GUSHT
1/8 SAB XVII°
T.O. [I]
Lv 25,1.8-17; Sal 66; Mt 14,1-12
Unë jam Zoti, Hyji juaj Lev 25,17
Hyji ynë, Ai që kish filluar të shfaqej në Besëlidhjen
e Vjetër e me të cilin Jezusi na njohu dhe ende na njeh, mbart vulën
e dashurisë, të atësisë; ai na fton të bashkëndajmë
"dhembshurinë" e tij për çdo njeri. Dhe në
këtë bashkëndarje ne ndjejmë të gëzojmë
plotësi jete.
Faleminderit, Atë, që unë zbuloj se je "më i bukur"
nga ç'mund të të kisha ëndërruar kurrë!
2/8 DOM XVIII° T.O. Anno B [II]
Es 16,2-4.12-15; Sal 77; Ef 4,17.20-24; Gv 6,24-35
Unë jam buka e jetës Gjn 6,35
Në takimin e lutjes kish ardhur një grua e moshuar; para se të
fillonim ajo na kish thënë në mirëbesim se sa shumë
hidhërim merrte prej sjelljes pa dashuri të një personi prej
saj të dashur. Pikërisht atë ditë neve na propozohej e
na shpjegohej takimi i Jezusit me Zakeun: ajo grua ndjeu në zemrën
e saj dashurinë e paqen e Jezusit dhe u kthye në shtëpi e kënaqur.
Jezus, ti je buka e vërtetë për ne!
3/8 LUN XVIII° T.O. [II]
Nm 11,4-15; Sal 80; Mt 14,13-21
Të gjithë hëngrën eu ngopën Mt 14,20
Le të vendosim sot gjithçka në duart e Jezusit: edhe pse
për sytë tanë nuk është ndonjë gjë e madhe,
ne i ofrojmë atij lodhjen tonë, frymëmarrjet tona, hapat tanë,
gëzimet tona… Në mbrëmje do të kemi gëzim: do të
jetë ky i njëjti gëzim i Atit, që edhe falë "asgjë"-
së sonë, do të ketë mundur të shuajë urinë
në botë me dhuratën e tij hyjnore.
4/8 MAR XVIII° T.O. [II]
Nm 12,1-13; Sal 50; Mt 14,22-36
O Zot, më shpëto! Mt 14,30
Pjetri po zhytej në ujë, ndërsa ecte mbi det drej Jezusit…
Ja se çfarë më bën të mendoj ky episod: kur kemi
marrë vendimin që të bëjmë një hap, që
ndoshta edhe duke na kushtuar, do të na afronte pranë zemrës
së Jezusit, në këtë çast na zë frika se mos
humbasim jetën tonë e kështu bllokohemi në këtë
ecje tonën.
"O Zot, na shpëto!": Jezusi do të dijë të na
dhurojë besim, forcë e paqe.
5/8 MER XVIII° T.O. [II]
Nm 13,1-3.25-33 - 14,1.26-30.34-35; Sal 105; Mt 15,21-28
Unë, Zoti, e thashë fjalën time Nr 14,35
Populli në shkretëtirë kishte mërmëritur kundër
Zotit: nuk kishte pasur besim tek ai, tek dashuria e tij, tek fuqia e tij.
Ky mosbesim e trishtoi zemrën e Atit më shumë se çdo
mëkat tjetër; dhe ai ndërhyri me qartësinë e tij,
me autoritetin e tij.
Na dhuro o Shpirt i Shenjtë, një zemër prej biri që të
dijë gjithmonë të besojë në mirësinë dhe
urtinë e Atit!
6/8 GIO XVIII° T.O. [II] TRASFIGURAZIONE del SIGNORE [P]
Dn 7,9-10.13-14; Sal 96; 2Pt 1,16-19; Mc 9,2-10
Mësues, sa mirë që jemi këtu Mk 9,5
Çdo vit ne festojmë me gëzim këtë Festë të
bukur të Zotit tonë Jezus.
Ati e shndërron atë, në mal, dhe tre prej dishepujve të
tij e kundrojnë në shkëlqimin e tij hyjnor: është
bukur për ne të qëndrojmë këtu!
Faleminderit Atë, që herë pas here na zbulon edhe neve diçka
prej fytyrës së mrekullueshme të Birit tënd të dashur:
ato janë si dritëza të mëdha që na ndihmojnë
të mos shkëputemi prej tij as në çastin e sprovës.
7/8 VEN XVIII° T.O. [II]
Dt 4,32-40; Sal 76; Mt 16,24-28
Do të shpërblejë çdo njeri sipas veprave që ka
bërë Mt 16,27
Vepra me më shumë peshë do të jetë t'i kesh besuar
apo të mos i kesh besuar, ta kesh falënderuar e t'i jesh përgjigjur
ofertës së vetes që Jezusi bëri në kryq.
A e lejoj unë veten time të shpëtohet prej Jezusit? A jetoj
unë pastaj në këtë gëzim duke e ndjekur e duke iu
dhuruar edhe unë atij?
8/8 SAB XVIII° T.O. [II]
Dt 6,4-13; Sal 17; Mt 17,14-19(gr. 14-20)
O brezni e pafe dhe e mbrapshtë! Mt 17,17
Përmes fjalëve të një vëllai apo një fakti të
jetës ne vëmë re herë pas here ftesën e Zotit.
Shpesh më ka ndodhur kështu; herët e para kam ndjerë vuajtje
dhe tundim për t'u shkurajuar, por shumë shpejt zemra ime është
ndriçuar: kam parë dashurinë e fortë e besnike të
Atit, e cila më udhëhiqte pikërisht udhës së tij,
në shenjtëri e urti. Përvujtnisht e kam falënderuar.
9/8 DOM XIX° T.O. Anno B [III]
1Re 19,4-8; Sal 33; Ef 4,30 - 5,2; Gv 6,41-51(52)
Ai që vjen prej Hyjit e ka parë Atin Gjn 6,46
Të gjithë profetët kanë qenë dërguar prej Hyjit,
por ata ishin njerëz të zgjedhur mes njerëzve të kësaj
bote.
Vetëm Jezusi ka ardhur prej Hyjit, prej lavdisë që kishte pranë
Atit para se bota të qe krijuar. Vetëm ai e njeh plotësisht
Atin e mund të na e zbulojë. Vetëm ai, duke dhuruar konkretisht
veten e tij, mund të përçojë jetën hyjnore që
Ati do t'i japë njerëzimit nën pushtetin absolut të vdekjes.
10/8 LUN XIX° T.O. [III] S. LORENZO, diacono e martire, † 258 [P]
2Cor 9,6-10; Sal 111; Gv 12,24-26
Drejtësia e tij qëndron në amshim 2Kor 9,9
Shën Lorencin Kisha e nderon në mënyrë të veçantë.
Ai ishte Diakon i Kishës së Romës; ai vendosi të gjithë
dashurinë dhe diturinë që Zoti i dhuronte në shërbimin
për të varfërit, deri në flijimin e jetës në
martir.
Ne e nderojmë "drejtësinë tënde", Vëlla
i dashur, së pari duke u përpjekur ta imitojmë, duke e lejuar
veten tonë të mbushemi me "Shpirtin e Shenjtë, "Arkitekt"
i të gjithë Shenjtërve të Jezusit.
11/8 MAR XIX° T.O. [III]
Dt 31,1-8; salmo: Dt 32,3-4.7-9.12; Mt 18,1-5.10.12-14
Thirri pranë vetes një fëmijë Mt 18,2
Pyetjes së dishepujve: "Kush është më i madhi në
Mbretërinë e qiejve?" Jezusi i përgjigjet me këtë
gjest të bukur.
Kur nuk mundemi e nuk duam të bëjmë ne diçka "të
madhe" në mbretërinë e qiellit, kur bëhemi "të
vegjël", duke i lënë hapësirë pranisë së
tij, planeve të tij, veprës së tij, atëherë ne jemi
të çmuar para syve të Zotit.
12/8 MER XIX° T.O. [III]
Dt 34,1-12; Sal 65; Mt 18,15-20
Po të dëgjoi, e ke fituar vëllanë tënd Mt 18,15
Kurajo e përvujtni; këto janë dy gjëra të nevojshme
për të ndihmuar dikë të ndreqet; kurajo që vjen kur
duam të mirën e tjetrit dhe përvujtni që di të mos
dënojë e kur është e nevojshme "të gëlltisë"...
Por kur unë dënoj brenda vetes, apo më keq akoma para të
tjerëve, atëherë jam frikacak e arrogant.
Unë i falënderoj ata vëllezër që patën kurajën
të ndreqin krenarinë time për të më ndihmuar të
pendohem.
13/8 GIO XIX° T.O. [III]
Gs 3,7-10.11.13-17; Sal 113A; Mt 18,21 - 19,1
O Zot, ki durim me mua Mt 18,26
Faleminderit o Atë, sepse ti je gjithmonë i durueshëm me mua;
jam unë në të vërtetë që nuk jam i duruar me
të tjerët.
Duke u kujtuar për mirësinë tënde, do të përpiqem
ta fal edhe unë atë kolegun tim..., atë fqinjin tim..., atë
të afërmin tim …
14/8 VEN XIX° T.O. [III]
Gs 24,1-13; Sal135; Mt 19,3-12
Atë që Hyji ka bashkuar, njeriu të mos e ndajë Mt 19,6
Kjo fjalë mbart në vete një dituri që i jep fuqi urdhërimit
të gjashtë e të nëntë! Unë i admiroj ata bashkëshortë
që as që e çojnë në mend të ndahen, as atëherë
kur nuk kuptohen e as kur ndjehen të fyer. Ata e dinë që bashkimi
i tyre është bekuar prej Hyjit, e që jashtë tij nuk ka
bashkim. Kjo fjalë iu jep të rinjve vullnetin të përgatiten
duke u ushtruar me lodhje në dashuri, e me lodhje të vënë
në provë vetë besnikërinë e tyre.
15/8 SAB XIX° T.O. [III] ASSUNZIONE della B.V. MARIA [P]
Vesp.: 1Cr 15,3-4.15-16;16,1-2; Sal 131; 1Cor 15,54-57; Lc 11,27-28
Giorno: Ap 11,19;12,1-6.10; Sal 44; 1Cor 15,20-26; Lc 1,39-56
Ai i hodhi sytë mbi përulësinë e shërbëtores
së vet Lk 1,48
Mund të themi edhe kështu: pa vogëlsinë e shërbëtores
së vet.
Mari e Tërëshenjtë, ti që je vepra më e bukur e Hyjit,
na mëso neve, bijve të tu të dashur, që asgjë nuk
i pëlqen Zotit më shumë se përvujtnia e krijesave të
tij: kur ato e kuptojnë se janë të varfëra përpara
tij dhe i besojnë atij, atëherë ai mund të shkëlqejë
në to me bukurinë e dashurisë së vet.
Mari, E ngritur në qiell, këndo alleluia!
16/8 DOM XX° T.O. Anno B [IV]
Pro 9,1-6; Sal 33; Ef 5,15-20; Gv 6,51-58(59)
Kush më ha mua, do të jetojë nëpërmjet meje Gjn 6,57
Atëherë kur sapo zgjohem në mëngjes e drejtoj zemrën
time kah Jezusi, kah dashuria e tij, kah prania e tij, e pastaj gjatë
ditës "ushqehem" me të, mbaj fjalën e tij në
zemër, përpiqem të jetoj sipas "mënyrës"
së tij, "bima" e jetës sime shpirtërore është
e ushqyer mirë, qëndron drejt dhe i jep dritë e forcë
jetike gjithë qenies sime.
Jezus, bukë e vërtetë e jetës sonë!
17/8 LUN XX° T.O. [IV]
Gdc 2,11-19; Sal 105; Mt 19,16-22
Eja e më ndiq Mt 19,21
Kur ti, Zot Jezus, hedh shikimin e dashurisë mbi një prej bijve
të tu, ti kërkon prej tij të lërë vërtet gjithçka
e të të ndjekë vetëm ty; por unë mund të them
me përulësi se ti je për këdo që do të të
ndjekë, më shumë se një bashkëshort apo bashkëshorte,
ti jep më shumë gëzim se një shtëpi e bukur, më
shumë se miq e festa, ti dhuron më shumë siguri se krahët
e një babai, më shumë butësi se puthjet e një nëne...
Faleminderit, Jezus! Nuk isha e nuk jam asgjë, por ti më zgjodhe
për vete!
18/8 MAR XX° T.O. [IV]
Gdc 6,11-24; Sal 84; Mt 19,23-30
Për Hyjin gjithçka është e mundur Mt 19,26
Sa mirë kështu …, përndryshe, i mjeri unë!
Si do t'ia bëja që të ndiqja Jezusin kur magjia e parave, suksesit
e zakoneve të botës më tërheqin porsi një magnet?
Si do t'ia bëja të qëndroja besnik kur ndjenjat e mia marrin
drejtim të gabuar?
Si do t'ia bëja të mos ushqeja urrejtje e të falja ata që
më shkaktojnë probleme të mëdha?
"Për Hyjin gjithçka është e mundur"!
Sa mirë që je ti, o Zot, që më vjen në ndihmë!
19/8 MER XX° T.O. [IV]
Gdc 9,6-15; Sal 20; Mt 20,1-16
Më dëgjoni dhe Hyji ju dëgjoftë ju! Gjq 9,7
Ai që thotë këto fjalë është një njeri
që i flet popullit të Izraelit nga ana e Hyjit. Pohimi i tij është
i vërtetë: edhe ne e bëjmë përvojën që
kur dëgjojmë ata që Jezusi na dërgon në emër
të tij, gjejmë paqe në zemër, ashtu si dikush që
gëzon miqësinë dhe mbrojtjen e më të mirit baba,
më të mirit mbret.
20/8 GIO XX° T.O. [IV]
Gdc 11,29-39; Sal 39; Mt 22,1-14
Dasma është gati Mt 22,8
Duket sikur dëgjojmë zërin plot gëzim të Atit që
i thotë secilit prej nesh: "Ja tek është gati për
ty festa e amshuar, jeta e plotë në bashkim me mua e me Birin tim:
e ka blerë ai këtë dhuratë për ty, atëherë
kur për dashurinë tënde vdiq në kryq. Pranoje pa frikë
e me dashuri të madhe"
21/8 VEN XX° T.O. [IV]
Rut 1,1.3-8.14-16.22; Sal 145; Mt 22,34-40
Hyji yt do të jetë Hyji im Rt 1,16
Të mirëpresësh zakonet, idetë, planet e një personi
është shenjë dashurie dhe besimi. Këtë bëjnë
bashkëshortët për të qëndruar të bashkuar.
Por të mirëpresësh e të përshtatesh me besimin e
dikujt tjetër... është diçka shumë më serioze
dhe e brishtë njëkohësisht. Ruta e bëri këtë
gjë, në drejtimin e duhur! Ajo i braktisi idhujt e popullit të
saj moabit për të zgjedhur Hyjin e Noemisë, Hyjin e vërtetë
tek i cili besonte populli i Izraelit, e që do të dërgonte
si Shpëtimtar Jezusin. Falë gjakut të çmuar të
Jezusit, askush të mos bëjë ecjen mbrapsht!
22/8 SAB XX° T.O. [IV]
Rut 2,1-3.8-11;4,13-17; Sal 127; Mt 23,1-12
Mos veproni sipas veprave të tyre Mt 23,3
Kështu që nuk mund të mbrohem e të justifikohem pas "kështu
bëjnë të gjithë" apo "edhe priftërinjtë...".
Vërtet që shembulli bind më shumë se fjalët, por
kur shembulli nuk është sipas Fjalës së Hyjit, është
Fjala ajo që duhet të mbetet pika ime e palëvizshme, fari im
në terrin e kësaj bote.
23/8 DOM XXI° T.O. Anno B [I]
Gs 24,1-2.15-17.18; Sal 33; Ef 5,21-32;
Gv 6,60-69(70)
Jezusi e dinte kush ishte ai që do ta tradhëtonte Gjn 6,64
Ndonjëherë e kuptoj se një takim i afërt apo një
shërbim që do të ndërmarr do të jenë veçanërisht
të vështirë. Kjo është për mua dritë, është
dhuratë e Zotit: e braktis në çast veten në duart e
tij e kërkoj përvujtnisht ndihmë prej tij; nuk është
hera e parë që provoj dobësinë time në çastin
e provës: e kam parë që ai vetëm është forca
e besnikërisë sime.
24/8 LUN XXI° T.O. [I] S. BARTOLOMEO, Ap. [P]
Ap 21,9-14; Sal 144; Gv 1,45-51
Do të shohësh gjëra edhe më të mëdha! Gjn 1,50
Bartolomeu, kur dëgjoi fjalët e thjeshta që Jezusi i drejtoi
në takimin e parë, e ndjeu veten të dashur e të njohur
në një mënyrë të mrekullueshme. Jezusi i premtoi
"gjëra më të mëdha": duke ndjekur Jezusin, do
ta kishte njohur si atë mbi të cilin "ngjiten e zbresin ëngjëjt",
si atë në na sjell në derë fjalën e Atit e që
çon drejt tij njerëzimin tonë.
25/8 MAR XXI° T.O. [I]
1Ts 2,1-8; Sal 138; Mt 23,23-26
…ne nuk predikojmë që t'iu pëlqejmë njerëzve, por
që t'i pëlqejmë Hyjit 1Sel 2,4
Ndonjëherë, me kusht që të mos iu shkaktojmë pakënaqësi
njerëzve, nuk dimë t' japim dëshmi të mirë Jezusit:
mbajmë të fshehur diturinë e tij, dritën e tij. Duke bërë
kështu nuk e duam me të vërtetë të afërmin tonë.
Eja, Shpirt i Shenjtë, në zemrën tonë! Na jep dhuratën
e të kërkuarit vetëm të pëlqimit të Atit, e
do të jemi kështu dhuratë e vërtetë edhe për
vëllezërit!
26/8 MER XXI° T.O. [I]
1Ts 2,9-13; Sal 138; Mt 23,27-32
Ju jeni dëshmitarë 1Sel 2,10
Të krishterët e Selanikut mes të cilëve Shën Pali
kish ushtruar shërbesën e vet, qenë dëshmitarë të
besnikërisë, të diturisë, të angazhimit serioz e
të palodhshëm me të cilin apostulli kish vepruar.
Të falënderoj, Zot Jezus, që jam edhe unë dëshmitar
i shërbimit të shenjtë të shumë vëllezërve
e motrave.
Le të mos e shoh këtë shërbim vetëm me admirim, por
le ta imitoj me gëzim!
27/8 GIO XXI° T.O. [I]
1Ts 3,7-13; Sal 89; Mt 24,42-51
Zoti juaj do të vijë Mt 24,42
Është e sigurt se një ditë do të takohemi me Jezusin...
në një mënyrë përtej parashikimeve tona. Por mos
ki frikë, sepse ai është Biri i Hyjit që për dashurinë
tonë u bë pikërisht njeri.
Prandaj ne duam ta presim atë denjësisht duke i kërkuar Atit
"t'i bëjë zemrat tona të qëndrueshme e të patëmeta
në shenjtëri.".
28/8 VEN XXI° T.O. [I]
1Ts 4,1-8; Sal 96; Mt 25,1-13
Që çdonjëri prej jush të dijë ta mbajë të
shenjtë e me nder trupin e vet 1Sel 4,4
Falënderojmë Zotin që gëzohet tek sheh se bijtë e
tij kanë respekt për trupin e tyre: atë ai vërtet ia bën
banesë Shpritit të tij të Shenjtë.
Faleminderit o Atë i mirë për këto duart e mia, për
këta sytë e mi, për këto buzët e mia, për këto
këmbët e mia: nëpërmjet tyre unë mundem të përmbush
veprat e dashurisë tënde, e me ato ende do të jem me ty përgjithmonë
në qiell!
29/8 SAB XXI° T.O. [I] Martirio di S. GIOVANNI BATTISTA [P]
Ger 1,17-19; Sal 70; Mc 6,17-29
Unë jam me ty që të të shpëtoj Jer 1,19
Ky premtim i bukur prej Zotit, Jeremisë i ngjan si ungjillor: është
në të vërtetë Jezusi ai që na ka thënë
e na ka treguar, e që çdo ditë na bën të ndjejmë
në zemër se Hyji është një Atë që gjithmonë
e vetëm na do.
As edhe mëkati nuk mund të na mbajë larg tij, nëse ne
duam ta pranojmë Jezusin, Shpëtimtarin që ai na ka dhuruar.
30/8 DOM XXII° T.O. Anno B [II]
Dt 4,1-2.6-8; Sal 14; Gc 1,17-18.21-22.27;
Mc 7,1-8.14-15.21-23
"Dëgjomëni të gjithë e merrni vesh!" Mk 7,14
"Dëgjo, Izrael": është Zoti që i drejton fjalën
e tij popullit të vet.
"Dëgjomëni të gjithë": ky je ti, Jezus, që
i drejton të gjithëve fjalën tënde; ti flet si Hyji, ti
je Hyji! Autoriteti, dashuria, shenjat hyjnore që ti ke përmbushur,
dëshmia që Ati ka dhënë për ty, janë prova që
ti je Hyj.
Edhe unë mundem t'i besoj plotësisht fjalës tënde, asaj
fjale që më dhuron një liri të re, një shenjtëri
prej dashurisë së vërtetë e plot gëzim.
31/8 LUN XXII° T.O. [II]
1Ts 4,13-18; Sal 95; Lc 4,16-30
Të gjithë u mbushën me zemërim. Lk 4,28
Fjala e Hyjit sapo ka paraqitur Jezusin e Nazaretit: është pikërisht
ai të cilit Ati i ka vendosur vulën e vet, Shpirtin e Shenjtë.
Kjo ndodhi në Sinagogën e qytetit të tij: pas një reagimi
me gëzim të bashkëfshatarëve tij, pason zemërimi:
Jezusi nuk kish mundur t'i lëvdonte sepse nuk kish gjetur tek ta përvujtninë
e besimit.
Jezus, bëj që të të qëndrojmë gjithmonë
pranë, në përulësi!