PRILL 2009

1/4 MER V° T.Q. [I]
Dn 3,14-20.46-50.91-92.95; Dn 3,52-56; Gv 8,31-42
…Ne kemi një Atë të vetëm, Hyjin! Gjn 8,41
Jezusi përpiqet të ndihmojë të rriten në besim ata që patën filluar të besojnë tek ai. Por këta, të rrënjosur në siguritë e tyre, të bindur se ndodheshin në drejtësinë dhe në njohjen e vërtetë të Hyjit, arrijnë deri aty sa të duan ta vrasin Jezusin me gurë.
O Zot Jezus, ti që e ke parë Atin, na bëj të përvujtun e të thjeshtë para fjalës tënde.

2/4 GIO V° T.Q. [I]
Gn 17,3-9; Sal 104; Gv 8,51-59
…Do të jem Hyji i tyre Zan 17,8
Çfarë kuptimi ka fjala Hyj?
Abrahami e kuptoi kur ai vetë iu shfaq.
Hyji është ai që dëshiron të vihet përbri njeriut për t'i caktuar "tokën në të cilën do të banojë e për ta bërë shumë, shumë pjellor". Në këmbim Abrahami do të duhet ta quajë Zot të jetës, të përballet me ligjin e tij, dhuratë ky e dashurisë së tij plot urti. Abrahami dhe pasardhësit e tij nuk do të kenë sukses në këtë gjë. Kjo do të jetë e mundur nëpërmjet Shpirtit që Jezusi i ringjallur do të fryjë mbi Kishën e vet.

3/4 VEN V° T.Q. [I]
Ger 20,10-13; Sal 17; Gv 10,31-42
Shumë njerëz besuan në të Gjn 10,42
Shumë vetë besuan tek Jezusi kur panë së gjithçka kishte thënë Gjon Pagëzori për të ishte e vërtetë.
Edhe ne mund të ndihmohemi shumë në besimin tonë duke vërejtur se çfarë u ka ndodhur e çfarë u ndodh edhe sot atyre që e kanë pranuar Jezusin dhe e kanë vendosur në qendër të pritjeve të tyre.

4/4 SAB V° T.Q. [I]
Ez 37,21-28; Ger 31,10-13; Gv 11,45-56
Vendosën ta vrasin Gjn 11,53
Vendimi për të vrarë Jezusin ish shkatërrimi i tyre. Mund të jetë i tillë edhe për ne, atëherë kur me zgjedhjet tona e përjashtojmë Jezusin nga jeta jonë për të vepruar sipas kokës sonë. Në këtë kohë kreshme ta pastrojmë zemrën për t'i caktuar Jezusit të gjithë kohën dhe hapësirën që meriton.
Ai mund të na bëjë të rilindim në një jetë të re, të çlirohemi prej egoizmit tonë e prej mbylljes ndaj mësimeve të tij, e të na udhëheqë drejt bashkimit me Hyjin e vëllezërit.

5/4 DOMENICA delle PALME Anno B [P]
Mc 11,1-10 (opp.: Gv 12,12-16); Is 50,4-7;
Sal 21; Fil 2,6-11; Passio: Mc 14,1 ? 15,47
Shpirti është i gatshëm, por trupi është i dobët Mk 13,38
Të gjithë e kemi një përvojë të vërtetësisë së këtyre fjalëve, veçanërisht në çastet e sprovave e të vuajtjeve. Prandaj është mirë që të vihemi sëbashku me dobësitë tona përballë Atij që është burimi i forcës dhe i dashurisë sonë. Prej tij marrim aftësinë që përballemi me gjithçka duhet të ndodhë pa u lëkundur, e të hyjmë kështu në festën e amshuar.

6/4 LUNEDI' SANTO [II]
Is 42,1-7; Sal 26; Gv 12,1-11
Unë, Zoti, për dore të kam marrë Is 42,6
Përgjatë ngjarjeve të këtyre ditëve të dhimbshme e plot ankth, të errëta aq sa Hyji duket të na ketë braktisur, Jezusi e di dhe beson se Ati i tij do ta shoqërojë "duke e mbajtur përdore". Me të do të kalojë mespërmes vdekjes për t'u ringjallur të tretën ditë.

7/4 MARTEDI' SANTO [II]
Is 49,1-6; Sal 70; Gv 13,21-33.36-38
Shërbëtori im je, o Izrael Is 49,3
Ati shpreh dëshirën që populli i tij t'i shërbejë në shenjtëri e drejtësi. Jezusi e ka përmbushur këtë pritje të Hyjit e tani, sëbashku me të, edhe ne e kryejmë dëshirën e Hyjit duke dashur vëllezërit tanë.

8/4 MERCOLEDI' SANTO [II]
Is 50,4-9; Sal 68; Mt 26,14-25
Me të vërtetë po ju them se njëri nga ju do të më tradhëtojë Mt 26,21
Jezusi thirri dymbëdhjetë burra e tani na thërret edhe neve të bashkëndajmë pasuritë e pafundme të jetës së tij.
Edhe ne mund ta tradhëtojmë, e në këtë mënyrë të mos e pranojmë, këtë mik e bamirës të madh e të vëmë në vend të tij një kënaqësi të vogël e të mjerë, vetëm se na duket më tërheqëse.

9/4 GIOVEDI' SANTO [P]
Es 12,1-8.11-14; Sal 115; 1Cor 11,23-26;
Gv 13,1-15 (Messa "In Cena Domini")
Jezusi i deshi deri në fund Gjn 13,1
Le të gëzohemi vëllezër, sepse Jezusi, i prekur nga dashuria e tij për ne, na ka dhuruar jetën e vet! Ky është banketi i bollshëm i përgatitur për ne prej amshimit!
Sot duam të qëndrojmë sëbashku për të të lëvduar e bekuar për këtë dhuratë të madhe tënden, Zot Jezus!

10/4 VENERDI' SANTO [P]
Is 52,13 ? 53,12; Sal 30; Eb 4,14-16;5,7-9;
Gv 18,1 ? 19,42
Ja mbreti juaj! Gjn 19,14
Kur dëgjojmë fjalën mbret, na vjen në mend një njeri që ka nënshtetasit e vet dhe jeton në luks.
Jezusi është mbret në tjetër mënyrë. Ai nuk reagon ndaj dhunës së rojeve. Nuk epet përballë lojës së fjalëve të Pilatit, por i përgjigjet duke e trajtuar si në njeri të arsyeshëm. Ndërkohë që ushtarët luajnë e i zhvlerësojnë trupin, ai vuan në heshtje. Krerëve fetarë dhe vrasësve ai iu nuk iu thotë asnjë fjalë për t'i dënuar.
Jezus, unë të quaj Mbretin tim e të nënshtrohem plotësisht, bëj me mua gjithçka të duash!

11/4 SABATO SANTO [P]

Eja të kthehemi tek Zoti: Ai do të na shërojë Oz 6,1
Në këtë javë Kisha na ka ndihmuar të kundrojmë Jezusin tek ofron jetën e vet; e ofron për ne mëkatarët. Ai është shpresa, shpëtimi e paqja jonë.
Faleminderit Jezus, për dashurinë tënde! Nesër do të kundrojmë fitoren tënde mbi vdekjen: faleminderit që mundemi të vijmë pranë teje për të marrë faljen tënde! Faleminderit!

12/4 PASQUA della RISURREZIONE del SIGNORE Anno B [P]
(Messa del giorno): At 10,34.37-43; Sal 117; Col 3,1-4 (opp.: 1Cor 5,6-8); Gv 20,1-9 (opp.: Mc 16,1-8)
Ai u ngjall. Nuk është këtu Mk 16,6
Zot Jezus, ti ke kaluar e ke shëruar e bekuar të gjithë ata që ishin nën pushtetin e djallit.
Sot ne të festojmë të ringjallur e që jeton mes nesh!
Bëj të shkëlqejë sërish prania jote që bekon e shëron jetën tonë!

13/4 LUN di PASQUA (dell'Angelo) [P]
At 2,14.22-32; Sal 15; Mt 28,8-15
I rrokën këmbët dhe e adhuruan Mt 28,9
Besimi se Jezusi është ringjallur e jeton na bën të sillemi me adhurim përballë tij.
Të adhurosh do të thotë të jesh i gatshëm të bindesh, sepse ne pranojmë që ai është më i madh, më i ditur e di të dojë më shumë se ne!

14/4 MAR di PASQUA [P]
At 2,36-41; Sal 32; Gv 20,11-18
Ata që e pranuan fjalën e tij, u pagëzuan Vap 2,41
Na tregonte një zonjë se pas Pagëzimit, për disa ditë me radhë vinte re një gëzim e qetësi që s'kishte ndjerë më parë. Ishte kaq e lumtur, sa edhe natën ndjente nevojën për t'u lutur.
Kur pagëzohemi, domethënë kur zhytemi në jetën e Jezusit, ne shndërrohemi dhe bëhemi të aftë të duam në mëshirë e në falje si dhe të aftë të ofrojmë jetën tonë për të bërë të njihet Ati e t'i jepet rëndësi urtisë së tij.

15/4 MER I di PASQUA [P]
At 3,1-10; Sal 104; Lc 24,13-35
Atyre iu hapën sytë dhe e njohën Lk 24,31
Duke qëndruar me Jezusin, marrim prej tij vetë Shpirtn e Shenjtë që të mund ta njohim. Gjatë lutjes me vëllezërit kam vënë re më shumë dritë për të shquar veprën e Zotit dhe praninë e tij. Faleminderit, Jezus!

16/4 GIO di PASQUA [P]
At 3,11-26; Sal 8; Lc 24,35-48
Jezusi u tha: paqja me ju! Lk 24,36
Paqja që Jezusi jep është paqja e zemrës dhe është fryt i vdekjes dhe i ringjallljes së tij. Ai iua ofron të gjithëve, dhe përvojën e kësaj paqeje e bëjnë nxënësit e tij, domethënë ata që zgjedhin ta pranojnë si Zot në jetën e tyre dhe vihen në shërbim të tij.
Faleminderit Jezus për paqen tënde, për të cilën jam lodhur edhe unë, por shumë më pak se ty!

17/4 VEN di PASQUA [P]
At 4,1-12; Sal 117; Gv 21,1-14
Shpëtimi nuk vjen nga askush tjetër Vap 4,12
O Zot Jezus, kush mund të shpëtohet pa një shpëtimtar? Kush mund të shohë pa dritë? Kush mund të ngjitet prej humnerës pa një shkallë?
Ti je shkalla, je drita, je shpëtimtari. Ti quhesh Jezus pikërisht për këtë: Hyji shpëton! Po, Hyji shpëton nëpërmjet teje. Askush tjetër nuk mund ta zërë vendin tënd. Kush e bën, na mashtron!

18/4 SAB di PASQUA [P]
At 4,13-21; Sal 117; Mc 16,9-15
I qortoi për mosbesimin e tyre Mk 16,14
Jezusi iu shfaq të Njëmbëdhjetëve që ata të fillonin të besonin se ai ishte ringjallur e jetonte. Nuk mjaftuan dëshmitë e Marisë Magdalenë dhe të dyve në Emaus. Pavarësisht se unë e pata dëgjuar për vite të tëra predikimin e ungjillit dhe tregimin e dëshmitarëve, fillimi i ecjes së vërtetë në besnikëri ndaj Jezusit nisi vetëm pas përvojës vetjake të takimit me të.
Faleminderit, Jezus, për ata që më bënë të shoh se po shpërdoroja qëllimet e tua, si edhe për durimin që ke pasur me mua!

19/4 DOM II° T.P. "della Divina Misericordia" Anno B [P]
At 4,32-35; Sal 117; 1Gv 5,1-6; Gv 20,19-31
"Kemiparë Zotin !" Gjn 20,25
Apostujt të panë të ringjallur! Fjala e tyre u bë e besueshme nga gëzimi i zemrës së tyre, e cila deri pak më parë kish qenë e trishtuar, e thyer. Por Toma nuk iu beson "vëllezërve" të vet, nuk iu beson as syve të vet, të cilët shohin lumturinë e pamasë të fytyrave të tyre!
Le të falënderojmë Jezusin për mëshirën treguar Tomës. Atij i lejon të shohë shenjën e gozhdëve në duart e veta, ndërsa neve lejon të na falen mëkatet!

20/4 LUN II° T.P. [II]
At 4,23-31; Sal 2; Gv 3,1-8
Shtrije dorën tënde për të shëruar Vap 4,30
Këto fjalë janë lutja e apostujve dhe e besimtarëve të mbledhur drejtuar Atit, për të kapërcyer pengesat e shpalljes së Ungjillit. Zoti iu përgjigj duke iu përçuar me gadishmëri sërish Shpirtin e Shenjtë.
Faleminderit, Atë, që mund të shpresojmë gjithmonë për ndihmën tënde!

21/4 MAR II° T.P. [II]
At 4,32-37; Sal 92; Gv 3,7b-15
…Kushdo që beson në të, të ketë jetën e amshuar Gjn 3,15
Hyji, që është dashuri dhe Atë, në Jezusin dëshiron të na dhurojë jetën e tij. Kur pranojmë Jezusin me fe dhe dashuri, marrim Shpirtin e Shenjtë, që është jetë e plotë, e re, jetë si bij të Hyjit. Faleminderit, Atë i mirë e i shenjtë!

22/4 MER II° T.P. [II]
At 5,17-26; Sal 33; Gv 3,16-21
Kush bën të vërtetën, del në dritë Gjn 3,21
Jezusi po flet me Nikodemin, i cili e kuptonte që Hyji vepronte tek ai. Sapo vë re hapjen e zemrës së këtij autoriteti të popullit, ai shfaqet. Pohon se vetëm kush e jeton ligjin si dashuri ndaj Hyjit, mund të dalë në dritë e të marrë hirin për të shquar tek ai Birin e Hyjit. Në të kundërt, kush e vështron ligjin së jashtmi apo e përdor atë sipas interesave të veta, ashtu siç bënin krerët e tempullit, ai gjendet në terr dhe është i paaftë të pranojë Jezusin.

23/4 GIO II° T.P. [II]
At 5,27-33; Sal 33; Gv 3,31-36
Duhet t'i bindemi Hyjit më shumë sesa njerëzve Vap 5,29
Duket të jetë e vetëkuptueshme një fjali e tillë, por na duhet t'ia përsërisim shpesh vetes! Neve na vjen më natyrshëm bindja ndaj arsyetimeve e rehative tona sesa ndaj Hyjit! Është shumë e lehtë t'i bindesh modës dhe zakoneve të padobishme e të harrosh dashurinë ndaj vëllezërve dhe kërkesat e fesë sonë!

24/4 VEN II° T.P. [II]
At 5,34-42; Sal 26; Gv 6,1-15
Jezusi tha: "U thoni njerëzve të ulen" Gjn 6,10
Me Jezusin populli mbërrin në fund të "daljes" së tij. Me të, që është "Bariu i Izraelit", populli i ri i Hyjit mund të pushojë "kullotave të gjelbra" e të ulet "në tryezë", atë tryezë që Hyji i kish premtuar Izraelit kur të mbërrinte Mesia.
Me aq pak sa zotëron bashkësia jote, "pesë bukë e dy peshq", e që i bashkëndan me ty, Jezus, ti i mëson Kishës tënde vëllazërinë: askush s'do të jetë nevojtar!

25/4 SAB II° T.P. [II] S. MARCO, Ev. [P]
1Pt 5,5-14; Sal 88; Mc 16,15-20
Paqja qoftë me të gjithë ju që i përkisni Krishtit! 1Pjt 5,14
Shën Pjetri e mbyll letrën e tij të parë me këto fjalë drejtuar të gjithë besimtarëve që jetojnë në fenë tek Krishti Jezus. Tek ai janë të bekuar me paqen e tij, e cila është bashkëndarje e dashurisë së tij besnike, e hirit të tij.

26/4 DOM III° T.P. Anno B [III]
At 3,13-15.17-19; Sal 4; 1Gv 2,1-5; Lc 24,35-48
Shihini duart e mia dhe këmbët e mia: Jam unë! Lk 24,39
Ringjallja e Jezusit nuk është fryt i fantazisë së Apostujve, një sugjestionim apo shpikje e tyre. Ata e kanë prekur, kanë folur me të. Ai ka vdekur vërtet mbi kryq, dhe është ringjjallur siç kishte parathënë e siç ishte shpallur në Shkrimet. Ai vazhdon të tregojë plagët e tij: ne mund t'i shohim në Kishën e përndjekur e t'i prekim në dëshmitarët që ende vriten.

27/4 LUN III° T.P. [III]
At 6,8-15; Sal 118; Gv 6,22-29
Njerëzit shkuan për ta kërkuar Gjn 6,24
Judenjtë kërkojnë Jezusin, i cili ditën e mëparshme kish shumëfishuar bukën e peshqit për t'iu shuar urinë. Ai e merr me mend që po e kërkojnë për interes e jo për t'u vënë në dispozicion të tij, dhe fillon t'iu mësojë se çka është thelbësore për jetën dhe e pëlqyeshme për Hyjin Atë: besimi tek ai, burim i çdo mirësie!
Ja ku jam, Jezus, dua që ti të jesh udhëheqësi im, dua të qëndroj pranë teje!

28/4 MAR III° T.P. [III]
At 7,51 ? 8,1; Sal 30; Gv 6,30-35
Zot, na e jep përherë këtë bukë Gjn 6,34
Ata që po dëgjonin mësimin e Jezusit në sinagogën e Kafarnaumit e kishin të vështirë të kuptonin se çfarë donte të thoshte që ai është "buka e zbritur prej qiellit".
Hapja ndaj kësaj së vërtete është dhuratë e Hyjit. Është dhuratë e Hyjit të kuptosh që është Jezusi Ai që e mbush jetën tonë e që i jep kuptimin e duhur.
Kush e kupton këtë, nuk mund të mos ushqehet përditë me fjalën e tij e të hajë shpesh prej bukës së tij.

29/4 MER III° T.P. [III] S. CATERINA da SIENA, († 1380), Patrona D'ITALIA [P
1Gv 1,5-2,2; Sal 44; Mt 25,1-13
Zotëri, zotëri, na e hap derën! Mt 25,11
Shën Katerina e Sienës është njëra prej virgjërave të urta e të ditura, të cilave iu referohet shëmbëlltyra. Çdo ditë, ajo diti ta presë me dashuri Jezusin, për të jetuar vullnetin e tij. Ai është vërtet dhëndrri që i dhurohet çdo shpirti.
O Shpirt i Shenjtë, më ndihmo të jem i gatshëm ndaj çdo ftese të tij e ta pres me dashuri!

30/4 GIO III° T.P. [III]
At 8,26-40; Sal 65; Gv 6,44-51
Vetëm ai që është pranë Hyjit e ka parë Atin Gjn 6,46
Jezusi e di që "ka zbritur prej qiellit": ai, bashkë me moshën, është rritur në këtë vetëdije. Që dymbëdhjetëvjeçar ai e dinte se Ati i tij i fliste nëpërmjet Shkrimeve dhe Marisë e Jozefit që e kërkonin në tempull iu deklaroi se Ai është në duart e Atit të tij.
Iu pohoi më pas se ai erdhi për të na zbuluar Atin, të cilit ia njeh zemrën, ndjenjat e mendimet.
Me të do të mbërrijmë me siguri tek Ati.