KORRIK 2009

1/7 MER XIII° T.O. [I]
Gn 21,5.8-20; Sal 33; Mt 8,28-34
Ke ardhurtë na mundosh para kohe ? Mt 8,29
Kur zbulojmë se bezdisemi apo më keq se torturohemi prej fjalës së Jezusit, kjo është shenjë se kemi rënë në kurthin e të ligut e nuk jemi të lirë.
Faleminderit Jezus, që ti vjen e iu afrohesh krijesave të tua për t'i çliruar prej atij që vërtet torturon e shkakton vuajtje.

2/7 GIO XIII° T.O. [I]
Gn 22,1-19; Sal 114; Mt 9,1-8
Merr zemër, biri im, të janë falur mëkatet Mt 9,2
Dhurata e faljes së mëkateve njerëzve, të cilën e solli Jezusi prej qiellit, është për ne motiv për të pasur kurajë, gëzim të madh e mirënjohje ndaj Atit.
Nga reagimi i turmës kur pa të paralizuarin të ecte si provë të faljes që kishte marrë, mund të kuptojmë vlerën dhe rëndësinë e kësaj dhurate: "E zuri frika dhe i dha lavde Hyjit që u dha njerëzve pushtet kaq të madh".

3/7 VEN XIII° T.O. [I] S. TOMMASO, Ap. [P]
Ef 2,19-22; Sal 116; Gv 20,24-29
Besove sepse më pe Gjn 20,29
Shumë si Toma do të donin më parë ta shihnin me sytë e tyre Jezusin e pastaj të besonin. Por Jezusi bën ta njohin të ringjallur e në jetë ata që kanë përvujtninë t'i besojnë atij që e ka njohur tashmë personalisht duke përshkuar udhën e treguar: "Të lumë ata që megjithëse nuk panë, do të besojnë".

4/7 SAB XIII° T.O. [I] facoltativo: m: S. Elisabetta del Portogallo)
Gn 27,1-5.15-29; Sal 134; Mt 9,14-17
Vera e re hidhet në kacekë të rinj Mt 9,17
Jezus, ti më kërkon të braktis çdo papërkulshmëri timen, çdo siguri e bindje, gjithçka që unë besoj se jam. Ti do që zemra ime të rritet e lirë me ty, aty ku ti do, ashtu si ti dëshiron. Që të mund të më japësh këtë jetë të re, duhet që unë të kthehem "fëmijë"; atëherë ti do të më mbushësh me gëzimin e me praninë tënde, e atëherë unë do të jem plot me Dashuri.

5/7 DOM XIV° T.O. Anno B [II]
Ez 2,2-5; Sal 122; 2Cor 12,7-10; Mc 6,1-6
Ç'është kjo dituri që i është dhënë? Mk 6,2
Vërtet, duke dëgjuar Jezusin unë gjej një mënyrë të re për ta jetuar jetën dhe marrëdhënie të reja me njerëzit, një mënyrë që ofron paqe.
Faleminderit Jezus, që ke ardhur mes ne njerëzve! Ti je urtia e Hyjit që na do: unë dua të të dëgjoj, dua të të bindem.

6/7 LUN XIV° T.O. [II] (facoltativo: m: S. Maria Goretti, verg. e mart.)
Gn 28,10-22; Sal 90; Mt 9,18-26
Merr zemër, bija ime, feja jote të shpëtoi Mt 9,22
Jezusi po i flet gruas me hemorragji që i preku mantelin. Ajo e dinte se vetëm Hyji mund ta shëronte prej papastërtisë së saj: duke e vendosur shpresën e saj mbi Jezusin, ajo e njohu atë si Hyj. Jezusi që e ndjen se po e thërrasin me vërtetësi, i drejtohet gruas si një bije. Ne i afrohemi të sigurt Jezusit, edhe sikur të ndodheshim në gjendjen e mëkatit të papastërtisë: i kërkojmë dëshmores së sotme ndërmjetësinë e saj.

7/7 MAR XIV° T.O. [II]
Gn 32,23-33; Sal 16; Mt 9,32-38
Kur pa turmat, iu dhimbsën Mt 9,36
Gjithë ditën bombardohemi nga lajme katastrofike; "Po të ekzistone Hyji... gjëra të tilla nuk do të ndodhnin": për dikë ky do të ishte përfundimi i natyrshëm.
Por ama, kush e do Jezusin, falënderon Atin që e ka dërguar në mes nesh. Ai sheh dhe ndjen dhembshuri për mjerimin tonë, fryt i mëkatit. Ai jep prova të dhembshurisë së tij duke dërguar vazhdimisht punëtorë të shenjtë në të korrat e veta, për të shëruar prej mëkatit e për të rikthyer kah rruga e drejtë.

8/7 MER XIV° T.O. [II]
Gn 41,55-57; 42,5-7.17-24; Sal 32; Mt 10,1-7
Bëni ashtu si t'ju thotë ai Zan 41,55
Këto fjalë që faraoni iu drejton egjiptianëve në lidhje me Jozefin, janë të njëjtat me atë që Maria iu drejton shërbëtorëve në dasmën e Kanës.
Këtu mungon buka, atje mungon vera, simbole të Jezusit. Bindja ndaj atij që na do dhe e druan Hyjin na bën të kapërcejmë çdo vështirësi në çdo kohë, edhe sot, e na lejon të gjejmë sërish paqe e gëzim.

9/7 GIO XIV° T.O. [II] - (m. a TN: S. Paolina Visintainer, vergine, † 1942) - Ss Agostino Zhaorong e comp. Martiri
Gn 44,18-21.23-29; 45,1-5; Sal 104;
Mt 10,7-15
Punëtori ka të drejtë të ushqehet Mt 10,10
Jezusi po dërgon nxënësit e vet që të shpallin Mbretërinë e Hyjit e të kërkojnë kthimin. Ata nuk do duhet të shqetësohen as për ushqimin e as për veshmbathjen, sepse janë "punëtorë" të Hyjit! Sigurisht që Hyji vetë do t'i veshë e do t'i ushqejë: nuk ka punëdhënës më të mirë se ai!

10/7 VEN XIV° T.O. [II]
Gn 46,1-7.28-30; Sal 36; Mt 10,16-23
Prandaj jini të kujdesshëm Mt 10,16
Jezusi iu thotë të tijëve që po i dërgon nëpër botë për të vazhduar veprën e tij në shërbim të jetës së njeriut: "Ja, po ju dërgoj si delet mes ujqërve; jini të zgjuar si gjarpërinjtë e të pastër si pëllumbat".
Na e jep, Zot Jezus, Shpirtin e Shenjtë me dhuratën e intelektit, të këshillës, të zgjarsisë, të diturisë. Kështu do të dijmë vlerësojmë situatën në të cilën do të ndodhemi që të veprojmë si duhet.

11/7 SAB XIV° T.O. [II] S. BENEDETTO, († 547), Patrono d'EUROPA [P]
Pro 2,1-9; Sal 111; Gv 15,1-8
Unë jam hardhia, ju jeni shermendet Gjn 15,5
Sot nderojmë Shën Benediktin, mbrojtësin e Europës. Ai ishte aq i lidhur me Jezusin e me Atin në lutje e në punë, saqë solli shumë fryte për mbretërinë e Hyjit në gjithë kontinentin tonë. Për dashurinë e diturinë e tij, shumë u bashkuan me të dhe e lanë veten e tyre të udhëhiqen si bij shpirtërorë e gjetën kështu jetën e vërtetë tek Jezu Krishti!
Shën Benedikt, lutu per ne!

12/7 DOM XV° T.O. Anno B [III]
Am 7,12-15; Sal 84; Ef 1,3-14; Mc 6,7-13
U dha pushtet mbi shpirtrat e ndyrë Mk 6,7
Dishepujt e Jezusit, kur lajmërojnë mbretërinë e Hyjit, duhet edhe ta tregojnë atë. Dhe mbretëria e Hyjit mund të shihet e të shijohet kur njeriu çlirohet nga "shirtërat e ndyrë", të cilët janë shenjë e mbretërisë së Satanit.
Buzëqeshja ironike e atij që thotë: "Janë gjëra fëmijësh", ia lë vendin sigurisë së të pasurit dashurinë e Atit.
Atje ku kalon nxënësi i Jezusit duhet të mbetet besimi në atësinë e Hyjit dhe gëzimi i fitores së tij mbi vdekjen.

13/7 LUN XV° T.O. [III]
Es 1,8-14.22; Sal 123; Mt 10,34 - 11,1
Kush ju pranon ju, më pranon mua Mt 10,40
Është çorientuese kjo fjalë. Kush e pranon Jezusin? E pranon ai që pranon të dërguarit e tij: njerëz të varfër e të kufizuar në aftësitë e tyre, por njëkohësisht mbartës së Fjalës së tij.
Të pranosh Jezusin nuk dotë thotë të mbash fort një figurë të tij, por të marrësh seriozisht Kishën e tij!

14/7 MAR XV° T.O. [III] (facoltativo: m: S. Camillo de Lellis, sac.)
Es 2,1-15; Sal 68; Mt 11,20-24
Përse po e rreh të afërmin tënd? Dal 2,13
Këtë pyetje të Moisiut, në mënyrë të ngjashme Jezusi ia drejton tij që e godet në faqe. Jezusi do që ai, e bashkë me Të edhe ne, të jetë i vetëdijshëm se cili është shpirti që e i jep jetë. Dhuna e shprehur me fjalë, me heshtje apo me vepra, zbulon gjithmonë skllavërinë tonë ndaj mëkatit, edhe nëse e maskojmë me zotësi si një të keqe me qëllim të mirë.
Eja, Zot Jezus, e vër në zemrat tona dashuri, gëzim, paqe, durim, mirësi, dashamirësi, butësi, vetëzotërim.

15/7 MER XV° T.O. [III] (m: S. Bonaventura, vesc. e dott., † 1274)
Es 3,1-6.9-12; Sal 102; Mt 11,25-27
Gjithçka më është dhënë prej Atit tim Mt 11,27
Jezusi, i galduar në shpirt, iu thotë këtë gjë në mirëbesim të tijëve.
Ata mund t'i besojnë plotësisht, duke qenë të sigurt se bindja ndaj Jezusit është dashuria e vërtetë që njeriu duhet t'i tregojë Hyjit.

16/7 GIO XV° T.O. [III]
Es 3,13-20; Sal 104; Mt 11,28-30
Unë do t'ju çlodh Mt 11,28
Kur fillova të ndjek Jezusin, isha i përfshirë i tëri prej mëkatit, i uritur për dashuri e i etur për drejtësi. Zemra ime kish vdekur, ish e paaftë të dëgjonte e të bindej; isha vetëm!
Ti, o Jezus, më pranove e më bëre të dal prej poshtërimit, ti më çlirove nga pesha në supe, u vure përpara meje si udhëheqës e mësues dhe u bëre shplodhja ime!

17/7 VEN XV° T.O. [III]
Es 11,10 - 12.14; Sal 115; Mt 12,1-8
Këtu është dikush më i madh se tempulli Mt 12,6
Po, Jezus, unë besoj se ti je vendi ku mund të takojmë Hyjin e vërtetë që është Atë e Dashuri.
Në ty jeton Ati, ti je Emmanuel, Hyji me ne. Ti jeton në ata që të duan e në mes tyre!

18/7 SAB XV° T.O. [III]
Es 12,37-42; Sal 135; Mt 12,14-21
Turma të mëdha e ndoqën pas dhe ai i shëroi të gjithë të sëmurët Mt 12,15
Besoj se akoma edhe sot, ata që ndjekin Jezusin mund të shërohen. Dhurata që Jezusi iu ofron të gjithë atyre që qëndrojnë me të, është shndërrimi që ndodh në ta, shërimi i vërtetë. Kush ndjek Jezusin nuk është më nën pushtetin absolut të ndjenjave të veta që ndryshojnë vazhdimisht, por shikon drejt shkëmbit të shpëtimit të vet, drejt Ngushëlluesit të vet.

19/7 DOM XVI° T.O. Anno B [IV]
Ger 23,1-6; Sal 22; Ef 2,13-18; Mc 6,30-34
Ejani veçmas në një vend të vetmuar që të pushoni pak Mk 6,31
Jezusi na i drejton këto fjalë çdo të dielë, ditën e Zotit, që të shkojmë tek ai e të gjejmë kohën për ripërtëritjen e jetës sonë: "Përnjimend ai është paqja jonë" (Ef 2,14).
Me praninë tonë në paqe tashmë, vetë Jezusi do mund t'iu ofrojë edhe të tjerëve shplodhjen e tij!
Kështu ndodh në episodin që tregon ungjilli i sotëm.

20/7 LUN XVI° T.O. [IV] (facoltativo: m: S. Apollinare, vesc. e mart.)
Es 14,5-18; salmo: Es 15,1-6; Mt 12,38-42
Mos kini frikë Dal 14,13
Kush udhëheq popullin e Hyjit, ka ndihmën e tij edhe në çastet më të vështira e të rrezikshme. Nëse dëgjon fjalën e tij dhe mbështetet në fe, Hyji vetë e ndihmon të dalë fitimtar mbi frikërat e veta e të ecë me shpresë e besim drejt pikëmbërritjes, tokës së premtuar.

21/7 MAR XVI° T.O. [IV] (facoltativo: m: S. Lorenzo da Brindisi, sac. e dott.)
Es 14,21-31; salmo da Es 15,8-10.12.17; Mt 12,46-50
Zoti e shpëtoi Izraelin prej duarve të egjiptianëve Dal 14,30
Zoti, ashtu siç i kishte premtuar Moisiut, ndërhyri për të shpëtuar popullin e tij me mrekullinë e Detit të Kuq. Me të vërtetë ai hapi ujërat e detit që populli i tij të kalonte në të thatë, ndërkohë që ushtria egjiptiane që e ndiqte, u shkatërrua nga dallgët e detit. Ky çlirim prej skllavërisë së Egjiptit kthehet në shenjë e simbol të atij shpëtimi për të cilin ne kemi nevojë: shpëtimit prej mëkatit.

22/7 MER XVI° T.O. [IV] (m) S. MARIA MADDALENA [P]
Ct 3,1-4 (opp. 2Cor 5,14-17); Sal 62; Gv 20,1.11-18
Gjeta atë që ma do shpirti Kk 3,4
Zoti është pranë të gjithë atyre që e thërrasin, pranë të gjithë atyre që e kërkojnë me zemër të çiltër: Ai iu zbulon atyre dashurinë e tij!
Jezu Kishti është ai që na do me besnikëri, ashtu si burri do gruan: ai është i denjë ta kërkojmë e ta duam mbi gjithçka!

23/7 GIO XVI° T.O. [IV] S. BRIGIDA, († 1373) religiosa, Patrona d'EUROPA [P]
Gdt 8,2-8 (opp. 1Tm 5,3-10); Sal 10; Lc 2,36-38 (opp. Mt 5,13-16)
Agjëronte çdo ditë të vejërisë së vet Jt 8,6
Judita, personazh i madh i Besëlidhjes së Vjetër, kishte vendosur agjërimin si formë lutjeje për të qenë e fortë dhe besnike ndaj gjendjes së saj prej vejushe.
Agjërimi është një formë lutjeje shumë e pëlqyeshme përpara Hyjit, sepse përfshin jo vetëm zemrën e fjalët, por edhe trupin tonë.
Le të mësojmë prej saj të ofrojmë një formë pendese si lutje që bashkohet me ndërmjetësinë e Shën Brigidës në favor të bashkimit të popujve të europës të ndriçuar prej Ungjillit.

24/7 VEN XVI° T.O. [IV] (facoltativo: m: S. Charbel Makhlüf, sac.)
Es 20,1-17; Sal 18; Mt 13,18-23
Kujtohu ta shenjtërosh ditën e shtunë Dal 20,8
Një atë i mirë i drejton mirë bijtë e tij. Ati në qiell është burimi i çdo orientimi të mirë për jetën tonë. Ai e do atë jetë të qetë: prandaj na jep urdhërime të dobishme. Ai e njeh të mirën tonë të vërtetë! Në ditën e shtunë, e për ne të krishterët të dielën, ai do të bëjë të shijojmë paraprakisht gëzimin e pushimit, në bashkim me Të e me vëllezërit.
Faleminderit, o Atë i mirë!

25/7 SAB XVI° T.O. [IV] S. GIACOMO, Ap. [P]
2Cor 4,7-15; Sal 125; Mt 20,20-28
Ne i mbajmë këto thesare brenda vetes si në enë balte 2Kor 4,7
Thesari është njohja e Jezusit si Zot e Hyj. Kjo dhuratë heq prej zemrës sonë "velin" që na pengon të kuptojmë Shkrimet si profeci për Jezusin, Bir të Hyjit. Ky thesar ruhet në "vazon" e njerëzimit tonë, të brishtë, të sprovuar prej sëmundjeve, por edhe prej mendimeve që përpiqen të shkatërrojnë Kishën. Le t'i kërkojmë Shën Jakobit të lutet që ne të kemi forcë të ruajmë e të përçojmë thesarin e depozituar tek ne!

26/7 DOM XVII° T.O. Anno B [I]
2Re 4,42-44; Sal 114; Ef 4,1-6; Gv 6,1-15
Mblidhini copat që kanë tepruar, që të mos shkojë asgjë dëm Gjn 6,12
Dhurata e Jezusit është e bollshme dhe gjithmonë e gatshme. Dhe është Kisha e tij ajo që e mban dhe e shpërndan!
Brenda Kishës ne të gjithë vihemi në shërbim të Jezusit, e kështu bëhemi bekim për botën që na rrethon.

27/7 LUN XVII° T.O. [I]
Es 32,15-24.30-34; Sal 105; Mt 13,31-35
Do të flas me shëmbëlltyra Mt 13,35
Jezusi është goja e Hyjit! Ai na flet në shumë mënyra: me shembuj, me shëmbëlltyra, me thirrje, me shërime,... Ai le të mund të na dhurojë sot, me hirin e mundimit të tij, dritën dhe forcën për të njohur e për të pranuar gjithmonë e më shumë jetën të cilën ai ka ardhur të na përçojë.

28/7 MAR XVII° T.O. [I]
Es 33,7-11;34,5-9.28; Sal 102; Mt 13,36-43
O Zot, shtegto me ne Dal 34,9
Moisiu, pasi dëgjoi Zotin që i zbuloi qëllimet e veta të shenjta e të drejta, e fton me shumë përvujtni të qëndrojë në mes të popullit, megjithëse është shumë mëkatar!
Ne sot, i gëzohemi pranisë së Jezusit, Hyjit me ne, dhe përpiqemi të jetojmë të bashkuar që të mund të shfaqet prania e tij.
Ai e dëgjon lutjen e atij që e thërret!

29/7 MER XVII° T.O. [I] S. MARTA [P]
Lez. Santi: Pro 31,10-13.19-20.30-31; Sal 14; Gv 11,19-27(opp. Lc 10,38-42)
Gruaja që e druan Zotin, ja cila duhet lavdëruar Fu 31,30
Duhet lavdëruar vërtet ai që ruan në zemër drojën e shenjtë ndaj Hyjit, domethënë dashurinë e thellë për Të.
Prej kësaj dhurate lind në të vërtetë një jetë plot fryte, që gëzon të gjithë ata që i ndodhen pranë.
Shën Marta e të gjithë Shenjtërit e Hyjit, lutini për ne!

30/7 GIO XVII° T.O. [I]
Es 40,16-21.34-38; Sal 83; Mt 13,47-53
Ëngjëjt do të dalin e do të ndajnë të këqijtë nga të drejtët Mt 13,49
Të lejojmë të rritet edhe egjra, të duam armiqtë, të lutemi për përndjekësit, këto janë aspekte të Dashurisë së mëshirshme të Atit e të Jezusit. Hyji ka vendosur që ata që e pranojnë do të ruhen për jetën e amshuar, jetë plot gëzim, paqe e dashuri të papërfytyrueshme. Ndërsa ata që e kanë refuzuar këtë dashuri, do të flaken tej si sende të padobishme e të dëmshme.

31/7 VEN XVII° T.O. [I]
Lv 23,1.4-11.15-16.27.34-37; Sal 80; Mt 13,54-58
Kjo i pengonte të besonin në të Mt 13,57
Ata prej Nazaretit e panë Jezusin të niste si bir i zdrukthtarit, dhe ja tek e shohin tani para tyre si Rabi, të rrethuar prej dishepujsh.
Kjo është një risi që ata e interpretojnë vetëm në favorin e tyre nga ana shoqërore...
Kjo gjë i pengon ata ta pranojnë fjalën e Hyjit dhe shtjellimin e Shkrimeve nga goja e tij, si dhe zbulimin e tij si i Shuguruari i Hyjit.
Jezusit i duhet të largohet e t'i lërë në mjerimin e tyre!