QERSHOR
Tb 1,3; 2,1-8; Sal 111; Mc 12,1-12
Një njeri mbolli një vresht dhe u largua në vend të huaj
Mk 12,1
Jezusi na e ka besuar ne të krishterëve jetën tonë personale
për ta pasuruar me shumë dhurata prej tij, e Kishën e tij për
ta ruajtur e për ta bërë të japë fryt, dhe botën
për ta ndriçuar e për ta mbajtur të pandryshuar. Ai
do të vijë në fund të kohërave e do të na kërkojë
frytet e punës sonë. Nëse do të kemi bërë gjithçka
për dashuri të tij, do të jemi të gatshëm ta pranojmë
me dashuri e ai do të na bekojë.
2/6 MAR IX° T.O. [I] facoltativo: m: Ss. Marcellino e Pietro, martiri)
Tb 2,9-23; Sal 111; Mc 12,13-17
Katër vjet mbeta pa dritën e syve Tob 2,10
Tobia, që për shkak të një aksidenti të rëndomtë
qe verbuar, diti ta falënderojë Zotin edhe në gjendjen e tij
të dhimbshme.
Ne të krishterët, duke parë Jezusin, Birin e dashur që
e njohu dhimbjen më shumë se çdo njeri, e dimë që
vuajtjet tona janë dhuratë e çmuar për të cilat
duhet të falënderojmë Atin: sëbashku me kryqin e Birit
ato hapin qiellin e shumë hir derdhet kështu mbi tokën e etur.
3/6 MER IX° T.O. [I] delle Tempora di estate [P m: Ss. Carlo Lwanga e
Compagni, martiri, † 1886)
Tb 3,1-11.16-17; Sal 24; Mc 12,18-27
Do të jenë si ëngjëjt në qiell Mk 12,25
Jezusi sot na zbulon se të vdekurit do të ngjallen sërish e
do të jetojnë të lirë prej lidhjeve afektive; jeta e tyre
do të jetë vetëm për Zotin, ashtu siç është
jeta e engjëjve të Hyjit.
Ka mes nesh të krishterëve disa që e kanë tashmë
këtë thirrje, thirrjen për të jetuar të lirë
prej afeksioneve njerëzore: gjendja e tyre përbën një
profeci për ne të gjithë! Shumë Shenjtër na shërbejnë
si shembull.
4/6 GIO IX° T.O. [I]
Tb 6,10-11; 7,1.8-17; 8,4-9; Sal 127;
Mc 12,28-34
Nuk je larg prej Mbretërisë së Hyjit Mk 12,34
Jezusi është mësuesi i vërtetë e i vetëm. Ai
njeh çdo gjë, na njeh në thellësinë e zemrës
sonë e mund të na tregojë se se në ç'pikë
të jetës sonë shpirtërore ndodhemi.
Faleminderit, Jezus, unë po të besohem ty, udhëheqjes tënde
plot urti.
5/6 VEN IX° T.O. [I] (delle Tempora di estate [P m: S. Bonifacio, vesc.
e mart., † 754)
Tb 11,5-18; Sal 145; Mc 12,35-37
Po të shoh, biri im, drita e syve të mi! Tob 11,13
Tobia kthehet prej udhëtimit të tij të gjatë i shoqëruar
prej ëngjëllit Rafael. Duke iu bindur udhëzimeve të tij,
ai shtron mbi sytë e shuar të të atit tëmthin e peshkut
që kishte peshkuar në lumë. Ata sy hapen e Tobia mundet kështu
të shohë se besimi tek Hyji shpërblehet gjithmonë. S'ka
rëndësi nëse kalojnë shumë vite të gjatë:
gëzimi do të jetë atëherë akoma më i madh!
6/6 SAB IX° T.O. [I] delle Tempora di estate
Tb 12,1.5-15.20; cantico: Tb 13,2.7-8; Mc 12,38-44
Ruhuni prej skribëve Mk 12,38
Për ne, ftesa e Jezusit mund të tingëllojë edhe kështu:
mbrojini afeksionet tuaja, mendimet tuaja nga çdo shpirt - nga çdo
"erë" mund të themi - kotësie, cektësie, hipokrizie...:
jeta juaj të jetë përplot me shenjtëri të vërtetë,
nga ajo që do e që kërkon gjithmonë dhe vetëm lavdinë
e Atit.
7/6 DOM della SS.ma TRINITA' Anno B [II]
Dt 4,32-34.39-40; Sal 32; Rm 8,14-17;
Mt 28,16-20
Unë jam me ju të gjitha ditët Mt 28,20
Këtë të vërtetë të mrekullueshme Jezusi iua
shpalli dishepujve para se të ngjitej në qiell me trup e para se
të bëhej kështu e dukshme për sytë tanë.
Ky është një realitet i mrekullueshëm për ne besimtarët:
ai na ndihmon e na ngushëllon sa herë ne e sjellim ndër mend.
Prania e tij është prania e Hyjit që shpëton e që
jep jetë të bollshme për popullin e tij.
8/6 LUN X° T.O. [II]
2Cor 1,1-7; Sal 33; Mt 5,1-12
Lum zemërbutët, se do të trashëgojnë tokën Mt
5,5
Zemërbutët janë gjithmonë të pranishëm, të
gatshëm, e megjithatë asnjëherë nuk e imponojnë veten
e tyre, kurrë nuk kërkojnë të vlerësohen. Njeriu
zemërbutë është Jezusi, prej tij mund të mësojmë
të jemi të tillë. Ai na jep Shpirtin e Shenjtë, që
prodhon brenda nesh frytin e butësisë. Kush është zemërbutë
gëzon gjithçka: toka është e gjitha e tij!
9/6 MAR X° T.O. [II] (facoltativo: m: S. Efrem, diacono e dott.)
2Cor 1,18-24; Sal 118; Mt 5,13-16
Meqënëse qëndroni të fortë në besim 2Kor 1,24
Pali iu kujton korintasve se nuk janë vetëm e pa ndihmë në
sprovat e tyre dhe se kanë marrë dhurata të çmuara.
Vula e përkatësisë Hyjit, Shpirti i Shenjtë dhe feja,
janë thesare që duhen përhapen!
Faleminderit Jezus, që me dashurinë tënde na forcon e na bën
të sinqertë në dëshminë tonë se jemi bij të
një Babai të mirë.
10/6 MER X° T.O. [II]
2Cor 3,4-11; Sal 98; Mt 5,17-19
Ai do të jetë më i vogli në mbretërinë e qiejve
Mt 5,19
Faleminderit Jezus, që ke ardhur të ndriçosh ligjin e Hyjit
e ta plotësosh atë, jo ta shfuqizosh. Me hirin tënd ti na ndihmon
ta jetojmë ligjin në mënyrë të plotë, si dhuratë
dashurie, që të të ngjajmë ty e t'i japim gëzim Atit
tënd e tonit, e të arrijmë të bëhemi ndihmë
e jo pengesë për të tjerët.
11/6 GIO X° T.O. [II] (m: S. Barnaba, ap.)
2Cor 3,15 - 4,1.3-6; Sal 84; Mt 5,20-26
Kthehu e kushtoje dhuratën tënde Mt 5,24
Ti o Zot na pranon kur vihemi përbri teje për të të paraqitur
lavdet tona, lutjen tonë, ofertën tonë.
Si një baba apo një nënë e mirë, ti na sheh në
sy, ti na sheh në zemër: aty do të gjesh pastërtinë
e dashurisë dhe paqen me vëllezërit, pastëri dhe paqe
që e bëjnë jetën tonë të këndshme për
ty.
12/6 VEN X° T.O. [II]
2Cor 4,7-15; Sal 115; Mt 5,27-32
Kushdo që martohet me një grua të ndarë bën tradhëti
bashkëshortore Mt 5,32
Jezusi vazdon të na dhurojë dritë për të jetuar sipas
vullnetit të Atit. Kush martohet, duhet ta bëjë në mënyrë
që t'i pëlqejë atij, që do të mirën tonë
të vërtetë, atë të mirë që sjell fryte
për një kohë të gjatë. Nuk mund të merret një
grua që Hyji ia ka dhënë tashmë një burri tjetër.
Eja të na ndihmosh, o Shpirt i Shenjtë!
13/6 SAB X° T.O. [II] (m: S. Antonio di Padova, sac. e dott., † 1231)
2Cor 5,14-21; Sal 102; Mt 5,33-37
Ai vdiq për të gjithë 2Kor 5,15
Jezu Krisht, unë besoj se ti je dënuar me vdekje për të
më çliruar mua e çdo njeri prej vdekjes së amshuar.
Për të fshirë mëkatin tonë ti iu ofrove Atit, që
ne të mund të ktheheshim tek ai e të jetojmë si bijtë
e tij, pa asnjë frikë.
Faleminderit Jezus! Unë dua të jetoj për ty, me ty, me ndihmën
tënde.
14/6 DOM XI° T.O. Anno B [III] SS.mo CORPO E SANGUE DI GESU'
Ez 24,3-8; Sal 115; Eb 9,11-15; Mc 14,12-16 22-26
Ky është gjaku im, që derdhet për shumë njerëz
Mk 14,24
Me anë të këtyre fjalëve gjatë Meshës së
Shenjtë, na bëhet i pranishëm burimi i jetës që Ati
na ka dhuruar në flijimin e Jezusit në kryq.
Ne e kërkojmë këtë gjak që pastron e na rikthen shëndetin
pas sëmundjeve tona e pas gjithë të këqijave tona, e kërkojmë
mbi ne, mbi bijtë tanë, mbi bashkësinë e famullisë
sonë, mbi Kishën mbarë. Në këtë gjak të
derdhur fshihet shëndeti i të gjithë botës!
15/6 LUN XI° T.O. [III]
2Cor 6,1-10; Sal 97; Mt 5,38-42
Jepi atij që të kërkon Mt 5,42
Një babë e një nënë e vënë re mirë
se sa të vështirë e kanë fëmijët "të
japin", të heqin dorë nga diçka qoftë edhe të
vogël e t'ia japin vëllait.
Me zemër të ushqyer me lutje mund t'iu ofrojmë të vegjëlve
tanë fjalë e gjeste që t'i ndihmojnë të rriten në
dashuri: kjo është një shkencë e mrekullueshme, së
cilës ne, megjithëse jemi të krishterë e bij të Atit
qiellor, i kushtojmë shumë pak rëndësi.
16/6 MAR XI° T.O. [III]
2Cor 8,1-9; Sal 145; Mt 5,43-48
Jini bij të Atit qiellor Mt 5,45
Jezusi iu thotë atyre që e ndjekin: "Duaji armiqtë tuaj
e lutuni për përndjekësit tuaj që të bëheni
bij të Atit tuaj qiellor" Nuk është e lehtë t'u themi
jo ndjenjave tona e t'i bindemi këtyre fjalëve të Jezusit:
e kemi të nevojshme një dashuri më të madhe për Hyjin
e për vetë veten tonë.
Nëse bëjmë kështu, do të shohim të mirën
e pallogaritshme të të qenit bij të Hyjit, do të shohim
jetën e tij të hyjë në ne.
17/6 MER XI° T.O. [III]
2Cor 9,6-11; Sal 111; Mt 6,1-6.16-18
Hyji e do atë që jep me gëzim 2Kor 9,7
Një herë u ndodha përpara mundësisë për të
ofruar një shumë të vogël. E dija që duke e dhënë
këtë shumë, jeta ime nuk do të ndryshonte e ndërkohë,
do të ndihmoja një person tjetër. E bëra në paqe.
Shumë kohë më pas mësova se personi që e mori atë
shumë përfitoi dyfish: arriti të shlyente një borxh dhe
kuptoi se dora e Atit ishte mbi të, u ndje i dashur prej tij.
18/6 GIO XI° T.O. [III]
2Cor 11,1-11; Sal 110; Mt 6,7-15
Na çliro nga i keqi Mt 6,13
Më çliro sot, o Zot Jezus: më çliro prej shpirtit
të nxitimit e frikës mos së të bërit figurë
të keqe, më çliro prej shpirtit të gjykimit e të
ndarjes, më çliro prej zilisë, prej shkurajimit, prej mosbesimit
të ty...
Me zemër të lirë e të re do të mund të t'lavdëroj,
do të mund të shijoj dashurinë tënde e të të
shërbej ty me gjithë forcën time.
19/6 VEN XI° T.O. [III] SACRO CUORE DI GESU'
Os 11,1.3-4.8-9; salmo: Is 12,2-6; Ef 3,8-12.14-19; Gv 19,31-37
Ai e di se thotë të vërtetën, që edhe ju të
besoni Gjn 19,35
Shën Gjoni që mbështeti kryet mbi kraharorin e Jezusit, i cili
e donte shumë, na thotë me forcë e siguri se Zotit, pasi kishte
vdekur, ia përshkoi zemrën heshta e një ushtari, e që
kjo ishte parashikuar nga profetët, e që kjo ndodhi për shpëtimin
e kujtdo që beson tek ai.
Duam të të falënderojmë edhe ne, Zot Jezus!
20/6 SAB XI° T.O. [III] (m: Cuore Immacolato di Maria SS.ma)
Is 61,10-11; da 1Sam 2; Lc 2,41-51
Shpirti im galdon në Hyjin tim Is 61,10
Edhe unë dua të të lavdëroj e të të bekoj, o
Zoti e Hyji im, gëzimi e fortesa ime! Ti më ke dhënë një
Nënë që nuk më harron kurrë, një Nënë
që më vë gjithmonë pranë një tjetër Biri
të saj e më beson tek vëmendja e tij. Kjo Nënë ka
një zemër të madhe, në të cilën ka vend për
të gjithë!
21/6 DOM XII° T.O. Anno B [IV]
Gb 38,1.8-11; Sal 106; 2Cor 5,14-17;
Mc 4,35-41
I tha detit: "Hesht, fashitu"! Mk 4,39
Herë - herë, kur ndodhemi në vështirësi, shikojmë
kah Hyji kah ai që mundet e duhet të na ndihmojë; mund edhe
mendojmë se kemi fe të madhe.
Jezusi vetë, në ungjillin e sotëm na ndihmon që ta shikojmë,
për ta njohur jo aq si "ai që mundet", po si "ai
që është".
Vetëm duke e njohur atë si Bir të Hyjit e Zot të jetës
sonë jetojmë në besim e marrim jetën e amshuar.
22/6 LUN XII° T.O. [IV] (facoltativo: m: S. Paolino da Nola, vesc., +
Ss. Giovanni Fisher, vesc., e Tommaso Moro, martiri)
Gn 12,1-9; Sal 32; Mt 7,1-5
Abrami u nis siç i kishte urdhëruar Zoti Zan 12,4
Që në fillim në Bibël ne gjejmë kërkesën
e Hyjit drejtuar njeriut për të pasur besim tek ai e për t'iu
bindur lirisht për dashuri ndaj fjalës së tij.
Krijuesi njeh më shumë për ne, si për çka kemi
nevojë, ashtu edhe për mundësitë tona.
Të lumë ata që i besohem atij dhe ecin udhëve të
tij.
23/6 MAR XII° T.O. [IV]
Gn 13,2.5-18; Sal 14; Mt 7, 6.12-14
E ngushtë është udha që çon në jetë Mt
7,14
Të gjithë përpiqen të hyjnë në jetë më
të mirë e më të sigurt, e prandaj lodhen e vrapojnë
shumë.
Në një çështje kaq të rëndësishme është
mirë të mos shkojmë pas të tjerëve, por të verifikojmë
me kujdes e urti se në cilat duar e vendosim të ardhmen tonë,
përjetësinë tonë. Do të kërkojmë një
udhëheqje të sigurt!
24/6 MER XII° T.O. [IV] NATIVITA' di S. GIOVANNI BATTISTA [P]
Vigilia: Ger 1,4-10; Sal 70; 1Pt 1,8-12; Lc 1,5-17
Giorno: Is 49,1-6; Sal 138; At 13,22-26; Lc 1,57-66.80
Gn 15,1-12.17-18; Sal 104; Mt 7,15-20
Të gjithë u mrekulluan Lk 1,63
Është e mrekullueshme se si Hyji Atë vepron tek ata që
e duan! Këtë mund ta shohim në jetët e Shenjtërve
të tij.
Sot, në ungjillin e lindjes së Shën Gjon Pagëzorit ne
shohim sesi mendomet e Hyjit ndryshojnë prej tonave e sesi gjithçka
është e mundur në të. Forcohemi kështu në fenë
tonë tek Zoti; e i jemi mirënjohës!
25/6 GIO XII° T.O. [IV]
Gn 16,1-12.15-16; Sal 105; Mt 7,21-29
Kushdo që i dëgjon fjalët e mia i ngjan një njeriu të
mençur Mt 7,24
Të dëgjuarit është shenjë dashurie dhe besimi: gruaja
e dëgjon burrin, biri e dëgjon atin, miku e dëgjon mikun...
Kështu edhe dashuria jonë për Jezusin fillon me të dëgjuarit
e fjalëve të tij: ato përmbajnë një dituri që
di t'i japë jetës sonë dritë, qëndrueshmëri,
plotësi.
26/6 VEN XII° T.O. [IV] VIGILIO v. e m. +400 (solennità a Trento
[P])
Gn 17,1.4-5.9-10.15-22; Sal 127; Mt 8,1-4
Ai u pastrua menjëherë nga lebra Mt 8,3
Kur iu drejtova Zotin me përulësi e me gjithë zemër për
ndihmë, lutja m'u plotësua, kështu edhe çdo herë
që i kam kërkuar të më pastrojë prej mëkatit
tim: ai më ka çliruar nëpërmjet një shërbestari
të tij.
Faleminderit, Zot Jezus! Faleminderit edhe për Shenjtërit e tu që
janë për ne shembull e mbështetje për të besuar tek
ty!
27/6 SAB XII° T.O. [IV] facoltativo: m: S. Cirillo di Alessandria, vesc.
e dott.)
Gn 18,1-15; cantico: Lc 1,46-55; Mt 8,5-17
Shëroi të gjithë të sëmurët Mt 8,16
Jezusi shëron e rikthen shëndetin me një prekje të dorës
e me fjalën e tij, që plotëson gjithçka ai thotë.
Atëherë ne vihemi përbri tij, përbri ungjillit e tryezës
së tij.
I afrohemi që ai të mund të na dhurojë dashurinë
e vet.
Do ta falënderojmë edhe për sëmundjet tona, e do t'ia
ofrojmë atij si shprehje të lutjes sonë.
28/6 DOM XIII° T.O. Anno B [I]
Sap 1, 13-15; 2,23-25; Sal 29; 2Cor 8,7.9.13-15; Mc 5,21-43
U ngrit e filloi të ecte Mk 5,42
Vajza e vogël e vdekur u ngrit dhe filloi të ecë falë
fjalës së Jezusit.
Çdo fjalë e tij mbart fuqinë e dashurisë që jep
jetë; kështu, sa herë që mbajmë brenda nesh dhe thjesht
përsërisim ndonjë varg të ungjillit, ne rifitojmë
forca, rigjallërohemi e mbarsemi me vetë jetën e Hyjit.
29/6 LUN XIII° T.O. [I] Ss. PIETRO e PAOLO App. [P]
Vigilia: At 3,1-10: Sal 18; Gal 1,11-20; Gv 21,15-19
Giorno: At 12,1-11; Sal 33; 2Tm 4,6-8.17-18; Mt 16,13-19
Ti je Krishti, biri i Hyit të Gjallë Mt 16,16
Në këtë shpallje të besimit përmblidhet lutja dhe
shpresa e një populli që për shekuj me radhë ka pritur
Çliruesin e tij. Është feja ajo që do ta shndërrojë
jetën e Pjetrit,e jo pa mundime! Edhe është feja ajo që
do t'i japë dritë syve të Palit; ai vijon të na ndihmojë
me shkrimet e tij për të kuptuar drejt e për të përditësuar
kuptimin e tyre në lidhje me situatat e reja në të cilat gjendet
Kisha.
30/6 MAR XIII° T.O. [I] facoltativo: m: Santi primi Martiri della Chiesa
di Roma)
Gn 19, 15-29; Sal 25; Mt 8,23-27
O Zot, na shpëto, se po mbytemi! Mt 8,25
Nganjëherë na duket se Hyji nuk interesohet për çështjet
njerëzore apo për vuajtjet tona, por nuk është kështu.
Si babë i mirë e si nënë, ai e ruan gjithmonë secilin
prej nesh dhe është i gatshëm të na vijë në
ndihmë.
Le t'i besojmë me qëndrueshmëri atij dhe Jezusit, Birit të
tij!