JANAR 2009
1/1 ENJTE SS.ma NËNA E HYJIT [P]
Nr 6,22-27; Ps 66; Gal 4,4-7; Lk 2,16-21
Zoti të të bekojë Nr 6,24
Fillojmë një vit të ri me bekimin e Zotit Jezus. Fjala e tij
është bekim i madh kur mbërrin në veshët tanë
e në zemrat tona. Do të na ndihmojë shembulli i Marisë
së Tërëshenjtë, bekuar mes gjithë krijesave, që
e ka pritur Fjalën me përvujtni!
2/1 PREMTE T.N. [P] (m: Ss. Basilio M., † 379, e Gregorio N., † 390, vescovi
e dottori)
1Gjn 2,22-28; Ps 97; Gjn 1,19-28
Qëndroni në Të 1Gjn 2,27
Shpriti i Shenjtë që kemi pranuar në pagëzim, në
krezmim e në misteret e tjera, na ndihmon gjithmonë që të
qëndrojmë të fortë në fenë në Krishtin
dhe në Atin e të mos gënjehemi nga rrugë të tjera
jetese.
Të falënderojmë o Shpirt i Shenjtë për ndihmën
tënde besnike.
3/1 SAB T.N. [P] (Santissimo Nome di Gesù)
1Gjn 2,29 - 3,6; Ps 97; Gjn 1,29-34
Quhemi bij të Hyjit 1Gjn 3,2
Mund të themi se jemi bij të Hyjit prej çastit që pranojmë
Jezusin në jetën tonë.
Të falënderojmë, Jezus, që na lejon të jemi të
bashkuar me ty për ta dashur Atin dhe për t'iu bindur atij, e të
jemi të bashkuar me ty për t'i konsideruar të gjithë njerëzit
vëllezër.
Lavdi emrit tënd, Jezus!
4/1 DOM II° dopo Natale [II]
Sir 24,1-4.8-12; Ps 147; Ef 1,3-6.15-18;
Gjn 1,1-18
Drita e vërtetë erdhi në botë Gjn 1,9
Një njeri po fliste dhunshëm, nuk ishte i ndershëm; fjalët
e tij po më mbyllnin zemrën e gojën.
Atëherë fola për Jezusin: drita e tij ndriçoi në
atë terr!
Të falënderojmë o Zot Jezus, për çdo ardhje tënden:
ti je drita jonë, je jeta jonë!
5/1 LUN T.N. [P]
1Gjn 3,11-21; Ps 99; Gjn 1,43-51
Nga më njeh? Gjn 1,48
Jezusi pa Natanaelin dhe kuptoi që ai kërkonte në mënyrë
të sinqertë e të përvujtun Birin e Hyjit, Mesinë.
Më ndodh edhe mua ndonjëherë që, kur i afrohem një
njeriu, vë re se ndodhem pranë një vëllai apo një
motre. Zbuloj më pas se ai e do Jezusin!
Kur ke Jezusin në zemër është e lehtë - dhe është
bukur - të njihesh me të tjerët e të kuptosh se jeni vëllezër!
6/1 E MARTË EPIFANIA E ZOTIT [P]
Is 60,1-6; Ps 71; Ef 3,2-3a.5-6; Mt 2,1-12
Erdhëm ta adhurojmë Mt 2,2
Është dhuratë e Hyjit, mrekulli e vërtetë kur dikush
njeh tek Jezu Krishti Zotin, Birin e Hyjit që është bërë
njeri, dhe i beson atij jetën e vet.
Unë besoj, Jezus, se ti je Shpëtimtari për të gjithë,
ti që i jep sërish njeriut mëkatar bashkimin me Hyjin.
Dua edhe unë të të adhuroj, sot e përgjithmonë!
Do të të adhuroj duke të pyetur ty çdo herë që
do të më duhet të marr një vendim për jetën
time.
7/1 MER T.N. [P] (m: S. Valentino, vasc., + S. Raimondo di Peñafort,
sac.)
1Gjn 3,22 ? 4,6; Ps 2; Mt 4,12-17.23-25
Kush e njeh Hyjin, na dëgjon 1Gjn 4,6
Gjon ungjilltari do të na mësojë në letrën e tij
të parë që të mos i besojmë çdo gjëje
që na vjen në mend dhe çdo fjale që dëgjojmë,
por të dëgjojmë dhe të lejojmë të prekemi prej
mësimeve të atyre që kanë njohur Jezusin dhe plotësojnë
vullnetin e tij.
Ata që të kanë pranuar ty, Jezus, janë dritë për
jetën tonë.
8/1 GIO T.N. [P]
1Gjn 4,7-10; Ps 71; Mk 6,34-44
Jezusi pa një turmë të madhe, e cila iu dhimbs Mk 6,34
Jezusin e ka dërguar Ati për të dhuruar dashurinë e tij.
Duke parë njerëzit në nevojë, ai nuk iu largohet, por
ndalet me ta për t'i ndihmuar e mbështetur.
Të falënderojmë Jezus që edhe sot, nëpërmjet
atyre që të duan ty, ti ndihmon shumë njerëz që kanë
nevojë për një këshillë apo një ngushëllim.
9/1 VEN T.N. [P]
1Gjn 4,11-18; Ps 71; Mk 6,45-52
U ngjit në mal për t'u lutur Mk 6,46
Jezusi tërhiqej shpesh në lutje!
Ai dëshironte të njihte planet e Atit në mënyrë që
mbretëria e tij të vijë. Këtë rradhë do t'i
kërkohet të mbërrijë tek të tijët natën,
duke ecur mbi detin në furtunë.
Të falënderoj Jezus, që më lejon edhe mua të gjej
kohë për të ndenjur me ty.
Të falënderoj për kurjaën bën të burojë
tek unë e të vijoj të jem dishepulli yt.
10/1 SAB T.N. [P]
1Gjn 4,19 - 5,4; Ps 71; Lk 4,14-22
Shpirti i Zotit është mbi mua Lk 4,18
Në përfundim të kohës së Krishtlindjeve Kisha na
fton të vështrojmë madhështinë e Shpëtimtarit
që ka ardhur për ne. Ai kryen programin që Hyji, nëpërmjet
profetëve, ka përgatitur më parë për të. Në
Nazaret ai e shpall: do ta kryejë me Shpirtin që Ati do të
dërgojë mbi të!
11/1 E DIEL PAGËZIMI I ZOTIT Viti B [P]
Is 55,1-11; Is 12,2.4b-6; 1Gjn 5,1-9; Mk 1,7-11
Ti je Biri im i dashur Mk 1,11
Vetë Ati na zbulon se Jezusi është Biri i tij, ai që sjell
në botë dashurinë e tij. Është biri "i dashur",
sepse është ai që interpreton në mënyrën më
të vërtetë dhe përmbush planet e e dashurisë së
Atit.
Jezus, të pranojmë me gëzim si bir të Atit. Na i shpall
dëshirat e tua, e bashkë me ty edhe ne do t'i përmbushim!
12/1 LUN I° T.O. [I]
Heb 1,1-6; Ps 96; Mk 1,14-20
Kthehuni (Pendohuni) Mk 1,15
Ndoshta kjo këshillë na bën instinktivisht të mendojmë
për pendesë e përkormëri. Kthimi, të cilin jemi të
thirrur të bëjmë, është t'i besojmë një
lajmi të mirë, është të besojmë tek dashuria
që Hyji ka për ne e kështu të hidhemi në krahët
e tij, është t'i besojmë secilës fjalë të tij
e të lejojmë të udhëhiqemi prej tij; është ta
ndjekim e të bashkëpunojmë me të.
Kthimi pra është gëzim, paqe, plotësi jete!
13/1 MAR I° T.O. [I] (m: S. Ilario, vesc. e dott.)
Heb 2,5-12; Ps 8; Mk 1,21-28
Filloi të mësonte Mk 1,21
Të shtunën Jezusi merr pjesë me dishepujt e tij në liturgjinë
në sinagogë. Pas leximit të Shkrimit edhe ai ndrihet në
këmbë për t'i shpjeguar.
Sa bukur duhet të ketë qenë të dëgjoje mësimet
e Jezusit!
Çdo herë që dëgjojmë fjalën tënde, Jezus,
ti na ripërtërin e na e ngroh zemrën.
Faleminderit!
14/1 MER I° T.O. [I]
Heb 2,14-18; Ps 104; Mk 1,29-39
Të gjithë po t ë kërkojnë! Mk 1,37
Të gjithë po e kërkonin Jezusin sepse donin ndonjë mrekulli
apo ndonjë përfitim prej tij. Atij në fakt do t'i pëlqente
ta kërkonte dikush që dëshiron ta ndjekë apo të vihet
në shërbim të tij për të shpallur Mbretërinë
e Hyjit!
15/1 GIO I° T.O. [I] (Proprio diocesano: m: S. Romedio, eremita)
Heb 3,7-14; Ps 94; Mk 1,40-45
Ata nuk i njhën udhët e mia Heb 3,10
Populli i Izraelit është endur për dyzet vjet në shkretëtirë
për shkak të fesë së tij pakët. Ne nuk duam të
bëjmë të njëjtin gabim.
Më ndihmo o Atë sot, që të pranoj pa u ankuar gjendjen
time, duke t'u besuar ty që më njeh e më shoqëron.
16/1 VEN I° T.O. [I]
Heb 4,1-5.11; Ps 77; Mk 2,1-12
Biri im, të janë falur mëkatet MK 2,5
Përse Jezusi, së pari i thotë të paralizuarit: "Biri
im, të janë falur mëkatet", në vend që ta shërojë
nga sëmundja që e mbante fizikisht të pamundur të lëvizë,
të padobishëm dhe peshë për shoqërinë?
Mëkati është shkaku fillestar i parehatisë së çdo
njeriu, i të shëndetshmëve, por edhe i të sëmurëve.
17/1 SAB I° T.O. [I] (m: S. Antonio, abate, † 356)
Heb 4,12-16; Ps 18; Mk 2,13-17
Nuk kam ardhur të thërras të drejtët, por mëkatarët
Mk 2,17
Sot, eja o Zot Jezus të më thërrasësh mua mëkatarin.
Faleminderit që për "të ngrënë" me mua,
për të më ofruar bashkimin e vërtetë e të thellë,
paguan një çmim kaq të lartë: vjen prej qiellit, prej
Atit tënd , mbi tokë merr mbi vete qortimet e atyre që kujtojnë
se janë të drejtë; ofron veten tënde në kryq për
të larë mëkatin tim: të falënderoj, të pranoj,
të dua, Jezus!
18/1 DOM II° T.O. Anno B [II]
(Fillimi i Tetëditëshit të lutjes për bashkimin e të
krishterëve)
1Sam 3,3-10.19; Ps 39; 1Kor 6,13-15.17-20; Gjn 1,35-42
Gjetëm Mesinë Gjn 1,41
Për disa njerëz takimi me Jezusin është fryt i një
mundimi shpritëror dhe lutjeje, ndërsa për të tjerë
Zoti vetë është bërë i gjallë në jetën
e tyre.
Faleminderit, Jezus për ata që na kanë ndihmuar të vijmë
tek ti. Faleminderit për ata që kemi mundur të sjellim drejt
teje. Faleminderit për të gjithë ata besimtarë që
brenda Kishës, me gjithë ndryshimet e riteve dhe traditave, angazhohen
për të bërë të njohur e të dashur Jezusin, për
të ribashkuar rreth tij bijtë e vet të shpërndarë.
19/1 LUN II° T.O. [II] Tetëditëshi i lutjes për bashkimin
e të krishterëve
Heb 5,1-10; Ps 109; Mk 2,18-22
Vera e re në kacekë të rinj Mk 2,22
Jezusi erdhi të na sjellë festën e jetës së tij në
bashkim me Atin. E derdh brenda nesh ashtu siç hidhet vera në
kacekë, duke ripërtërirë gjithë jetën tonë.
Duke u lutur gjatë këtij tetëditëshi për bashkimin
e të krishterëve, bashkëpunojmë në mënyrë
që të gjithë ata që besojnë tek ai të mund të
gëzojnë për bashkimin e tij me Atin.
20/1 MAR II° T.O. [II] facoltativo: m: S. Fabiano, papa e mart., + S.
Sebastiano, martire)
Tetëditëshi i lutjes për bashkimin e të krishterëve
Heb 6,10-20; Ps 110; Mk 2,23-28
Biri i njeriut është Zot edhe i së shtunës Mk 2,28
Duke ndjekur Jezusin, marrim prej tij jetën si bij të Hyjit. Ai
na ndihmon ta jetojmë fjalën e Hyjit me Shpirtin e Shenjtë,
me dashuri, dhe jo në skllavëri që të shtyp.
Me ty, Jezus, forcohet tek ne edhe shpresa e bashkimit me të gjithë
vëllezërit që të tregojnë besim.
21/1 MER II° T.O. [II] (m: S. Agnese, verg. e m., † 304)
Tetëditëshi i lutjes për bashkimin e të krishterëve
Heb 7,1-3.15-17; Ps 109; Mk 3,1-6
Shtrije dorën! Mk 3,5
Duke iu bindur këtij urdhri të Jezusit, burri me dorën e paralizuar
iu tregoi tregoi, ndoshta i turpëruar, të gjithë të pranishmëve
sëmundjen e tij, e kështu u shërua.
"Shtrije dorën"! Mos ndoshta sot Jezusi, duke dëshiruar
të shërojë ndonjë të keqe timen, po më fton
edhe mua që t'i hapem me përvujtni e besim një shërbestari
të tij?
22/1 GIO II° T.O. [II] (facoltativo: m: S. Vincenzo, diacono e martire)
Tetëditëshi i lutjes për bashkimin e të krishterëve
Heb 7,25 - 8,6; Ps 39; Mk 3,7-12
Jezusi u shmang drejt detit Mk 3,7
Jezusi u shmang drejt detit e shumë vetë shkonin tek ai e shihnin
atë që bënte.
Edhe ne, duke besuar në atë çka ai është i aftë
të bëjë, e kërkojmë në lutje, e veçanërisht
këtë javë gjatë së cilës i kërkojmë
Hyjit bashkimin e të krishterëve.
23/1 VEN II° T.O. [II]
Tetëditëshi i lutjes për bashkimin e të krishterëve
Heb 8,6-13; Ps 84; Mk 3,13-19
Njih Zotin! Heb 8,11
Kjo fjalë, e cila ndodhet në letrën drejtuar Hebrenjve, është
një lajm i mirë për gjithë të krishterët. Vërtet,
Shpirti i Shenjtë që kemi marrë në Pagëzimin e Shenjtë,
na ndihmon të njohim Zotin Jezus, të jetojmë për të
me dashuri, për të qenë të bashkuar, për lavdinë
e tij dhe lavdinë e Atit.
24/1 SAB II° T.O. [II] (m: S. Francesco di Sales, v. e dott., † 1622)
Tetëditëshi i lutjes për bashkimin e të krishterëve
Heb 9,2-3.11-14; Ps 46; Mk 3,20-21
Jezusi shkoi në një shtëpi Mk 3,20
Atë i shenjtë e i mirë, dërgoje përsëri Shpirtin
tënd të Shenjtë tek të gjithë të krishterët,
që të mund të pranojnë me dashuri Jezusin në zemër,
ashtu si Shën Françesku i Sales, e kështu të rivendosësh
bashkimin e popullit tënd! Ta kërkojmë për meritat e Jezusit,
Birit tënd fort të dashur.
Mari e Tërëshenjtë e shenjtër të Hyjit, lutuni për
ne!
25/1 DOM III° T.O. Anno B [III]
Gio 3,1-5.10; Sal 24; 1Kor 7,29-31; Mk 1,14-20
Fundi i tetëditëshit të lutjes bër bashkimin e të
krishterëve
Mbretëria e Hyjit është afër Mk 1,15
Të flisje për Mbretërinë e Hyjit në kohën e
Jezusit do të thoshte të rizgjoje një ëndërr që
për perandoritë njerëzore kishin shekuj që përpiqeshin
të mbysnin. Mbretëria e Hyjit është një mbretëri
ku Hyji është "Mbreti", në drejtësi e paqe.
Mbretëria e Hyjit është afër: ky është një
lajmërim që Jezusi vazhdon t'i drejtojë secilit prej nesh.
Nëse Mbretëria e Hyjit është afër, do të thotë
se ka ardhur mbreti. Mbreti është Jezusi vetë!
Eja, Jezus, dua të të bindem ty!
Vazhdojmë të lutemi që në Kishat e ndryshme, duke shumëfishuar
"shenjat" e vëllazërisë, të mund të përmbushen
hapa të mëtejshëm drejt bashkimit.
26/1 LUN III° T.O. [III] (m: Ss. Timoteo e Tito, vescovi, 1° sec.)
1Heb 9,15.24-28; Ps 97; Mk 3,22-30
E si është e mundur Satanai të dëbojë Satanain? Mk
3,23
Ashtu si nuk ishte e vërtetë që Jezusi dëbonte djajtë
me fuqinë e satanait (sepse ky nuk vepron kundër interesave të
veta), po kështu nuk është e mundur "të bësh
mirë " me metoda që në mënyrë të qartë
apo të fshehtë, janë njëfarësoj të lidhura me
djallin. Edhe pse ndonjëherë duket të ketë një hije
mirëqenieje, pastaj, në mënyrë të pashmangshme, do
të na duhet të paguajmë me vuajtje të mëdha.
Më shëro ti, Zot Jezus, me forcën e Shpirtit tënd të
shenjtë!
27/1 MAR III° T.O. [III] (facoltativo: m: S. Angela Merici, verg.)
Heb 10,1-10; Ps 39; Mk 3,31-35
Ja ku po vij për të bërë vullnetin tënd Heb 10,9
Është fjala që Biri i Hyjit i drejtoi Atit në heshtjen
e përjetësisë ndërsa pranonte të jetonte në
botë si njeri.
Është ajo së cilës Maria i dha zë kur i përgjigjej
ëngjëllit, që të bëhej mish tek ajo Biri i Hyjit.
Është e njëjta fjalë që shqiptoj edhe unë: atëherë
i ofroj Zotit Jezus mundësinë të veprojë nëpërmjet
jetës sime.
28/1 MER III° T.O. [III] m: S. Tommaso d'Aquino, sac. e dott., † 1274)
Heb 10,11-18; Ps 109; Mk 4,1-20
Mbjellësi mbjell fjalën Mk 4,14
Jezus, për mundimin e për ringjalljen tënde, hape zemrën
tonë që ne të mund të pranojmë fjalën tënde.
Shndërroje atë në një terren të mirë, e kështu
fjala jote e mbjellë aty, të rritet e të mbërrijë
pjekurinë për të na dhënë jetë neve dhe vëllezërve
tanë.
29/1 GIO III° T.O. [III] (Proprio diocesano: m: S. Giuseppe Freinademetz,
sac.)
Heb 10,19-25; Ps 23; Mk 4,21-25
Kujdes çfarë dëgjoni Mk 4,24
Shumë gjëra mund të dëgjohen çdo ditë, por
fjala e Jezu Krishtit duhet të parapëlqehet ndër gjithë
zërat e tjerë! Ajo i ndriçon të gjitha. Fjala e tij
e ruajtur me dashuri në zemër bën të lindë tek ne
një jetë e shenjtë.
30/1 VEN III° T.O. [III]
Heb 10,32-39; Ps 36; Mk 4,26-34
Keni nevojë për durim Heb 10,36
Jezusi me jetën e tij, si edhe të gjithë Shenjtërit, ndriçojnë
këtë fjalë: ata e kërkuan dhe e përqafuan vullnetin
e Atit, duke e dashur këtë fjalë deri në fund.
O Shpirti Shenjtë, ti na ndihmo!
31/1 SAB III° T.O. [III] (m: S. Giovanni Bosco, sac., † 1888)
Heb 11,1-2.8-19; kantiku: Lk 1,68-75; Mk 4,35-41
Përse keni frikë? Mk 4,40
Kur ndodhemi para vështirësish të mëdha, mund të
na zërë frika. Por nëse besojmë menjëherë se
Jezusi është me ne e kujdeset për ne, atëherë ia
besojmë veten tonë atij dhe tejkalojmë kështu çdo
frikë.
Faleminderit, Jezus, për dashurinë tënde e për praninë
tënde përbri nesh!