������������������������������������������������������� JANAR 2010
1/1 E premte SH. MARIA VIRGJËR NËNA E HYJIT [P]
Dita Botërore e Paqes
Nr 6,22-27; Ps 66; Gal 4,4-7; Lk 2,16-21
Të ndriçoftë Zoti me fytyrën e vet Nr 6,25
Në mendimet e Hyjit njeriu zë vendin e parë, për këtë
e ka rrethuar me bekimet e tij. Drita e fytyrës së tij, që
shkëlqen mbi ne, është gjëja më e çmuar që
mund të na dhurojë, dhe këtë na e përsërit që
nga faqet e para të Biblës tek ato të fundit. Dhe që ne
të mos mendojmë se këto janë vetëm fjalë, na
ka dhënë Marinë e Shenjtë, që Jezusi, drita që
ndriçon çdo njeri, të vijë të jetojë mes
nesh.
2/1 E shtunë K.KR. [P]
Sh. Bazili i madh (� 379) dhe Sh. Gregori nga Nazianzi (� 390), ipeshkvinj
dhe mësues
1Gjn 2,22-28; Ps 97; Gjn 1,19-28
Në mesin tuaj është një që ju nuk e njihni Gjn 1,26
Të njohim Jezusin është dhurata më e madhe që mund
të marrim prej Hyjit. E kanë njohur atë Gjon Pagëzori,
që është quajtur "miku i dhëndrit"; e kanë
njohur shën Bazili i Madh dhe Gregori i Nazianzit të cilët,
të dashuruar pas tij, kanë gëzuar praninë e tij dhe me
jetën e tyre na kanë ndihmuar edhe ne që ta njohim më
mirë.
3/1 E diela II pas Krishtlindjes [P]
Emri Tejet i Shenjtë i Jezusit
Sir 24,1-4.8-12; Ps 147; Ef 1,3-6.15-18; Gjn 1,1-18
Drita shndriti në errësirë Gjn 1,5
Shën Gjoni do të na e paraqesë Jezusin si Bir të Hyjit,
e si Hyj që prej amshimit. Ai është e vetmja dritë e vërtetë
që ndriçon terrin e padijes sonë për Hyjin dhe "ylli
polar" në errësirën e pashmangshme të kërkimit
tonë.
Faleminderit Jezus, që mund të shqiptojmë Emrin tënd,
në të cilin kemi gjetur shpresë dhe arsye për një
jetë të re, jetë "qiellore"!
4/1 E hënë K.KR. [P]
Shën Anxhela nga Foligno
1Gjn 3,7-10; Ps 97; Gjn 1,35-42
Çka kërkoni? Gjn 1,38
Dy burra po ndjekin Jezusin, të shtyrë nga Gjon Pagëzori. Jezusi
i sheh e u thotë: "Çfarë kërkoni?". Si për
t'u thënë, kërkoni diçka për vete apo më kërkoni
mua për të më ndjekur? Është e lehtë ta kërkojmë
për interesin tonë e jo për t'iu dhuruar atij!
5/1 E martë K.KR. [P]
Shën Emiliana
1Gjn 3,11-21; Ps 99; Gjn 1,43-51
Eja e shih Gjn 1,46
Takimi me Jezusin, që çdo zemër e pret në mënyrë
të vetëdijshme apo të pavetëdijshme, na shtyn që
ta shpallim Atë. Por, si do jetë e besueshme kjo shpallje?
Do të jetë e tillë nëse ai do të jetë i gjallë
brenda nesh e në mes nesh, nëse në të ne do të bëhemi
një zemër e vetme! Eja, Shpirt Shenjt!
6/1 E mërkurë DËFTIMI I ZOTIT [P]
Is 60,1-6; Ps 71; Ef 3,2-3a.5-6; Mt 2,1-12
Pamë yllin e tij duke lindur Mt 2,2
Sa bukur, Jezus, kur edhe ne, si Dijetarët, dimë të shquajmë
shenjat e pranisë sate! Dimë ku të shkojmë, mësojmë
të dëgjojmë, e duke u bërë kaq të vëmendshëm,
dallojmë mashtrimin e armikut kudo që të fshihet.
Kur të gjejmë ty, e gjithë jeta jonë ndryshon. Të
orientuar kah ti, vetë ne bëhemi shenjë e pranisë sate
të dashurisë mes njerëzve dhe, si ylli, i drejtojmë tek
ti!
7/1 E enjte K.KR. [P]
Sh. Rajmondi nga Penjafort, meshtar (� 1275)
1Gjn 3,22 - 4,6; Ps 2; Mt 4,12-17.23-25
Mbretëria e Hyjit është ngjat Mt 4,17
Jezusi vazhdon t'u kujtojë njerëzve se Dashuria e Hyjit është
afër, ajo shpëton e shëron shpirtin dhe trupin e dhuron jetën
e amshuar nëpërmjet kthimit në besim.
Eja, Shpirt Shenjt, bëje zemrën time si zemrën e Birit, të
aftë për të njohur dashurinë e Atit!
8/1 E premte K.KR. [P]
Sh. Severini
1Gjn 4,7-10; Ps 71; Mk 6,34-44
Ta duam njëri-tjetrin 1Gjn 4,7
Kjo thirrje mund t'i drejtohet nga çdo bari i Kishës së shenjtë
besimtarëve të tij, nga çdo nënë apo baba familjarëve
të tij, nga çdo mësues nxënësve të tij, nga
çdo përgjegjës bashkësie "vëllezërve"
apo "motrave" të tij�
Kështu do t'i shpallet botës pak nga thelbi i Hyjit, që është
Dashuri. Eja, Shpirt Shenjt!
9/1 E shtunë K.KR. [P]
Sh. Adriani
1Gjn 4,11-18; Ps 71; Mk 6,45-52
Hyji është dashuri 1Gjn 4,16
Sa shumë thirrje për ndihmë ngrihen nga njeriu, sa shumë
përse ka mbi buzët e tij e sa shumë pasiguri në zemrën
e tij! Hyji nuk jep përgjigje, nuk do të justifikojë ato që
ndodhin e as të pakësojë dhimbjen tonë. Hyji "bëhet
Përgjigje". Në këtë vuajtje të madhe Hyji ofrohet
si e vetmja dritë e mbështetje. Dashuria është gjithçka
kemi nevojë për të jetuar. Faleminderit, o Atë i mirë!
10/1 E diel PAGËZIMI I ZOTIT Viti C [P]
Sh. Agatoni (Mirashi)
Is 40,1-5.9-11; Ps 103; Tit 2,11-14;3,4-7; Lk 3,15-16.21-22
U pagëzua edhe Jezusi dhe, ndërsa po lutej, u hap qielli Lk 3,21
Gjatë këtij viti liturgjik lexojmë Ungjillin e Sh. Lukës.
Ky Ungjilltar, në rrëfimin e pagëzimit të Zotit, nënvizon
një hollësi: Jezusi, pasi ka dalë nga Jordani, është
duke u lutur kur Shpirti Shenjt zbret mbi të dhe Ati e quan "Biri
im".
Vërtet, lutja është burim i Shpirtit Shenjt dhe na çon
të njohim Atin!
11/1 E hënë I K.GJ.V. [I]
Sh. Pavlini
1Sam 1,1-8; Ps 115; Mk 1,14-20
Ejani pas meje Mk 1,17
Jezus, si duhet dhe ku të të ndjek �?
Ti do që ne të të ndjekim me dashuri si Bir i Atit që
je! Ti do që ta jetojmë me gjithë zemër thirrjen tonë
ndërsa përshkojmë rrugën tënde, rrugë që
nëpërmjet vuajtjes së përditshme na udhëheq sërish
drejt gjirit të Atit.
12/1 E martë I K.GJ.V. [I]
Sh. Tatiana
1Sam 1,9-20; 1Sam 2,1.4-8; Mk 1,21-28
Unë e di kush je Mk 1,24
Nuk mjafton ta dimë me mendje se kush është Jezusi në
mënyrë që t'i pëlqejmë atij; na duhet t'i japim besim,
ta duam porsi shenjtërit. Në këtë mënyrë ne
do të jemi një ndihmë e vlefshme për ata që kemi
pranë dhe për çdo njeri që takojmë.
13/1 E mërkurë I K.GJ.V. [I]
Sh. Hilari, ipeshkëv dhe mësues (�367)
1Sam 3,1-10.19-20; Ps 39; Mk 1,29-39
Urdhëro, sepse më ke thirrur! 1Sam 3,8
Edhe unë kam patur hirin të dëgjoj zërin e Hyjit e ftesën
e tij për ta ndjekur. Nuk që kaq e lehtë sa për Samuelin.
U deshën vite që unë ta shquaja atë zë, që mes
të tjerësh, kumbonte në zemrën time. Edhe unë e pata
të nevojshme ndihmën e dikujt që jetonte tashmë me Hyjin
dhe e njihte zërin e tij. Faleminderit, Jezus, për thirrjen e atëhershme.
Faleminderit edhe për ato që më bën të dëgjoj
çdo ditë e të cilave më ndihmon ende që t'u përgjigjem
me gëzim: "Ja ku jam!".
14/1 E enjte I K.GJ.V. [I]
Sh. Feliksi
1Sam 4,1-11; Ps 43; Mk 1,40-45
Merrni zemër e bëhuni trima 1Sam 4,9
Me këto fjalë filistenjtë nxisnin njëri-tjetrin për
të luftuar kundër Izraelit. Zemra e izraelitëve ishte larguar
nga Hyji dhe ata, duke mbetur pa rojtarin dhe mbrojtësin e tyre, u mundën.
Prania e Arkës së Besëlidhjes nuk shërbeu për asgjë.
O Atë i mirë e i shenjtë, tërhiqe tek ti zemrën tonë
që të mund të fitojmë mbi të gjithë armiqtë
tanë!
15/1 E premte I K.GJ.V. [I]
Shën Pali heremit
1Sam 8,4-7.10-22; Ps 88; Mk 2,1-12
Biro, të janë falur mëkatet Mk 2,5
Një i paralizuar i paraqitet Jezusit me besimin e sigurt se ai do mund
ta ndihmojë. Jezusi i dhuron së pari dashurinë e tij atërore
me shërimin e brendshëm, domethënë me faljen e fajeve
të tij; pastaj do t'i dhurojë edhe shërimin e trupit.
Faleminderit, Zot Jezus!
16/1 E shtunë I K.GJ.V. [I]
Shën Donati, martir
1Sam 9,1-4.10.17-19; 10,1a; Ps 20; Mk 2,13-17
Jezusi përsëri doli në breg të detit Mk 2,13
Sot, Jezus, dua të "dal" me ty: do të të mbaj në
zemër e do ta lë veten të mbartem prej teje. Vendin e lodhjes
sime ti e njeh dhe e bekon. Më bëj mjet të dashurisë sate
për të gjithë ata që sot, në provaninë tënde,
do t'i vësh në rrugën time.
17/1 E diel II K.GJ.V. Viti C [II]
Sh. Antoni, abat (� 356)
Is 62,1-5; Ps 95; 1Kor 12,4-11; Gjn 2,1-12
Nxënësit e tij besuan në të Gjn 2,11
Dishepujt e ftuar me Jezusin në dasmën e Kanës u çuditën
nga fakti që vera e mirë u shërbye në fund. Ata e kishin
kuptuar se Jezusi kishte ndërhyrë duke shndërruar në verë
ujin e qypave të ritit të pastrimit. Nga kjo "shenjë"
ata kuptuan se Jezusi kishte autoritetin tipik të profetëve, dhe
shumë më tepër.
Që prej atij çasti, duke iu bindur udhëzimit të Marisë,
gjithashtu e pranishme në festë, do të bëjnë "gjithçka
që ai do t'ju thotë".
18/1 E hënë II K.GJ.V. [II]
Shën Priska
Tetëditëshi i lutjes për bashkimin e të krishterëve
1Sam 15,16-23; Ps 49; Mk 2,18-22
Askush nuk e qet verën e re në rrëshiqa të vjetër
Mk 2,22
Nëse dua të rri pranë Jezusit për ta ndjekur, është
e nevojshme që ta njoh si të vetmin Mësues, si Zotërinë
që më njeh më shumë nga ç'e njoh unë veten
time, e që më do; atëherë do të jem gati për
të pranuar Shpirtin Shenjt që ai dhuron dhe gati për të
qëndruar i bashkuar me ata që besojnë tek ai.
19/1 E martë II K.GJ.V. [II]
Shën Mario
Tetëditëshi i lutjes për bashkimin e të krishterëve
1Sam 16,1-13; Ps 88; Mk 2,23-28
Zoti vëren zemrën 1Sam 16,7
Zoti iu jep hir të përvuajturve: "Ai pa përvujtërinë
e shërbëtores së vet". Ai zgjedh si bashkëpunëtorë
të Mbretërisë së vet persona me zemër të gatshme
për të dashur, të gatshëm për të shërbyer
si ai, të gatshëm për të qenë një gjë e
vetme me të gjithë të thirrurit.
O Shpirt Shenjt, udhëhiqi e mbështeti të gjithë të
krishterët!
20/1 E mërkurë II K.GJ.V. [II]
Sh. Fabiani, papë dhe martir (� 250); Sh. Sebastiani, martir (� shek.
III)
Tetëditëshi i lutjes për bashkimin e të krishterëve
1Sam 17,32-33.37.40-51; Ps 143; Mk 3,1-6
Jezusi i tha njeriut: "Çohu e dil para të gjithëve!"
Mk 3,3
Për atë njeri duhet të ketë qenë e zorshme të
vihej në qendër të vëmendjes, duke qenë sakat...!
Afërmendsh në ftesën e Jezusit ai ka dalluar një tingull
të zërit ndryshe nga zakonisht, tingullin e atij që e vlerëson
ashtu siç është. Për personat që janë të
gatshëm të "poshtërohen" për t'iu bindur fjalës
së tij, Jezusi mund të bëjë mrekulli... Le t'i kërkojmë
Zotit që t'u japë kishave të ndryshme të krishtera hirin
që të pranojnë me përvujtëri lidhjen me traditat
dhe mendësitë përkatëse, që të mos i quajnë
më të rëndësishme nga vullneti i Jezusit.
21/1 E enjte II K.GJ.V. [II]
Shën Anjeza, virgjër dhe martire (� 304)
Tetëditëshi i lutjes për bashkimin e të krishterëve
1Sam 18,6-9;19,1-7; Ps 55; Mk 3,7-12
Unë do të flas me tim atë për punë tënde 1Sam
19,3
Sauli kishte vendosur ta vriste Davidin. Jonatani, meqë e donte Davidin
si veten e tij, i foli në favor të tij të atit, Saulit. Mundi
në këtë mënyrë ta fuste në shpurën e tij
si më parë. Ne kemi një Atë të mrekullueshëm,
më të mirë se Sauli. Le t'i flasim me besim dhe mirëbesim
për unitetin e të krishterëve: Ai do të na e përmbushë
lutjen.
22/1 E premte II K.GJ.V. [II]
Sh. Vinçenci, diakon dhe martir (� shek. III)
Tetëditëshi i lutjes për bashkimin e të krishterëve
1Sam 24,3-21; Ps 56; Mk 3,13-19
Jezusi u ngjit në një mal e i thirri ata që deshi vetë
Mk 3,13
Mund të jem i qetë në besimin tim, Jezus, kur ti më thërret
pranë teje e më beson ndonjë detyrë: në çdo
vendim tëndin, në fakt, ti je plotësisht i bashkuar me Atin,
vullneti yt është i tiji, dashuria jote është dashuria
e tij. Sa i bukur është Shpirti i unitetit që ju bashkon, Atë
e Bir: le të mbretërojë ky shpirt edhe tek të gjithë
ne besimtarët!
23/1 E shtunë II K.GJ.V. [II]
Shën Emerenciana
Tetëditëshi i lutjes për bashkimin e të krishterëve
2Sam 1,1-4.11-12.17.19.23-27; Ps 79; Mk 3,20-21
U kthye në një shtëpi e prapë u mblodh një turmë
e madhe Mk 3,20
Jezusi, njeri i përkryer, është Hyj, plot me urti e dashuri;
çdo njeri ka nevojë për këto dhurata.
Edhe sot ai është i gjallë e i pranishëm në botë!
Nesër është e diel: do të mblidhemi me të për
të pranuar dhuratën e tij, për t'i thënë nga ana
jonë faleminderit!
24/1 E diel III K.GJ.V. Viti C [III]
Sh. Françesku i Salesit, ipeshkëv dhe mësues (� 1622)
Tetëditëshi i lutjes për bashkimin e të krishterëve
Neh 8,2-4.5-6.8-10; Ps 18; 1Kor 12,12-31; Lk 1,1-4; 4,14-21
Të gjithë në sinagogë i drejtuan sytë në të
Lk 4,20
Banorëve të Nazaretit u kish bërë përshtypje mënyra
se si Jezusi kishte kremtuar liturgjinë e tyre, shprehja me të cilën
kishte lexuar Shkrimet dhe drita e fytyrës së tij pas dyzet ditësh
në shkretëtirë!
Faleminderit, Jezus, për bukurinë tënde që na tërheq
tek ti. Faleminderit që i lejon Kishës sate ta ngulë shikimin
mbi ty, për të kapërcyer çka na ndan e për t'u
angazhuar seriozisht në shpalljen e Ungjillit.
25/1 E hënë Kthimi i Shën Palit [P]
Tetëditëshi i lutjes për bashkimin e të krishterëve
Vap 22,3-16 (ose Vap 9,1-22); Ps 117; Mk 16,15-18
Në emër tim do t'i dëbojnë djajtë Mk 16,17
"Djalli ju urren" ka thënë një ekzorcist i njohur.
Prandaj dhe Jezusi i ka dhënë Kishës së vet "autoritetin"
që ta çlirojë njeriun nga armiku i vet, që do ta pengojë
t'i afrohet fjalës së tij e të përjetojë plotësinë
e dashurisë së tij.
Le t'i kërkojmë Zotit që të mbështesë vëllezërit
e zgjedhur për këtë shërbim e të dëgjojë
lutjen e tyre. "Na liro nga i keqi", na shkul nga ngërthimi
i tij, Jezus; shndërroje zemrën tonë me dritën e pranisë
sate në mënyrë që, si Shën Pali, të mund të
bëhemi mjet bashkimi në Kishën tënde.
26/1 E martë III K.GJ.V. [III]
Sh. Timoteu dhe Titi, ipeshkvinj (� shek. I)
2Sam 6,12-15;17-19; Ps 23; Mk 3,31-35
Davidi vallëzonte gjithsa ku e kishte para Zotit 2Sam 6,14
O Shpirt Shenjt, na e hap zemrën që të dimë ta njohim
Jezusin e pranishëm mes nesh të krishterëve kur ti na mbledh
në emrin e tij, e të mund ta dëshmojmë me besim dhe me
gëzim!
27/1 E mërkurë III K.GJ.V. [III]
Sh. Anxhela Meriçi virgjër (� 1540)
2Sam 7,4-17; Ps 88; Mk 4,1-20
Ai mësonte në shëmbëlltyra e u thoshte: "Dëgjoni!"
Mk 4,2-3
Jezusi, duke rrëfyer shëmbëlltyrat, ka mundësinë
që të kuptohet nga të gjithë. Nga rrëfimet e këtyre
fakteve të jetës së zakonshme, të vegjël e të
mëdhenj mund të marrin diçka prej mësimit të tij.
Nëse "e mbajmë lart fjalën e Hyjit" do të japim
fryte! Prandaj dhe ne marrim pjesë në nismat për dëgjimin
e Fjalës së Hyjit dhe bashkëpunojmë me ata që vënë
në jetë këtë shërbim të çmuar.
28/1 E enjte III K.GJ.V. [III]
Sh. Toma i Akuinit, meshtar dhe mësues (� 1274)
2Sam 7,18-19.24-29; Ps 131; Mk 4,21-25
Atij që ka, do t'i jepet më Mk 4,25
Kush ushtron besimin tek Jezusi duke jetuar fjalën e tij, do të
marrë gjithmonë e më shumë jetë, besim të ri
e aftësi për të dashur; zemra e tij do të zgjerohet porsi
ajo e shenjtërve.
Shpirt Shenjt, unë besoj tek ndihma jote!
29/1 E premte III K.GJ.V. [III]
Sh. Valeri
2Sam 11,1-4.5-10.13-17; Ps 50; Mk 4,26-34
Mbretëria e Hyjit i përngjet kokrrës së sinapit Mk 4,30-31
Fara e Mbretërisë së Hyjit, e vendosur në zemrat e të
gjithë atyre që kanë marrë dhuratën e pagëzimit
të shenjtë, nëse ruhet me dashuri, zhvillohet në mënyrë
të mrekullueshme: le të sjellim ndër mend jetën e të
gjithë shenjtërve!
Çdo i krishterë mundet të mbërrijë tek një
jetë e tillë!
30/1 E shtunë III K.GJ.V. [III]
Sh. Martina
2Sam 12,1-7.10-17; Ps 50; Mk 4,35-41
Jezusi në pope flinte në nënkresë Mk 4,38
Jezusi po flinte në varkë, i lodhur nga predikimi i ditëve
të mëparshme. Por, sapo e thërrasin dishepujt, ai zgjohet,
i urdhëron erës të fashitet e dallgëve të qetësohen.
Ai është Zotëria i qiellit dhe i tokës dhe i çdo
gjendjeje frike që ne kemi. Do të ushtrohemi ta "thërrasim",
të jetojmë në bashkim me të , e ai do të na dhurojë
paqen e tij, gjithmonë.
31/1 E diel IV K.GJ.V. Viti C [IV]
Sh. Gjon Bosko, meshtar (� 1888)
Jer 1,4-5.17-19; Ps 70; 1Kor 12,31 - 13,13; Lk 4,21-30
Të gjithë e miratonin Lk 4,22
Për një çast banorët e Nazaretit u mrekulluan nga fjala
e Jezusit. Por si shumë të tjerë, në vend që të
përpiqeshin ta njihnin më thellë, nuk i besuan. Duke ndjekur
arsyetimet e tyre njerëzore e përzunë. Zot Jezus, na bëj
të përvujtur e të varfër përballë pranisë
së mistershme të Hyjit në ty! Vetëm ti mund të na
bëhesh i njohur për të na shpëtuar!