MARS 2009

  1/3 DOM I° T.Q. Anno B [I]
Gn 9,8-15; Sal 24; 1Pt 3,18-22; Mc 1,12-15
Erdhi koha, mbretëria e Hyjit është afër Mk 1,15
Duam ta pranojmë me shpirt të vendosur e bujar ecjen e re kreshmore; me Jezusin do të qëndrojmë në shkretëtirë duke kërkuar vetëm Atin, dashurinë e tij, vullnetin e tij.
Me Jezusin do të mundemi më pas të shpallim: "Erdhi koha, Mbretëria e Hyjit është afër"; do të mundemi pra të mbartim e t'iu çojmë vëllezërve tanë dashurinë e Atit, që është plotësi jete, përmbushje e kohës, e çdo pritjeje.

2/3 LUN I° T.Q. [I]
Lv 19,1-2.11-18; Sal 18; Mt 25,31-46
Jini të shenjtë Lev 19,2
Në fillim të Kreshmëve, ja cila është ftesa e Zotit: "Jini të shentë".
Është vetë ai, Ati ynë që na flet: nuk druhemi, pra; të jesh i shenjtë nuk është diçka e "çuditshme" që i takon personave të veçantë: do të thotë thjesht të pranojmë në jetën tonë jetën e tij, e cila është dashuri.
Në këtë kohë të shenjtë, le të rilindim pra përsëri, me gëzim, si bij të Hyjit!

3/3 MAR I° T.Q. [I]
Is 55,10-11; Sal 33; Mt 6,7-15
Ati juaj e di mirë për çfarë keni nevojë Mt 6,8
Në këtë kohë Kreshmësh do të përpiqem pra të mos e drejtoj të gjithë vëmendjen kah nevojat e mia. Ati im i di: do të përpiqem atëherë të pranoj gjithçka me qetësi e besim dhe do të bëj kujdes me qëllim që zemra ime të drejtohet tek ai e të jetë e gatshme të lejojë të formohet, të falet, të ripërtërihet.

4/3 MER I° delle Tempora di primavera [P] T.Q. [I]
Giona 3,1-10; Sal 50; Lc 11,29-32
Secili njeri të kthehet nga sjellja e vet Jon 3,8
Si ndodhi që një qytet i tërë, Niniva, u kthye? Ndodhi sepse "secili" vendosi personalisht të ndërmerrte këtë hap.
Ashtu si Zoti na do individualisht, një për një dhe jo në masë, kështu edhe përgjigja ndaj tij mund e duhet të jetë personale. Të mos presim që "të gjithë" të veprojnë kësisoj; unë po filloj, vendos edhe ti … Pastaj do të shohim gjëra të mëdha!

5/3 GIO I° T.Q. [I]
Est 4,1.3-5.12-14; Sal 137; Mt 7,7-12
Atij që troket, do t'i hapet Mt 7,8
Sot Jezusi na siguron se lutja në besim të plotë e qëndrueshmëri nuk mbetet e paplotësuar: Hyji në të vërtetë është Ati ynë që na do; zëri, lotët, lutjet e bijve të tij gjithmonë ia trazojnë zemrën. I drejtohemi atij në intimitet, pa ndërprerje në këtë kohë kreshmësh: të gjithë jemi nevojtarë përballë tij. Të mos harrojmë veçse, që përgjigja më e bukur dhe më e çmuar e dhembshurisë së Atit është dhurata e Shpirtit të tij.

6/3 VEN I° delle Tempora di primavera [P] T.Q. [I]
Ez 18,21-28; Sal 129; Mt 5,20-26
Shko e pajtohu me vëllain tënd Mt 5,24
Jezusi, i vetmi i pamëkat, ofroi jetën e tij, vuajti dhe bëri përvojën e vdekjes pikërisht për të na ripajtuar të gjithëve me Atin.
Si mund të mos kërkoj unë atëherë të ripajtohem me vëllezërit e mi, mëkatarë si unë?

7/3 SAB I° delle Tempora di primavera [P] T.Q. [I]
(comm. Ss. Perpetua e Felicita, martiri, † 202/203)
Dt 26,16-19; Sal 118; Mt 5,43-48
Duajini armiqtë tuaj Mt 5,44
Megjithëse pa dashur, shpesh unë i rëndoj familjes sime: karakteri që ende nuk kam mësuar të ndreq, sëmundja nga e cila vuaj prej do kohësh, varfëritë e mia të shumta …
Të mitë vazhdojnë të më duan, për dashuri të Jezusit; mendoj se për ta është pak si të duash një "armik", dikë që i bën të vuajnë …
Të falënderoj, Jezus, sepse kush të bindet ty është burim jete për vëllezërit e do të ketë sigurisht një shpërblim të denjë tëndin, o Zot i qiellit e i tokës.

8/3 DOM II° T.Q. Anno B [II]
(comm. S. Giovanni di Dio, religioso, † 1550)
Gn 22,1-2.9.10-13.15-18; Sal 115; Rm 8,31-34; Mc 9,2-10
Ai u shndërrua para tyre Mk 9,2
Jezus, atë ditë në mal, Ati iu ofroi tre prej dishepujve të tu një shenjë të madhe: ata të panë në lavdi, në ndriçimin e mrekullueshëm të natyrës tënde si Bir i Hyjit.
Faleminderit, Atë, që edhe në jetën tonë i ke fshehur shenjat që Jezusi është vërtet Biri yt, sepse duke e pranuar atë, të pëlqejmë ty. Ruaje në besnikëri e në gëzim fenë tonë edhe në kohët e sprovës, kur ai na kërkon të mbartim me dashuri kryqin.

9/3 LUN II° T.Q. [II] (comm. S. Francesca Romana, religiosa, † 1440)
Dn 9,4-10; Sal 78; Lc 6,36-38
Nuk e dëgjuam zërin e Zotit Dan 9,10
Zëri i Zotit na ka grishur shumë herë drejt aktesh të vogla e ndoshta të fshehura mëshire, përvujtine, durimi … Sigurisht që mund të rrëfehemi "Nuk e kemi dëgjuar zërin e Zotit" e të dalim të varfër përpara Atit: ai e pret këtë veprim pëtvujtine tonin për të na ndihmuar, për të na mbuluar sërish me hirin e tij.

10/3 MAR II° T.Q. [II]
Is 1,10.16-20; Sal 49; Mt 23,1-12
Mësoni të bëni vepra të mira Is 1,17
Ne të krishterët, Zot Jezus, falë dashurisë tënde jemi bij të Hyjit. Kështu, ndërsa "bota" përpiqet të rritet në njohuri të shumëllojshme e gjithmonë reja, ne nuk mund të harrojmë se gjëja më e rëndësishme për të mësuar është "jeta" e Atit tonë, bamirësia.
Me hirin tënd, duam të mësojmë të falim, të jemi bujarë, të ngushllojmë e të kuptojmë vëllezërit, të dhurojmë jetën tonë …
Të gjitha shkencat do të kalojnë, bamirësia, dashuria nuk do të ketë fund kurrë!

11/3 MER II° T.Q. [II]
Ger 18,18-20; Sal 30; Mt 20,17-28
Vallë, a me të keqe shpërblehet e mira? Jer 18,20
Eh po, njerëzit, mes të cilëve herë - herë jam edhe unë, lehtësisht bëjnë keq në vend që të bëjnë mirë. Ndërsa Zoti është ai që gjithmonë përgjigjet me të mirë, edhe së keqes, edhe në kryq.
Duke e mbajtur vështrimin mbi të, do të mësoj t'i përngjaj dhe të fal dëmet e pësuara.

12/3 GIO II° T.Q. [II]
Ger 17,5-10; Sal 1; Lc 16,19-31
Qoftë bekuar ai që shpreson në Zotin Jer 17,7
Pa fajin e askujt, ka lindur një moskuptim shumë i madh, dhe çdo harmoni, çdo gëzim dukej të kish humbur përgjithmonë. Ndjehesha i pafuqishëm, i zoti vetëm të qaja … Por kjo ishte koha që normalisht i kushtoja lutjes … Fillova të recitoj psalmet: në çast erdhi drita, e bashkë me dritën e Zotit erdhi udha e paqes me vëllanë tim.
Je ti, o Zot, ndihma e të varfërve të tu!

13/3 VEN II° T.Q. [II]
Gn 37,3-4.12-13.17-28; Sal 104; Mt 21,33-43.45
Për tim bir do të kenë respekt Mt 21,37
Duket pikërisht sikur këtë shpresë të Atit nuk e kanë marrë parasysh jo vetëm udhëheqësit fetarë të kohës së Jezusit, por akoma më shumë njerëzit e Mijëvjeçarit të Tretë. Sa shumë fyerje që ka rreth meje, drejtuar atij Biri që me flijimin e vet, i ofroi shpëtimin botës …
O Atë i mirë, pavarësisht varfërisë simë, të ofroj veten time për të mbrojtur e nderuar Birin tënd Jezus, plotësinë e dashurisë tënde!

14/3 SAB II° T.Q. [II]
Mic 7,14-15.18-20; Sal 102; Lc 15,1-3.11-32
Bir, ti je gjithmonë me mua Lk 15,31
Ankesat e birit të madh (ndaj të atit) vinin ngaqë ai kishte jetuar për shumë vjet "i bindur" në shtëpinë e të atit, pa e kuptuar sa dhuratë e madhe ishte kjo gjë; ai nuk kishte jetuar aty si një bir, por si një shërbëtor i detyruar të shërbente. Nuk e kishte kuptuar që gjithçka bënte mund të ishte një falënderim për të gjithë dashurinë dhe afërsinë ndaj Atit, të cilën ai e gëzonte tashmë!
Po ti, e ke kuptuar këtë gjë?


15/3 DOM III° T.Q. Anno B [III]
Es 20,1-17; Sal 18; 1Cor 1,22-25; Gv 2,13-25 (opp. le letture dell'Anno A)
Zelli për shtëpinë tënde do të më djegë Gjn 2,17
Ti, Zot Jezus, e njihje fytyrën e vërtetë të Hyjit; e dije që Hyji është Babë që i do fëmijët e vet e dëshiron t'iu dhurojë atyre shpëtimin falas, nëpërmjet teje. Ti nuk mund të lejoje që pikërisht në tempull, e pikërisht prej udhëheqësve shpirtërorë të popullit, fytyra e Atit të fshihej, të paraqitej në mënyrë të gabuar.
Unë e kuptoj, Jezus, se "zelli për shtëpinë tënde" është dashuria jote për Atin, dashuria jote për mua; të adhuroj e të falënderoj, o Zot Jezus!

16/3 LUN III° T.Q. [III]
2Re 5,1-15; Sal 41-42; Lc 4,24-30
Lahu e do të pastrohesh 2Mbr 5,13
Tregimi i bukur i Besëlidhjes së Vjetër që liturgjia e sotme na propozon, na ofron një mësim të vlefshëm edhe sot: shërimi për plagët e dobësitë tona shpirtërore nuk vjen prej nesh, prej sakrificave, ndoshta edhe të rënda, që i vendosim vetes; vjen më tepër prej bindjes në përvujtni ndaj atyre që Zoti na dërgon si shërbestarë të vullnetit e të hirit të tij dhe prej vëllezërve që na vë në krah në përkujdesjen e tij.

17/3 MAR III° T.Q. [III] (comm. S. Patrizio, vescovo,† c. 461)
Dn 3,25.34-43; Sal 24; Mt 18,21-35
Ki durim me mua, se do të ta kthej detyrimin Mt 18,29
Kur një vëlla na drejtohet kah ne për një veprim dashurie, një ndihmë, një gjest bashkimi apo faljeje, ne kujtohemi që jetojmë vetëm për mëshirën të cilën Ati na e zgjeron në mënyrë të vazhdueshme; është gëzim i madh të mund t'i ngjash atij: asnjë vepër tjetër nuk do të mund ta përdorte më mirë kohën dhe angazhimin tonë.

18/3 MER III° T.Q. [III] comm. S. Cirillo di Gerusalemme, vesc. e dott., † 386)
Dt 4,1.5-9; Sal 147; Mt 5,17-19
Unë nuk kam ardhur për t'i shfuqizuar, po për t'i përmbushur Mt 5,17
Jezusi po iu fliste dishepujve që i kishin mirë parasysh shenat treguese që Hyji kish dhënë nëpërmjet Moisiut e Profetëve të ndryshëm.
Jezusi nuk i zhbën ato, por i "përmbush", domethënë i përthellon, i "radikalizon" nën dritën e një dashurie pa kufij, në mënyrë që çdo urdhërim të mund të kryejë vullnetin e vërtetë të Hyjit e që është pikërisht dashuria për të e për çdo njeri.

19/3 GIO III° T.Q. [III] S. GIUSEPPE, Sposo della B.V. MARIA [P]
2Sam 7,4-5.12-14.16; Sal 88; Rm 4,13.16-18.22; Mt 1,16.18-21.24
Mos ki frikë ta marrësh për grua Marinë Mt 1,20
Shën Jozef, Bashkëshort i Marisë së Tërëshenjtë e Mbrojtës i gjithë Kishës, kërko për mua, birin tënd të përvujtun, një zemër të ngjashme me tënden, një zemër gjithmonë të vëmendshme ndaj Atit dhe vullnetit të tij, të gatshme t'i ofrojë jetën që të përmbushet dashuria e tij, një zemër prej biri që prej tij vetëm pret shpëtimin e paqen.

20/3 VEN III° T.Q. [III]
Os 14,2-10; Sal 80; Mc 12,28-34
Të drejta janë rrugët e Zotit Oz 14,10
Të falënderoj, Zot Jezus, që na lejon neve që jemi gjithmonë mëkatarë, të ecim në të drejtat udhët e tua.
Sa herë ti më ke bërë të dëgjoj në fshehtësi zërin tënd, zë që më ftonte drejt faljes, drejt përvujtnisë, drejt mirësisë, drejt dorëzimit tek Ati... ndonjëherë të kam dëgjuar, e kam mohuar egoizmin tim: kam ecur në udhën tënde të shenjtë e të ndritshme ; ka qenë një dhuratë prej teje, Zot Jezus!

21/3 SAB III° T.Q. [III]
Os 6,1-6; Sal 50; Lc 18,9-14
Dua dashurinë e jo flinë Os 6,6
Le të bëjmë kujdes që t'i jetojmë me shpirt vërtet të krishterë angazhimet për pendesë që kemi marrë përsipër në fillim të kësaj kreshme, si ato në bashkësi, ashtu edhe ato individuale: le të mos shndërrohen në diçka sipërfaqësore, le të mos kthehen në çaste krenarie. Le të jetë dashuria në themelin e gjithë të vepruarit tonë, le të jetë mirënjohja, dëshira për t'u rritur në vetëdijen dhe në bashkimin me Zotin e me vëllezërit.

22/3 DOM IV° T.Q. Anno B [IV]
2Cr 36,14-16.19-23; Sal 136; Ef 2,4-10; Gv 3,14-21 (opp. le letture dellAnno A)
Kush bën të vërtetën, del në dritë Gjn 3,21
Po i afrohemi tashmë Pashkës së Shenjtë: atë ditë të gjithë ne, nxënësit e Jezusit, do t'i hapim sytë për të parë dritën e mrekullueshme të Zotit e Shpëtimtarit tonë, që fiton mbi terrin dhe mbi vdekjen.
Le të nxitojmë pra, të jetojmë në vërtetësi e në dashuri, duke bërë vendosmërisht të vdesë ajo çka prej nesh i takon ende tokës: me besim e gëzim të madh do të vihemi përbri Jezusit të Ringjallur, do ta pranojmë me gjithë zemrën tonë!

23/3 LUN IV° T.Q. [IV] comm. S. Turibio de Mongrovejo, vesc., † 1606)
Is 65,17-21; Sal 29; Gv 4,43-54
Ju nuk besoni nëse nuk shikoni mrekulli dhe shenja Gjn 4,48
Kjo përgjigje që Jezusi i jep centurionit, i cili i kërkonte të shkonte e t'i shëronte të birin, është përgjigja se pse Jezusi bënte (dhe bën) shenja e mrekulli: për të udhëhequr drejt besimit tek ai.
Domethënë për të na ndihmuar t'i besojmë atij, për të na bërë të kuptojmë se vetëm tek ai gjejmë jetë të re e të plotë.
… E nuk është kurrë shumë vonë!

24/3 MAR IV° T.Q. [IV]
Ez 47,1-9.12; Sal 45; Gv 5,1-3.5-16
A dëshiron të shërohesh? Gjn 5,6
Zot Jezus, sot ti kalon përbri meje, ashtu si një ditë pate kaluar në pishinën e Siloes (Betzatës), pranë më të varfrit e më të vetmuarit ndër të sëmurët. Vetëm sytë e tu i shohin të këqijat që më bëjnë të vuaj, vetëm zemra jote që rreh me atë të Atit të bën të përkulesh mbi nevojën time për shpëtim, për falje, për jetë të re.
Faleminderit Jezus, që je këtu, që më sheh e që më do: unë nuk jam më vetëm, nuk kam më frikë; merre në duart e tua jetën time: unë kam besim tek ty.

25/3 MER IV° T.Q. [IV] ANNUNCIAZIONE del SIGNORE [P]
Is 7,10-14; Sal 39; Eb 10,4-10; Lc 1,26-38
Zoti është me ty Lk 1,28
Maria e kuptoi që përshëndetja që i drejtoi asaj Ëngjëlli kishte një kuptim shumë të thellë: pranë popullit të saj në fakt, përdorej për të siguruar mbështetjen e Zotit në ndonjë mision veçanërisht të rëndësishëm. Dhe ish vërtet i madh misioni që Ati kishte ruajtur për Marinë!
Edhe neve, Kishës së Jezusit, shëmbëllim i së cilës është Maria e Tërëshenjtë, na drejtohet kjo përshëndetje në çdo kremtim eukaristik: edhe misioni që Ati do të na e besojë neve, është i madh në Mbretërinë e tij.

26/3 GIO IV° T.Q. [IV]
Es 32,7-14; Sal 105; Gv 5,31-47
Më ka dërguar Ati Gjn 5,36
Zot Jezus, unë besoj se ti je ai që Ati ka dërguar.
Ti nuk më mashtron, nuk kërkon të përfitosh: ti më sjell gjithçka e vetëm dashurinë e Atit, dashuri e cila është për mua jetë e vërtetë dhe e plotë, për sot e në amshim.
Unë të zgjedh ty, Zoti im Jezus, edhe kur më flet për kryq, për ofrimin e jetës sime në mënyrë që dashuria e Atit të mund të përmbushet …
Ti, Zot Jezus, i butë e i mbushur veç me dashuri, je Zoti im!

27/3 VEN IV° T.Q. [IV]
Sap 2,1.12-22; Sal 33; Gv 7,1-2.10.25-30
Judenjtë kërkonin ta vrisnin Gjn 7,1
Zot Jezus, ti mbartje në vete dashurinë e Atit, dashuri të mëshirshme dhe pa interes; për këtë je urryer prej atyre që në vend të Atit parapëlqyen mirëqenien dhe lavdinë e vet.
Ripërtërije në ne, Zot Jezus, në këtë kohë lutjeje dhe kthimi, pjesëmarrjen tonë tek Ati, që të mos na ndodhë kurrë të jemi "vrasës" të asaj dashurie që ai ka fshehur në ne dhe në vëllezërit tanë, por t'i bëhemi asaj "shërbëtorë" të butë e të lumtur gjatë gjithë jetës sonë.

28/3 SAB IV° T.Q. [IV]
Ger 11,18-20; Sal 7; Gv 7,40-53
Kështu si ai nuk ka folur asnjëherë ndonjë njeri! Gjn 7,46
Po, sepse "ky njeri", Jezusi, nuk është thjesht një njeri, është i vetmi Hyj i vërtetë që është bërë njeri. Prandaj fjalët e tij shkojnë përtej dijes dhe dashurisë për të cilat mund të jetë i aftë më i miri i njerëzve.
Njeriu thotë: është e drejtë që kush bën keq, të dënohet.
Jezusi thotë: marr mbi vete dënimin për gjithë njerëzimin.
Njeriu mund të thotë: mos i bëj keq askujt.
Jezusi thotë: ndihmoje dhe duaje cilindo të bën keq.
Njeriu thotë: druaje Hyjin.
Jezusi thotë: quaje "Babë".

29/3 DOM V° T.Q. Anno B [I]
Ger 31,31-34; Sal 50; Eb 5,7-9; Gv 12,20-33
(oppure le letture dell'Anno A)
Nëse dikush më shërben mua, le të vijë pas meje Gjn 12,26
Për t'i shërbyer vërtet Jezusit e për të mos rrezikuar t'i shërbejmë dikujt tjetër apo diçkaje tjetër, është e nevojshme ta ndjekim: domethënë të ecim pas tij, të përshkojmë të njëjtën udhë, të shkelim mbi gjurmët e tij.
E për ta bërë këtë duhet të përpiqemi të mos e humbasim sysh, të mos largohemi prej tij, t'i qëndrojmë pranë; duhet patjetër ta mbajmë vështrimin të ngulur mbi të.
Sot, bashkësia eukaristike do të na ndihmojë pikërisht për këtë.

30/3 LUN V° T.Q. [I]
Dn 13,1-9.15-17.19-30.33-62; Sal 22; Gv 8,1-11
Shko dhe mos mëkato më që tani e tutje Gjn 8,11
Dje Zoti më bëri një dhuratë: gjatë një bisede vëllazërore me një djalosh musliman, pata mundësi t'i them: "E sheh sa të mëdha janë dhuratat që Hyji na bën nëpërmjet Jezusit: sigurinë që në emrin e tij çdo mëkat mund të falet, hirin për të mund të filluar me të gjithmonë një jetë të re, të shenjtë e të qetë".

31/3 MAR V° T.Q. [I]
Nm 21,4-9; Sal 101; Gv 8,21-30
Junuk mund të vini atje ku po shkoj unë Gjn 8,21
Ti po kthehesh pranë Atit, Zot Jezus: pasi kreve me dashuri të gjithë vullnetin e tij, po rimerr përgjithmonë vendin tënd në zemrën e tij.
Kur do të mundemi edhe ne të vijmë me ty në zemrën e Atit? Gjithë ato ditë kur të japim besim, kur vështrojmë me vëmendje fjalën tënde: atëherë hapen edhe për ne portat e parajsës, përqafimi i Atit.