TETOR 2009

1/10 GIO XXVI° T.O. [II] (m: S. Teresa di Gesù B., verg. e dottore, † 1897)
Ne 8,1-4.5-6.7-12; Sal 18; Lc 10,1-12
Ta dini se Mbretëria e Hyjit është afër Lk 10,11
Jezusi i dërgon dishepujt e vet për t'iu shpallur këtë lajm të mirë të gjithëve: ata do ta thonë me jetën e tyre në dashuri të ndërsjelltë, me bashkim, me lutje e para së gjithash, me braktisje para përkujdesjes së Atit.
Ai do që ata të jenë dëshmitarë të dashurisë së tij, prandaj dhe i ngarkon të kujdesen për më të dobëtit e për të sëmurët.

2/10 VEN XXVI° T.O. [II] Ss. ANGELI Custodi [P]
Es 23,20-23; Sal 90; Mt 18,1-5.10
Jezusi thirri një fëmijë Mt 18,2
Jezusi po rri me dishepujt e tij që po diskutojnë se cili qe më i madhi ndër ta. Atëherë ai thërret pranë vetes një fëmijë për t'i bërë ata të kuptojnë se kush nuk është i gatshëm, porsi një fëmijë, të mos e llogarisë njeri në bashkësi, nuk do të mund të marrë plotësinë e Shpirtit të tij.
Të vegjëlve dhe atyre që bëhen të vegjël, Ati do t'iu dërgojë ëngjëjt e vet

3/10 SAB XXVI° T.O. [II]
Bar 4,5-12.27-29; Sal 68; Lc 10,17-24
Asgjë nuk do t'ju bëjë keq Lk 10,19
Duke ndenjur me Jezusin, ne marrim prej tij Shpirtin e Shenjtë, i cili bën që gjithçka të na ndihmojë të jemi më të pjekur, si nga ana njerëzore, ashtu dhe nga ana e krishterë. Edhe kundërshtitë e gjërat që na duken negative do të kthehen në mjete për t'u rritur.
Faleminderit, Jezus, jeta jonë!

4/10 DOM XXVII° T.O. Anno B [III] S. FRANCESCO d'ASSISI, Patrono d'ITALIA
Gn 2,18-24; sal 127; Eb 2,9-11; Mc 10,2-16
Të dy do të bëhen një trup i vetëm Mk 10,7
Fjalëve: "Ndreqe Kishën time", Françesku i përgjigjet në çast me gadishmëri të plotë. Ai nuk kupton gjithçka menjëherë, por jepet i gjithi në çast për të plotësuar këtë dëshirë të Hyjit.
Sot Jezusi na thotë: "Të dy do të jenë një trup i vetëm": ai na kujton se kjo vijon të jetë një dëshirë e Hyjit. Edhe bashkëshortët janë të thirrur të ndreqin Kishën! Bashkimi dhe besnikëria e tyre në lidhjen martesore, janë vepra më e çmuar në restaurimin e Kishës. Dhe ky shërbim i tyre është kaq i çmuar, sa prej tij përfiton e gjithë shoqëria.

5/10 LUN XXVII° T.O. [III]
Gio 1,1 - 2,1.11; salmo: Gio 2,3-5.8; Lc 10,25-37
Kujdesu për të Lk 10,35
Kjo është ftesa që samaritani i mirë i bën hanxhiut, që përfshihet në këtë mënyrë dhe bëhet i afërm për fatkeqin.
Kjo është udha që Jezusi na tregon për të hyrë në Jetë; domethënë duke parë me dhembshuri atë që rri përbri teje, e mbi të gjitha të vegjlit e të gjithë ata që ndodhen në vështirësi.
Faleminderit, Jezus, për kujdesin që ke treguar për mua nëpërmjet Kishës tënde. Faleminderit për ata që bashkë me mua angazhohen të kujdesen për plagët e shkaktuara nga mungesa e njohjes së dashurisë tënde.

6/10 MAR XXVII° T.O. [III] (facoltativo: m: S. Bruno, monaco)
Gio 3,1-10; Sal 129; Lc 10,38-42
Mariadëgjonte fjalët e tij Lk 10,39
Të dëgjuarit, është një fjalë të cilën e ndeshim mëse një mijë herë në Bibël. Ky qëndrim kërkon gadishmëri për të pranuar, për të ruajtur, për të lejuar të na kenë kudes, për të pajtuar, për të pasuruar.
Të dëgjuarit është kushti për të arritur ta duash Hyjin me zemër të dlirë e të bashkuar; ta duash Hyjin do të thotë ta njohësh atë, dhe kjo është për ne jeta e amshuar.

7/10 MER XXVII° T.O. [III] B.V. MARIA del Rosario [P]
At 1,12-14; salmo: Lc 1,46-55; Lc 1,26-38
Mbretëria e tij nuk do të ketë mbarim Lk 1,33
Këto fjalë të ëngjëllit Gabriel na sjellin ndër mend premtimin që Hyji i kish bërë Abrahamit: "Ty do të të jap pasardhës që do të zgjasin ndër shekuj...". Ky premtim, iu dha sërish Izakut dhe Jakobit, do të kalojë nëpërmjet shtëpisë së Davidit e do të përmbushet me Jezusin.
Ne e falënderojmë Marinë për gadishmërinë e saj. i bashkohemi edhe ne "po"-së së saj, që të mund të nxjerrim Jezusin në dritë, në shpirt, e të ndihmojmë kështu në përhapjen e mbretërisë së tij.

8/10 GIO XXVII° T.O. [III]
Ml 3,13-20; Sal 1; Lc 11,5-13
Trokitni e do t'ju hapet Lk 11,9
Qëndroj përpara zemrës tënde, Atë, e dua të hyj aty e të zhytem në dashurinë tënde. Unë e di që ti gjithmonë më ke dashur e më ke konsideruar si birin e bashkëpunëtorin tënd. U ktheva për të të ndihmuar për të çuar dashuri në botë, mbi të gjitha aty nuk ka, aty ku megjithëse ti troket, askush nuk të dëgjon.
Jam unë që po trokas! Hapma derën.

9/10 VEN XXVII° T.O. [III] (facoltativo: m: Ss. Dionigi, vesc., e Compagni, martiri; S. Giovanni Leonardi, sac.)
Gl 1,13-15;2,1-2; Sal 9; Lc 11,15-26
Mbretëria e Hyjit ka ardhur tek ju Lk 11,20
Kur Jezusi flet për Mbretërinë e Hyjit, flet për veten, dashurinë e Atit, që erdhi në mish e deshi bashkëndajë gjendjen tonë, për ta shenjtëruar atë.
Prania jote, Jezus, sjell në jetën time liri prej skllavërisë së mëkatit, prej frikës nga vdekja e nga ata që më vrasin, e më dhuron paqe e gëzim.

10/10 SAB XXVII° T.O. [III]
Gl 3,12-21; Sal 96; Lc 11,27-28
Lum ata që e dëgjojnë fjalën e Hyjit dhe e zbatojnë! Lk 11,28
Jezusi nuk i vlerëson nerëzit në bazë të aftësive të tyre e të mirave që dinë të bëjnë, por në bazë të miqësisë së tyre me Hyjin.
kështu, Maria e Tërëshenjtë është e lume jo aq për faktin se ka nxjerrë në dritë një "rabi" si ai, por sepse e ka mbështetur jetën e saj mbi fjalën e Hyjit!

11/10 DOM XXVIII° T.O. Anno B [IV]
Sap 7,7-11; Sal 89; Eb 4,12-13; Mc 10,17-30
Për Hyjin gjithçka është e mundur Mk 10,27
Jezusi na thotë se pasuritë janë rrezik dhe pengesë për të hyrë në mbretërinë e Hyjit, por që Ai mund të ndërhyjë edhe në zemrat e të pasurve për t'i çliruar ata prej ngjitjes pas të mirave materiale e t'i drejtojë në mbretërinë e tij.
Faleminderit, Jezus, burim shprese për të gjithë!

12/10 LUN XVIII° T.O. [IV]
Rm 1,1-7; Sal 97; Lc 11,29-32
Edhe ju u thirrët nga Jezu Krishti Rom 1,6
Thirrja e Jezusit është një mister shumë aktual.
Për mua filloi ndërsa ndiqja katekizmin; u thellua teksa merrja pjesë në takime ku dëgjonim Ungjillin dhe arriti pjekurinë kur një djalosh u nis të bëhej prift misionar. Unë vendosa që ta mbështes bashkë me të tjerë, e kështu njoha bukurinë dhe gëzimin që ndjen kur i shërben Jezusit dhe Kishës së tij. E kam zbuluar gjithnjë e më shumë dashurinë e tij, e kur ai më ftoi t'i ofroja jetën, unë nuk munda të mos i përgjigjem.

13/10 MAR XVIII° T.O. [IV]
Rm 1,16-25; Sal 18; Lc 11,37-41
Një farise e ftoi për të ngrënë në shtëpinë e tij Lk 11,37
Jezusi e pranoi ftesën e fariseut dhe u ul në tryezë me të. U përpoq ta ndihmonte duke nxjerrë në pah krenarinë e tij shpirtërore.
Faleminderit, Jezus, që pranon të hysh në shtëpinë e të gjithë atyre që të ftojnë, edhe nëse janë mëkatarë e ndodhen larg së vërtetës.
Eja edhe tek unë, Zot Jezus, me mëshirën tënde!

14/10 MER XVIII° T.O. [IV] (facoltativo: m: S. Callisto I, papa e martire)
Rm 2,1-11; Sal 61; Lc 11,42-46
Për këdo që bën të mirën do të ketë lavdi Rom 2,10
Hyj është Atë i mirë e i drejtë: ai i mban premtimet. Kur kam vepruar sipas mësimeve të Jezusit, gjithmonë kam gjetur paqe në zemër e edhe lavdi. Përkundrazi, kur nuk i kam qëndruar atij besnik, kam qenë i shqetësuar.
O Shpirt i Shenjtë, na udhëhiq e na mbështet!

15/10 GIO XXVIII° T.O. [IV] (m: S. Teresa d'Avila, verg. e dott., † 1582)
Rm 3,21-30; Sal 129; Lc 11,47-54
Keni marrë për vete çelësin e dijes Lk 11,52
Farisejtë ua kishin marrë të tjerëve çelësin që çonte drejt njohjes së Hyjit: ata iu mësonin njerëzve se do të ishin në rregull përpara Hyjit nëse zbatonin me forcat e tyre ligjet e tij. Por Hyjit i pëlqen t'iu shfaqet të përvujtunve, të vegjëlve e të varfërve, porsi Zoti i mëshirshëm që çmon besimin tek ai!
Faleminderit, Zot Jezus, për mëshirën tënde.

16/10 VEN XXVIII° T.O. [IV] (facoltativo: m: S. Edvige, relig., + S. Margherita Maria, verg.)
Rm 4,1-8; Sal 31; Lc 12,1-7
Hyji nuk lë në harresë asnjërin prej tyre Lk 12,6
Cilët janë këta që Hyji nuk i lë në harresë? Harabelat! Po, Ati kujdeset deri edhe për ta.
Kjo fjalë është shpresë e madhe për ne. Jezusi na siguron se kush mbështetet në fjalën e tij dhe mbetet në dashurinë e tij, nuk ka pse të ketë frikë as nga kush do "të vrasë", as nga pasiguria e së ardhmes! Vetë Ati është angazhuar të na ruajë.
"Mos kini frikë", vazhdon të na përsërisë Kisha me Magjisterin e saj; Jezusi është ringjallur dhe ai është shpresa jonë!

17/10 SAB XXVIII° T.O. [IV] (m: S. Ignazio di Antiochia, vesc. e mart., † 115 ca)
Rm 4,13.16-18; Sal 104; Lc 12,8-12
Premtimi përmbushet prej besimit Rom 4,16
Shën Pali iu thotë të krishterëve: "Jini të afërmit e Hyjit" dhe Shën Gjoni: "Deri tani jemi bij të Hyjit".
kush beson tek Jezusi i sheh këto pohime si të vërteta. Duke jetuar si bij të Hyjit, marrim pjesë tashmë tek të mirat e tij, të cilat do t'i gëzojmë plotësisht në parajsë.

18/10 DOM XXIX° T.O. Anno B [I]
Is 53,2.3.10-11; Sal 32; Eb 4,14-16;
Mc 10,35-45
Nëse dikush nga ju dëshiron të bëhet i madh, le të bëhet shërbëtori juaj Mk 10,43
Jezusi, i cili është Mësues e Zot, u bë shërbëtori ynë për të fituar shpëtimin tonë. Nëse duam të bëhemi të mëdhenj, ne të parët, duhet ta imitojmë: nuk ka rrugë të tjera që çojnë drejt zemrës së Atit. Të jesh si ai është më e madhja madhështi!

19/10 LUN XXIX° T.O. [I] (facoltativo: m: Ss. Giovanni da Brébeuf, Isacco Jogues, sacerdoti, e Compagni martiri; S. Paolo della Croce, sac.)
Rm 4,20-25; salmo: Lc 1,69-75; Lc 12,13-21
Mësues, thuaji vëllait tim ta ndajë trashëgiminë me mua Lk 12,13
Sa shumë njerëz ia kërkojnë ende këtë gjë Jezusit! Dhe Jezusi vijon të përsërisë: jeta jote nuk varet prej të mirave që ke! Në vend që të grindem, në vend që të ruaj zemërimin në zemër, në vend që të shkatërroj jetën time, unë heq dorë prej të qenit i pasur, heq dorë prej të zotëruarit të sendeve të prindërve të mi. Parapëlqej të kem buzëqeshjen dhe bekimin e tyre! Këtë mrekulli i kërkoj Hyjit për ty e për mua!

20/10 MAR XXIX° T.O. [I]
Rm 5,12.15.17-19.20-21; Sal 39; Lc 12,35-38
Do të ngjeshë ijët e do t'u thotë të ulen për të ngrënë Lk 12,37
Jezusi na ka besuar një thesar për ta ruajtur e për ta bërë të japë fryt: besimin tek ai! Kur ne ushtrojmë fenë me dashuri e qëndrueshmëri, ne i japim atij lavdi: atëherë marrim paqe e gëzim, e ai mund të na shërbejë në tryezën e vet
O Shpirt i Shenjtë, kam besim në ndihmën tënde.

21/10 MER XXIX° T.O. [I]
Rm 6,12-18; Sal 123; Lc 12,39-48
Kushtojani veten Hyjit Rom 6,13
Pali, ashtu si kushdo që ka parë qoftë edhe një herë "Kryqin" me dashuri, e di se çfarë do të thotë t'ia kushtosh jetën Hyyjit: do të thotë ta bësh atë të çmuar, të bukur, të pavdekshme, të vërtetë, të lirë, të dobishme, burim të mire e të pëlqyeshme përpara Hyjit.
Është mëkati ai që do të na mbajë skllevër e na bën ta konceptojmë këtë kushtim si një gjest vdekjeje dhe asgjësimi.

22/10 GIO XXIX° T.O. [I]
Rm 6,19-23; Sal 1; Lc 12,49-53
Unë erdha të sjell zjarrin mbi tokë Lk 12,49
Faleminderit, Jezus, që ke ardhur si njeri mbi tokë për të na përçuar Shpirtin tënd të shenjtë, për të na e dhuruar atë nëpërmjet flijimit tënd në kryq dhe ringjalljes tënde. Ne e marrim nëpërmjet sakramenteve në ushtrimin e besimit.

23/10 VEN XXIX° T.O. [I] (facoltativo: m: S. Giovanni da Capestrano, sac.)
Rm 7,18-25; Sal 118; Lc 12,54-59
Kush do të më çlirojë nga ky trup që po më tërheq drejt vdekjes? Rom 7,24
Shën Pali vihet në vendin tonë: sapo që ne dëshirojmë të angazhohemi të jetojmë sipas Ungjillit, sulmohemi prej frikës së njerëzve, prej vetëdijes së brishtësisë sonë dhe prej dëshirash të tjera që na bllokojnë.
Na mbetet vetëm të besojmë tek Jezusi e tek dashuria e tij.
Eja Shpirt i Shenjtë, të më mësosh prej së brendshmi, që unë të mund të rritem deri në lartësinë e Birit të Hyjit.

24/10 SAB XXIX° T.O. [I] (facoltativo: m: S. Antonio Maria Claret, vesc.)
Rm 8,1-11; Sal 23; Lc 13,1-9
Nëse nuk pendoheni, do të përfundoni si të gjithë ata Lk 13,3
Jezusi dëgjoi lajmin e trishtuar se Pilati kish vrarë ata që kishin hyrë në tempull për t'u lutur dhe thotë: "Nëse nuk pendoheni, do të përfundoni si ata".
Të pendohem… Që jeta ime dhe vdekja ime të mos jenë një fatkeqësi, duhet të pendohem! Pendimi ndodh kur i bindemi Jezusit, që sot na flet nëpërmjet Kishës së tij.

25/10 DOM XXX° T.O. Anno B [II]
Ger 31,7-9; Sal 125; Eb 5,1-6; Mc 10,46-52
Jezusi ndaloi dhe tha: "Thirreni!" Mk 10,49
Jezusi, kur dëgjoi ta thërrisnin në publik si Biri i Davidit, titull mesianik, u ndal. Ai i urdhëron dishepujt ta thërrasin të verbërin "e fshehur" prej barrierës së turmës. Bartimeu vë re se ky është rasti që Hyji po i jep për të dalë prej errësirës së jetës së tij. Ai kërcen në këmbë, dhe duke e lënë mantelin e sigurive të tij të mjera, drejtohet me vendosmëri kah Jezusi.
Ky, pasi e sheh besimin e tij, e shëron, e shpëton dhe e lejon ta ndjekë.

26/10 LUN XXX° T.O. [II]
Rm 8,12-17; Sal 67; Lc 13,10-17
Mbarë turma gëzohej për gjërat e mrekullueshme që bënte ai Lk 13,17
Jezusi shëron një grua që ishte e kërrusur prej tetëmbëdhjetë vitesh e nuk mundej të ngrinte sytë drejt qiellit.
Jezusi do që t'i shërojë edhe sytë tanë që janë drejtuar kah vetja sonë, që ne t'i drejtojmë nga ai. Jeta jonë do të kthehet në lavdi për Hyjin e do të mbushet me gëzim!

27/10 MAR XXX° T.O. [II]
Rm 8,18-25; Sal 125; Lc 13,18-21
U shpëtuam me anë të shpresës Rom 8,24
Ne jemi mësuar të mendojmë se të shpresosh është si të përfytyrosh një situatë, siç do mund të ishte apo si do ta donim ne të ishte, e të dëshirosh që të përmbushet. Por për Shën Palin të shpresosh do të thotë të jesh i sigurt në mënyrë të vendosur se ajo çka thotë Jezusi është tashmë kështu, tani!
Faleminderit, Jezus, që kjo siguri ka të bëjë me shpëtimin tonë.

28/10 MER XXX° T.O. [II] Ss. SIMONE e GIUDA, App. [P]
Ef 2,19-22; Sal 18; Lc 6,12-16
Jezusi e gdhiu duke iu lutur Hyjit Lk 6,12
Jezsui do t'i japë lavdi Atit e të kryejë vullnetin e tij, prandaj dhe e kërkon dhe e dëgjon në lutje. Kur merr dritën prej tij, merr edhe vendimet që Ati i ka treguar.
Jezus, na ndihmo që të ndjekim shembullin tënd.
Shën Simon e Judë, lutuni për ne.

29/10 GIO XXX° T.O. [II]
Rm 8,31-39; Sal 108; Lc 13,31-35
Bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit! Lk 13,35
Në një vend tjetër të Shkrimit këndohet: "Sa të bukura janë këmbët e atyre që sjellin lajme të mira!".
Të dyja këto janë shprehje gëzimi dhe dashurie për Jezusin. Ai erdhi për të na bërë sërish bij të Hyjit e trashëgimtarë të tij.

30/10 VEN XXX° T.O. [II]
Rm 9,1-5; Sal 147; Lc 14,1-6
Jezusi e preku të sëmurin, e shëroi dhe e lejoi të shkonte Lk 14,4
Jezusi është dritë dhe shpëtim për çdo njeri që jeton me përvujtni e me shpirt varfërie. Jeta e tij na ndihmon edhe të korrigjojmë bindje e orientime që nuk janë sipas zemrës së Hyjit Atë.
Faleminderit, Jezus, që ke ardhur në tokë!

31/10 SAB XXX° T.O. [II]
Rm 11,1-2.11-12.25-29; Sal 93; Lc 14,1.7-11
Thirrja dhe dhuratat e Hyjit janë të pakthyeshme Rom 11,29
Po, Hyji është besnik. Ai iu ka bërë dhurata të mëdha atyre që ka zgjedhur, që të jenë ndihmë për të gjithë për ta njohur e për të hyrë në mbretërinë e tij. Ai nuk i tërheq këto dhurata edhe nëse të zgjedhurit nuk jetojnë sipas zemrës së tij.
Falmeinderit, Atë, për bujarinë tënde, për durimin dhe mëshirën.