DHJETOR 2009

 

1/12 MAR I° T.A. [I]
Is 11,1-10; Sal 71; Lc 10,21-24
Lum sytë që shohin çfarë shihni ju Lk 10,23
Jezusi na flet qartë e me përvujtni. Dishepujt ende s'e kishin kuptuar që ai ishte i prituri prej gjithë profetëve, prej gjithë popullit e prej gjithë njerëzve! Me këto fjalë ai i ndihmon. Është vërtet e madhe edhe lumturia ime që mund ta njoh Jezusin! Këtë e kuptova teksa shihja se si një familje, e rritur në një komb pa fe, ish e lumtur tek dëgjonte të flitej për Zotin!

2/12 MER I° T.A. [I]
Is 25,6-10; Sal 22; Mt 15,29-37
Në të shpresuam Is 25,9
Isaia lajmëron gëzimin. Ne shpresuam në Hyjin, që than lotët e popullit të tij! Ne e kemi vendosur shpresën tonë aty ku duhet, nuk jemi gabuar!
O Atë i mirë e i mëshirshëm, në ty shpresojmë, vetëm në ty, që na ke dhënë Jezu Krishtin për të na çliruar nga mëkati, nga trishtimi, nga gjithë tërheqjet e drejt së keqes!

3/12 GIO I° T.A. [I] (m: S. Francesco Saverio, sac., † 1552)
Is 26,1-6; Sal 117; Mt 7,21.24-27
Kini shpresë në Zotin Is 26,4
Ne kemi shpresë në ty, Atë i shenjtë! Jezusi pati shpresë në ty e u shpërblye: edhe ne e vendosim besimin tek ty, dhe vetëm tek ty. Ti na do, ti je i vëmendshëm ndaj varfërisë sonë, ti di të ndreqësh e të ndihmosh. Vërtet, ne kemi shpresë në ty!

4/12 VEN I° T.A. [I] Proprio diocesano: m: S. Giovanni Nepomuceno de Tschiderer, vesc., + facoltativo: m: S. Giovanni Damasceno, sac. e dott.)
Is 29,17-24; Sal 26; Mt 9,27-31
U bëftë sipas besimit tuaj Mt 9,29
Janë të verbër: kjo Fjalë iu hap sytë. E çfarë shohin? Fytyrën e Jezusit! Kush hap sytë në bindje ndaj fesë, para së gjithash sheh Jezusin! E shoh edhe unë, dhe është ai gjihmonë më i rëndësishmi. Kush më largon prej tij më bën të kthehem në terr, më mashtron, më bën të pengohem.

5/12 SAB I° T.A. [I]
Is 30,19-21.23-26; Sal 146; Mt 9,35 - 10,1.6-8
Iu dhimbsën Mt 9,36
Jezusit iu dhimbsën turmat! Ato nuk e kuptojnë se kanë uri për bukë, por e dinë se kanë uri për Fjalën që del prej zemrës së Jezusit! Ai iu flet gjatë atyre, e pastaj ndan bukën që i kishin sjellë dishepujt. Ka për të gjithë, sepse Jezusi i ngriti sytë drejt qiellit dhe bekoi Hyjin!

6/12 DOM II° T.A. Anno C [II]
Bar 5,1-9; Sal 125; Fil 1,4-6.8-11; Lc 3,1-6
Bëni gati udhën për Zotin Lk 3,4
Fjalët e profetëve tingëllojnë sërish në buzët e Gjonit, tingëllojnë sërish në shtigjet e shkretëtirës, shtigje të thepisur e të errët. Zotit ia bëjmë gati udhën në mënyrë që ai të mos shpenzojë shumë kohë për të mbërritur. I përgatisim udhën në zemrën tonë plot pendim, me dëshirën për ta dëgjuar, me vullnetin për t'iu bindur.

7/12 LUN II° T.A. [II] (m: S. Ambrogio, vesc. e dott., † 397)
Is 35,1-10; Sal 84; Lc 5,17-26
Sot kemi parë gjëra të çuditshme Lk 5,26
Çfarë kemi parë? Kemi parë një të paralizuar tek ngrihet me gëzim prej shtratit. U ngrit me gëzim jo sepse u shërua, por sepse gjeti faljen. Kemi parë kështu se njerëzit mund ta gjejnë faljen që tani, në këtë tokë! Prej faljes vjen gëzimi. Vrapo ta marrësh, kështu nesër festa do t'i pëlqejë Nënës tënde!

8/12 MAR II° T.A. [II] IMMACOLATA Concezione B.V. MARIA [P]
Gn 3,9-15.20; Sal 97; Ef 1,3-6.11-12;
Lc 1,26-38
Unë jam shërbëtorja e Zotit Lk 1,38
Ne e duam Marinë e Tërëshenjtë për këtë Fjalë të sajën, që nxjerr në pah përvujtninë e saj, atë përvujtni për të cilën u lartësua prej Hyjit dhe u pranua nga të gjithë njerëzit. Të jesh shërbëtore e të duash të jesh e tillë, është përvujtni; të jesh shërbëtore e Hyjit është gëzim e plotësi jete! Me këtë fjalë Maria bëhet e gatshme të plotësojë planet e Hyjit për njerëzimin. Ne e falënderojmë, e përpiqemi ta imitojmë!

9/12 MER II° T.A. [II]
Is 40,25-31; Sal 102; Mt 11,28-30
Ejani tek unë të gjithë ju që jeni të lodhur Mt 11,28
Jezus, ti më thërret! Vij edhe unë tek ty i lodhur e i munduar, i munduar prej peshave që më krijojnë dobësitë e mia dhe ambjenti që më rrethon. Shikimi yt i mirë dhe fjala jote e ëmbël më rigjallërojnë. Vij të rri me ty në thjeshtësi. Ti mos më hiq thjesht çdo peshë, por më kërko edhe diçka, që unë të bashkëpunoj me ty!

10/12 GIO II° T.A. [II]
Is 41,13-20; Sal 144; Mt 11,11-15
Unë do të të ndihmoj Is 41,14
Faleminderit, Atë! Ti gjithmonë e ke vrojtuar popullin tënd, që kishte nevojë për besnikërinë tënde, sepse vazhdonte të binte në tradhëti. Ti e njeh edhe mjerimin tim e dobësinë time. Ti më do, ti je gjithmonë i kujdesshëm për jetën time, më shumë se unë vetë. Eja, më ndihmo me praninë tënde, me Birin tënd Jezus!

11/12 VEN II° T.A. [II] (facoltativo: m: S. Damaso, papa)
Is 48,17-19; Sal 1; Mt 11,16-19
Të drejtoj të shkosh udhës që ecën Is 48,17
Hyji nuk na mashtron. Fjalët e tij dhe mësimet e tij janë për ne dritë e siguri. Ne i tregojmë mungesë të madhe besimi, sepse në krenarinë tonë besojmë se jemi të urtë, e ndërkohë jemi shumë të paditur, sepse e njohim shumë pak të shkruarën tonë e aspak të ardhmen, ndërsa ai e ka gjithçka përpara syve!

12/12 SAB II° T.A. [II]
Sir 48,1-4.9-11; Sal 79; Mt 17,10-13
Po, Elia po vjen e ai do të vërë gjithçka në vendin e vet Mt 17,11
Hebrenjtë ishin në pritje të profetit, profetit që ndihmonte popullin të qëndronte në dlirësi e në besim. Për të drejtuar besimin kah Fjala e Hyjit, e vërtetë dhe konkrete, e cila u bë deri edhe njeri, erdhi Gjon Pagëzori. Të ndihmuar prej tij le ta shohim Jezusin, me dëshirë të gjallë për të mësuar prej tij e për t'iu bindur!

13/12 DOM III° T.A. Anno C [III]
Sof 3,14-18; Is 12,2-6; Fil 4,4-7; Lc 3,10-18
Po ne, ç'duhet të bëjmë? Lk 3,14
Gjon Pagëzori duhet t'i përgjigjet tani kësaj pyetjeje. Për të përgatitur zemrën për të pritur Mesian, ç'duhet të bëjmë? Të përpiqemi të çlirohemi prej idhujve, prej atyre që lartëson egoizmi ynë: pasuria, moda, kënaqësitë, sipërfaqësia.

14/12 LUN III° T.A. [III] (m: S. Giovanni della Croce, sac. e dott., † 1591)
Nm 24,2-7.15-17; Sal 24; Mt 21,23-27
Kush ta ka dhënë këtë autoritet? Mt 21,23
Është shumë shëmtuar t'i përgjigjesh kujt të pyet në mënyrë të pandershme. Edhe për Jezusin ishte e vështirë, e prandaj ai i përgjigjet me një pyetje. Ne e dimë se autoriteti i Jezusit vjen prej Atit dhe jemi të sigurt për këtë, sepse ai vdiq duke dashur dhe u ringjall!

15/12 MAR III° T.A. [III]
Sof 3,1-2.9-13; Sal 33; Mt 21,28-32
Do të bëj në medisin tënd të qëndrojë populli i përvuajtur e i varfër Sof 3,12
Hyjit i pëlqen përvujtnia, edhe njerëzit flasin me kënaqësi me atë që është i tillë! Prandaj Ati i kërkoi një virgjëre të përvujtun t'i japë jetë Birit të tij, dhe ky është shembull përvujtnie. Dishepujt e tij, nëse nuk janë të përvujtun, duhet të bëhen të tillë. Dikush prej tyre është bërë i përvujtun nëpërmjet poshtërimit ë mëkatit.

16/12 MER III° T.A. [III] delle Tempora d'inverno [P]
Is 45,6-8.18.21-25; Sal 84; Lc 7,19-23
Kthehuni kah unë e do të shpëtoni Is 45,22
Oggi inizia la Novena di Natale
Si t'ia bëjmë që të kthehemi kah Hyji? Këtë na e mësojnë dishepujt e Gjonit: ata janë kthyer kah Jezusi, duke e braktisur mësuesin e tyre të parë. Të gjitha gjërat e bukura, përfshi edhe ato fetare, duhet të na bëjnë ta drejtojmë vëmendjen tonë kah Jezusi, Biri i vetëm i Hyjit, Shpëtimtar i njeriut!

17/12 GIO III° T.A. [III] Inizio NOVENA di NATALE [P]
Gn 49,2.8-10; Sal 71; Mt 1,1-17
Dëgjoni Izraelin, atin tuaj! Zan 49,2
Jakobi në shtratin e vdekjes i fton bijtë e vet ta dëgjojnë. Çka thotë ai janë fjalë që do të përmbushen. Në mes fjalëve të tij, njëra i drejtohet birit të vet, Judës, atij që mbart bekimin për të gjithë kombet. Prej pasardhësve të tij do të vijë ai që do të ketë autoritet mbi të gjithë popujt!

18/12 VEN III° T.A. [III] delle Tempora d'inverno [P]
Ger 23,5-8; Sal 71; Mt 1,18-24
Ajo do të lindë një djalë e ti do t'ia vësh emrin Jezus Mt 1,21
Jozefi po sheh ëndërr. Por ai e kupton që kjo nuk është një ëndërr normale, por fjala e Hyjit drejtuar atij. Prandaj dhe ai ndërron mënyrën e tij të menduarit për Marinë. Prej këtij çasti ai e nderon Marinë si tempull të Hyjit të gjallë!

19/12 SAB III° T.A. [III] delle Tempora d'inverno [P]
Gdc 13,2-7.24-25; Sal 70; Lc 1,5-25
Lutja jote është dëgjuar Lk 1,13
Zakaria, që do të thotë: "Hyji kujton", e ka harruar tashmë lutjen që i kish drejtuar me këmbëngulje Hyjit. Por Hyji nuk harron! Hyji ka pritur shumë për të përmbushur lutjen e tij, kështu Zakaria tani është i sigurt që ai që vepron në jetën e tij është pikërisht Hyji!

20/12 DOM IV° T.A. Anno C [IV]
Mi 5,2-5; Sal 79; Ebr 10,5-10; Lc 1,39-48
I bekuar është fryti i barkut tënd Lk 1,42
Maria i dëgjon këto fjalë prej buzëve të Elisabetës, personit të parë njerëzor që njeh të fshehtën e saj. Dhe kështu Maria e kupton se besimi është dhuratë e Hyjit, e jo fryt i përpjekjeve njerëzore. Kur dikush e njeh Jezusin si Hyj e shpëtimtar, kjo është një mrekulli: Ati ia ka zbuluar!

21/12 LUN Ferie Avvento / prima del Natale [P]
Ct 2,8-14 opp.: Sof 3,14-18; Sal 32; Lc 1,39-45
Nga më vjen kjo dhuratë, që nëna e Zotit të vijë tek unë? Lk 1,43
Elisabeta është befasuar, ajo e sheh praninë e Marisë në shtëpinë e saj si një dhuratë që nuk e meriton. Maria mbart në vete Jezusin, plotësinë e Hyjit!
A është Maria e pranishme edhe në shtëpinë tënde? Ji i vetëdijshëm se ajo nuk është e vetme, sepse ajo mbart gjithmonë në vete Birin e Hyjit!

22/12 MAR Ferie Avvento / prima del Natale [P]
1Sam 1,24-28; salmo: 1Sam 2,1.4-8; Lc 1,46-55
Gjithë qenia ime e madhëron Zotin Lk 1,46
Kështu i përgjigjet Maria bekimit të Elisabetës. Kjo është përgjigja që duhet ta kemi gati sa herë që dikush na falënderon apo na lavdëron. Nëse ia kemi dalë të bëjmë diçka të bukur, të lavdërojmë Zotin: prej tij vjen çdo dhuratë, çdo e mirë!

23/12 MER Ferie Avvento / prima del Natale [P] (facoltativo: m: Comm. di S. Giovanni da Kety, sac.)
Ml 3,1-4.23-24; Sal 24; Lc 1,57-66
Ja, unë dua ta dërgoj të dërguarin tim. Ai do ta bëjë gati udhën para meje Mal 3,1
Hyji nuk vjen papandehur. Ai paraprihet gjithmonë prej dikujt që ndihmon për të përgatitur takimin. Një burrë apo një grua, një i rritur apo një fëmijë, një fytyrë e trishtë apo e qetë: unë duhet të jem i kujdesshëm të dalloj mes fjalëve njerëzore Fjalën hyjnore.

24/12 GIO Vigilia di Natale [P]
2Sam 7,1-5.8-12.16; Sal 88; Lc 1,67-79
Do të na vijë së larti agimi Lk 1,78
Pritja jonë do të përfundojë këtë natë. Çdo pritje e jona do të përmbushet me mbërritjen e Jezusit. Ti po pret diçka? Po pret një botë të re? Një jetë të re? Një fillim të ri? Pranoje Jezusin: ai vjen prej së larti, edhe pse ai që ta tregon është dikush prej kësaj bote.

25/12 VEN NATALE del SIGNORE [P]
M. della notte: Is 9,1-3.5.6; Sal 95; Tt 2,11-14; Lc 2,1-14
Messa del giorno: Is 52,7-10; Sal 97; Ebr 1,1-6; Gv 1,1-18
Drita e vërtetë erdhi në botë Gjn 1,9
Zot Jezus, ne sot të shohim fëmijë, të presim me gëzim, siç pritet një fëmijë. Ti fillon ta ndriçosh jetën tonë, të shkuarën e të ardhmen tonë. Falë teje gjithçka bëhet e ndritshme! Asgjë nuk mund të na trishtojë më, sepse të kemi ty!

26/12 SAB S. STEFANO, Primo Martire [P]
At 6,8-10; 7,54-59; Sal 30; Mt 10,17-22
Ruhni nga njerëzit… Mt 10,17
Nuk duhet të jetojmë me mosbesim, e as të shmangim të takohemi. Ne jetojmë në mesin e njerëzve duke i besuar vetëm Hyjit. Ai do të na dhurojë kujdes, por edhe kurajë. Ai i dha kurajë Stefanit që të bëhej dëshmitar i Jezusit. Dhe tani emri i tij është për ne ngushëllim e nxitje për të pasur besim plot kurajë!

27/12 DOM S. FAMIGLIA di GESÙ,
MARIA e GIUSEPPE Anno C [P]
1Sam 1,20-22.24-28; Sal 83; 1Gv 3,1-2.21-24; Lc 2,41-52
Nëna e tij i ruante të gjitha këto gjëra në zemër Lk 2,51
Sa shumë "gjëra" gjejmë në zemrën e Marisë! Takimin me ëngjëllin, Po-në e saj drejtuar Hyjit, një po që i ndryshoi jetën, lindjen e Jezusit, fjalët e barinjve, takimin me dijetarët e me Simonin e Anën, mundimet e Jozefit, frikërat e udhëtimit në Egjipt, dhe tani sjelljen e paparashikuar të Jezusit vetë. Maria nk harron asgjë, sepse gjithçka është dhuratë prej Hyjit!

28/12 LUN Ss. INNOCENTI Martiri [P]
1Gv 1,5 - 2,2; Sal 123; Mt 2,13-18
Kemi një mbrojtës tek Ati 1Gjn 2,1
Ati nuk na padit, nuk do të keqen tonë. Ai që na padit përpara Atit është armiku, icili me ligësi të dyfishtë arriti në fillim të na bëjë të mos i bindemi e tani do të na bëjë pjesëmarrës në dënimin e tij. Por ne kemi nje mbrojtës që na mbron: është Jezusi, që e vendos veten e vet para Atit për të mirën tonë.

29/12 MAR V giorno dell'Ottava [P]
1Gv 2,3-11; Sal 95; Lc 2,22-35
Errësira po shkon dhe tashmë po ndrin drita e vërtetë 1Gjn 2,8
Çfarë është errësira? Është gjithçka që na pengon të dallojmë në mënyrë të sigurt udhën që duhet të ndjekim, zgjedhjet që duhet të bëjmë, vlerat që duhet të mbrojmë. Errësira shkon kur Jezusi vjen. Duhet t'ia themi ende shoqërisë sonë, që krenohet se e ka përjashtuar. Fryti i këtij përjashtimi është errësira gjithmonë e më e dendur.

30/12 MER VI giorno dell'Ottava [P]
1Gv 2,12-17; Sal 95; Lc 2,36-40
Po ju shkruaj o të rinj, s e e keni mundur të ligun 1Gjn 2,13
Shën Gjoni iu drejtohet të rinjve për t'iu thënë se është i kënaqur që ata e kanë pranuar Jezusin. Tundimet për të qenë indiferentë ndaj tij apo për ta mohuar janë të shumta e të forta për të rinjtë: ata i kanë mundur dhe tani janë të pranishëm në Kishë me gjithë besnikërinë e tyre!

31/12 GIO VII giorno dell'Ottava [P] facoltativo: m: Comm. di S. Silvestro I, papa)
1Gv 2,18-21; Sal 95; Gv 1,1-18
Në të gjendej jeta Gjn 1,4
E mbyllim me qetësi këtë vit e përgatitemi ta nisim vitin e ri në paqe, në atë paqe që vjen prej Jezusit. Ai është jeta! Atij ia dorëzojmë të gjitha ditët e shkuara, prej tij marrim të gjitha ato që do të vijnë. Pa Jezusin nuk duam të kalojmë as edhe një orë. Jeta, ajo jetë që unë dëshiroj, ajo jetë që unë ëndërroj, është në të!