SHKURT 2009

1/2 DOM IV° T.O. Anno B [IV]
Dt 18,15-20; Sal 94; 1Cor 7,32-35; Mc 1,21-28
Ata mahniteshin nga mësimi i tij Mk 1,22
Ndohemi në sinagogën e Kafarnaumit dhe Jezusi shpjegon Shkrimet. Këtë e bën me kaq shumë autoritet sa djalli, i fshehur tek një prej të pranishmëve, del në dritë. Kur predikohet fjala e Hyjit, ajo depërton në thellësi e na drejtohet personalisht.
Edhe mua më ndodh që duke dëgjuar shpalljen e ungjillit, më ngjan sikur Zoti të më fliste pikërisht mua.

2/2 LUN IV° T.O. [IV] PRESENTAZIONE del SIGNORE [P]
Ml 3,1-4 (opp. Eb 2,14-18); Sal 23; Lc 2,22-40
Me sytë e mi e pashë shpëtimin tënd Lk 2,30
Simoni, duke përqafuar Jezusin, shpërtheu i ngazëllyer: "Lejo, o Zot, që shërbëtori yt të shkojë në paqe sepse sytë e mi panë shpëtimin tënd"!
Faleminderit, o Atë i shenjtë e i mirë, sepse atyre që të kërkojnë e të shërbejnë me besnikëri, ti iu zbulon tek Jezusi bukurinë tënde të pavdekshme dhe shpëtimin tënd që ke përgatitur për të gjithë popujt!

3/2 MAR IV° T.O. [IV] (Proprio diocesano: m: B. Stefano Bellesini, sac.)
Eb 12,1-4; Sal 21; Mc 5,21-43
Mos ki frikë, vetëm beso! Mk 5,36
Jezusi ndonjëherë nuk e pranon në çast lutjen tonë. Ai pret, edhe për të na dhënë rastin që të shprehim një besim më të pjekur, më të vendosur, një besim që të jetë i aftë të ndërhyjë në të gjitha aspektet e jetës sime.

4/2 MER IV° T.O. [IV]
Eb 12,4-7.11-15; Sal 102; Mc 6,1-6
Zoti e qorton atë që e do Heb 12,6
Në jetën në vëllazëri është e pamundur mos të të bëjnë korrigjime, edhe pse ne kërkojmë t'i shërbejmë Zotit me gjithë vullnetin tonë të mirë. Ka shumë vite që më kërkohet të jem më i përvujtun dhe më dashamirës ndaj vëllezërve.
Faleminderit, Jezus, që më ndreq nëpërmjet vëllezërve.
Faleminderit që me anë të tyre do të më bësh të arrij shenjtërinë tënde.

5/2 GIO IV° T.O. [IV] (m: S. Agata, vergine e mart., † 250 ca)
Eb 12,18-19.21-24; Sal 47; Mc 6,7-13
Dëbonin shumë djaj, lyenin me vaj shumë të sëmurë e i shëronin Mk 6,13
Nxënësit e Jezusit, të mësuar e të dërguar prej tij, bënin mrekulli, ashtu sikundër ai.
Kështu ndodh ende në Kishë: e dëshmon jeta e Shenjtërve dhe e atyre që e duan Zotin duke iu bindur.
Faleminderit, Jezus, për Kishën tënde të shenjtë në të cilën është i pranishëm veprimi yt shërues!

6/2 VEN IV° T.O. [IV] m: Ss. Paolo Miki e Compagni, martiri, † 1597)
Eb 13,1-8; Sal 26; Mc 6,14-29
Jezu Krishti është gjithnjë i njëjti: dje, sot e në amshim Heb 13,8
Autori i letrës drejtuar Hebrenjve e mbyll shkrimin e tij duke i nxitur vëllezërit drejt dashurisë së ndërsjelltë, drejt qëndrimit pranë të burgosurve e të sëmurëve, drejt respektimit të martesës dhe drejt të jetuarit larg pasurive. Fton gjithashtu për të dëgjuar përgjegjësit e bashkësisë e për të imituar fenë e tyre.
Falënderojmë nga zemra papën e ipeshkvinjtë, sepse gjatë këtyre viteve na kanë forcuar në njohjen e drejtë të Jezu Krishtit e na kanë mbrojtur nga doktrina të ndryshme e të huaja.

7/2 SAB IV° T.O. [IV]
Eb 13,15-17.20-21; Sal 22; Mc 6,30-34
U nisën me varkë drejt një vendi të shkretë për të ndenjur vetëm Mk 6,32
Jezusi i pati dëgjuar me vëmendje apostujt e kthyer nga misioni dhe pati marrë parasysh se sa shumë ishin konsumuar për të. E kishte vënë re lodhjen e tyre dhe faktin që kishin nevojë për t'u rigjallëruar duke ndenjur vetëm me të pa shpërqëndrime.
Faleminderit, Jezus, për mënyrën se si mendon për të tutë! Faleminderit për ditën e nesërme, ditën tënde, në të cilën mund të shplodhemi e të qëndrojmë më shumë me ty!

8/2 DOM V° T.O. Anno B [I] (facoltativo: m: S. Girolamo Emiliani, + S. Giuseppina Bakhita, verg.)
Gb 7,1-4.6-7; Sal 146; 1Cor 9,16-19.22-23; Mc 1,29-39
Ai u afrua, e mori përdore dhe e ngriti Mk 1,31
Ndodhemi në shtëpinë e Simonit dhe Andreas në Kafarnaum. Këtu i flasin Jezusit për ethet e vjehrrës së Simonit dhe ai i qëndron përbri, e shëron, dhe, me një gjest tejet delikat, e ngre përsëri.
Faleminderit, Jezus, për dhuratën e shëndetit, për të gjithë ata që na kanë sjellë pranë teje e na kanë ndihmuar të vihemi në shërbimin tënd brenda Kishës.

9/2 LUN V° T.O. [I]
Gn 1,1-19; Sal 103; Mc 6,53-56
Fryma e Hyjit endej mbi ujëra Zan 1,2
Në fillim…, Shpirti i Hyjit endej përmbi humnerë për të vendosur rregull mes krijesave të tij!
Eja, Shpirt i Shenjtë, tek unë; më jep formë sipas fjalës së Jezusit.
Më bëj banesë të dashurisë së tij dhe vendos rregull në marrëdhëniet e mia, që të jem kështu o aftë të fal, të kuptoj vëllezërit e mi e t'iu shpall atyre mëshirën tënde.

10/2 MAR V° T.O. [I] (comm. : m: S. Scolastica, verg., † 542 ca)
Gn 1,20 - 2,4; Sal 8; Mc 7,1-13
Ndero babanë tënd e nënën tënde Mk 7,10
Faleminderit, Zot Jezus, që i përgjigjesh me urti dhe dashuri të kulluar kujtdo që ty të thërret dhe ndreq ata që kanë nevojë të ndreqen.
Faleminderit që na tregon atë çka është thelbësore për jetën e na çliron nga gjithçka është mashtrim e iluzion!

11/2 MER V° T.O. [I] (facoltativo: m: B. V. MARIA Immacolata di Lourdes)
Gn 2,4-9.15-17; Sal 103; Mc 7,14-23
Njeriun e ndotin ato që dalin prej tij Mk 7,15
"Gjërat " që e pengojnë njeriun të qëndrojë në marrëdhënie me Hyjin që është dashuri, janë mëkatet: fëlligështi, kurorëthyerje, kopraci, zili, dënim i të tjerëve …, që depërtojnë fillimisht tek mendimet, tek ndjenjat e më pas kthehen në qëllime e veprime.
I kërkojmë Marisë së Papërlyer të na qëndrojë pranë për të na ndihmuar të bëjmë dallimin mes mendimeve tona e të na shërojë nga sëmundja e një mendësie që nuk është sipas ungjillit.

12/2 GIO V° T.O. [I]
Gn 2,18-25; Sal 127; Mc 7,24-30
Të dy do të bëhen një trup i vetëm Zan 2,24
Sa bukur është kur sheh bashkëshortët që duhen, që kërkojnë njëri - tjetrin para vendimeve, që kuptohen në ajër, që e mbështesin njëri - tjetrin me durim, e ndihmojnë njëri - tjetrin në lutje, e sëbashku kërkojnë një këshillë! Është bukur sepse bashkimi i tyre është vepër e Hyjit. Burri dhe gruaja janë krijuar për të shpallur sëbashku veprën e Hyjit!

13/2 VEN V° T.O. [I]
Gn 3,1-8; Sal 31; Mc 7,31-37
Të gjitha gjërat i ka bërë mirë; ai i bën të shurdhërit të dëgjojnë e memecët të flasin! Mk 7,37
Jezus, na i hap edhe neve veshët e shpirtit, ashtu siç hape veshët e shurdhmemecit.
Edhe ne, duke zbuluar në fjalën tënde misterin e dashurisë tënde, do të shpallim me zë të lartë: "Ke bërë çdo gjë mirë"! Fjala jote na tregon pikërisht këtë të vërtetë: as ne nuk mund të heshtim!

14/2 SAB V° T.O. [I] Ss. CIRILLO, († 859) e METODIO, († 885), Patroni D'EUROPA [P]
Is 52,7-10; Sal 95; Mc 16,15-20
Zoti po e ngushëllon popullin e vet Is 52,9
Nëpërmjet nxënësve të tij, shenjtërve të tij, Jezusi iu sjell të gjithë njerëzve lajmin e mirë të shpëtimit të tij, të dashurisë së tij e të Atit! Kështu patën bërë edhe profetët me popullin e zgjedhur.
Faleminderit, Jezus, që vazhdon të na ngushëllosh me lajmin e ungjillit që kemi mundësinë ta dëgjojmë si gjatë Meshës së Shenjtë, ashtu edhe në raste të tjera.

15/2 DOM VI° T.O. Anno B [II]
Lv 13,1-2.44-46; Sal 31; 1Cor 10,31 - 11,1; Mc 1,40-45
Bëni gjithçk apër lavdi të Hyjit 1Kor 10,31
Këto fjalë më kanë bërë të reflektoj shumë dhe më kanë ndihmuar ta përqendroj jetën time tek Jezusi.
Kështu për mua, të marr pjesë në Meshën e Shenjtë gjatë javës nuk është vetëm bindje ndaj një ftese, por pikërisht dhënia peshë e rëndësi Jezusit; edhe puna ime e djeshme në kopsht u përpoqa të mos përbënte qëllim në vetvete, por një shërbim ndaj Zotit tim.

16/2 LUN VI° T.O. [II]
Gn 4,1-15.25; Sal 49; Mc 8,11-13
Kushdo që ta vrasë Kainin, do të ndëshkohet shtatëfish! Zan 4,15
Këto fjalë na bëjnë të ruhemi të mos i bëjmë ballë njeriut të keq me dhunë.
E vetmja mënyrë për ta mundur të keqen është të duam, të bëjmë mirë, të lavdërojmë në zemrën tonë, të lutemi për ata që duke qenë viktima të mëkatit, kërkojnë të na bëjnë keq, në mënyrë që ata të mund të çlirohen.

17/2 MAR VI° T.O. [II]
Gn 6,5-8;7,1-5.10; Sal 28; Mc 8,14-21
Dishepujt në varkë kishin vetëm një bukë Mk 8,14
Dishepujt, ndërkohë që përshkonin me Jezusin Liqenin e Gjenasaretit, ishin të shqetësuar për ushqimin: nuk kishin veçse një bukë.
Jezusi i qorton: ai, Zoti që kishte ngopur pesëmijë burra me pesë bukë, ishte me ta! Të braktisur në duart e tij, mund të pushonin të sigurt për përkujdesjen dhe mbrojtjen e tij.

18/2 MER VI° T.O. [II]
Gn 8,6-13.20-22; Sal 115; Mc 8,22-26
Vuri duart mbi të dhe tha: "A sheh gjë?" Mk 8,23
Jezusi e pret të verbërin që vjen tek ai i udhëhequr nga të tjerë, të cilët i luten ta prekë.
Jezusi e vlerëson gjithmonë besimin e cilitdo e nëpërmjet këtij besimi ai bekon njeriun që ka nevojë të shpëtohet.
Faleminderit, Jezus, që ke ardhur mes nesh për të na dhuruar dritë, jetë e paqe!

19/2 GIO VI° T.O. [II]
Gn 9,1-13; Sal 101; Mc 8, 27-33
Po ju, kush thoni se jam unë? Mk 8,29
Faleminderit, Jezus, që sot ma drejton edhe mua këtë pyetje. Ti je për mua shpëtimtari, shpresa për këtë botë të mjerë, je burimi i paqes dhe i jetës së vërtetë, je Biri i Atit që di si të na bëjë bij të tij e që na udhëheq drejt tij!

20/2 VEN VI° T.O. [II]
Gn 11, 1-9; Sal 32; Mc 8,34 - 9,1
Kush dëshiron të vijë pas meje, le të mohojë veten Mk 8,34
Një ditë i kërkova një vëllai të zhvendoste një vazo me lule, e cila më pengonte të kaloja; m'u përgjigj se ishte mirë aty ku ishte.
Në kuzhinë i lejova një motre të më shpjegonte një recetë që e njiha prej vitesh.
Për shumë kohë kam vijuar t'i përsëris një vëllai një udhëzim që ai gjithmonë e harronte …
Mohime të vogla të vetvetes për t'u përgatitur për të ndjekur Jezusin!

21/2 SAB VI° T.O. [II]
Eb 11,1-7; Sal 144; Mc 9,2-13
Jezusi u shndërrua para tyre Mk 9,2
Jezusi iu dhuron tre prej nxënësve të tij një përvojë të veçantë: thuajse një parajsë. Ai iu zbulon atyre një aspekt të hyjnisë së tij. Çudia dhe gëzimi i mëpasëm janë shumë të mëdha në ta dhe i ndihmojnë të jetojnë ditët në vijim të mundimeve dhe të vdekjes së Zotit, pa u skandalizuar..

22/2 DOM VII° T.O. Anno B [III] CATTEDRA di S.PIETRO,
Is 43,18-19.21-22.24-25; Sal 40; 2Cor 1,18-22; Mc 2,1-12
Ai u bë "po"-ja e Hyjit 2Kor 1,19
Kjo "po" është pikërisht ajo që Jezusi i drejtoi Atit teksa pranonte të vinte në botë. Është ajo që ai ka përsëritur për tridhjetë vjet ndërsa fshihej në Nazaret. Është ajo që ka shqiptuar në Gjetseman.
Është e njëjta gjë që bëri Sh. Pali korrieri besnik dhe i thjeshtë i ungjillit, dhe e njëjta gjë që bën papa, ai që na forcon e na udhëheq drejt njohjes së vërtetë të personit Jezus.

23/2 LUN VII° T.O. [III] (comm. : m: S. Policarpo, vesc. e mart., †155)
Sir 1,1-10; Sal 92; Mc 9, 14-29
Nëse mundesh, ki dhembshuri për ne e na ndihmo Mk 9,22
Një baba me birin e pushtuar nga djalli i drejtohet Jezusit me këto fjalë. Jezusi i përgjigjet: "Gjithçka është e mundur për atë që beson".
Faleminderit Jezus, për praninë tënde, për dhembshurinë dhe për fjalën tënde. Faleminderit që ti mundesh të bësh të përkryer fenë tonë në ty e të na ndihmosh në çdo situatë.

24/2 MAR VII° T.O. [III]
Sir 2,1-11(1-13); Sal 36; Mc 9,30-37
Kush më pranon mua, nuk më pranon mua, por atë që më ka dërguar Mk 9,37
Jezusi erdhi mes nesh i dërguar nga Ati, në bashkim të plotë dashurie me të; prandaj të pranosh Jezusin domethënë të pranosh edhe Atin, domethënë të hysh në jetën e tyre, domethënë të shprehësh dashurinë e tyre.
Faleminderit, Jezus, që ke ardhur tek ne.

25/2 MERCOLEDI' DELLE CENERI [P]
Gioe 2,12-18; Sal 50; 2Cor 5,20 - 6,2;
Mt 6,1-6.16-18
Ju porosisim që të mos shkojë kot hiri i Hyjit që keni marrë 2Kor 6,1
Jezus, ndriçoi sytë e mendjes sonë për të kuptuar se si Ati dëshiron të na lartësojë deri tek vetja e tij. Ai do të na dhurojë jetën e tij në dëgjimin e fjalës tënde, Zot Jezus!
Fillojmë sot kohën e Kreshmëve. Nëse e jetojmë këtë kohë me angazhim (lutje, agjërim, kujdes ndaj atyre që vuajnë), hiri i Hyjit do të japë fryt!

26/2 GIO dopo le Ceneri [IV]
Dt 30,15-20; Sal 1; Lc 9,22-25
Zgjidhe jetën në dashuri të Zotit, Hyjit tënd Lp 30,19-20
Hyji është Atë, është Dashuri; e ka krijuar njeriun të lirë dhe kujdeset për këtë, prandaj i drejtohet atij duke i propozuar të zgjedhë mes këtyre dy rrugëve: t'i shërbejë atij, apo idhujve të rremë. Ai na jep sigurinë se duke e dashur e duke qëndruar të bashkuar me të, gjejmë jetën dhe lumturinë që kërkojmë.
Të falënderojmë, o Atë i mirë!

27/2 VEN dopo le Ceneri [IV]
Is 58,1-9; Sal 50; Mt 9,14-15
Do ta thërrasësh e ai do të përgjigjet: "Ja ku jam"! Is 58,9
Profeti Isaia na zbulon rrugën për shpagim kur i kërkojmë Zotit ndihmë. Duhet të jemi të bindur ndaj tij e ta duam të afërmin si veten. Jezusi e përforcon duke thënë: "Po të qëndroni në mua dhe fjalët e mia të qëndrojnë në ju, kërkoni çfarë të doni e do t'ju jepet". (Gjn 15,7)

28/2 SAB dopo le Ceneri [IV]
Is 58,9-14; Sal 85; Lc 5,27-32
Nuk kam ardhur të thërras të drejtët, por mëkatarët që të pendohen Lk 5,32
Kjo është një fjalë ngushëllimi dhe drite për të përvujtunit. Jezusi bëhet i afërm dhe pranon mëkatarët, ai ha me ta; do t'i ndihmojë të ripërtërijnë jetën.
Faleminderit, Jezus, për dashurinë tënde vëllazërore e atërore.