NËNTOR 2008

1/11 E Shtunë TË GJITHË SHENJTËRIT (P)
Zb 7,2-4.9-14; Ps 23; 1Gjn 3,1-3; Mt 5,1-12

Të lumët ju kur t'ju shajnë... për shkakun tim Mt 5,11

Të dashur vëllezër që jeni pranë Atit tashmë, ne sot ju shohim juve me gëzim.
Sa shumë shembuj të shenjtë e çfarë ndihme të madhe na jep Zoti nëpërmjet jush!
Fjala e Jezusit na bën ta ulim vështrimin mbi njërën prej lumturive që ju keni jetuar. Urrejtjen e botës kundër Zotërisë suaj e keni vuajtur edhe ju, bashkë me të, e sëbashku me të ia keni kthyerr me bekim; pikërisht ashtu mbretëria e Atit mund të vijë në zemra!


2/11 E DIEL Përkujtimi i të Gjithë Besimtarëve të Vdekur (P)
Mal 1,14-2,2.8-10; Ps 131 (130); 1Sel 2,7-9.13; Mt 23,1-12

Keni vetëm një Atë - atë që është në qiell! Mt 23,9

Ndoshta në famullinë tënde shpallen leximet e përkujtimit të të vdekurve.
Me ato të së dielës Zoti do të na ndihmojë të jemi të përvuajtur, ta duam njëri-tjetrin me dashuri, të kemi durim mes nesh, sepse të gjithë kemi nevojë për ndihmë, edhe kur kryejmë detyrat e rëndësishme në bashkësi apo shoqëri.
Jemi bij të një Hyji të vetëm, që na do të gjithëve në të njëjtën mënyrë, pa parapëlqime.


3/11 E Hënë XXXI K. Gj. V. (III)
Sh. Martini de Porres, rregulltar († 1639)
Fil 2,1-4; Ps 131 (130); Lk 14,12-14

Me përvujtni mbani njëri-tjetrin më të madh se veten Fil 2,3

Shën Pali, si një nxënës i vërtetë, ka parë me dashuri Zotin Jezus dhe ka mësuar prej tij.
E "ka parë" të bëhet i vogël dhe i varfër për ne, e "ka parë" të vërë jetën e tij në shërbim të shpëtimit tonë, e "ka parë" të vdesë për ne. Jezusi na ka parapëlqyer me të vërtetë para jetës së vet, na ka konsiderur të gjithëve "më të mëdhenj se veten".
Të faleminderit, Atë, që na ndihmon t'i japim lavde Jezusit!

4/11 E Martë XXXI K. Gj. V. (III)
Shën Karl Borromeu, ipeshkëv (†1584)
Fil 2,5-11; Ps 22 (21); Lk 14,15-24

Ia mohoi vetvetes e mori natyrën e shërbëtorit Fil 2,7

Apostulli na fton të imitojmë Zotin Jezus që ka përshkuar ecjen e dashurisë: për ne ai u përul dhe u bë njeri; për të dhuruar faljen, u zhvesh nga vetë jeta e tij.
Zot Jezus, dua të mësoj nga ty: dua t'i jetoj ditët e mia në angazhim, me hirin tënd, ta bëj veten time një dhuratë për Atin, duke iu shërbyer me dashuri vëllezërve!


5/11 E Mërkurë XXXI K. Gj. V. (III)
Të gjithë Shenjtërit dhe të Lumturit e Shqipërisë
Fil 2,12-18; Ps 27 (26); Lk 14,25-33

Kush nuk e mbart kryqin e vet... nuk mund të jetë nxënësi im Lk 14,27

Ti, Zot Jezus, na ke shpëtuar me vuajtjet e tua, me kryqin tënd. Çdo nxënës i yt i vërtetë të ndjek me dashuri në jetën tënde: kundërshtitë dhe vuajtjet që takon çdo ditë i jeton duke mbetur në bashkim me ty; ia ofron Atit me zemër mirënjohëse: janë një ofertë e çmuar për ardhjen e mbretërisë sate.


6/11 E Enjte XXXI K. Gj. V. (III)
Fil 3,3-8; Ps 105 (104); Lk 15,1-10

Gëzohuni me mua! Lk 15,6

I krishteri merr nga Ati i tij qiellor një zemër që i do të gjithë njerëzit; ndërsa vuan dhe lutet kur sheh dikë në rrugën e mëkatit, është i gëzuar kur vë re shenja kthimi dhe të një jete të re.
Gëzimi i tij është më i madh sa herë ka ditur të bashkohet me Jezusin në ofertën ndaj Atit për ardhjen e Mbretërisë së tij.


7/11 E Premte XXXI K. Gj. V. (III)
Fil 3,17-4,1; Ps 122 (121); Lk 16,1-8

Qëndroni të fortë në Zotin Fil 4,1

Apostulli Pal, që i do si bij të krishterët që atij i ka besuar Zoti Jezus, sheh se ata kërcënohen nga shumë rreziqe në ecjen e tyre të fesë. Ai i fton të mbeten të fortë në Zotin, ta pranojnë kryqin e tij, dhe iu ofron atyre shembullin e vet.
Edhe ne duam të të ndjekim, Zot Jezus! Ecja jote nuk është "e rehatshme" si ajo e kësaj bote, por është unike dhe na udhëheq drejt Atit.


8/11 E Shtunë XXXI K. Gj. V. (III)
Fil 4,10-19; Ps 112 (111); Lk 16,9-15

Nuk mund t'i shërbeni Hyjit dhe pasurisë! Lk 16,13

Jezusi e dinte se farisenjtë, të cilët ishin të pranishëm kur ai iu fliste nxënësve, ishin të ngjitur pas parasë; prandaj iu tërhiqte vëmendjen që të mos ndiqnin shembullin e tyre ata që donin t'i shërbenin Hyjit. Dëshira e zjarrtë për të zotëruar - jo vetëm para, por edhe kënaqësi, lavdi, ngrohtësi... - e pengon shërbimin e plotë dhe të lirë ndaj Zotit.
I lutemi, pra, që të na japë sot e përgjithmonë një zemër të pastër, të aftë ta dojë dhe t'i shërbejë atij, duke shijuar gëzimin e tij.


9/11 E Diel Kushtimi I BAZILIKËS SË LATERANIT (P)
1Mbr 8,22-23.27-30; Ps 95 (94); 1Pjt 2,4-9; Gjn 4,19-24

Zotëri, po shoh se ti je profet Gjn 4,19

Gruaja samaritane pa tek Jezusi, që ishte ulur i lodhur pranë pusit, një profet.
Duke e pranuar, njohu shpëtimin, njohu Hyjin e vërtetë. Sot, në festën e Kushtimit të Bazilikës së Lateranit, e cila konsiderohet si nëna e të gjitha kishave, lavdërojmë Atin, Birin e Shpirtin e Shenjtë për ata që në kishat e të gjithë botës luten në të vërtetën, duke shprehur bashkë me vëllezërit marrëdhënien e tyre me Hyjin, një marrëdhënie dashurie dhe besimi.


10/11 E Hënë XXXII K. Gj. V. (IV)
Shën Luani i madh, papë e mësues (†461)
Tit 1,1-9; Ps 24 (23); Lk 17,6

Na e shto fenë! Lk 17,5

Të faleminderit, o Zot Jezus, ke vënë edhe në buzët tona lutjen e apostujve të tu: "Na e shto fenë!"
Dhurata e besimit ka vërtet një vend të veçantë në jetën e të krishterit: ajo është një derë e hapur për të gjitha dhuratat e tjera. Nëpërmjet besimit në Jezusin, nga të varfër e mëkatarë, bëhemi të fortë, të aftë për të dashur e për t'i ngjarë Atit, si bij të vërtetë.


11/11 E Martë XXXII K. K. Gj. V. (IV)
Shën Martini nga Toursi, ipeshkëv (†397)
Tit 2,1-8.11-14; Ps 37 (36); Lk 17,7-10

Ai e flijoi vetveten për ne Tit 2,14

Leximi i sotëm na paraqet sugjerimet e bukura të Shën Palit për Timoteun: ai i fton nxënësit t'ua mësojnë të krisherëve rrugën e shenjtërisë, me vendosmëri.
Edhe sot, ata që Zoti i dërgon për të na udhëhequr e për të na mësuar në fe na thonë fjalë të së vërtetës, fjalë që mund të na japin jetën; dhe kjo, sepse ata janë nxënës të Zotit Jezus, që ka flijuar vetveten për ne.


12/11 E Mërkurë XXXII K. Gj. V. (IV)
Shën Jozafati, ipeshkëv e martir (†1623)
Tit 3,1-7; Ps 23 (22); Lk 17,11-19

Jezus, Mësues, ki mëshirë për ne! Lk 17,13

Nga lutja e dhjetë të lebrosurve mund të mësojmë të mos i vëmë kufij besimit tonë në Zotin Jezus: nuk ka asgjë të pamundur për të! Ai është Hyj!
Kujtojmë edhe që lutja jonë më e vërtetë dhe "e fuqishme" nuk janë aq fjalët tona, sa është vetë jeta jonë e jetuar si bij të Hyjit, në Jezusin.


13/11 E Enjte XXXII K. Gj. V. (IV)
Flm 7-20; Ps 146 (145); Lk 17,20-25

Mbretëria e Hyjit është në mes jush Lk 17,21

Me këtë fjalë, o Jezus, ti na kujton një gjë shumë të rëndësishme: ti je tashmë në mesin tonë, i ringjallur e i gjallë; nuk duhet të shqetësohemi për ditën e ardhjes sate të fundit: kur do të jetë, si do të ndodhë... Më mirë të përqendrojmë të gjithë vëmendjen tonë për të jetuar me ty dhe për ty, me dashuri dhe besim: do të jemi të gatshëm për ditën e mrekullueshme të lavdisë sate!


14/11 E Premte XXXII K. Gj. V. (IV)
2Gjn 1,3-9; Ps 119 (118); Lk 17,26-37

Kushdo që do të mundohet ta ruajë jetën e vet, do ta humbasë Lk 17,33

Zot Jezus, ti po flet për kohërat e fundit dhe thua që kush në ato ditë do të gjendet duke u përpjekur ta ruajë jetën e vet, do ta humbasë.
Do të përpiqem "të ruhem" në një qëndrim të pandryshueshëm dhurimi të vetvetes; nëse do të kem detyra ndaj vëllezërve më "të rinj" në fe, edhe në ta do të përpiqem të favorizoj këtë qëndrim: është ai i Atit, i Birit, i Shpirtit të Shenjtë, është dashuria e vërtetë, në të cilën gjendet jeta e amshuar.


15/11 E Shtunë XXXII K. Gj. V. (IV)
Sh. Alberti i Madh, ipeshkëv dhe mësues († 1280)
3Gjn 5-8; Ps 112 (111); Lk 18, 1-8

Vallë, Hyji, a nuk do t'i mbrojë të zgjedhurit e vet? Lk 18,7

Jezusi do të na inkurajojë që të qëndrojmë në lutje, në besimin birëror ndaj Atit qiellor. Ndonjëherë forcohet brenda nesh tundimi i shkurajimit: "Megjithëse shkoj në kishë, jam gjithmonë i njëjti mëkatar...".
Por Jezusi na dëgjon gjithmonë; do të vijë patjetër përsëri si dhuratë e dashurisë së Atit: ai do të jetë drejtësia jote, drejtësia jonë.


16/11 E DIEL XXXIII K. Gj. V. Viti A (I)
Sh. Margarita e Skocisë († 1093); Sh. Gertruda, virgjër († 1302)
Fu 31,10-13.19-20.30-31; Ps 128 (127); 1Sel 5,1-6; Mt 25,14-30

U tregove besnik në sende të vogla, do të të bëj të parë mbi pasuri të mëdha Mt 25,23

Ky është një inkurajim për ne: edhe gjërat e vogla, shërbimet e bëra në përvujtëri e fshehtësi e të bëra me zemër besnike, duke u përpjekur ta duam Zotin mbi gjithçka, janë të pëlqyeshme para tij dhe ai i shpërblen.
Le të mendojmë për Shenjtërit, vëllezërit tanë: i kanë shërbyer Zotit me përvujtëri, tani janë lavdëruar: mund të arrijnë tek burimi i hirit, zemra e Atit dhe Zotit të tyre, dhe ta zbrasin këtë burim me bollëk mbi shumëkënd.


17/11 E Hënë XXXIII K. Gj. V. (I)
Shën Elizabeta e Hungarisë, rregulltare (†1231)
Zb 1,1-4; 2,1-5; Ps 2 (1); Lk 18,35-43

U nis pas tij Lk 18,43

Të ndriçuar prej Shpirtit të Shenjtë, ne sot fillojmë përsëri të ndjekim Krishtin: shohim vetëm atë, përpiqemi të jetojmë sipas zemrës së tij, duke pritur vetëm prej tij forcën dhe gëzimin, dashurinë, jetën.


18/11 E Martë XXXIII K. Gj. V. (I)
Kushtimi i Bazilikës së shën Pjetrit e Palit
Zb 3,1-6.14-22; Ps 14; Lk 19,1-10
Biri i njeriut erdhi ta kërkojë e ta shëlbojë atë që pati humbur Lk 19,10

Dëshira e Zakeut për të parë Jezusin nuk është kureshtje, por vendim për t'iu afruar Dikujt që e ka fituar. I madh qe gëzimi i tij në të takuar Jezusin, duke patur ndryshuar zemrën e tij me heqjen dorë nga të mirat tokësore dhe me disponueshmërinë ndaj të varfërve.

19/11 E Mërkurë XXXIII K. Gj. V. (I)
Zb 4,1-11; Ps 151 (150); Lk 19,11-28

U frikësova prej teje sepse je njeri i rreptë Lk 19,21
Fjala e sotme na tregon se çfarë marrëdhënie kërkon Zoti që të kemi me të: jo një marrëdhënie frike, por të një besimi të plotë, ashtu si para një Atë që e do, e njeh, e kupton: një Atë që i gëzohet bashkëpunimit të bijve në përmbushjen e veprave të tij, një Atë i i kujdesshëm e i ndjeshëm më shumë për dashurinë, sesa për rezultatet konkrete.


20/11 E Enjte XXXIII K. Gj. V. (I)
Zb 5,1-10; Ps 150 (149); Lk 19,41-44

O po ta kuptoje... çka të sjell ty paqen! Lk 19,42

Rruga e paqes je ti, o Zot Jezus! Me ty në zemër mund t'i afrohem Atit, mund të shoh çdo njeri me dashuri. Të pranova me gëzim në zemrën time, o Zot Jezus: le të mundem çdo të ditë të qëndroj i bashkuar me ty!


21/11 E Premte XXXIII K. Gj. V. (I)
Kushtimi i Shën Marisë Virgjër
Zb 10,8-11; Ps 119 (118); Lk 19,45-48
Çdo ditë mësonte në Tempull Lk 19,47

Zot Jezus, ti e kryeje këtë shërbim për dashuri të Atit: prandaj dhe e kryeje me besnikëri e kujdes, me çdo dije.
Edhe unë sot me ty, dua t'i ofroj Atit lodhjen e punës sime: dua të angazhohem në të për dashurinë e tij, si një bir. E di që Ati më pret, ashtu si ka pritur ofertën tënde dhe atë të Nënës sonë, që sot festojmë në kushtimin e saj ndaj tij.


22/11 E Shtunë XXXIII K. Gj. V. (I)
Sh. Çeçilia, virgjër e martire († Rreth 250)
Zb 11,4-12; Ps 144 (143); Lk 20,27-40

Hyji nuk është Hyj i të vdekurve, po i të gjallëve Lk 20,38

Në zemrën e njeriut është shumë e fortë dëshira që jeta të zgjasë përgjithmonë dhe është edhe bindja intime se kjo dëshirë është në përputhje me realitetin e natyrës njerëzore.
Ne, që besojmë në Jezusin dhe kemi besim tek fjala e Tij, e kemi sigurinë se do të jetojmë përgjithmonë: në fakt në Hyjin, të gjithë jetojnë.
Shën Çeçilia, ti që na do në Zotin, lutu për ne dhe për ata që në Kishë ofrojnë shërbimin e këngës.


23/11 E Diel XXXIV K. Gj. V. Viti A (II)
KRISHTI MBRET I GJITHËSISË (P)
Sh. Klementi I, papë dhe martir († Shek.I); Sh. Kolumbani, abat († 615)
Ez 34, 11-12.15-17; Ps 23 (22), 1Kor 15,20-26.28; Mt 25,31-46

Para tij do të mblidhen të gjithë popujt Mt 25,32

Ti je Mbreti i vërtetë, o Zot Jezus! Ty ati të dorëzon çdo njeri; dhe ti, që për secilin ke shtrirë krahët mbi kryq, mund të hapësh plotësisht derën e jetës së amshuar.
Lavdi ty, Zot Jezus, Mbret i Gjithësisë!
Lavdia jote do të jetë që të mund t'i dorëzosh Atit me duart e tua të kryqëzuara çdo njeri! Ja ku jam Jezus, Mbreti im, për lavdinë tënde!


24/11 E Hënë XXXIV K. Gj. V. (II)
Shën Andrea Dung-Lac, meshtar dhe Shokët, martirë († Shekk. XVI-XIX)
Zb 14,1-3.4-5; Ps 24 (23); Lk 21,1-4

Nxorri prej varfërisë së vet gjithçka pati për të jetuar Lk 21,4

Jezusi lavdëron veprimin e vejushës së varfër: është shenjë e një dashurie të madhe dhe e një besimi të madh tek Ati; mund të shprehej kështu: "O Atë, e di që ti më do. Gjithçka kam unë po ta ofroj: ti patjetër do ta përdorësh me dashuri dhe dije më të larta se të miat.
Jetës sime i mjafton ajo që ti, nesër ashtu si sot, do t'i përgatitësh".


25/11 E Martë XXXIV K. Gj. V. (II)
Sh. Katerina e Aleksandrisë, virgjër dhe martire
Zb 14,14-19; Ps 96 (95); Lk 21,5-11

Ruajuni të mos ju gënjejnë! Lk 21,8

Vetëm duke të parë ty, Zot Jezus, vetëm duke "ruajtur" në zemër fjalët e tua të jetës së amshuar, për t'i vënë në jetë me dashuri, do të mund t'i largohemi prej çdo mashtrimi dhe të mbetemi të qetë, përgjithmonë.
Ati, në ditën e mrekullueshme të Mbretërisë së tij, do të mund të na japë, sikurse bijve të dashur e të shumëpritur, përqafimin e përjetshëm.


26/11 E Mërkurë XXXIV K. Gj. V. (II)
Zb 15,1-4; Ps 98 (97); Lk 21,12-19

Të mëdha e të qëndrueshme janë veprat e tua, o Zot! Zb 15,3

Në këto ditë të fundit të vitit, shërbesa na vë në gojë fjalë lavdërimi dhe bekimi.
I përsërisim ato me gëzim: e njohim faktin që edhe këtë vit, çdo dhuratë e vërtetë na ka ardhur prej Atit! Fitoret e vogla e të mëdha mbi egoizmin tonë, falja me paqen dhe forcën për të filluar sërish pas humbjeve tona... janë shenja të dashurisë së madhe të Atit.


27/11 E Enjte XXXIV K. Gj. V. (II)
Sh. Valeriani, ipeshkëv († Shek. IV)
Zb 18,1-2.21-23; 19,1-3.9; Ps 100 (99); Lk 21,20-28

Shëlbim, lavdi dhe pushtet Hyjit tonë! Zb 19,1

Është shpallja e gëzueshme njëzëri e Jeruzalemit qiellor, të bashkuar përgjithmonë përpara fronit të Hyjit të vet.
Të këndojmë që tani me gëzim këtë këngë lavdie për Zotin; e këndojmë në këtë pikëmbërritje tashmë pranë fundit të vitit liturgjik, duke e rifreskuar pritjen tonë të sigurt e besimplotë të Mbretërisë që po vjen dhe dëshirën e zjarrtë për Atdheun, që sot është më pranë se dje!


28/11 E Premte XXXIV K. Gj. V. (II)
Zb 20,1-4.11-21,2; Ps 84 (83); Lk 21,29-33

Fjalët e mia nuk do të bien poshtë Lk 21,33

Është e vërtetë, Zot Jezus: fjalët e tua nuk do të bien poshtë!
Në fakt, kur me hirin tënd mirëpres dhe jetoj fjalët e tua, hyn brenda meje jeta, jeta e amshuar, që do të vazhdojë edhe kur qielli e toka nuk do të jenë më.


29/11 E Shtunë XXXIV K. Gj. V. (II)
Zb 22,1-7; Ps 95 (94); Lk 21,34-36

Rrini zgjuar e lutuni në çdo moment! Lk 21,36

Zot Jezus, ti na ke dhënë shembullin e një lutjeje të pandërprerë. Lutja jote nuk është kërkesë, por ofertë e vetvetes për Atin, që të përmbushen planet e tij, me të cilat ai iu jep dashurinë të gjithë njerëzve!
Kur lutem, zemra ime ndryshon, bëhet më e mirë, më bujare, më e lirë nga lidhjet me gjërat e kësaj bote. Prandaj dhe ti do që unë të lutem gjithmonë!


30/11 E DIEL I K. A. Viti B (I)
Sh. Andrea, Apostull (P)
Is 63,16-17.19; 64,1-7; Ps 78 (79); 1Kor 1,3-9; Mk 13,33-37

Rrini zgjuar e me kujdes! Mk 13,33

Fillojmë kohën e Ardhjes. Zoti Jezus na fton në praktikën e vigjilencës: nëse do ta bëjmë me angazhim, të udhëhequr nga të dëgjuarit e përditshëm të fjalës së Hyjit, do të gëzojmë frytet e saj përgjatë vitit litugjik; do ta gjejmë veten të përforcuar në vëmendjen e pandryshueshme ndaj pranisë së Hyjit dhe të pritjeve të tij, në vetëdijen se jeta jonë e vërtetë është ai. E gjithë pritja jonë dhe shpresa j