SHTATOR
1/9 MAR XXII° T.O. [II]
1Sel 5,1-6.9-11; Ps 26; Lk 4,31-37
Ngushëlloni njëri - tjetrin 1Sel 5,11
Apostulli e njeh gjendjen e të krishterëve të tij. Ata jetojnë
në një botë plot rrezik për fenë e tyre. Dhe rreziqet
e fesë, nëse nuk i shmangim, na heqin çdo gëzim e çdo
qetësi. Duhet të ndihmojmë njëri - tjetrin me fjalë
të pasura me Shpirtin e Shenjtë, Shpirtin ngushëllues!
2/9 MER XXII° T.O. [II]
Kol 1,1-8; Ps 51; Lk 4,38-44
Një turmë e madhe shkoi për ta kërkuar Lk 4,42
Kishin parë dashurinë tënde për të sëmurët
e kishin gëzuar frytet e asaj dashurie: prandaj të kërkonin
të gjithë. Të kërkonin për të marrë akoma
dashuri prej teje, dashurinë që rijep shëndet, që dhuron
plotësi jete. Por edhe ti kërkon: në bindje ndaj Atit, ti kërkon
ata që të japin dashurinë e tyre, ata që janë të
gatshëm të ecin me ty e të lënë pas ëndrrat
e veta!
3/9 GIO XXII° T.O. [II] (m: S. Gregorio Magno, papa e dott., † 604)
Kol 1,9-14; Ps 97; Lk 5,1-11
Lanë gjithçka e shkuan pas Jezusit Lk 5,11
Jezus, ti ke gjetur kë të ndjek! Ky është një nga
lajmet më të bukura që mund të dëgjojë dikush.
Kur një djalosh vendos të rrijë me ty, bota mund të rinisë
të shpresojë, të ëndërrojë, të ndjehet
e sigurt. Sot të lutem për ata të rinj të pavendosur,
të cilët do të donin të vinin pas teje, por duhet ende
ta shndërrojnë dëshirën në vullnet!
4/9 VEN XXII° T.O. [II]
Kol 1,15-20; Ps 99; Lk 5,33-39
Krishti është shëmbëllimi i Hyjit të padukshëm
Kol 1,15
Hyji ia kish ndaluar popullit të vet t'i bënte shëmbëllime.
Njeriu nuk mundet ta "përfytyrojë" fytyrën e Hyjit,
e nëse mendon ta bëjë, do të jetë i gabuar si shëmbëllimi,
ashtu edhe mendimet që vijnë prej tij. Vetë Hyji na e jep shëmbëllimin
e tij: ja tek është , është fytyra e Jezusit, është
shikimi i tij plot me dashuri, është dora e tij gjithmonë e
gatshme për t'u shtrirë e për të ngritur njeriun e plagosur
nga e keqja e nga mëkati.
5/9 SAB XXII° T.O. [II]
Kol 1,21-23; Ps 53; Lk 6,1-5
Jezusi po ecte përmes një fushe me grurë Lk 6,1
Jezusi ecën me nxënësit e tij. Ai i do ata. Ai e sheh si të
shenjtë urinë e tyre, po aq të shenjtë sa edhe ditën
që po jetojnë me të. Duart e tyre janë të shenjta,
sepse janë të gatshme t'i shërbejnë atij, shenjtit të
Hyjit. Për të nuk është e vështirë t'i mbrojë
prej kritikës së skribëve. Kush të do ty, Jezus, e ka
respektuar tashmë të shtunën, ditën e krijuar për
të të pritur ty!
6/9 DOM XXIII° T.O. Anno B [III]
Is 35,4-7; Sal 145; Gc 2,1-5; Mc 7,31-37
Ai bën të shurdhërit të dëgjojnë e memecët
të flasin Mk 7,37
Jezus, me gishtërinjtë e tu ti ke plotësuar jetën e njeriut.
I shurdhëri dëgjoi fjalën tënde. Ajo është fjala
e parë që hyn në veshët e në zemrën e tij. Dhe
fjalitë e tij të para të drejtohen ty! Është pikërisht
kështu: njeriu është njeri i vërtetë atëherë
kur arrin të dëgjojë zërin tënd e arrin të drejtohet
kah ty me dashuri!
7/9 LUN XXIII° T.O. [III]
Kol 1,24 - 2,3; Ps 61; Lk 6,6-11
Shtrije dorën Lk 6,10
Me dorë të ngrirë njeriu nuk mund të punojë, nuk
mund të përkëdhelë, nuk mund të hajë. Ai nuk
mund t'ia shtrijë askujt as për të dhënë e e as për
të pranuar ndihmë. Jezusi e do atë njeri të shtunën,
ditën në të cilën Hyji i gëzohet krijimit të
tij. Tani Hyji mund të ngazëllehet sepse Biri i tij po bashkëpunon
me të për t'iu dhënë njerëzve dashurinë!
8/9 MAR XXIII° T.O. [III] NATIVITA' B.V. MARIA [P]
Mic 5,2-5 (opp.: Rm 8,28-30); Sal 86; Mt 1,1-16.18-23
Ti do t'ia vësh emrin Jezus Mt 1,21
Sa shumë dashuri që shprehte Maria teksa shqiptonte këtë
emër! Ajo ka lindur për këtë, për të thënë:
"Jezus"! ajo ka lindur për të shqiptuar e para këtë
emër, për të shpallur kështu shpëtimin që njerëzit
presin çdo ditë. Çdo ditë përsëris edhe
unë me ndihmën e Marisë: Jezus! Jezus! Jezusi im!
9/9 MER XXIII° T.O. [III] facoltativo: m: S. Pietro Claver, sac.)
Kol 3,1-11; Pa 144; Lk 6,20-26
Lum ju që tani qani Lk 6,21
Duke dëgjuar këtë fjalë, kam mësuar të të
dua, Jezus, edhe në çastet e trishtimit e të vuajtjes. Kryqet
e mi më mbajnë afër teje, më bëjnë të ndjeshëm
ndaj kryqeve të vëllezërve të mi, më mësojnë
ta braktis veten në diturinë e Atit. Unë t'i ofroj ty lotët
e mi e të them faleminderit, ti e di përsenë e çdo gjëje!
10/9 GIO XXIII° T.O. [III]
Kol 3,12-17; Ps 150; Lk 6,27-38
Falni ashtu si edhe Zoti ju ka falur Kol 3,13
Sot në mëngjes një vëlla më kërkoi falje. Unë
iu përgjigja menjëherë: "Të kam falur, në emër
të Jezusit". Kur unë ia kërkoj, Jezusi më fal gjithmonë
nëpërmjet priftit të tij, pse s'mund ta bëj edhe unë
këtë? Është gjëja më e bukur, të mund të
bësh atë çka Jezusi bën: të falësh e të
dhurosh kështu gëzim e qetësi!
11/9 VEN XXIII° T.O. [III]
1Tm 1,1-2.12-14; Sal 15; Lc 6,39-42
Dishepulli nuk është më i madh se mësuesi Lk 6,40
Zot Jezus, unë nuk mund të të mësoj asgjë ty: mësuesi
je ti, ti e njeh rrugën që çon drejt Atit, ti i njeh kufijtë
e mi, ti i njeh edhe aftësitë e mia. Ja ku jam, dua të mësoj
gjithçka prej teje, ti që je i vetmi udhërrëfyes i sigurt
dhe i vetmi që e sheh rrugën!
12/9 SAB XXIII° T.O. [III] (facoltativo: m: Ss.mo Nome di Maria)
1Tm 1,15-17; Sal 112; Lk 6,43-49
Ç'ka zemra nxjerr goja Lk 6,45
Duhet të jem i kujdesshëm për ato çka them, apo duhet
të jem i kujdesshëm për çka mbart në zemër?
Është zemra ajo që gjen fjalët që janë në
gjendje të shprehin dashurinë tënde, o Atë, dhe është
zemra ajo iu jep fjalëve shprehjen e paqes e të mëshirës
që të pasqyrojnë tënden! Do të vendos në zemër
Birin tënd Jezusin, dhe dashurinë e tij për nënën
e vet, Marinë!
13/9 DOM XXIV° T.O. Anno B [IV]
Is 50,5-9; Sal 114; Gc 2,14-18; Mc 8,27-35
Po ju, kush thoni se jam unë? Mk 8,29
Jezusi nuk ishte i sigurt se dishepujt e njihnin. Ata e dinin se kush ishte
ai dhe ishin në gjendje ta thoshin, por nuk ishin ende në gjendje
të bashkëndanin me të bindjen ndaj Atit. Kështu ndodh
edhe me mua. Më duhet t'i përgjigjem çdo ditë kësaj
pyetjeje dhe secilën herë më duhet të reflektoj e të
vendos të pranoj kryqin.
14/9 LUN XXIV° T.O. [IV] ESALTAZIONE della S. CROCE [P]
Nm 21,4-9; Sal 77; Fil 2,6-11; Gv 3,13-17
Hyji e deshi aq shumë botën, sa dha Birin e tij Gjn 3,16
Një vajzë më pyeti dje se pse ne të krishterët mbajmë
si shenjë kryqin. I dukej e çuditshme që të mbanim gjithmonë
parasysh një shenjë vuajtjeje. I thashë se çasti në
të cilin Jezusi vdiq në kryq, është edhe çasti
i dashurisë së tij më të madhe. Vetëm për këtë
e ruajmë kryqin: prej tij marrim forcë për të dashur,
edhe atëherë kur të duash është e lodhshme!
15/9 MAR XXIV° T.O. [IV] B. V. MARIA Addolorata [P]
Eb 5,7-9; Sal 30; Gv 19,25-27 (opp.: Lc 2,33-35)
Grua, ja biri yt Gjn 19,26
Në çastin e dhimbjes Maria merr një mision të ri, atë
që vazhdon ta mbajë të angazhuar. Dishepulli i dashur i Jezusit
bëhet biri i saj. Sot shoh dashurinë e Marisë për Jezusin,
një dashuri që e detyron të më quajë edhe mua birin
e saj. Faleminderit, Mari, që i je bindur Jezusit dhe je angazhuar të
banosh me dishepullin tënd, me çdo dishepull të Birit tënd!
16/9 MER XXIV° T.O. [IV] (m: Ss. Martiri Cornelio, papa † 253, e Cipriano,
vesc., †258)
1Tm 3,14-16; Sal 110; Lc 7,31-35
Dua të dish se si të sillesh 1Tim 3,15
"Dua që ti të dish se si të sillesh në shtëpinë
e Hyjit, që është kisha e Hyjit të gjallë, kolona
e themeli i së vërtetës". Nuk mund të jetojmë
si të duam. Shën Pali është i ndërgjegjshëm
se sjellja e të krishterit është e rëndësishme: ai
mund të duket mirë apo keq para Jezusit, mund ta ndërtojë
apo ta shembë Kishën e tij. Do të kërkoj këshilla
e ndihmë, nuk do të ndjek shtysat e mia!
17/9 GIO XXIV° T.O. [IV] facoltativo: m: S. Roberto Bellarmino, vesc.
e dott.)
1Tm 4,12-16; Sal 110; Lc 7,36-50
Bëhu shembull për besimtarët me fjalë 1Tim 4,12
E vazhdon: në sjellje, në dashuri, në besim e në dëlirësi!
Dishepulli i apostullit duhet të mendojë të ndërtojë
mbretërinë e Hyjit, dhe prandaj është i kujdesshëm
për çka thotë e bën e për tërë jetën
e vet. Çdo bindje e imja ndaj Jezusit është një dhuratë
për vëllezërit, një ndihmë, një stimul!
18/9 VEN XXIV° T.O. [IV]
1Tm 6,2-12; Sal 48; Lc 8,1-3
Lakmia për para është rrënja e gjithë të këqijave
1iTm 6,10
Që fëmijë kemi mësuar t'i vlerësojmë paratë.
E shpesh nëse iua kemi mësuar vlerën nën dritën e
egoizmit, për t'i përdorur për rehatinë tonë. Por
ka edhe njerëz që i vënë paratë në shërbim
të dashurisë pa shpërblim, në mënyrë që
jeta jonë të bëhet dhuratë, për të "prodhuar"
bashkim. Atëherë paratë çlirohen prej skllavërisë
në të cilën janë nënshtruar prej mëkatit!
19/9 SAB XXIV° T.O. [IV] (m: S. Andrea Kim e Comp., martiri, † 1839-1866)
[nella nostra diocesi si anticipa stabilmente al 19 settembre)
1Tm 6,13-16; Sal 99; Lc 8,4-15
Një mbjellës doli për të mbjellë farën Lk 8,5
Shëmbëlltyrat e tua, Jezus, na bëjnë të të njohim
ty thellë. Ti je mbjellësi, që mund të mbetet i zhgënjyer
nga mundi i tij, por që i gëzohet ndërkohë çka
jep fryt për shpëtimin e të shumtëve. Eja sot e qëndro
në mua, i fshehur si një farë nën tokë. Ti do të
japësh fyrt e unë nuk do të jem i padobishëm!
20/9 DOM XXV° T.O. Anno B [I]
Sap 2,12.17-20; Sal 53; Gc 3,16 - 4,3;
Mc 9,30-37(29-36)
Nëse dikush dëshiron të jetë i pari, le të bëhet
i fundit i të gjithëve Mk 9,35
Kjo është shëmbëlltyra me të cilën Jezusi i
jep fund diskutimeve të dishepujve të tij, të cilët ashtu
si ne, dëshirojnë lavdinë. Ne duam të jemi të mëdhenj
para njerëzeve, Jezusi do që ne të jemi të mëdhenj
para Hyjit, Atit të të gjithëve!
21/9 LUN XXV° T.O. [I] S. MATTEO, Ap. ed Ev. [P]
Ef 4,1-7.11-13; Sal18; Mt 9,9-13
I tha: Më ndiq Mt 9,9
Kjo është shëmbëlltyra më e bukur që mund të
kish dëgjuar Mateu, është fjala për të cilën
ai vijon ta falënderojë Jezusin në përjetësi! Ç'është
më bukur se të ndjekësh Jezusin? Me të ecën dhe je
i sigurt se nuk humbet kohë, i sigurt se je i dobishëm për
botën mbarë! Me të, e gjithë jeta ka vlerë e kuptim,
e gjithë jeta, edhe e shkuara, deri dhe e shkuara e shkatërruar
prej mëkatit!
22/9 MAR XXV° T.O. [I]
Esd 6,7-8.12.14-20; Sal 121; Lc 8,19-21
Nëna dhe vëllezërit e Jezusit shkuan për ta takuar Lk
8,19
Është gjë e bukur dhe burim gëzimi teksa sheh edhe familjarët
e tu të vijnë drejt teje, Jezus! Ne i kemi zili, sepse janë
pranë teje. Por ti nuk e lejon këtë zili të zgjasë:
për ty, ai që të dëgjon e ai që të bindet, vlen
më shumë sesa të familjarët.
23/9 MER XXV° T.O. [I] delle Tempora di autunno [P] (m: S. Pio da Pietrelcina,
religioso, † 1968)
Esd 9,5-9; salmo: Tb 13,2-5.9-10 (N.V.: 2-5.8); Lc 9,1-6
Jezusi i thirri të Dhymbëdhjetët Lk 9,1
Jezusi i thirri "pranë vetes" të Dymbëdhjetët
mëse një herë, i thirri për t'i mësuar, në mënyrë
që t'i gëzoheshin afërsisë me të, për t'i bërë
të aftë t'i bënin ballë ndikimit të botës. Ai
i thirri për t'i dërguar t'i dhuronin fjalën tënde dhe
të njohurit tënd atyre që donin të shpëtoheshin.
Edhe unë përpiqem të qëndroj pranë teje, Jezusi im!
24/9 GIO XXV° T.O. [I]
Ag 1,1-8; Sal 149; Lc 9,7-9
Vërjani mendjen mirë udhës që keni marrë Agj 1,5
Hyji do ta bëjë popullin të reflektojë: pse gjithë
mundi i tij nuk jep fryt? "Mbollët shumë, por mblodhët
pak... ai që punoi me mëditje, e vuri në një qese të
shqyer": puna e njeriut nuk vlen për gjë nëse ai nuk i
bindet Hyjit, nëse nuk kremton festat e tij, nëse harron t'i thurë
lavde.
25/9 VEN XXV° T.O. [I] delle Tempora di autunno [P]
Ag 1,15 - 2,9; Sal42; Lc 9,18-22
Kush thonë turmat se jam unë? Lk 9,18
Me siguri Jezusi iua drejton këtë pyetje dishepujve, që ata
të vënë re se nuk është e rëndësishme ç'ka
turmat thonë. Në të vërtetë, mendimet e ndryshme
të njerëzve janë të pasigurta, të largojnë prej
së vërtetës, shtyjnë në mëkat. Janë dishepujt
ata që duhet t'i bëjnë të njohur njerëzve identitetin
e vërtetë të Jezusit. Është e rëndësishme
pra, që të jetojnë të afruar në bashkim me të!
26/9 SAB XXV° T.O. [I] delle Tempora di autunno [P] (facoltativo: m:
Ss. Cosma e Damiano, martiri)
Zc 2,5-9.14-15; salmo: Ger 31,10-12.13; Lc 9,43-45
Biri i njeriut do të dorëzohet në duart e njerëzve Lk
9,44
Këto janë fjalë që duhet të nguliten mirë në
mendjen e dishepujve. Jezusi i paraqet këto fjalë si një pasuri
të çmuar. Ai do "t'iu dorëzohet" njerëzve,
të cilët janë në gjendje vetëm ta vrasin. Njerëzit
kurrë nuk japin jetë: kjo vjen vetëm prej Atit. Jezusi nuk
e sheh këtë "dorëzim" si fatkeqësi, por si një
rast për t'u dhuruar, për të përmbushur veprën më
të madhe të dashurisë, duke u shfaqur si Hyj i vërtetë!
27/9 DOM XXVI° T.O. Anno B [II] (m: S. Vincenzo de' Paul, sac., † 1660)
Nm 11,25-29; Sal 18; Gc 5,1-6;
Mc 9,38-43.45.47-48
Kush nuk është kundër nesh, është me ne Mk 9,40
Mësimet që Jezusi na jep sot teksa kalon nëpër Samari,
na ndihmojnë që t'i trajtojmë të gjithë me dashamirësi.
Në të vërtetë, shumë persona, megjithëse nuk
janë ende të gatshëm për ta ndjekur, udhëhiqen gjithësesi
prej Shpirtit të Hyjit, dhe edhe në mënyrë të pavetëdijshme
bashkëpunojnë për Mbretërinë e tij! Dishepulli duhet
të bëjë shumë kujdes me veten e tij në mënyrë
që të mos pengojë hapat e vegjël të besimit të
askujt!
28/9 LUN XXVI° T.O. [II] (facoltativo: m: S. Venceslao, mart., +Ss. Lorenzo
Ruiz e Compagni, martiri)
Zc 8,1-8; Sal 101; Lc 9, 46-50
Më i vogli ndër të gjithë ju, ai është më
i madhi Lk 9,48
Mënyrat se si Hyji mendon e sheh janë shumë të ndryshme
prej tonave! Sa e padobishme, e bile e dëmshme është kotësia
jonë! Ne duhet të jemi të vegjël për njerëzit,
në mënyrë që t'i pëlqejmë Hyjit e të jemi
të mëdhenj për të. Sa shumë na qetëson kjo fjalë
e Jezusit!
29/9 MAR XXVI° T.O. [II] Ss. MICHELE, GABRIELE e RAFFAELE, Arcangeli
[P]
Dn 7,9-10.13-14 (opp.: Ap 12,7-12); Sal 137; Gv 1,47-51
Nga më njeh? Gjn 1,48
Natanaeli mrekullohet që Jezusi e njeh tashmë. Kështu Jezusi
bën të njihet ai vetë prej Natanaelit e prej nesh. Është
pikërisht ai shkalla për ëngjëjt që të ngjiten
e të zbresin prej qiellit. Edhe kryeëngjëjt e mëdhenj
na shërbejnë neve që të mund të takojmë Zotin,
ta njohim e ta duam!
30/9 MER XXVI° T.O. [II] (m: S. Girolamo, sac. e dott., † 420)
Ne 2,1-8; Sal 136; Lc 9,57-62
Do të të ndjek kudo që të shkosh Lk 9,57
Jezus, edhe unë them se dua të të shoqëroj. Më thuaj
ku shkon e do të vij me ty. Kur rruga jote do të bëhet e vështirë,
ti do të më ngresh e do të më mbartësh në krahë.
Kam vuajtur shumë rrugëve që unë desha të shkoja.
Tani dua të rri me ty.