NËNTOR
1/11 DOM XXXI° T.O. Anno B [III] TUTTI I SANTI [P]
Ap 7,2-4.9-14; Sal 23; 1Gv 3,1-3; Mt 5,1-12
Lum të mëshirshmit se do të mëshirohen Mt 5,7
Një karakteristikë e vazhdueshme në jetën e shenjtërve
është mëshira e tyre! Çuditesh për këtë?
I mëshirshëm është Hyjit e plot me mëshirë është
Biri i Hyjit. Jezusi i shpall të lumë ata që kryejnë pikërisht
këtë aspekt të zemrës së Atit e të zemrës
së Birit!
2/11 LUN XXXI° T.O. [III] COMM. di tutti i FEDELI DEFUNTI [P]
Giob 19,1.23-27; Sal 26; Rm 5,5-11; Gv 6,37-40
Krishti vdiq për ne Rom 5,8
Kur mendojmë për vdekjen që na bën të qajmë
e na tremb kaq shumë, i vetmi ngushëllim na vjen prej fjalëve
të fesë. Kush i njeh ato fjalë është i bekuar! Jezu
Krishti vdiq e prandaj vdekja nuk mund të jetë aq e shëmtuar
sa e mendojmë. Le ta ripërtërijmë besimin tek ai e le
t'ia besojmë atij shpirtrat e të dashurve tanë.
3/11 MAR XXXI° T.O. [III] facoltativo: m: S. Martino de Porres, religioso)
Rm 12,5-16; Sal 130; Lc 14,15-24
Dikush shtroi një darkë të madhe e thirri shumë veta Lk
14,16
Ai që fton në festë është Ati ynë qiellor. Ai
do që të na shohë të gëzuar, do të na shohë
të kënaqur. Ne e kthejmë mbrapsht ftesën e tij sepse mendojmë
se kemi gëzime më të mëdha, më të mira e që
zgjasin më shumë!
Jemi të mashtruar! Gjërat e kësaj bote kalojnë, e ne do
të gjemë vetëm trishtim. Më mirë t'i gëzohemi
ftesës së Hyjit!
4/11 MER XXXI° T.O. [III] (m: S. Carlo Borromeo, vesc., † 1584)
Rm 13,8-10; Sal 111; Lc 14,25-33
Kush e do tjetrin, nuk i bën keq atij Rom 13,10
Më vjen në mend kjo fjalë kur një burrë i martuar
shkon me një grua tjetër. Ai sigurisht beson se ka gjetur dashurinë
e vërtetë, por kjo "dashuri" e tij bën shumë
keq, bën të vuajnë shumë persona, bijtë, nëse
ka, prindërit, vëllezërit e motrat, miqtë, e natyrisht
gruaja që Hyji i ka besuar. Edhe Hyji nuk mund të gëzohet për
këtë!
5/11 GIO XXXI° T.O. [III]
Rm 14,7-12; Sal 26; Lc 15,1-10
Gëzohuni me mua Lk 15,6
Bariu që e rigjen delen do ta ndajë gëzimin me të tjerët!
Edhe Zoti do të bashkëndajë me të gjithë bijtë
e tij gëzimin për një mëkatar që kthehet pranë
tij. Mendo pak: edhe kthimi yt jep gëzim në qiell e në tokë!
6/11 VEN XXXI° T.O. [III]
Rm 15,14-21; Sal 97; Lc 16,1-8
Më jep llogari për punën tënde Lk 16,2
O Atë i mirë e i shenjtë, do të vij edhe unë një
ditë të jap llogari. Do të të them se si i kam trajtuar
dhuratat e tua, si e kam jetuar fenë që më ke dhuruar, si do
t'i kem trajtuar vëllezërit, si do ta kem përdorur shtëpinë,
makinën, veglat e punës, veshjet, dhe edhe pajisjet e përbashkëta
e atë shtetërore. E di që asgjë nuk është e
imja, dhe që ti ke detyrën të më kërkosh llogari
për të gjitha.
7/11 SAB XXXI° T.O. [III] (Proprio diocesano: m: S. Prosdocimo, vesc.)
Rm 16,3-9.16.22-27; Sal 144; Lc 16,9-15
Hyji i njeh zemrat tuaja Lk 16,15
Jezusi i pëgjigjet farisejve që e vënë në lojë.
Ai nuk i dënon, por i paralajmëron. Është dikush që
sheh në thellësi të zemrës e që do të gjykojë
edhe ngjitjen pas parasë që ata përpiqen ta fshehin. Unë
jam i kënaqur nëse Hyji e sheh zemrën time e më thotë
se çfarë nuk shkon.
8/11 DOM XXXII° T.O. Anno B [IV]
1Re 17,10-16; Sal 145; Eb 9,24-28;
Mc 12,38-44
Aty erdhi një vejushë e varfër dhe hodhi dy monedha bakri Mk
12,42
Jezusi sheh gjërat e mëdha, por është i kujdesshëm
edhe ndaj të voglave e di t'i vlerësojë ato! Ai nuk bie në
kurth prej paraqitjes. Ajo ç'ka rëndësi është zemra,
ajo ç'ka rëndësi është dashuria prej së cilës
rrjedhin veprimet e ndryshme. Hyjin e do jo ai që jep diçka, por
ai që jep gjithçka, sepse do të japë vetveten.
9/11 LUN XXXII° T.O. [IV] Dedicaz. BASILICA LATERANENSE [P]
1Re 8,22-23.27-30; Sal 94; 1Pt 2,4-9; Gv 4,19-24 Feriale: una sola lettura,
la I° o la II°)
Pra, për ju që besoni - nder 1Pjt 2,7
Sot është festa e kushtimit të së parës ndër
kishat, asaj në të cilën kremton Papa. Ne ndjehemi në
bashkim me të kur besojmë tek Jezusi dhe e duam. Dhe jemi shumë
krenarë për këtë besim, të forcuar prej fjalës
së tij dhe prej shembullit të tij. Ky besim i yni na bën të
dobishëm për botën mbarë, edhe sepse ushqen atë dashuri
të mëshirshme që është shembull për të
gjithë popujt e për të gjitha besimet fetare.
10/11 MER XXXII° T.O. [IV] m: S. Leone Magno, papa e dott., † 461)
Sap 2,23 - 3,9; Sal 33; Lc 17,7-10
Hyji i vuri në sprovë e i gjeti të denjë për vetveten
Ur 3,5
Autori i librit të Urtisë po flet për vdekjen e të drejtëve.
Ata kanë vuajtur gjatë jetës, me vuajtje që nuk kanë
qenë dënim, por rast për t'u sprovuar në besnikëri
e dashuri. Vdekja e tyre është çasti i shpërblimit!
11/11 MER XXXII° T.O. [IV] m: S. Martino di Tours, vesc., † 397)
Sap 6,1-11; Sal 81; Lc 17,11-19
Jezus, mësues, ki mëshirë për ne! Lk 17,13
Dhjetë lebrozë, të gjithë sëbashku, i drejtohen Jezusit.
Ata e dinë tashmë që ai mund të ndërhyjë për
shëndetin e tyre. Dhe Jezusi iua përmbush dëshirën: iu
kërkon vetëm t'i binden rregullave të popullit. Sa herë
i jemi drejtuar Jezusit kur kemi pasur nevojë e sa herë ai na është
përgjigjur! A e kemi falënderuar publikisht e pa na ardhur turp?
12/11 GIO XXXII° T.O. [IV] (m: S. Giosafat, vesc. e martire, † 1623)
Sap 7,22 - 8,1; Sal 118; Lc 17,20-25
Mbretëria e Hyjit është brenda jush Lk 17,21
Jezus, ti i përgjigjesh kujt të pyet se kur do të vijë
Mbretëria e Hyjit. Ne tani e dimë: je ti mbreti që Ati ka dërguar
për të mbretëruar, për të rregulluar jetën tonë
në mënyrë që të jemi ndihmë për njëri
- tjetrin, në mënyrë që ne të jemi një familje,
që mes nesh të ketë veç dashuri, paqe e gëzim.
Ne të duam e të adhurojmë, Jezus!
13/11 VEN XXXII° T.O. [IV]
Sap 13,1-9; Sal 18; Lc 17,26-37
Kujtoni gruan e Lotit Lk 17,32
Nëse e kujtojmë gruan e Lotit, nuk kthehemi pas për t'u penduar
se kemi lënë mbrapa kotësitë e botës për të
ndjekur Jezusin! Nëse nuk jemi të vendosur për të qëndruar
me të, nuk do të ecim shumë drejt Atit, e do të tërhiqemi
sërish prej gjërave boshe, të mashtruar prej "mendimit
të dobët" që nuk jep dashuri e as na çon drejt
jetës së amshuar!
14/11 SAB XXXII° T.O. [IV]
Sap 18,14-16;19,6-9; Sal 104; Lc 18,1-8
Duhet të luten gjithmonë, pa hequr dorë Lk 18,1
Të lutemi gjithmonë? Jo gjithmonë të recitojmë lutje,
por ta mbajmë gjithmonë zemrën tonë në zemrën
e Hyjit, dorën tonë tek e tija, shikimin tonë në drejtimin
që ai mban shikimin e tij. Të lutesh gjithmonë nuk do të
thotë të kërkosh vazhdimisht, por t'i jesh mirënjohës
Atit, të dëshirosh të jesh gjithmonë përkrah tij,
në shoqërinë e Birit të tij dhe të shenjtërve
të tij.
15/11 DOM XXXIII° T.O. Anno B [I]
Dn 12,1-3; Sal 15; Eb 10,11-14.18;
Mc 13,24-32
Qielli e toka do të shkojnë, por fjalët e mia, jo Mk 13,31
Zot Jezus, ti do që të na shohësh të qëndrueshëm,
të mbështetur tek ty, të sigurt për mësimin tënd.
Prandaj ti na kujton se edhe gjërat më të bukura janë
të përkohshme, e prandaj edhe të gjitha ato që do të
dëshironim për t'iu pëlqyer njerëzve. Fjalët e tua
e ruajnë vlerën gjithmonë, ndërkohë që gjithçka
tjetër është modë që shkon.
16/11 LUN XXXIII° T.O. [I] facoltativo: m: S. Margherita di Scozia +
S. Geltrude, verg.
1Mac 1,10-15.41-43.54-57.62-64; Sal 118; Lc 18,35-43
Çfarë dëshiron të bëj për ty? Lk 18,41
Ishte i verbër bashkëbiseduesi i Jezusit. Megjithatë Zoti e
merrte me mend dëshirën e atij njeriu, por deshi që ai ta shprehte
para të gjithëve. Është edhe kjo një dhuratë:
të arrish të shprehesh është hir, dhurata e parë
për të cilën ka nevojë çdo njeri: të hapë
zemrën e vet e ta dëgjojnë!
17/11 MAR XXXIII° T.O. [I] (m: S. Elisabetta d'Ungheria, religiosa, †
1231)
2Mac 6,18-31; Sal 3; Lc 19,1-10
Sot duhet të ndalem në shtëpinë tënde Lk 19,5
Këto janë fjalët që Zakeu dëgjon prej Jezusit, i
cili e kishte ndjerë dëshirën e tij të madhe për
t'u takuar me të. Jezusi në shtëpinë e vet! Dhuratë
e papritur! Ai e pret me gëzim për t'i shpallur vendimin e vet për
të ndryshuar jetën e për t'iu përshtatur dëshirave
të Hyjit!
18/11 MER XXXIII° T.O. [I] (Proprio diocesano a Trento) Dedicazione della
Basilica Cattedrale [P]
1Re 8,22-23 oppure 1Pt 2,4-9; Sal 83; Lc 19,1-10
(2Mac 7,1.20-31; Sal 16; Lc 19,11-28)
Ky shkoi mik tek një mëkatar! Lk 19,7
Çdo dioqezë ka festën e saj për Kushtimin e kishës
ku mëson Ipeshkvi: ky është një rast për t'u lutur
për të, për shërbesën e tij, dhe është
gjithashtu rast për të rinovuar angazhimin për të bashkëpunuar
me shërbestarët e Kishës për shpalljen e Ungjillit dhe
për përmbushjen e tij. Bashkëpunimi i parë, por jo i vetmi,
është lutja.
19/11 GIO XXXIII° T.O. [I]
1Mac 2,15-29; Sal 49; Lc 19,41-44
Mos e thëntë Zoti të lëmë Ligjin dhe urdhërimet
1Mak 2,21
Kjo është dëshira e shprehur prej Matatisë në thirrjen
që i drejton popullit në një çast përndjekjeje.
Të gjithë ishin të detyruar të mohonin fenë e të
mos i bindeshin rregullave të traditës hebraike. Ai ndërhyn
për të mbrojtur besimtarët prej apostasia. Pastaj iu desh të
arratisej.
Ky shembull është aktual për shumë situata!
20/11 VEN XXXIII° T.O. [I]
1Mac 4,36-37.52-59; salmo: 1Cr 29,10-12; Lc 19,45-48
Shtëpia ime është shtëpi lutjeje Lk 19,46
Është i veçantë ky përkufizim që Jezusi i
ka dhënë tempullit të Jeruzalemit. Nga kjo fjali ne kuptojmë
se sa shumë i ka për zemër vetë Hyji lutjet tona. Ajo
është zgjatja jonë drejt tij, është shfaqja e dëshirës
sonë për t'i qëndruar pranë, për të bërë
atë çka ai dëshiron, për të dashur bashkë
me të!
21/11 SAB XXXIII° T.O. [I] Presentazione della B. V. Maria
1Mac 6,1-13; Sal 9; Lc 20,27-40
o Santi: Zc 2, 14-17; Sal 44; Mc 3,31-35
Tani po më bien ndërmend të këqijat që i bëra
Jeruzalemit 1Mak 6,12
Mbretit Antiok, që kish rënë në depresion të fortë,
i kujtohet se ish sjellë mizorisht me popullin e Hyjit. Tani, për
dashuri të jetës së vet, përpiqet të pendohet. Më
vjen ndër mend një mjek që kish bërë shumë aborte.
I prekur prej hirit të Hyjit, ai u pendua. Vërtet, asgjë nuk
është e pamundur për Hyjin!
22/11 DOM XXXIV° T.O. [II] N.S.GESU' CRISTO, RE DELL'UNIVERSO Anno B
[P]
Dn 7,13-14; Sal 92; Ap 1,5-8; Gv 18,33-37
Kushdo që është prej së vërtetës e dëgjon
zërin tim Gjn 18,37
Jezusi i flet Pilatit. Përpiqet që ai ta njohë jo si atë
që ka bërë mrekullira, por si atë të cilin njerëzit
mund të ndjekin për të përmbushur jetën e tyre! Kush
e njeh Hyjin e vërtetë, të Vërtetën, vihet të
dëgjojë Jezusin, që vjen pikërisht prej Atit! Pilati nuk
e kupton, por ne po!
23/11 LUN XXXIV° T.O. [II] (facoltativo: m: S. Clemente I, papa e martire,
+ Colombano, abate)
Dn 1,1-6.8-20; salmo: Dn 3,52-56; Lc 21,1-4
Pa të pasurit tek hidhnin dhuratat e tyre në thesar Lk 21,1
Të pasurit që bëjnë oferta, shpesh e bëjnë këtë
që të tjerët t'i admirojnë. Nuk duhet të gjykoj askënd,
sepse edhe unë, kur bëhem bujar, e bëj për t'i thënë
vetes sime: ishe shumë i mbarë! Jezusi e sheh edhe këtë,
e hesht. Nuk ia jep si shembull askujt.
24/11 MAR XXXIV° T.O. [II] (m: Ss. Andrea Dung-Lac, sac. e Comp., martiri
vietnamiti, 16°-18° sec.)
Dn 2,31-45; salmo: Dn 3,57-61; Lc 21,5-11
Hapni sytë se moj ju mashtrojnë Lk 21,8
Është shumë e lehtë të na mashtrojnë! Mjafton
ta lejojmë veten tonë të largohet prej Jezusit. Mjafton të
fillojmë të mendojmë se Ungjilli i zmadhon gjërat, apo
se Kisha nuk është qendër fuqie. Je shumë i mashtruar:
nuk ndjehesh më anëtar i Kishës, e as pjesëtar në
Korpin e Krishtit. Nuk do të kesh më mbrojtje nga shumë mashtrime
të tjera që bota vazhdon të përgatisë për bijtë
e Hyjit.
25/11 MER XXXIV° T.O. [II] (facoltativo: m: S. Caterina di Alessandria,
verg. e mart.)
Dn 5,1-6.13-14.16-17.23-28; salmo: Dn 3,62-67; Lc 21,12-19
Të gjithë do t'ju urrejnë për shkak të emrit tim
Lk 21,17
Jezusi nuk na bën propagandë me premtime të bukura. Ai thotë
të vërtetën, dhe e di që gjithësesi do të ketë
shumë të vendosur të rrinë me të, pavarësisht
kryqit që do t'iu duhet të mbartin.
26/11 GIO XXXIV° T.O. [II]
Dn 6,11-28; salmo: Dn 3,68-74 ; Lc 21,20-28
Jeruzalemi do të shkelet nga paganët Lk 21,24
Ky është lajmi më i keq për një hebre: qyteti i shenjtë
i zotëruar nga paganët! Të krishterët nuk duhet të
shkurajohen, sepse për ta qytet i shenjtë është çdo
vend ku ata jetojnë të bashkuar me Jezusin! Është Jezusi
ai që e bën të shenjtë një vend, një qytet,
por mbi të gjitha një zemër, një familje, në bashkësi.
27/11 VEN XXXIV° T.O. [II]
Dn 7,2-14; salmo: Dn 3,75-81; Lc 21,29-33
Kjo brezni nuk do të kalojë pa ndodhur të gjitha këto
gjëra Lk 21,32
Zot Jezus, na siguro se ndërsa gjithçka shkon e gjithçka
merr fund, ti mbetesh. Kush jeton me ty në zemër nuk duhet të
druhet nga asgjë. Më vijnë ndër mend të krishterët
që iu desh të arritiseshin nga Iraku. Unë i pashë tek
buzëqeshnin, të lirë, pavarësisht vuajtjes se braktisën
gjithçka. Kush është i yti është i pranishëm
në zemrën e Hyjit e nuk do të braktiset.
28/11 SAB XXXIV° T.O. [II]
Dn 7,15-27; salmo: Dn 3,82-87; Lc 21,34-36
Jini të vëmendshëm gjatë gjithë kohës dhe lutuni
Lk 21,36
Gjatë gjithë kohës të kemi në zemër dëshirën
e Hyjit, vullnetin për të qenë të tijët, zgjedhjet
për të bërë vullnetin e tij, vëmendjen për të
zbatuar mbretërinë e tij! Lutja e vazhdueshme është në
zemër. Nëse është aty, ajo na mban zgjuar, të aftë
për të dalluar gjithçka ndodh. Kush lutet vazhdimisht nuk
do të befasohet nga asgjë.
29/11 DOM I° T.A. Anno C [I]
Ger 33,14-16; Sal 24; 1Ts 3,12 - 4,2;
Lc 21,25-28.34-36
Shpengimi juaj është afër Lk 21,28
"Ngrihuni dhe ngrijeni kokën, se shpengimi juaj është
afër " thotë Jezusi. Ne jemi në pritje të shpengimit
prej skllavërisë. Kush na bën skllevër? Frika e vdekjes.
Ajo na bën t'iu bindemi shumë zotërinjve që shfrytëzojnë
energjithë tona e që na mashtrojnë: ambiciet e botës,
kotësia, kënaqësitë, modat, llotaritë, spektaklet
boshe, e shumë të tjerë. Është Jezusi shpenguesi!
30/11 LUN I° T.A. [I] S. ANDREA, Ap. [P]
Rm 10,9-18; Sal 18; Mt 4,18-22
Kush beson në të nuk do të turpërohet Rom 10,11
Në Meshën e Shën Andreas kemi këtë fjalë që
na jep siguri. Besimi në Jezusin është burim jete, burim jete
të amshuar!
Shën Andrea është mbrojtës i Kishës së Lindjes:
ne lutemi sot që e gjithë ajo Kishë të jetë e fortë
në vështirësitë e rënda e të shumta për
të cilat vuan e të ndjehet e sigurt prej afërsisë së
përzemërt të Kishës sonë të Perëndimit.