2010 |
1/3 E hënë II K.K. [II]
Sh. Albini (Bardhi)
Lp 9,4-10; Ps 78; Lk 6,36-38
Mëkatuam kundër teje Lp 9,8
Profeti Daniel kërkon falje për vete e për popullin e tij. Ai
e kupton se populli nuk e ka dëgjuar Hyjin e nuk i ka kushtuar dashurinë
e merituar: u ka shërbyer idhujve të popujve të tjerë, nuk
ka shenjtëruar të shtunën, nuk ua ka vënë veshin profetëve,
shërbëtorë të Hyjit. "Zot dëgjo, Zot fal!".
2/3 E martë II K.K. [II]
Sh. Karli i Mirë
Is 1,10.16-20; Ps 49; Mt 23,1-12
Ju të gjithë jeni vëllezër Mt 23,8
Jezusi na çliron prej burgut të të vepruarit për t'u admiruar
nga njerëzit; na zbulon pastaj se të gjithë besimtarët janë
vëllezër: prandaj dhe u ka dhënë atyre shpirtin e tij të
dashurisë e vëllazërisë. Faleminderit, Zot Jezus!
3/3 E mërkurë II K.K. [II]
Sh. Marini
Jer 18,18-20; Ps 30; Mt 20,17-28
Të tretën ditë ai do të ngjallet Mt 20,19
Jezusi u ngjall ditën e tretë pasi vuajti mundimin dhe kryqin për
të dhënë jetën për shpëtimin e shumë njerëzve
e në këtë mënyrë për t'i shërbyer njerëzimit.
Dishepujt e tij nuk arrijnë ta kuptojnë menjëherë nevojën
e kryqit dhe përpiqen ta shmangin.
Zot Jezus, dhurona Shpirtin tënd me qëllim që të dimë
të përshkojmë rrugën tënde për shpëtimin
tonë e të vëllezërve!
4/3 E enjte II K.K. [II]
Sh. Kazimiri ( 1484)
Jer 17,5-10; Ps 1; Lk 16,19-31
Zoti do të jetë shpresa e tij Jer 17,7
Profeti Jeremia përshkruan, me pak shëmbëllime të kuptueshme
për të gjithë, si është jeta e atij që kërkon
të bëjë pa Hyjin dhe ajo e atij që vë tek Zoti shpresën
e vet.
Faleminderit, Atë i mirë, që na ke dhënë Jezusin, autorin
e besimit tonë tek ti: me këtë besim shkëlqen sërish
në ne shëmbëllimi i Birit tënd!
5/3 E premte II K.K. [II]
Sh. Teofili
Zan 37,3-4.12-13.17-28; Ps 104; Mt 21,33-43.45-46
E bëri zot shtëpie të shtëpisë së vet Ps 104,21
Ky varg i referohet historisë së Jozefit, birit të Jakobit. Ai
ish gjendur në vështirësi të mëdha për shkak të
besnikërisë së tij ndaj Hyjit. Pas provës, vetë faraoni
e ngriti në rang mbi të gjithë oborrtarët e vet. "Nëse
vuajmë me të, me të do të mbretërojmë", na
pohon shën Pali!
6/3 E shtunë II K.K. [II]
Sh. Fridolini
Mik 7,14-15.18-20; Ps 102; Lk 15,1-3.11-32
I ati e pa dhe u lëshua vrap Lk 15,20
Jezusi na bën ta njohim Hyjin si një baba të durueshëm e
plot shpresë për bijtë; e përjetojnë këtë
mbi të gjithë ata që kanë humbur rrugën apo janë
mashtruar prej tërheqjeve të gënjeshtërta. Ky baba është
gjithmonë i gatshëm të na pranojë kur kthehemi pranë
tij të përvujtur e të penduar.
7/3 E diel III K.K. Viti C [III]
Sh. Perpetua e Feliçita, martire ( 202/203)
Dal 3,1-8.13-15; Ps 102; 1Kor 10,1-6.10-12; Lk 13,1-9
Nëse nuk ktheheni kah Hyji, të gjithë do të sharroni si
ata! Lk 13,5
Atë i shenjtë e i mirë, në dashurinë tënde të
madhe për ne dhe për botën, ktheji kah ti zemrat tona!
Na hap ndaj Birit tënd të dashur, që të mos përfundojmë
keq, por të kemi jetën tënde: jetën tënde që nuk
perëndon.
8/3 E hënë III K.K. [III]
Sh. Gjoni i Hyjit, rregulltar ( 1550)
2Mbr 5,1-15; Ps 41-42; Lk 4,24-30
Zbriti dhe u la shtatë herë Jordan dhe u shërua 2Mbr 5,14
Naaman siriani, i ndihmuar prej shërbëtorëve të vet jo që
të arsyetonte, por që t'i bindej fjalës së profetëve
të Hyjit, zbret në ujin e Jordanit, lahet dhe shërohet nga sëmundja
e tmerrshme e lebrës. Faleminderit, Atë i mirë: Fjala jote, kur
e njohim, e duam, e lusim dhe i bindemi është ilaçi që
shëron jetën tonë!
9/3 E martë III K.K. [III]
Sh. Françeska Romake, rregulltare ( 1440)
Lp 3,25.34-43; Ps 24; Mt 18,21-35
Zot, ki durim me mua Mt 18,26
Faleminderit, Atë i mirë për durimin që ke patur me mua:
shpesh herë i ke falur fajet e mia duke më pranuar me dashuri.
Duke falur, dua të jem edhe unë, me ndihmën tënde, një
shenjë e mirësisë sate dhe e zemërdhembshurisë për
të gjithë.
10/3 E mërkurë III K.K. [III]
Dyzet martirët e Sebastës ( 320)
Lp 4,1.5-9; Ps 147; Mt 5,17-19
Ai do të jetë më i vogli në mbretërinë e qiejve
Mt 5,19
Të jetosh sipas fjalës së Hyjit e t'ia mësosh të tjerëve
është garancia për të gjetur nder në Mbretërinë
e Hyjit. Ndërsa kush e shkel fjalën e Zotit dhe i mëson të
tjerët të veprojnë asisoj, nuk do të jetë i pëlqyeshëm
para Atit.
Jezus, me ndihmën tënde sot dua të përpiqem të të
bindem!
11/3 E enjte III K.K. [III]
Sh. Kostandini
Jer 7,23-28; Ps 94; Lk 11, 14-23
Erdhi ndër ju Mbretëria e Hyjit Lk 11,20
Jezusi ka ardhur për të përuruar Mbretërinë e Hyjit
në tokë, për të na dhënë kështu mundësinë
të jetojmë në bashkim me Atin. Prandaj dhe ai mposht armikun,
djallin, atë që do të na e heqë vëmendjen nga dëgjimi
i Fjalës së Hyjit, nga lutje, nga oferta jonë për të
mbajtur kryqin.
12/3 E premte III K.K. [III]
Sh. Maksimiliani
Oz 14,2-10; Ps 80; Mk 12,28-34
Do t'i dua me bujari Oz 14,5
Kur Hyji do, nuk mendon të bëjë çka e bën "të
bukur e të mirë" në sytë tanë. Ai kërkon
dhe kryen çka është e dobishme për ne e për një
jetë në bashkim me të, që të kthehemi pra pranë
tij. Ai do të na dojë duke na e liruar zemrën prej adhurimit
të idhujve, prej egoizmit dhe urrejtjes, edhe pse kjo gjë na kushton
dhimbje, neve që shpesh, fatkeqësisht, refuzojmë ta pranojmë
këtë dashuri.
13/3 E shtunë III K.K. [III]
Sh. Lazri
Oz 6,1-6; Ps 50; Lk 18,9-14
Kush përvujtërohet, do të lartësohet Lk 18,14
Mari, ti, e virgjër, u bëre nënë; e sinqertë, Jozefi
nuk të besoi; besnike, rrezikove vdekjen si kurorëshkelëse.
Ti i braktise të gjitha ëndrrat vajzërore.
Ti thjesht i the: "Po, ja, tek jam!" Hyjit, e ai e pëlqeu përvujtërinë
tënde. Kur të gjendem në ndonjë çast të vështirë
apo në një rast për t'u përulur, do të të mendoj
ty, o Mbretëreshë e kurorëzuar e qiellit dhe e tokës.
14/3 E diel IV K.K. Viti C [IV]
Shën Matilda
Joz 5,9.10-12; Ps 33; 2Kor 5,17-21; Lk 15,1-3.11-32
Nëse ndokush është në Krishtin, është krijesë
e re 2Kor 5,17
e re sepse: "Nuk jeton më për veten e vet, por për
atë i cili vdiq e u ringjall për të". Jeta e tij dhe zgjedhjet
e tij do të jenë në sintoni me mësimet e Jezusit. Nëse
dikush punon, punon jo vetëm për të siguruar jetesën e familjes
së vet, por mbi të gjitha sepse e konsideron si vullnetin e Hyjit
për të.
Nëse dikush martohet, e bën jo vetëm sepse e do të fejuarën
e vet, por sepse e njeh si gruan që Hyji i ka dhënë për
ta dashur.
Dhe nëse dikush e kupton se ka mëkatuar, nuk fajëson të
tjerët e as nuk kërkon justifikime, por kërkon falje përulësisht.
15/3 E hënë IV K.K. [IV]
Sh. Luiza de Marillac ( 1660)
Is 65,17-21; Ps 29; Gjn 4,43-54
Zoti u bë ndihmëtari im Ps 29,11
Hyji është dashuri, është baba.
I drejtohemi atij me përvujtëri, me besim, me mirëbesim birnor,
sepse ai na dëgjon e na vjen në ndihmë përherë.
Faleminderit, Atë i mirë!
16/3 E martë IV K.K. [IV]
Sh. Heriberti
Ez 47,1-9.12; Ps 45; Gjn 5,1-3.5-16
Çohu, merre shtrojën tënde dhe ec! Gjn 5,8
I paralizuari të cilit i afrohet Jezusi, nuk ka askënd që ta
zhysë në pishinë në çastin e duhur. Porse ai nuk
e humbet besimin se një ditë Hyji do të ndërhyjë. Dhe
ja, në personin e Jezusit Hyji vepron: nuk e ka harruar thirrjen që
i ka mbërritur për tridhjetë e tetë vjet. Është
Jezusi uji në të cilin të gjithë ne mund të shërohemi
falas prej paralizave shpirtërore dhe mëkateve, për të ecur
të shëndoshur drejt Atit!
17/3 E mërkurë IV K.K. [IV]
Sh. Patriku, ipeshkëv ( rreth 461)
Is 49,8-15; Ps 144; Gjn 5,17-30
Zoti e ngushëllon popullin e vet Is 49,13
Gjatë kreshmës ne shpesh ftohemi të kthehemi tek Zoti, Hyji ynë:
është koha në të cilën ai do të njihet prej popullit
të vet si një nënë e kujdesshme. Duke e vendosur tek ai
shpresën tonë do të mund ta shohim si ngushëlluesin e madh
në udhën e jetës sonë.
18/3 E enjte IV K.K. [IV]
Sh. Çirili i Jerusalemit, ipeshkëv dhe mësues ( 386)
Dal 32,7-14; Ps 105; Gjn 5,31-47
Nuk doni të vini tek unë që ta keni jetën Gjn 5,40
Në Shkrimin e Shenjtë Hyji Atë na flet dhe na përgatit për
të pranuar Jezusin, Birin e tij të vetëm: ai e ka dërguar
për të na marrë sërish pranë vetes si bij të vërtetë!
Nëse jetojmë me përvujtëri, në dëgjim, do të
marrim këtë dhuratë: do ta njohim Jezusin, i cili do të
na japë një jetë përplot me gëzim!
19/3 E premte SHËN JOZEFI, i Fejuari i Zojës [P]
2Sam 7,4-5.12-14.16; Ps 88; Rom 4,13.16-18.22; Mt 1,16.18-21.24
Mos ki frikë
Mt 1,20
Shpesh edhe ne, sikundër Jozefi, kemi frikë në përballjen
me situata të reja të jetës, në përmbushjen e vullnetit
të tij. Por duke u vënë në heshtje përballë Atit,
që sheh në fshehtësi, do të gjejmë guxim dhe forcë
për të pranuar vullnetin e tij. Kështu hyjmë gjithmonë
e më thellë brenda tij.
20/3 E shtunë IV K.K. [IV]
Sh. Niketa
Jer 11,18-20; Ps 7; Gjn 7,40-53
Ky është me të vërtetë profeti! Gjn 7,40
Fjalët e Jezusit, siguria dhe paqja e tij kur i jep, u zbulojnë zemrave
të përvujtura personalitetin e tij të jashtëzakonshëm.
Ai është vërtet personi që përcjell qëllimet e
Hyjit, ai është Biri i Hyjit.
Faleminderit Jezus që na jep edhe neve, që besojmë tek ti, fjalët
e tua plot me Shpirtin Shenjt!
21/3 E diel V K.K. Viti C [I]
Sh. Kristiani
Is 43,16-21; Ps 125; Fil 3,8-14; Gjn 8,1-11
Kush është prej jush pa mëkat
Gjn 8,7
Kur shkojmë tek Jezusi me qëllime jo të mira, ai na ndriçon
e na ndreq. Kështu, përballë Jezusit dhe fjalës së
tij, skribët e farisenjtë kuptuan se janë mëkatarë
dhe reshtën së akuzuari e së kërkuari dënimin me vdekje
të mëkatares.
22/3 E hënë V K.K. [I]
Sh. Benvenuti
Lp 13,1-9.15-17.19-30.33-62; Ps 22; Gjn 8,12-20 (o 1-11)
Unë nuk gjykoj askënd Gjn 8,15
Ka jo pak veta që do të donin t'i afroheshin Hyjit duke ndjerë
se pranë tij mund të gjejnë mirësi të madhe. Porse
qëndrojnë larg pasi mendojnë se do të gjykohen keq apo edhe
të qortohen prej tij. Fjala e Jezusit "unë nuk gjykoj askënd"
është e vërteta. Jezusi është drita që na pranon,
na ripërtërin, na jep jetë e ngrohtësi. Mund të vrapojmë
drejt tij pa frikë!
23/3 E martë V K.K. [I]
Sh. Turibi i Mongrovejës, ipeshkëv ( 1606)
Nr 21,4-9; Ps 101; Gjn 8,21-30
Unë po shkoj e ju do të më kërkoni Gjn 8,21
Një pjesë e Shkrimin të Shenjtë thotë: "Kërkojeni
Zotin kur ai do që ta gjeni". Dua ta pranoj këtë ftesë!
E di se Jezusi është i gjallë në mesin e atyre që mblidhen
për dashurinë e tij, di edhe se pa të nuk mund të bëj
asgjë të mirë. Vij tek ty Jezus, për të bërë
vullnetin tënd: të falënderoj që mund të të gjej!
24/3 E mërkurë V K.K. [I]
Sh. Katerina e Suedisë
Lp 3,14-20.46-50.91-92.95; Lp 3,52-56; Gjn 8,31-42
Fjala nuk gjen vend ndër ju Gjn 8,37
Jezusi, duke shëruar të paralizuarin në pishinën e Betsaetës,
kishte treguar se vinte prej Hyjit. Duke falur publikisht kurorëthyesen
ai kreu një vepër që vetëm Hyji mund ta kryente. E megjithatë,
farisenjtë dhe krerët e popullit nuk janë të gatshëm
t'i hapin zemrat përpara risisë së Jezusit; fjala e tij nuk i
prek; ata mbeten të mbyllur e të ngujuar në bindjet e tyre: ky
është mëkati më i keq!
25/3 E enjte LAJMËRIMI I ZOTIT (Zoja Nunciatë) [P]
Is 7,10-14; Ps 39; Heb 10,4-10; Lk 1,26-38
Unë jam shërbëtorja e Zotit Lk 1,38
Këto fjalë, me të cilat Maria i dhurohet Atit, janë të
njëjtat me të cilat çdo shpirt mund t'i dhurohet Hyjit. Janë
e vetmja përgjigje e drejtë ndaj të vërtetës që
engjëlli shpall: "S'ka gjë të pamundur për Hyjin!".
Maria, e fortë me këtë të vërtetë, do të
pranojë qetësisht çdo gjë që ndodh.
26/3 E premte V K.K. [I]
Sh. Teodori
Jer 20,10-13; Ps 17; Gjn 10,31-42
Me mua është Zoti Jer 20,11
Më ka ndodhur edhe mua ashtu si Jeremisë, që të gjendem
para rreziqesh apo vështirësish të mëdha: në këto
raste e kam kuptuar të gjithë brishtësinë time. E megjithatë,
duke ditur në sajë të hirit se Jezusi është përkrah
meje, me çudi kam kuptuar se mund t'i jetoja edhe ato përvoja në
paqe.
27/3 E shtunë V K.K. [I]
Sh. Ruperti
Ez 37,21-28; Jer 31,10-13; Gjn 11,45-56
Banesa ime e përhershme do të jetë mes tyre Ez 37,27
Prania e Hyjit në mes të popullit të tij është garanci
për pjellori dhe një jetë të bollshme: "Do t'i vendos
e do të bëj të shtohen me shumicë: do të jem Hyji i
tyre e ata do të jenë populli im" (Ez 37,26s). Fjala jote, kur
e dëgjojmë dhe e pranojmë, o Atë i shenjtë e i mirë,
na bën të jetojmë.
28/3 E DIELA E LARIT Viti C [P]
Sh. Shtjefni
Lk 19,28-40; Is 50,4-7; Ps 21; Fil 2,6-11; Lk 22,14 ? 23,56
Lutuni që të mos bini në tundim Lk 22,40
Jezus, faleminderit për këto fjalë, të përsëritura
të paktën dy herë, dhe për nxitjen për dishepujt e
të gjitha kohërave! Ti na mëson se si të përballojmë
provat më të dhimbshme e më të vështira të jetës.
Mirëbesimi dhe braktisja jote ndaj vullnetit të Atit le të jenë
edhe për ne mbështetje e forcë në këto çaste!
29/3 E HËNA E MADHE [II]
Sh. Bertoldi
Is 42,1-7; Ps 26; Gjn 12,1-11
Pa u trembur ai do ta shpallë të drejtën Is 42,3
Profeti Isaia flet për Shërbëtorin e Hyjit: ai është
urtia hyjnore që i paraqet njeriut atë çka është
e drejtë me autoritet të plotë, pa drojë, me përvujtëri
e butësi. Kush e dëgjon do mund të jetojë në mënyrë
të pëlqyeshme për Atin. Je ti Jezus, ky shërbëtor i
Hyjit: sot dua të të dëgjoj.
30/3 E MARTA E MADHE [II]
Sh. Amadeu
Is 49,1-6; Ps 70; Gjn 13,21-33.36-38
Ti do ta japësh jetën tënde për mua? Gjn 13,38
Jezusi e di se Pjetri nuk do të jetë i aftë të bashkëndajë
përulësinë e vet edhe pse Pjetri, i sigurt në vetvete, shpall
para të gjithëve se është i gatshëm të japë
jetën.
Faleminderit Jezus, që vendos edhe brenda meje dëshirën për
të të ndjekur e dëshmuar. Faleminderit që më jep raste
për të vuajtur keqkuptime të ndryshme: ma jep ti forcën
për t'i duruar për dashurinë tënde!
31/3 E MËRKURA E MADHE [II]
Sh.Benjamini
Is 50,4-9; Ps 68; Mt 26,14-25
Njëri prej jush do të më tradhtojë Mt 26,21
Juda, njëri prej të dymbëdhjetëve, pasi jetoi tre vjet me
Jezusin, e dorëzoi në duart e armiqve. Ai, pa e kuptuar, ishte lidhur
pas parasë deri në atë pikë sa të tradhtonte atë
i cili e donte, i vetmi që e donte me të vërtetë. Zot Jezus,
më ruaj në dashurinë tënde!
HOME PAGE |