GUSHT
GUSHT
1/8 E Premte XVII K. Gj. V. (I)
Sh. Alfons Maria nga Liguori, ipeshkëv dhe mësues († 1787)
Jer 26,1-9; Ps 69 (68); Mt 13, 54-58
Profetit nuk i jepet nderim vetëm në vendin e vet dhe në shtëpinë
e vet Mt 13,57
Ndonjëherë më lejohet edhe mua të vë re "përçmimin", objekt i të cilit janë profetët e Hyjit. Dikush nuk ia del ose nuk do ta shohë si një shenjë të Hyjit për jetën e tij atë që unë bëj në bindje ndaj Tij e atëherë më përçmon.
2/8 E Shtunë XVII K. Gj. V. (I)
Sh. Euzebi nga Verçeli, ipeshkëv († 371); Sh. Pietër J. Eymardi,
meshtar († 1868)
Jer 26,11-16.24; Ps 69 (68); Mt 14, 1-12
Dëgjojeni fjalën e Zotit, Hyjit tuaj Jer 26, 13
Është me të vërtetë urti të dish të mirëpresësh
ata që Jezusi na dërgon për të na korrigjuar dhe për
të na shtyrë t'u bindemi fjalëve të tij!
Në këtë mënyrë mirëpresim dashurinë e tij
që i jep jetë e paqe qenies sonë!
3/8 E Diel XVIII K. Gj. V. Viti A (II)
Is 55,1-3; Ps 145 (144); Rom 8,35.37-39; Mt 14,13-21
Pa një turmë të madhe njerëzish e pati dhembshuri për
ta Mt 14,14
Jezusi vëren turmën që e ndjek me shumë interes dhe me
jo pak parehatira. Ai sheh këtu një shenjë të Atit që
i kërkon të shfaqet.
Si një "bari i mirë" ai ndalet për të "shëruar
plagët e të sëmurëve, për t'i ushqyer e t'i lënë
të pushonin". Iu ofron atyre dhembshurinë e Atit!
4/8 E Hënë XVIII K. Gj. V. (II)
Sh. Gjon M. Vianney, meshtar (†1859)
Jer 28,1-17; Ps 119 (118); Mt 14,13-21
Vendi është i shkretë dhe u bë vonë Mt 14,15
Jezus, ti di të ndërhysh për të na dhënë gëzim
e jetë kur ne e humbasim shpresën.
Ne iu besojmë me tepri aftësive dhe mundësive të njerëzve,
e kështu zhgënjehemi, mbetemi të uritur.
Sikur të ishim të aftë të mësoheshim të besonim
në ty! Sa shumë familje, tashmë të ndara, do të ishin
ende të bashkuara!
5/8 E Martë XVIII K. Gj. V. (II)
Kushtimi i Bazilikës së Shën Marisë Virgjër (Zoja
e Borës)
Jer 30,1-2.12-15.18-22; Ps 102 (101); Mt 14,22-36
Fepakët! Përse dyshove! Mt 14,31
Nëse do t'i besonim Jezusit, Zotërisë së Mirë, të
Drejtë, të Shenjtë, Besnik e të Gjithëpushtetshëm,
do të mund t'i jetonim edhe situatat më të vështira në
paqe, duke e ditur që ai na ruan!
Atij i pëlqen ai që shpreson në hirin e tij dhe beson në
fjalën e tij!
6/8 E Mërkurë SHNDËRRIMI I ZOTIT (P)
Dan 7,9-10.13-14; Ps 97 (96); 2Pjt 1,16-19; Mt 17,1-9
Çohuni e mos u trembni! Mt 17,7
Pjetri, Jakobi dhe Gjoni dëgjojnë zërin e Atit që flet nga reja. E kuptojnë që janë në praninë e Hyjit dhe nuk munden t'i rezistojnë një drite kaq të madhe, që nxjerr në pah edhe varfërinë e tyre prej njerëzish mëkatarë. Duhet të bien përtokë të trembur, si për t'u fshehur. Vetëm Jezusi, duke iu afruar dhe duke i prekur, me dashurinë e tij mundet t'iu japë forcën dhe gëzimin të ngrihen në këmbë e të qëndrojnë përpara Hyjit si bij.
7/8 E Enjte XVIII K. Gj. V. (II)
Sh. Siksti II dhe Shokët, martirë († 258); Sh. Gaetani, meshtar
(† 1547)
Jer 31,31-34; Ps 51 (50); Mt 16,13-23
Ti... nuk i ke ndërmend punët e Hyjit, por punët e njerëzve Mt 16,23
Pjetri, ashtu si të gjithë apostujt, nuk arrin ta "kapërdijë" faktin se Jezusi duhet të vuajë, të mundohet nga njerëzit dhe të vdesë. Por ta refuzosh këtë aspekt të jetës së Mesisë, na devijon nga të kuptuarit dhe zhvlerëson rolin e tij si Shëlbues. Të largojmë kryqin nga rruga jonë në ndjekje të Krishtit, nuk është sipas pëlqimit të Hyjit: nuk do të na lejojë të marrim pjesë në ringjalljen e tij!
8/8 E Premte XVIII K. Gj. V. (II)
Shën Domeniku, meshtar (†1221)
Nahumi 2,1.3; 3,1-3.6-7; Ps: Lp 32,35-41; Mt 16,24-28
Vaj për ty, qytet gjakësor Nah 3,1
Niniva është një qytet shumë i korruptuar! Krimet, rrëmbimet dhe mashtrimet nuk kanë të numëruar. Edhe ritet zakonore kanë rënë shumë poshtë e në mënyrë të frikshme e të pakontrollueshme, dhe prostitucioni... Hyji "do ta lëshojë zemëratën e tij përvëluese", thotë profeti Nahum, e do ta bëjë së shpejti. Si në ditën e Zotit: ditë ankthi dhe vdekjeje, përveçse për ata njerëz që do t'i njohë si të tijët e që do t'i marrë me vete.
9/8 E Shtunë Shën Tereza e Bekuar e Kryqit (Edith Stein),
virgjër e martire (†1042) (P)
Pajtore e Evropës
Est 13,4-17; Ps 35 (34); Gjn 4,19-24
Zotëri, po shoh se je profet Gjn 4,19
Samaritania, duke e parë se Jezusi njeh gjithçka për të,
e merr me mend se ai është njeri i Hyjit. Do ta kuptojë më
mirë kur ai do ta ndihmojë të kuptojë se adhurimi i Atit
nuk bëhet vetëm në vende e në kohë të përcaktuara,
por është një shprehje e dashurisë së njerëzve
ndaj Hyjit.
I lutemi Shën Terezës së Bekuar të Kryqit, Mbrojtëse
të Europës, të ndërmjetësojë që Evropa
të marrë jetë nga rrënjët e saj të krishtera
dhe në të të shkëlqejë adhurimi i vërtetë!
10/8 E Diel XIX K. Gj. V. (III)
Sh. Lorenci martir († 258)
1Mbr 19,9.11-13; Ps 85 (84); Rom 9,1-5; Mt 14,22-33
Merrni zemër, jam unë, mos kini frikë! Mt 14,27
Këto fjalë më kujtojnë ato që ka thënë Papa Benedikti kur i referohej nxitjes që i kishte bërë Gjon Pali II: "Kurajë, mos ki frikë...". Për të, ky ishte një inkurajim i pashoq për të marrë përsipër detyrën e re të rëndësishme. Të falënderoj, o Jezus, për atoherë kur, nëpërmjet fjalës sate ose asaj të vëllezërve, më jep kurajë të qëndroj në shërbimin tënd.
11/8 E Hënë XIX K. Gj. V. (III)
Sh. Klara, virgjër (†1253)
Ez 1,2-5.24 - 28; Ps 149 (148); Mt 17,22-27
S'do të vonojë e Biri i njeriut do t'u lihet në duar njerëzve Mt 17,22
Ne mund ta mirëpresim apo të mos e pranojmë Jezusin, ta njohim
apo ta shtyjmë larg, ta nderojmë apo ta zhdukim nga jeta jonë,
me sipërfaqësinë tonë e me përkushtimin ndaj atyre
të mirave që kalojnë!
Zot Jezu Krisht, ki mëshirë për ne.
12/8 E Martë XIX K. Gj. V. (III)
Sh. Gjonia Françeska nga Chantal, rregullatre († 1641)
Ez 2,8 - 3,4; Ps 119 (118); Mt 18,1-5.10.12-14
Ruajuni se përbuzni ndonjë prej këtyre të vegjëlve Mt 18,10
Është e lehtë të përbuzësh të vegjëlit
e për më tepër ata më pak të favorizuar! Jezusi na
tërheq vëmendjen! Ndërsa atij i pëlqejnë pikërisht
të përulurit, ata që kërkojnë ndihmë, forcë
dhe hir vetëm prej Atij.
Shpirt i Shenjtë, na udhëhiq, na mbështet në angazimin
tonë të dashurisë për të gjithë, në angazhimin
tonë për t'ua zbuluar dhe kujtuar emrin tënd fëmijëve
dhe të rinjve.
13/8 E Mërkurë XIX K. Gj. V. (III)
Sh. Ursiqini, martir († Shek. IV)
Sh. Ponciani papë dhe Hipoliti meshtar, martirë († Shek. III)
Ez 9,1-7; 10,18-22; Ps 113 (112); Mt 18,15-20
Nëse vëllai yt mëkaton, qortoje vetëm për vetëm Mt 18,15
Jezusi na fton të ndihmojmë vëllain që mëkaton që
ai të ndreqet. Shpesh ne nuk e bëjmë këtë sepse kemi
frikë, apo nga dashuria për një jetë të qetë.
I kërkojmë Zotit dashurinë dhe butësinë e tij, që
vëllai ynë të mos gjejë tek ne mbështetje në
përshkimin e rrugëve të gabuara, që të mos shkatërrohet
kështu pëgjithmonë!
14/8 E Enjte XIX K. Gj. V. (III)
Sh. Maksimilian Maria Kolbe, meshtar dhe martir (†1941)
Ez 12,1-12; Ps 78 (77); Mt 18,21-19,1
Zotëri, nëse vëllai im gabon ndaj meje, sa herë duhet ta fal? Mt 18,21
Jezus, sa herë më ke falur! Gjithçka ma ke falur. Të
falënderoj e dua edhe unë, me hirin tënd, t'u fal gjithçka
të gjithëve që më kanë fyer e dëmtuar.
Nëpërmjet faljes sime ata do të kuptojnë se janë
të dashur nga ty!
15/8 E Premte TË NGRITURIT E SHËN MARISË VIRGJËR NË
QIELL (P)
Dita: Zb 11,19; 12,1-6.10; Ps 45 (44); 1Kor 15,20-26; Lk 1,39-56
Punë të mëdha bëri për mua Hyji i gjithëpushtetshëm Lk 1,49
Me këto fjalë Maria njeh dhe pranon veprën e Hyjit në jetën e saj. Ne e njohim edhe veprën që Ai përmbush tek të gjithë ata, të cilët ia besojnë jetën e tyre duarve të dashura të Atit. Mëshira dhe butësia e tij ndërtojnë gjithmonë vepra të mëdha e të bukura, ashtu si poçari me argjilën që merr në duart e veta.
16/8 E Shtunë XIX K. Gj. V. (III)
Sh. Shtjefni i Hungarisë († 1038); Sh. Rroku († 1327)
Ez 18,1-10.13.30-32; Ps 51 (50); Mt 19,13-15
Prandaj, unë do t'ju gjykoj të gjithëve, secilin sipas mënyrës së veprimit të vet Ez 18,30
Hyji e sheh dhe e njeh gjendjen tonë: ne nuk duhet të akuzojmë askënd për të këqijat që na godasin. Besojmë në dashurinë e Atit që na udhëheq e na ndreq: atëherë gjithçka do të jetë e frytshme për paqen tonë dhe për shëlbimin tonë të amshuar.
17/8 E Diel XX K. Gj. V. Viti A (IV)
Is 56, 1.6-7; Ps 67 (66); Rom 11,13-15.29-32; Mt 15,21-28
Më ndihmo, o Zot! Mt 15,25
Në këtë përgjërim përmblidhen vite të tëra dhimbjeje, lutjeje dhe përpjekjesh të një nëne që do të shërojë bijën nga e keqja. Kur i afrohet Jezusit, ajo vë re që Hyji mund t'ia përmbushë dëshirën. Zoti, duke e kuptuar përvujtërinë e thellë të gruas dhe të fesë së saj, ndërhyn dhe e çliron bijën.
18/8 E Hënë XX K. Gj. V. (IV)
Ez 24, 15-24; Lp 32,18-21; Mt 19,16-22
Vetëm Njëri është i mirë Mt 19,17
Po, Hyji vetëm është i mirë dhe Jezusi, Biri i tij, na
tregon gjithë dashurinë e tij.
Ne duhet të mësohemi të njohim si të mirë vetëm
çka vjen prej Hyjit, mendimet dhe fjalët që Ai na dhuron,
kërkesat dhe thirrjet e tij.
Ajo çka nuk mund të vijë prej Hyjit s'është kurrë
e mirë, as për ne, as për të tjerët!
19/8 E Martë XX K. Gj. V. (IV)
Sh. Gjoni Eudes, meshtar († 1680)
Ez 28,1-10; Lp 32,26-30.35-36; Mt 19,23-30
Vallë, atëherë, kush do të shpëtojë? Mt 19,25
Jezusi sot pohon se pasuria mund të jetë një pengesë
e madhe për të hyrë në mbretërinë e qiellit.
Ai thotë gjithashtu se Hyji Atë mund të veprojë edhe në
zemrat e të pasurve; mund t'i çlirojë nga egoizmi dhe nga
kopracia, e kështu mund t'i shpëtojë me fuqinë e Shpirtit
të Shenjtë. "Asgjë nuk është e pamundur për
Hyjin" thotë ai.
Të falënderojmë, Jezus!
20/8 E Mërkurë XX K. Gj. V. (IV)
Sh. Bernardi, abat e mësues (†1153)
Ez 34,1-11; Ps 23 (22); Mt 20,1-16
Të fundit do të jenë të parët e të parët të fundit Mt 20,16
Përpara Zotit nuk ka rëndësi se sa kemi bërë, por
si kemi vepruar!
Kemi vepruar për dashuri të Tij, apo për dobinë tonë?
Me përvujtërinë, apo për përfitim? Me dhembshuri,
apo me arrogancë? Gjithçka Ai na jep, është gjithmonë
dhuratë, s'është asnjëherë diçka që ne
e fitojmë.
Kush falënderon ëshë gjithmonë më i mirë se
ai që ka pretendime.
21/8 E Enjte XX K. Gj. V. (IV)
Shën Piu X, Papë (†1914)
Ez 36,23-28; Ps 51 (50); Mt 22,1-14
Mik, si hyre këtu pa pasur petkun e dasmës? Mt 22,12
Duke mos pranuar petkun e ofruar falas për të gjithë, ai burrë u përjashtua nga rrethi miqësor i Mbretit. Këmbëngulja e tij e pengon të gëzojë e të kënaqet në bashkimin me gjithë të tjerët. Disa fytyra të trishtuara gjatë Meshës së shenjtë janë shenjë e refuzimit të petkut të gëzimit që Zoti na jep me rrëfimin e mëkateve!
22/8 E Premte XX K. Gj. V. (IV)
Shën Maria Vigjër, Mbretëreshë
Ez 37,1-14; Ps 107 (106); Mt 22,34-40
Për ta vënë në provë, e pyeti Mt 22,35
Mësuesit të Ligjit nuk i intereson shumë përgjigjia e Jezusit: është i bindur se di gjithçka tashmë. Atij i intereson vetëm të gjejë një pikë akuze për të dënuar mësuesin. Jezusi e kupton dykuptimësinë e pyetjes dhe duke qëndruar në mëshirë e dashuri, i ofron bashkëbiseduesit të vërtetën.
23/8 E Shtunë XX K. Gj. V. (IV)
Sh. Roza nga Lima († 1617)
Ez 43,1-7; PS 85 (84); Mt 23,1-12
Keni vetëm një Udhëheqës - Krishtin Mt 23,10
Në kohët e sotme, paraqiten para nesh shumë udhëheqës,
miq, njerëz të aftë të shqiptojnë fjalë tërheqëse
me një buzëqeshje të këndshme!
Zot Jezus, në mëshirën tënde mos më lër të
shmangem nga udha e paqes që ma treguan fjalët e tua të thjeshta
e të përvuajtura. Mos më braktis në duar të njerëzve
dinakë, dhe as në fat të ndjenjave të mia: unë dua
të ndjek vetëm fjalën tënde të së vërtetës.
24/8 E DIEL XXI K. Gj. V. Viti A (I)
Sh. Bartolomeu, Apostull (P)
Is 22,19-23; PS 138 (137); Rom 11,33-36; Mt 16,13-20
Ti je Mesia - Biri i Hyjit të gjallë! Mt 16,16
Jezusit i pëlqen kjo përgjigje e Simon Pjetrit, por e urdhëron
atë dhe dishepujt e tjerë të heshtin: ai nuk dëshiron
të keqkuptohet! Jezusi është vërtet Mesia që përuroi
"vitin e hirit të Zotit" me shenja e mrekulli të mëdha,
por ai është edhe "Shërbëtori i vuajtur" që
do të ofrojë jetën e tij deri në vdekje.
Ky është një mister që të tijët do ta kuptojnë
vetëm pas Rrëshajëve, kur ai do t'iu besojë atyre misionin
e shpalljes në të gjithë botën faljen e mëkateve
në Emër të tij.
25/8 E Hënë XXI K. Gj. V. (I)
Sh. Ludoviku († 1270); Sh. Jozef nga Kalasanci, meshtar († 1648)
2Sel 1,1-5.11-12; Ps 96 (95); Mt 23,13-22
Vaj për ju, udhëheqës të verbër Mt 23,16
Nëse nuk e dëgjojmë me dashuri fjalën e Hyjit, nëse nuk i bindemi me dashuri Jezusit, nuk do të jemi në gjendje të ndihmojmë askënd, e aq më pak të jemi udhëheqës të sigurtë të bijve tanë, të nipërve, famujve dhe atyre që na kërkojnë ndihmë!
26/8 E Martë XXI K. Gj. V. (I)
2Sel 2,1-3.13-17; Ps 96 (95); Mt 23,23-26
Mos lejoni t'ju gënjejë kush në asnjë mënyrë! 2Sel 2,3
Pali u rekomandon të krishterëve selanikasë të mos lejojnë
të ngatërrohen e turbullohen as nga fjalët, as nga letra të
trilluara sikur të ishin të tijat, kur bëhet fjalë për
shpëtimin e amshuar dhe ardhjen e Jezusit. E gjitha Bibla është
dritë mbi këtë çështje kaq të rëndësishme,
çështjen më të rëndësishme të jetës
sonë: bëhet fjalë për lumturimin ose humbjen tonë
në amshim.
Është e rëndësishme të tregojmë kujdes: djalli
provon të na tundojë e të na mashtrojë!
27/8 E Mërkurë XXI K. Gj. V. (I)
Shën Monika († 387)
2Sel 3,6-10.16-18; Ps 128 (127); Mt 23,27-32
Kush nuk do të punojë, as të mos hajë! 2Sel 3,10
Apostulli Pal ua ofronte të krishterëve shembullin e një jete
me punë dhe bujare, në mënyrë që të mos jetë
peshë, por ndihmë për vëllezërit; i drejtonte kështu
që të imitonin jetën e tij.
Në fakt ne jemi bashkëpunëtorë të Hyjit që është
Atë dhe Krijues. Nuk duhet ta duam përtacinë, e aq më
pak ta favorizojmë atë tek të tjerët! Të kemi kujdes
edhe kur i japim lëmoshë dhe ndihmën cilitdo që na e kërkon!
Të jemi bujarë më tepër me ato organizata që ndihmojnë
të varfërit të punojnë.
28/8 E Enjte XXI K. Gj. V. (I)
Shën Agustini, ipeshkëv e mësues (†430)
1Kor 1,1-9; Ps 145 (144); Mt 24,42-51
Prandaj: rrini zgjuar, sepse nuk e dini se në ç'ditë do të vijë Zotëria juaj! Mt 24,42
Ardhja e Zotit është e sigurt edhe për ata që nuk besojnë
e nuk mendojnë për atë.
Është ngjarja më e rëndësishme e jetës: këtë
duhet ta vëmë përpara të gjitha pritjeve të tjera.
Do të gjejmë kështu gjithmonë kohën të jemi
të gatshëm për takimin me Zotërinë: do të jetojmë
përgjithmonë me të!
29/8 E Premte Martirizimi i Shën Gjon Pagëzuesit (P)
Jer 1,17-19; Ps 71 (70); Mk 6,17-29
Sepse unë jam me ty që të të shpëtoj Jer 1,19
Zoti e inkurajon Jereminë në misionin e tij të vështirë:
do t'i duhej të referonte fjalët dhe gjykimet e tij kundër
qytetit të Judës.
I përsërisim edhe ne këto fjalë që na ndihmojnë
të jetojmë në praninë e Hyjit dhe të përmbushim
detyrat që na ka besuar.
30/8 E Shtunë XXI K. Gj. V. (I)
1 Kor 1,26-31; Ps 33 (32); Mt 25,14-30
Hyji zgjodhi të dobëtit në sy të botës 1Kor 1,27
Kur ndihesh i dobët ose të duhet të pranosh varfërinë tënde në aftësi njerëzore, mos u shkurajo; drejtoju Zotit Jezus, besoji Atij që ta përdorë dobësinë tonë për të shpallur lavdinë dhe dashurinë e tij. Për Të gjithçka është e mundur!
31/8 E DIEL XXII K. Gj. V. Viti A(II)
Jer 20,7-9; Ps 63 (62); Rom 12,1-2; Mt 16,21-27
Ai që e bjerr jetën e vet për shkakun tim, do ta gjejë atë Mt 16,25
Të falënderoj, o Jezus, për këto fjalë të tuat. Dua të besoj në to më shumë se në veten time, sepse jam i sigurt që ti nuk i zhgënjen pritjet më të thella të zemrës sime. Duke të dhënë ty besim, në fakt, gjithmonë kam gjetur paqe dhe gëzim të thellë!