DIEL IX K. Gj.V. Viti A [I]
Sh. Justini, martir († Rreth 163)
Lp 11,18.26-28; Ps 30; Rom 3,21-25.28; Mt 7,21-27
...mund të krahasohet me njeriun e urtë që e ndërtoi shtëpinë e vet mbi shkëmb Mt 7,24

Duke dëgjuar dhe jetuar fjalën tënde, Zoti Jezus, i japim qëndrueshmëri ekzistencës sonë. Duam të shtrëngohemi me ty edhe kur dija jote, udhëzimet e tua, që janë gjithmonë vetëm shprehje të ndryshme të të vetmit urdhërimi tënd, duken të vështira. Më teprojnë shembujt njerëzish që u munduan kot në këtë tokë, sepse nuk kanë ditur të besojnë në ty!


2/6 E Hënë IX K. Gj. V. [I]
Sh. Marçelini e Pjetri, martirë († Shek. III)
2Pjt 1,1-7; Ps 90; Mk 12,1-12
Do të ma nderojnë djalin! Mk 12,6

Ati, përballë ligësisë dhe mosmirënjohjes së njerëzve, nuk resht së dhëni atyre besimin dhe ua dërgon atyre si Shpëtimtar një të vetmin Birin e tij duke menduar: "Do të kenë respekt për Birin tim".
Përballë kaq mirësie dhe besimi të pamerituar, sot dua të përgjigjem duke mirëpritur atë Bir, Jezusin, si "gur këndi", si themel të jetës sime.


3/6 E Martë IX K. Gj. V. [I]
Shën Karl Luanga dhe Shokët, martirë (†1886)
2Pjt 3,12-15.17-18; Ps 89; Mk 12,13-17
Rrituni në hir dhe në njohje të Zotit tonë Jezu Krishtit shëlbues 2Pjt 3,18

Mund ta ndiejmë të drejtuar edhe neve ftesën e Shën Pjetrit të krishterëve të parë: të ftuar të mos rehatohemi, të mos ta shikojmë tashmë të përsosur jetën tonë në fe, por të kërkojmë gjithmonë të rritemi për nga mirënjohja Jezusit dhe Atit, duke marrë pjesë me besnikëri qoftë në kremtimet qoftë në katekezën që Kisha na ofron. Injoranca dhe vaktësia e shumë të krishterëve përbëjnë një rrezik serioz përballë vërshimit të filozofive dhe doktrinave të rreme dhe furacake, dhe shpesh, për fat të keq, tërheqëse.


4/6 E Mërkurë IX K. Gj. V. [I]
Sh. Kuirini, ipeshkëv dhe martir († Shek. III)
2Tm 1,1-3.6-12; Ps 122; Mk 12,18-27
Hyji nuk është Hyji i të vdekurve por i të gjallëve Mk 12,27

Kur Ati thërriste për vete njërin nga të afërmit e mi, edhe pse shumë i lidhur më të, s'kam derdhur kurrë lotë të pangushëlluara; ndonjë më ka pyetur për arsyen: ata të afërm të mi, nga të cilët kisha gëzuar shembuj feje dhe vepra dashurie, nuk kishin "të humbur"; isha i sigurt që jetonin pranë Zotit dhe më presnin.

5/6 E Enjte IX K. Gj. V. [I]
Shën Bonifaci, ipeshkëv e martir († 754)
2Tm 2,8-15; Ps 24; Mk 12,28-34
Ai është i vetmi, e pos tij s'ka tjetër Mk 12,32

Populli i Izraelit ishte i sigurt se Hyji që i ishte shfaqur nëpërmjet profetëve ishte i vetmi e pos tij s'kishte tjetër. Ajo që popujt e tjerë besonin ndryshe ishte nga injoranca, por pa faj. Ne tani atë Hyj e njohim më me qartësi sepse pas profetëve erdhi vetë Biri i tij, Jezusi, për të plotësuar zbulesën e fytyrës së tij të vërtetë. Pikërisht sepse Hyji është një i vetëm, është e rëndësishme ta njohim atë ashtu siç është!


6/6 E Premte IX K. Gj. V. [I]
Sh. Norberti, ipeshkëv († 1134)
2Tm 3,10-16; Ps 118; Mk 12,35-37
Masat e popullit e dëgjonin me kënaqësi Mk 12,37

Fjala e Jezusit ishte plot dashuri dhe dije të Atit: kush e dëgjonte gjente diçka të atij nga zemra e të cilit ishte dashur dhe thirrur në jetë; dhe provonte gëzim të thellë.
Edhe unë do të bëj kujdes që fjalët e mia të gjejnë gjithmonë në dashurinë e Atit burimin e tyre: do të jenë burim gëzimi për ata që i dëgjojnë.

7/6 E Shtunë IX K. Gj. V. [I]
2Tm 4,1-8; Ps 70; Mk 12,38-44
Luftën e mirë e luftova, fenë e ruajta 2Tim 4,7

Si unë edhe ti mund ti përsërisësh këto fjalë të bukura të shën Palit: me hirin e Zotit jemi akoma në besim, jemi bashkuar me të dhe me Kishën e tij: nuk e fshehim që disa herë ky besim na ka kushtuar... I ofrojmë gjithçka Atit me gëzim dhe ecim përpara me besim: Jezusi, që na ka zgjedhur nuk do të na braktisë kurrë.


8/6 E DIEL X K. GJ. V. Viti A [II]
Oz 6,3-6; Ps 49; Rom 4,18-25; Mt 9,9-13
Më pëlqen mëshira dhe jo flija Mt 9,13

Të pranojmë në qenien tonë mëshirën e tij ndaj të gjithëve: këtë Ati dëshiron nga ne, kjo atij i pëlqen më shumë se çdo sakrificë ose vepër virtyti. Nëse në jetën e përditshme do të jemi të kujdesshëm në këtë aspekt, nëse kërkojmë të jetojmë në shenjtërinë e dashurisë që kupton, fal, mirëpret, dhurohet... do të gjendemi gjithmonë shumë të zënë, të papërsosur, por me besim të plotë dhe të qetë: në durim dhe besnikëri Ati mund të na bëjë të tij.


9/6 E Hënë X K. Gj. V. [II]
Sh. Efremi, diakon dhe mësues († 373)
1Mbr 17,1-6; Ps 120; Mt 5,1-12
Lum ata që janë të pastër në zemër, sepse ata do ta shohin Hyjin Mt 5,7

Është e pastër zemra që e gjitha është e lirë për Hyjin, që nuk mban interes, vendime ose ambicie të saj personale, që nuk vë përpara asgjë dhe askënd mbi Të. Kështu asgjë nuk ndërhyn mes asaj dhe Hyjit, asgjë nuk e pengon të shikojë dhe të shijojë të gjithë dashurinë e tij.


10/6 E Martë X K. Gj. V. [II]
1Mbr17,7-16; Ps 4; Mt 5,13-16
Ju jeni drita e botës Mt 5,14

Jezusi e di që kush e merr dhe e jeton fjalën e tij është një dritë për botën: me jetën e tij të qetë dhe të aftë të dojë e shfaq Atin, dashurinë e tij për të gjithë, dëshirën e tij që të jemi përgjithmonë pranë tij.
Faleminderit, Jezus, që dhe unë mund të jem një dritë e vogël që ndriçon ndonjërin nga ata bij të tu që ende nuk të kanë njohur!


11/6 E Mërkurë X K. Gj. V. [II]
Shën Barnaba Apostull
1Mbr 18,20-39; Ps 15; Mt 5,17-19
Sot le të dihet që ti je Hyj në Izrael 1Mbr 18,36

Elia kishte thirrur Zotin që iu përgjigj lutjes së tij, duke dhënë një shenjë të dukshme të pranisë së tij, të së vërtetës së tij, të sundimit të tij: dërgoi nga qielli një zjarr që konsumoi fli dhe lter.
Ati neve na dha shenjën më të madhe mbi të cilën ne mund të themelojmë me siguri besimin tonë: ka ringjallur Birin e tij, duke vënë kështu vulën e tij mbi gjithçka që Ky na ka zbuluar.


12/6 E Enjte X K. Gj. V. [II]
1Mbr 18,41-46; Ps 64; Mt 5,20-26
Kushdo zemërohet kundër vëllait të vet, do të jetë përgjegjës para gjyqit Mt 5,22

Edhe sot, Zoti Jezus, më thërret për përsosmerinë e dashurisë; një përsosmëri e re që bota, dmth ata që nuk të njohin, nuk e merr parasysh. Në fakt, bota kërkon lavdi dhe madhështi: kërkon çka shfaqet. Ndërsa ti, o Jezus, do të jem i kujdesshëm në zemër: aty ti dëshiron të më gjesh të ngjashëm me ty që je i durueshëm, zemërbutë, gjithmonë i mëshirshëm.


13/6 E Premte X K. Gj. V. [II]
Sh. Antoni i Padovës, meshtar e mësues († 1231)
1Mbr 19, 9.11-16; Ps 26; Mt 5,27-32
Shko dhe ndalu në mal në praninë e Zotit 1Mbr 19,9

Faleminderit, Zoti Jezus, sepse në dashurinë tënde shpesh na thërret edhe ne "të dalim" nga detyrat dhe shqetësimet tona, që shpesh na lodhin dhe rëndojnë në zemrën tonë. Kur të kemi dëgjuar dhe kemi ardhur tek ti, kur jemi strehuar nën hijen e krahëve të tu, kur jemi lutur në një vend të veçantë kemi marrë gjithmonë forcë për të vazhduar në gëzim rrugën tonë si bij të Hyjit.


14/6 E Shtunë X K. Gj. V. [II]
1Mbr 19,19-21; Ps 15; Mt 5,33-37
Zbato çka i ke premtuar Zotit me betim Mt 5,33

Është një shenjë e Hyjit për popullin e tij në Besëlidhjen e Vjetër: shenjë që edukonte në besnikëri dhe ndershmëri. Jezusi, duke na ftuar që të mos betohemi fare, nënkupton që dishepulli i tij të jetë i vërtetë; duke e ftuar të jetë i thjeshtë në të folur, do që ai të rritet në përvujtëri: fjala jonë është gjithmonë fjalë njeriu, vetëm Hyji ka fjalë të përjetshme.


15/6 E DIEL XI K. Gj. V. Viti A [III]
Dal 19,2-6; Ps 99; Rom 5,6-11; Mt 9,36-10,8
Të korrat janë të mëdha kurse punëtorë ka pak Mt 9,37

Nuk mund të mendojmë që punëtorët e të korrave të Zotit janë vetëm priftërinjtë apo rregulltarët: çdo bir i vërtetë i Hyjit mbart në zemër dashurinë e Atit të tij për të shpëtuar botën, dhe kjo dashuri bëhet "natyrisht" angazhim serioz dhe i gëzueshëm për Mbretërinë e Hyjit. Por për fat të keq ndoshta edhe sot Jezusi duhet të thotë: punëtorët janë pak!
Të lutemi, pra, që të mikpresim akoma, të parët, Shpirtin e Shenjtë që na bën ne bij të vërtetë të Atit, të aftë për të sjellë fryt!


16/6 E Hënë XI K. Gj. V. [III]
1Mbr 21,1-16; Ps 5; Mt 5,38-42
Jepi atij që të lyp Mt 5,42

Të japësh është shenjë dashurie të vërtetë: heq dorë nga diçka e imja, nga diçka që më jep gëzim edhe nga ajo gjë që e konsideroj të nevojshme për jetën time, që ai që ma kërkon të kënaqet. Duke dashur kështu i ngjaj Atit, që për ne dha Birin e vet, i ngjaj Jezusit që mbi kryq dha gjithçka; duke dashur kështu, për hir të Shpirtit Shenjtë, jam bir i Hyjit.


17/6 E Martë XI K. Gj. V. [III]
Sh. Izauri, Inocenti, Feliksi, Hermi,m Pelegrini dhe Bazili, martirë
1Mbr 21,17-29; Ps 50; Mt 5,43-48
Doni armiqtë tuaj, lutuni për ata që ju salvojnë Mt 5,44

Ndonjëherë ndiejmë tek ndonjë person, ndoshta në ndonjërin që kemi pranë, ndonjë negativitet kundrejt nesh. Nuk duhet të habitemi: ndoshta kemi qenë ne motivi, edhe të pavetëdijshëm, me mëkatet tona apo dobësitë; ndoshta është dobësia ose mëkati i vëllait që peshon mbi ne dhe na bën të vuajmë...
Një gjë na kujton gjithmonë Shpirti i Shenjtë: Ati vazhdon të na dojë dhe na fton të qëndrojmë në dashuri, një dashuri edhe të pashoqëruar nga ndjenja por të bërë prej dashamirësie dhe bekimi.


18/6 E Mërkurë XI K. Gj. V. [III]
2Mbr 2,1.6-14; Ps 30; Mt 6,1-6.16-18
Ti lutu Atit tënd në fshehtësi Mt 6,6

Me këtë fjalë, Zoti Jezus, sigurisht nuk do që të mungojë besimi dhe angazhimi në lutjen e përbashkët; vetëm më kujton që kjo lutje është e mbështetur fortë, merr pasuri dhe jep fryt, nga ajo që Shpirti i Shenjtë i drejton Atit në fshehtësinë e zemrës sime.
Në këtë lutje, me hirin tënd, dua të jem i vëmendshëm dhe i pranishëm gjithmonë.


19/6 E Enjte XI K. Gj. V. [III]
Sh. Romualdi, abat († Rreth 1027)
Sir 48,1-14; Ps 96; Mt 6,7-15
U bëftë vullnesa jote Mt 6,10

Kur Jezusi u gjend para provës më të vështirë të jetës së tij, në Gjetseman, ku dashuria e Atit i paraqiste kelkun e vuajtjes dhe vdekjes mbi kryq, lutja e tij është bërë shumë e shkurtër: "Abba, o Atë, u bëftë vullnesa jote"! Me Ati ynë, të bindur ndaj Jezusit, kërkojmë edhe ne çdo ditë këtë hir: Ati na dëgjon edhe në ato momente kur nuk arrijmë të themi asgjë tjetër, veçse "Abba".


20/6 E Premte XI K. Gj. V. [III]
2Mbr11,1-4.9-18.20; Ps 131; Mt 6,19-23
Ku është visari yt aty do të jetë dhe zemra jote Mt 6,21

Visari ynë je ti, Zoti Jezus, ti që na do dhe na bekon me dashurinë tënde. Tashmë të mbartim dhe ende të dëshirojmë ty, por me dëshirë paqeje: ti je i vetmi visar që i jep liri dhe bujari zemrës.


21/6 E Shtunë XI K. Gj. V. [III]
Sh. Luigji Gonxaga, rregulltar (†1591)
2Kro 24,17-25; Ps 88; Mt 6,24-34
Kërkoni më parë mbretërinë dhe drejtësinë e Hyjit Mt 6,33

Kjo fjalë vlen edhe për ty që je baba ose nënë familjeje, por që, para së gjithash, je biri i Hyjit.
E di mirë, prandaj kujdesesh për gjithçka me seriozitet, por me paqe, i kujdesshëm për të shërbyer në gjithçka dhe nëpërmjet gjithçkaje Atin tënd. Qetësia dhe liria jote, janë shembull dhe forcë për shumëkënd: edhe unë dua të të falënderoj dhe bekoj për ty Atin, burim i çdo shenjtërie.


22/6 E DIEL XII K. Gj.V. Viti A [IV]
Sh. Niketa i Remezianës, ipeshkëv ; Gjon Fisher, ipeshkëv dhe Sh. Tomë More, martirë († 1535);
Sh. Paulini nga Nola, ipeshkëv († 431)
Jer 20,10-13; Ps 68; Rom 5,12-15; Mt 10,26-33
Të gjitha fijet e flokëve të kokës suaj janë të numëruara Mt 10,30

Nëse do të besoja në të vërtetë se sa i çmuar jam përpara syve të Atit, përvujtësitë dhe padrejtësitë e marra, ligësitë e njerëzve dhe vuajtjet e jetës nuk do të arrinin të më hiqnin shpresën nga zemra, durimin, forcën dhe guximin. Ringjallja e Zotërisë që sot kremtoj në Pashkët javore, të jetë drita që largon çdo frikë e të qenurit dëshmitar i Jezusit.


23/6 E Hënë XII K. Gj. V. [IV]
2Mbr 17,5-8.13-15.18; Ps 59; Mt 7,1-5
Me atë masë që matni, me atë edhe juve do t'ju matet Mt 7,2

I shkreti unë...! Kush do të më lirojë nga kjo zemër kaq e vështirë, e mbyllur nga egoizmi i tepërt? Eja, Shpirti Shenjtë, më dhuro një zemër "të hapur" ndaj vëllezërve sepse është plot me vetëdijen e të qenurit mbështjellë nga dashuria e Zotit.


24/6 E Martë LINDJA E SHËN GJON PAGËZUESIT [P]
Is 49,1-6; Ps 138; Vap 13,22-26; Lk 1,57-66.80
Foshnja rritej e zhvillohej shpirtërisht Lk 1,80

Vargu flet për Gjon Pagëzuesin, të cilit sot kremtojmë lindjen. Ky Shenjt i madh, për ngjashmërinë e madhe të jetës së tij me atë të Jezusit, është shembull për ne. Një fjalë ai ua thoshte fëmijëve dhe atyre që kanë detyrë t'i edukojnë: kujdesi i të krishterit, që nga hapat e parë të ekzistencës së vet, i jepet në radhë të parë shpirtit: nëse ky është i shëndetshëm, atëherë, i gjithë personi nxjerr mirëqenie dhe harmoni.


25/6 E Mërkurë XII K. Gj. V. [IV]
2Mbr22,8-13; 23,1-3; Ps 118; Mt 7,15-20
Do t'i njihni profetët prej veprave të tyre Mt 7,20

Kur në një person jeton Shpirti Shenjtë fryti është i qartë: aty përhapet dashuri, gëzim, paqe, durim, mirësi, ndrojtje, besnikëri, përkormëri. Vetëm ai që e do Jezusin jep fryte të Shpirtit Shenjtë!
Do të mundohem të të qëndroj gjithmonë pranë dhe do t'i besoj vetëm atij që të mbart në zemër.


26/6 E Enjte XII K. Gj. V. [IV]
Sh. Vixhili, ipeshkëv e martir († Shek. V)
2Mbr24,8-17; Ps 78; Mt 7,21-29
I mësonte si njeriu që ka autoritet Mt 7,29

Jezusi shfaqte autoritet në mësimdhënien e tij sepse ishte plotësisht i bashkuar me Atin: fliste për atë që ai vetë jetonte, ishte i sigurt për atë që thoshte sepse e përjetonte. Kështu qoftë përballë mikpritjes qoftë përballë refuzimit qëndronte "sipër", ishte në paqen e bashkimit të Atit.
I njëjti autoritet është në shpalljen e atij që jeton me të vërtetë i bashkuar me Jezusin.


27/6 E Premte XII K. Gj. V. [IV]
Sh. Çirili i Aleksandrisë, ipeshkëv dhe mësues († 444)
2Mbr25,1-12; Ps 136; Mt 8,1-4
Kur Jezusi zbriti nga mali shumë njerëz e ndiqnin Mt 8,1

Jezusi në mal, me autoritetin e dhënë nga Ati, u kishte treguar dishepujve dhe turmës pika të ndryshme të doktrinës së tij: është ajo që thërrasim "Fjalimi në mal". Tani Jezusi zbret nga mali dhe shumë njerëz e ndjekin; midis tyre dallojmë dhe një lebroz që i shkon pranë dhe shërohet. Faleminderit, Zoti Jezus! Ti je Mësuesi im, Bariu im, ti je ai që i lidh plagët e mia.


28/6 E Shtunë XII K. Gj. V. [IV]
Sh. Ireneu ipeshkëv e martir († Rreth 200)
Vaj 2,2.10-14.18-19; Ps 73; Mt 8,5-17
Shko e le të bëhet ashtu siç besove Mt 8,13

Jezus, ti ke lëvduar besimin e Centurionit pagan; e ke vlerësuar mbi atë të popullit tënd dhe e ke shpërblyer. Dua edhe unë të ofroj ndonjë lutje të brendshme të vërtetë, ndonjë bindje konkrete ndaj urdhërimit tënd të ri...
Jam i sigurt që ti do t'i mirëpresësh dhe vlerësosh këto vepra të vogla të besimit tim.


29/6 E Diel SHËN PJETRI E SHËN PALI, Apostuj [P]
Vap 12,1-11; Ps 33; 2Tm 4,6-8.17-18; Mt 16,13-19
Ti je Mesia, Biri i Hyjit të gjallë Mt 16,16

Është shpallja e besimit të Pjetrit, i pari ndër apostujt, që ka dashur Zotin Jezus me përvujtëri.
Shën Pali, që i është shok në apostullim, e ka bashkëndarë në mënyrë të përsosur këtë shpallje besimi: e gjithë jeta e tij, plot me lodhje dhe mundime për Mbretërinë, janë shprehje të saj.
Tani më takon mua dhe ty t'i themi në të vërtetë Zotit Jezus: Ti je Krishti, Biri i Hyjit të gjallë!
Shenjtërit apostuj Pjetri dhe Pali, lutuni për ne!


30/6 E Hënë XIII K. Gj. V. [I]
Shenjtërit Martirë të Parë të Kishës së Romës († Seh. I)
Am 2,6-10.13-16; Ps 49; Mt 8, 18-22
Nuk ka ku ta mbështesë kokën Mt 8,20

Zoti Jezus, kur filloja të ndiqja, kuptova - ishte një sugjerim i Shpirtit të Shenjtë - që duke të të ndjekur do të kisha fituar plotësi jete dhe dashurie. Tani pas shumë vitesh, të falënderoj sepse nuk më ke gënjyer kurrë. Kam njohur edhe unë ndonjë moment varfërie dhe vetmie, por dashuria jote besnike më ka mbështetur dhe shpërblyer. Akoma tani të ndjek, duke vazhduar të besoj vetëm në ty.