KORRIK
KORRIK
1/7 E Martë XIII K. Gj. V. [I]
Am 3,1-8; 4,11-12; Ps 5; Mt 8,23-27
O Zot, po mbytemi! Mt 8,25
Ndonjëherë na duket që jetojmë situata pa rrugëdalje.
Ndoshta Zoti fle? Por ai është gjithmonë i kujdesshëm
dhe nëse lejon ndonjë provë, është i gatshëm
të na ndihmojë për ta kapërcyer.
Jezusi nuk na braktis kurrë, por do që të rritemi me besim
në të: mund ta njohim si Zotin e vërtetë të të
gjithë krijimit! Besoj në ty, Zot!
2/7 E Mërkurë XIII K. Gj. V. [I]
Am 5,14-15.21-24; Ps 49; Mt 8,28-34
Nëse doni të jetoni, kërkoni të mirën dhe jo të
keqen Am 5,14
Profeti Amos ka vënë re tek populli një farë dobësie
të zakoneve të tyre, një rënie të dukshme në
adhurimin e Hyjit. Edhe gjykatësit lënë të korruptohen
në vendimet e tyre. Populli ofron fli të mëdha dhe holokauste
dhe kremton solemnisht ritet e ndryshme në tempull, por kur kthehen në
shtëpi fillojnë të adhurojnë zotat më të rehatshëm
të komshive të tyre. Është e nevojshme një kthim
i vërtetë.
Pikërisht kështu edhe sot!
3/7 E Enjte SHËN TOMA Apostull
Ef 2,19-22; Ps 116; Gjn 20,24-29
Toma iu përgjigj:"Zotëria im dhe Hyji im"! Gjn 20,28
Toma nuk kishte arritur të tejkalonte siguritë e tij, as duke dëgjuar vëllezërit e tij, as duke parë ndryshimin e tyre të dukshëm. Para mirëkuptimit çarmatosës dhe forcës së të Kryqëzuarit, edhe ai me ne nuk mund të mos thërrasë me përvujtëri: "Zotëria im dhe Hyji im"!
4/7 E Premte XIII K. Gj. V. [I]
Sh. Elizabeta e Portugalisë, († 1336)
Am 8,4-6.9-12; Ps 118; Mt 9,9-13
Më pëlqen mëshira e jo flia Mt 9,13
Këto fjalë na kujtojnë ato të Shën Palit: ai tha që edhe nëse do të jepja gjithçka kam por të mos kisha në zemër dashuri nuk do të vlente asgjë para syve të Zotit. Në të njëjtën mënyrë nuk kishin asnjë vlerë flitë e kafshëve që farisenjtë i ofronin Zotit, sepse pastaj silleshin pa mëshirë kundrejt të tjerëve.
5/7 E Shtunë XIII K. Gj. V. [I]
Sh. Antoni Maria Zakaria, meshtar († 1539)
Am 9,11-15; Ps 84; Mt 9,14-17
Vera e re hidet në rrëshiqa të rinj! Mt 9,17
Vera e re në rrëshiqa të rinj mund të jetë një vendim i ri i marrë sot për dashurinë e Jezusit. Vendos të marr pjesë në meshën e së nesërmes jo më si një detyrë, sepse duhet, por për t'u takuar me Jezusin. Dhuroj pak nga koha ime për të ndihmuar ndokënd, jo për të fituar një vepër të mirë, por për të falënderuar Atin për dashurinë që vazhdimisht ka për mua. Vendos t'i shtoj leximin e një gjysmë faqeje të ungjillit momentit të lutjes sime të përditshme për të dashur Zotin tim!
6/7 E DIEL XIV K. Gj. V. Viti A [II]
Sh. Maria Goreti, virgjër dhe martire († 1902)
Zak 9,9-10; Ps 144; Rom 8,9.11-13; Mt 11,25-30
Pranoni t'ju mësoj unë që jam zemërbutë e i përvuajtur
Mt 11,29
Këto fjalë mund të jenë të vërteta vetëm në gojën e Jezusit. Zemra e tij është e vetmja plotësisht e ngjashme me atë të Atit, është e vetmja pa gjurmë krenarie dhe egoizmi. Ndërsa ne vuajmë pasojat e rënda të lakmisë sonë, zilisë, ankthit, xhelozisë... Duke mësuar nga Jezusi bëhemi të lirë dhe me të vërtetë të lehtësuar.
7/7 E Hënë XIV K. Gj. V. [II]
Sh. Asti, ipeshkëv dhe martir († Rreth 100)
Oz 2,16-18.21-22; Ps 144; Mt 9,18-26
Do të të bëj fatin tim të përhershëm Oz 2,21
Hyji po i flet popullit të tij dhe i premton një besëlidhje të re që do të nënshkruhet nëpërmjet Mesisë së vet. Do të jetë besëlidhja në Shpirtin Shenjtë që Jezusi do të zbrazë nga kryqi mbas dhurimit të jetës së tij. Me Shpirtin Shenjtë në zemër ne i drejtohemi Hyjit si njerëz që ndihen të dashur dhe dëshirojnë ta duan Atë, dhe që i drejtohen Atij me liri, besim dhe siguri, ashtu si nusja i drejtohet dhëndrit të vet.
8/7 E Martë XIV K. Gj. V. [II]
Oz 8,4-7.11-13; Ps 113B; Mt 9,32-38
Jezusi mësonte në sinagogat e tyre, predikonte Ungjillin e Mbretërisë
dhe shëronte çdo sëmundje e lëngatë Mt 9,35
Jezusi është më i larti i të gjithë mësuesve,
i vetmi. Ai na dhuron dijen e Atit dhe mëshirën e tij.
Ai di të shërojë plagët e ndryshme dhe ta rindërtojë
jetën tonë të shkatërruar nga mëkati.
Faleminderit, Zoti Jezus. Besoj në ty!
9/7 E Mërkurë XIV K. Gj. V. [II]
Sh. Augustin Zhao Rong, meshtar († 1815) dhe Shokët, martirë
Oz 10,1-3.7-8.12; Ps 104; Mt 10,1-7
Është koha të kërkojmë Zotin Oz 10,12
Për shumë njerëz kjo periudhë e vitit është
e rezervuar për pushime. Për një të krishterë është
një kohë e çmuar për të forcuar, përveç
trupit edhe marrëdhënien me Zotin.
Falënderoj Jezusin sepse ka vënë edhe brenda meje dëshirën
për ta kërkuar. E falënderoj sepse prania dhe dija e tij kanë
mbushur ditët e mia. E falënderoj sepse shija e gjërave të
tij bën të më lindë dëshira për ta kërkuar
përsëri.
10/7 E Enjte XIV K. Gj. V. [II]
Oz 11,1.3-4.8-9; Ps 79; Mt 10,7-15
Mos grumbulloni në brezat tuaj as ar, as argjend, as të holla bakri
Mt 10,9
Jezusi i drejton këto sugjerime të dymbëdhjetëve sapo
të zgjedhur dhe të dërguar për të shpallur fjalën
e tij siç bënin lajmëtarët e mbretit. I fton të
mos shqetësohen për çka është e nevojshme në
ushqim dhe veshje. Ato janë "punëtorë" në vreshtin
e Zotit për të cilët ai vetë kujdeset.
Fjala që ato shpallin është pasuria e vërtetë dhe
duhet të shpallet në varfëri!
11/7 E Premte SHËN BENEDIKTI, Pajtor i Evropës (†547) [P]
Pro 2,1-9; Ps 111; Gjn 15,1-8
Unë jam hardhia, ju jeni shermendet Gjn 15,5
Shën Benedikti rekomandonte të mos vinin asgjë para dashurinë
e Krishtit Jezus. Duke i dhuruar jetën dhe duke qëndruar gjithmonë
i bashkuar me Të, themeloi shumë manastire dhe shpërndau dritën
dhe dashurinë e tij në mbarë Evropën. O Jezus, dua të
jem gjithmonë i bashkuar me Ty, të dua me gjithë zemër
për t'i dhënë lavdi Atit.
Shën Benedikti lutu për ne!
12/7 E Shtunë XIV K. Gj. V. [II]
Is 6,1-8; Ps 92; Mt 10,24-33
Mos i druani ata që vrasin trupin Mt 10,28
Shumë herë kam frikë nga njerëzit, ose se më duket
që pretendojnë nga unë diçka ose se unë shqetësohem
për të mos bërë figurë të keqe.
Të kujtoj këtë fjalë të Jezusit më vjen në
ndihmë edhe për të bërë shërbimet e mia në
famulli.
13/7 E DIEL XV K. Gj. V. Viti A [III]
Sh. Enriku († 1024)
Is 55,10-11; Ps 64; Rom 8,18-23; Mt 13,1-23
Ju e morët dhuratën t'i njihni fshehtësitë e Mbretërisë
së qiellit Mt 13,11
Kujt ia thotë Jezusi këto fjalë ngushëlluese? Dishepujve
të tij, personave që janë angazhuar ta duan dhe ta ndjekin.
Kush është i vendosur për t'iu përkatur Jezusit mund të
marrë mendimet dhe programet që Hyji ka për të shpëtuar
të gjithë popujt.
Faleminderit, Jezus, për çdo dritë tënde mbi qëllimet
e mrekullueshme të Atit.
14/7 E Hënë XV K. Gj. V. [III]
Sh. Kamili nga Lellis, meshtar († 1614)
Is 1,10-17; Ps 49; Mt 10,34-11,1
Kush e do të atin e të ëmën më shumë se mua,
nuk është i denjë për mua Mt 10,37
Jezusi nuk do që ne të mos duam prindërit tanë, por t'i duam nën drejtimin e tij. Vetëm atëherë dashuria jonë, edhe pse e ndryshme nga pritjet njerëzore, mund të jetë e vërtetë, dhe do t'u japë atyre më shumë se sa ç'presin prej nesh.
15/7 E Martë XV K. Gj. V. [III]
Sh. Bonaventura, ipeshkëv e mësues († 1274)
Is 7,1-9; Ps 47; Mt 11,20-24
Jezusi zuri t'i qortojë qytetet sepse ato nuk u kthyen Mt 11,20
Sa më shumë Jezusi na tregon mirësinë e tij aq më
shumë pret që zemra jonë të kthehet tek ai, dmth të
dijë t'i ofrojë jetën me mirënjohje dhe dashuri!
Besoj në ty: ti do të më ndihmosh në ecjen time kthimi
tek ty, Zoti Jezus!
16/7 E Mërkurë XV K. Gj. V. [III]
Sh. Maria V. e Malit Karmel
Is 10,5-7.13-16; Ps 93; Mt 11,25-27
Ati më dorëzoi mua gjithçka Mt 11,27
Pse Ati i ka dhënë gjithçka Jezusit? Sigurisht sepse ka parë që mund të ketë besim në të, dhe mund t'i besojë sepse ai është i bindshëm me dashuri pa kufi. Çfarë është ajo "gjithçka"? Ati i ka dhënë Jezusit gjithë dashurinë e tij, dhe pra aftësinë për të na e zbuluar dhe për të bërë që ne ta shijojmë!
17/7 E Enjte XV K. Gj. V. [III]
Is 26,7-9.12.16-19; Ps 101; Mt 11,28-30
Ti, o Zot, do të na e dhurosh paqen Is 26,12
Këto fjalë shprese, të thëna nga populli i Hyjit, na
ndihmojnë edhe ne të krishterëve, familjeve, famullive, dioqezave,
të gjithë kishës, të besojmë në mëshirën
e Atit dhe në fjalët dijeje të tij!
Faleminderit, o Jezus, që ndërmjetëson për ne!
18/7 E Premte XV K. Gj. V. [III]
Is 38,1-6.21-22.7-8; Ps: Is 38,10.11.12.16; Mt 12,1-8
Në një të shtunë Jezusi kaloi nëpër të
mbjella Mt 12,1
Jezusi na ndihmon të jetojmë nën shikimin e Hyjit që na do si një babë. Fjala e tij na drejton të jetojmë si bij çdo ditë dhe na nxit të jetojmë të Dielën si ditë gëzimi, ditë të kushtuar të gëzojmë dhe transmetojmë dashurinë dhe mëshirën e tij me liri dhe dije!
19/7 E Shtunë XV K. Gj. V. [III]
Mik 2,1-5; Ps 9B; Mt 12,14-21
Pas tij shkuan shumë veta dhe ai i shëroi të gjithë Mt
12,15
Gjithë ato që i kanë besuar Jezusit dhe kanë vendosur
ta ndjekin nga pas nuk janë zhgënjyer. Kjo do të thotë
që nuk janë shëruar vetëm nga disa sëmundje fizike,
por me siguri nga shumë plagë të zemrës dhe shpirtit.
Ndoshta edhe ti ke barrën tënde; vendos sot të bësh ndonjë
hap pas Jezusit: nuk do të zhgënjehesh!
20/7 E DIEL XVI K. Gj. V. Viti A [IV]
Sh. Apolinari, ipeshkëv dhe martir († Shek. II)
Ur 12,13.16-19; Ps 85; Rom 8,26-27; Mt 13,24-43
Ai që e mbjell farën e mirë është Biri i njeriut
Mt 13,37
Jezusi, duke e quajtur Bir të njeriut mbjellësin e farës së mirë në shëmbëlltyrën e egjrës, shfaqet. Është ai që ka autoritetin e Mesisë për "të mbjellë" farën e Fjalës së Hyjit. Nga kjo "farë" do të rriten bijtë e mbretërisë që do të mbushin drithnikët e Atit. Çfarë gëzimi: një nga ata jam dhe unë!
21/7 E Hënë XVI K. Gj. V. [IV]
Sh. Lorenci nga Brindizi, meshtar dhe mësues († 1619)
Mik 6,1-4.6-8; Ps 49; Mt 12,38-42
Breznia e prapë dhe lavire shenjë kërkon! Mt 12,39
Duke lexuar me kujdes ungjillin, të ndihmuar nga Shpirti Shenjtë mund të nohim që Jezusi është Hyj, bir i Atit. Nuk janë të nevojshme mrekulli të tjera në diell ose në yje. Shenja më e bukur dhe më e vërtetë është dashuria me të cilën Jezusi na shëron! Vihemi në dispozicion e tij si Tejet e Shënjta Mari, me besim të plotë. Ai do të na tregojë dashurinë e tij çdo ditë.
22/7 E Martë XVI K. Gj. V. [IV]
Sh. Maria Magdalenë [P]
Kk 3,1-4 (ose 2Kor 5,14-17); Ps 62; Gjn 20,1.11-18
Pse po qan? Kë kërkon? Gjn 20,15
Qan sepse e ndien veten jo të dashur? Ka një Atë që të
do më shumë se ç'mendon.
Qan sepse të duket se ke çuar dëm gjithë jetën?
Vendose tani në duart e Jezusit dhe menjëherë do të rifitohet!
Po qan për mëkatet e tua? Ke një Shpëtimtar që të
mban për dore!
Qan sepse të duket që nuk e do Hyjin ashtu si Ai e meriton? Nuk
mund ta arrish kurrë; përkundrazi gëzohu nga dashuria që
ai të fal!
Jezusi është përgjigja për çdo të qare tende:
kërko Atë!
23/7 E Mërkurë SHËN BRIXHIDA (†1373) [P]
Rregulltare, mbrojtese e Evropës
Jt 8,2-8 (ose 1Tm 5,3-10); Ps 10; Lk 2,36-38 (ose Mt 5,13-16)
Ju jeni drita e botës Mt 5,14
Jezusi, që e sheh varfërinë tonë më shumë se
ne, na thotë: "Ju jeni drita e botës"!
Nëse jemi dritë për botën, nuk është nga aftësia
jonë, por mbi të gjitha sepse Jezusi rri me ne dhe në ne, si
një flakë që shkëlqen mbi një qiri të pistë.
Jezus, kujdesu Ti dhe bëj që çdo fjalë e imja, vepër
dhe sjellje të lërë të shfaqë diçka nga ti,
drita e botës.
24/7 E Enjte XVI K. Gj. V. [IV]
Sh. Arbeli Makhluf, meshtar († 1898)
Jer 2,1-3.7-8.12-13; Ps 35; Mt 13,10-17
Lum sytë tuaj që shohin e veshët tuaj që dëgjojnë
Mt 13,16
Për vite me radhë kam dëgjuar Fjalën e Hyjit gjatë Meshës së Shenjtë dhe kremtimeve të ndryshme pa e kuptuar domethënien. Por kur Jezusi ndezi në mua dëshirën për ta vënë në veprim, atëherë ka qenë ndryshe.
25/7 E Premte SHËN JAKOBI, Apostull [P]
2Kor4,7-15; Ps 125; Mt 20,20-28
Ai që prej jush do të bëhet i madh le të bëhet shërbëtori
juaj Mt 20,26
Faleminderit, o Jezus, që na drejton për të jetuar në
Shpirtin Shenjt, duke shërbyer ashtu siç kanë bërë
edhe të gjithë shenjtërit.
Faleminderit sepse kjo sjell paqe dhe gëzim në botë! Qoftë
lavdi e jotja dhe e Atit jeta jonë!
26/7 E Shtunë XVI K. Gj. V. [IV]
Sh. Prenda, virgjër dhe martire (Rreth 160)
Jer 7,1-11; Ps 83; Mt 13,24-30
Përmirësoni veprat tuaja Jer 7,3
Nuk mjafton ti përkasësh Kishës së Jezusit ose të
frekuentosh Meshën e shenjtë. Nuk mjafton të jesh i krishterë
në emër për të patur bashkim me Atin.
Jeta jonë duhet të përmbajë dhe të shprehë dashurinë
e tij. Për këtë besoj në ndihmën tënde, Shpirti
Shenjtë.
27/7 E DIEL XVII K. Gj. V. Viti A [I]
Sh. Joakimi dhe Sh. Ana, prindërit e shën Marisë Virgjër
Mbr 3,5.7-12; Ps 118; Rom 8,28-30; Mt 13,44-52
I përngjan të zotit të shtëpisë që nxjerr nga
thesari i vet gjëra të reja e të vjetra Mt 13,52
Takimi me Jezusin ndryshon jetën dhe vlerëson plotësisht të gjitha eksperiencat dhe njohjet që mbartim. Kështu ka qenë për një të ri mysliman që mbas takimit me Jezusin, më në fund ka mundur t'i japë fund kërkimit të tij për Hyjin, dhe të shijojë ato të mira që kishte në traditën fetare të tij.
28/7 E Hënë XVII K. Gj. V. [I]
Jer 13,1-11; Ps: Lp 32,18-21; Mt 13,31-35
Ky popull i keq që nuk do të dëgjojë do të bëhet
si ky rrip Jer 13,10
Rripi i Jeremisë është kalbur sepse ishte i fshehur dhe i
papërdorur për disa kohë.
Ta lëmë të papërdorur dhe ta hedhim në një cep
fjalën e Hyjit? Do të bëhemi të padobishëm!
Dua të pranoj mësimet e tua që sjellin shpëtim dhe e bëjnë
të çmuar jetën tonë!
29/7 E Martë SHËN MARTA [P]
Fu 31,10-13.19-20.30-31; Ps 14; Gjn 11,19-27 (ose Lk 10,38-42)
E nevojshme është vetëm një gjë Lk 10,42
Ungjilli me të cilin sot kujtojmë shënjta Martën nuk shfaq kundërshtime ndërmjet jetës së ashtuquajtur kontemplative (= kundruese) dhe asaj aktive. E vetmja gjë për të cilën kemi nevojë është "të dëgjojmë" Jezusin dhe pastaj "të bëjmë" çka thotë ai: këto janë dy fytyrat e një medaljeje të vetme, dy aspektet e jetës së krishterë.
30/7 E Mërkurë XVII K. Gj. V. [I]
Sh. Pjetër Krizologu, ipeshkëv dhe mësues († 451)
Jer 15,10.16-21; Ps 58; Mt 13,44-46
Mbretëria e qiellit i përngjan tregtarit që kërkon perla
të çmueshme Mt 13,45
Sa kam kërkuar dritë dhe paqe për jetën time! E kam gjetur nga pak në ndonjë libër të mirë ose në ndonjë mik të mirë..., por vetëm në Ty, o Jezus, e kam gjetur me bollëk dhe jam ngopur!
31/7 E Enjte XVII K. Gj. V. [I]
Sh. Injaci i Lojolës, meshtar (†1556)
Jer 18,1-6; Ps 145; Mt 13,47-53
Ju jeni në duart e mia si deltina në duart e vegsharit Jer 18,6
Kush e di ç'vazo të mrekullueshme, të çmueshme dhe
të dobishme, do të formoje Ti, Atë, me mua, nëse unë
do të të lejoja ta bëje...!
Eja, Zoti Jezus: më bëj të butë ndaj veprimit të
Shpirtit tënd.