2010 |
1/4 E ENJTJA E MADHE [P]
Sh. Alvaro
Dal 12,1-8.11-14; Ps 115; 1Kor 11,23-26;
Gjn 13,1-15 (Mesha "Në Darkën e Zotit")
sikurse ju bëra unë juve, të bëni edhe ju Gjn 13,15
Jezus, ti u lave këmbët dishepujve duke u ofruar kështu një
gjest shërbimi, dashurie. Në këtë të Enjte të
Madhe duam ta pranojmë rishtas shembullin tënd: me hirin tënd
do të përpiqemi t'u shërbejmë vëllezërve e t'i
duam, me përvujtëri, të lumtur që kontribuojmë në
gëzimin e tyre. Në këtë mënyrë do të jemi
vërtet dishepujt e tu.
2/4 E PREMTJA E MADHE [P]
Sh. Françesku nga Paula, heremit ( 1507)
Is 52,13 ? 53,12; Ps 30; Heb 4,14-16;5,7-9; Gjn 18,1 ? 19,42
Qe mbreti juaj! Gjn 19,14
Zot Jezus, sot të kundrojmë në kryq: ti po i ofron si dhuratë
jetën tënde Atit për ne; duke dashur në këtë mënyrë,
ti merr pushtetin për të na dhënë neve jetën e vërtetë,
jetën e bijve të Hyjit: ja çfarë mbreti je ti!
Jezus, Mbreti im, të adhuroj, të falënderoj; pranoje sot dëshirën
time që të të bindem gjithmonë!
3/4 E SHTUNA E MADHE [P]
Sh. Rikardi
Feja juaj dhe shpresa të jenë në Hyjin 1Pjt 1,21
Sot, në terrin dhe heshtjen e varrit, besimi dhe shpresa jote mbeten në
Hyjin. Sa herë që vdekja duket se triumfon, prit: prit si Maria dhe
bashkë me të, mësuese e besimit dhe e shpresës, agimi i
ditës së re që Zoti të ka përgatitur; ai që është
besnik do të të befasojë, e atëherë ti do t'i thurësh
lavde!
4/4 PASHKA E RINGJALLJES SË ZOTIT Viti C [P]
Sh. Izidori, ipeshkëv dhe mësues ( 636)
Vap 10,34.37-43; Ps 117; Kol 3,1-4 (ose: 1Kor 5,6-8); Gjn 20,1-9 (ose: Lk 24,1-12)
Vraponin të dy bashkë Gjn 20,4
Sot kumbon aleluja në zemrat e të gjithë besimtarëve të
krishterë: Jezusi u ringjall! Kur ai paralajmëronte se do të
ringjallej, Pjetri e Gjoni nuk arrinin ta besonin. Tani, duke vrapuar drejt
varrit ata nuk i thonë gjë njëri-tjetrit, por vrapi i tyre flet
vetë. Dhe kur gjejnë vetëm pëlhurat gëzohen pafund!
5/4 E hëna e PASHKËS [P]
Sh. Vinçenci Ferrer, meshtar ( 1419)
Vap 2,14.22-32; Ps 15; Mt 28,8-15
E morën ngrykë dhe e adhuruan Mt 28,9
Ky gjest i thjeshtë i atyre grave në takimin me Zotin Jezus të
ringjallur është dritë për sytë tanë, një
lajmërim i heshtur: Jezusi është ai që mund të pranojë
dashurinë dhe adhurimin tonë; ai është Zoti të cilit
gjithçka i nënshtrohet dhe është ai që na bën
të shijojmë dashurinë e Atit.
Duke jetuar me përulësi brenda Kishës e bëjmë edhe
ne këtë përvojë. Aleluja!
6/4 E marta e PASHKËS [P]
Sh. Ireneu
Vap 2,36-41; Ps 32; Gjn 20,11-18
Pse po qan, moj fisnike? Kë po kërkon? Gjn 20,15
Çfarë arsye na mbetet për të qarë duke ditur se tashmë
asgjë, as mëkati e as vdekja nuk mund të ndajnë nga dashuria
e Hyjit? Çfarë e kush na mbetet për të dëshiruar
nëse Hyji vetë, në personin e Jezusit ka ardhur të na kërkojë
për të na mbajtur gjithmonë pranë vetes? Nuk na mbetet veçse
të këndojmë me gëzim: Aleluja!
7/4 E mërkura e PASHKËS [P]
Sh. Gjon Pagëzuesi nga Salle, meshtar ( 1719)
Vap 3,1-10; Ps 104; Lk 24,13-35
E njohën kur e ndau bukën Lk 24,35
Edhe neve na shfaqesh kështu, Jezus: në Eukaristinë e Shenjtë,
në konkretësinë e jetës sonë, kur të shohim në
kryqin që mbajmë në gjoks e në shtëpi, të takojmë
si personin që na do; si personin që na dhurohet e që na pranon,
edhe pse kjo gjë, për shkak të mëkatit që mbartim mbi
vete të kushton "thyerjen" e jetës sate. Jezus, Zoti im,
i kryqëzuar dhe i ringjallur për mua, unë të këndoj:
Aeluja!
8/4 E enjtja e PASHKËS [P]
Shën Valteri
Vap 3,11-26; Ps 8; Lk 24,35-48
Ju jeni dëshmitarët e kësaj gjëje Lk 24,48
Zot Jezus, ti vjen të na vizitosh! Të presim me gëzim të
madh. Nga ti, i ringjallur, i gjallë në Kishën tënde dhe
veprues në sakramente, ne ngjyejmë ende hirin për të qenë
dëshmitarët e tu, për të shpallur pra me fjalë e me
jetë se ti je i gjallë, se kush beson në ty gëzon plotësi
jete, njeh gëzimin e të qenit pafundësisht i dashur e se mund
të dhurojë dashuri. Aleluja!
9/4 E premtja e PASHKËS [P]
Shën Maria Kleofa
Vap 4,1-12; Ps 117; Gjn 21,1-14
Atë natë nuk zunë asgjë Gjn 21,3
Atë natë, disa prej dishepujve kishin dalë në liqen me Pjetrin:
ndoshta në mënyrë të pavetëdijshme donin të qëndronin
pranë atij tek i cili Mësuesi i tyre i kish besuar... Atë natë
përjetuan lodhje e dështim, por në agim Jezusi i takon, i ngushëllon,
i ngroh, i ushqen. Faleminderit, Jezus, për Kishën tënde të
shenjtë, që nuk mund ta braktisësh. Aleluja!
10/4 E shtuna e PASHKËS [P]
Shën Ezekieli
Vap 4,13-21; Ps 117; Mk 16,9-15
Ne nuk mundemi që të mos flasim për çka kemi parë
e dëgjuar Vap 4,20
Çfarë kishin parë Apostujt? Kishin parë butësinë
me të cilën Jezusi përkulej mbi të sëmurët, autoritetin
me të cilin përzinte djajtë, urtësinë me të cilën
mësonte, ëmbëlsinë me të cilën falte...
Kishin parë Jezusin të ofronte veten e tij në kryq.
Kishin parë vdekjen të mposhtur dhe atë të ringjallur.
Kishin parë Shpirtin Shenjt të zbriste mbi ta.
Tek Jezusi ata kishin parë të gjithë dashurinë e Atit.
11/4 E DIELA II K.P. "e Mëshirës Hyjnore" [P] Viti C
Sh. Stanislavi, ipeshkëv dhe martir ( 1079)
Vap 5,12-16; Ps 117; Zb 1,9-11a.12-13.17-19; Gjn 20,19-31
Nxënësit u gëzuan kur e panë Zotërinë Gjn 20,20
Prej ditësh vuaja: nuk arrija të jetoja në bashkim me një
person të dashur. Një vëlla, kur mori vesh për vështirësinë
sime, më ofroi një fjalë ngushëllimi. Pas pak e pashë
veten të ndryshuar, të aftë për të pranuar. Ndjeva
një gëzim të madh: isha i sigurt se kisha "parë"
Jezusin!
12/4 E hënë II K.P. [II]
Shën Juliani
Vap 4,23-31; Ps 2; Gjn 3,1-8
Duhet të lindni përsëri Gjn 3,7
Faleminderit, Zot Jezus! Ti "prej lartësisë" së kryqit
ku njerëzit të vendosën, "prej lartësisë"
së qiejve ku Ati të vendosi, je bërë për ne burim i
një jete të re. Është jeta prej bijsh të Hyjit, jetë
në paqe, në dashuri, në bashkim, jetë të cilën
e marrim vazhdimisht duke të të parë ty! Aeluja!
13/4 E martë II K.P. [II]
Sh. Martini I, papë dhe martir ( 656)
Vap 4,32-37; Ps 92; Gjn 3,7b-15
Të gjithë gëzonin nderim të madh Vap 4,33
Bashkësia e parë e jetonte konkretisht urdhërimin e Zotit; kështu,
në heshtje, u shfaqte të tjerëve një "mrekulli"
që nxiste vlerësim: të mirat materiale nuk ishin vegël moskuptimesh
apo smire, sepse përdoreshin si të mira të të gjithë
vëllezërve; në këtë mënyrë, askush prej tyre
nuk ish nevojtar! Çdo i krishterë i vërtetë di t'i dojë
vëllezërit, di të shpenzojë e të japë veten për
gëzimin e tyre! Duke iu bindur Jezusit, i krishteri bëhet i ngjashëm
me Atin!
14/4 E mërkurë II K.P. [II]
Sh. Valeriani
Vap 5,17-26; Ps 33; Gjn 3,16-21
Kush beson në të nuk dënohet Gjn 3,18
Zot Jezus, duke ofruar jetën tënde në kryq ti u bëre burimi
i faljes dhe i paqes për cilindo që beson tek ty: faleminderit, Zot
Jezus!
Ndoshta sot do të vendosësh edhe në rrugën tonë dikë
që ta drejtojmë kah ti, në mënyrë që të gjejë
paqen e vërtetë: do të jetë një dhuratë e madhe
edhe për ne!
15/4 E enjte II K.P. [II]
Sh. Elena
Vap 5,27-33; Ps 33; Gjn 3,31-36
Hyji nuk e jep Shpirtin me masë Gjn 3,34
Faleminderit, Jezus që nuk i vë kufij mirësisë sate mjaft
që të më vish në ndihmë në brishtësinë
time! Sa herë e ke vënë tek unë Shpirtin tënd, po pastaj
unë e kam "mbytur" duke i lënë hapësirë shpirtit
të sipërfaqësisë, të sensualitetit, të zilisë,
të sedrës... Faleminderit, Jezus, që vazhdon të frysh tek
unë Shpirtin tënd që është i shenjtë, që
është dashuri!
16/4 E premte II K.P. [II]
Sh. Bernadeta
Vap 5,34-42; Ps 26; Gjn 6,1-15
Viniani mendjen të mos bini në luftë kundër Hyjit! Vap 5,39
Kur mund të ndodhem në këtë situatë? Jo vetëm
atëherë kur duke patur detyrën e dallimit të vullnetit të
Hyjit, do të marr masa kundër veprës së tij së vërtetë,
ashtu siç bënë krerët judenj. Por edhe kur do të
këmbëngul të dua atë çka Ati nuk e do, ose atëherë
kur do të ngre krye ndaj një situate që ai e ka lejuar. Atëherë
nuk do të ketë asnjë grimë paqeje tek unë; paqen do
ta gjej kur të jem në anën e tij, në anën e Atij që
gjithmonë e vetëm më do.
17/4 E shtunë II K.P. [II]
Sh. Rudolfi
Vap 6,1-7; Ps 32; Gjn 6,16-21
Ishte errur Gjn 6,17
Jezus, ndonjëherë ti na lë edhe ne të presim, ashtu si dishepujt!
E ndonjëherë errësohet, jemi të lodhur, e ti akoma nuk vjen!
Miqtë e tu, Shenjtërit, na mësojnë se ti i bekon këto
"pritje" plot besim e angazhim: i pranon ato si një kontribut
të përulur ndaj veprës së Shpëtimtarit: edhe në
këtë mënyrë ti na do, Zot Jezus! Aleluja!
18/4 E diel III K.P. Viti C [III]
Sh. Eleuteri
Vap 5,27-32.40-41; Ps 29; Zb 5,11-14; Gjn 21,1-19
Është Zotëria! Gjn 21,7
Sa gëzim kur një vëlla më hap sytë për të
parë praninë e Jezusit në jetën time, apo në një
situatë në të cilën ende nuk arrij ta shoh këtë
prani! Është si të ringjallesh! Faleminderit, Shpirt i shenjtë,
për dritën që i dhuron atij që mundet të më thotë:
"Është Zotëria". Aleluja!
19/4 E hënë III K.P. [III]
Sh. Leoni
Vap 6,8-15; Ps 118; Gjn 6,22-29
Çka na duhet të bëjmë për t'i kryer veprat që
kërkon Hyji?Gjn 6,28
Kësaj pyetjeje Jezusi do t'i përgjigjet: "Vepra që Hyji
kërkon është kjo: besoni në atë që Ai e dërgoi".
Besimi tek Jezusi është gjithçka dëshiron Ati, është
ajo çka ai, nëpërmjet veprimit të Shpirtit Shenjt, ndërton
në ne. Nga ky besim do të lindin më pas një pafundësi
"veprash": vepra dashurie, faljeje, bashkimi e pajtimi, solidariteti,
vepra të ofrimit të jetës...
20/4 E martë III K.P. [III]
Sh. Ticiani
Vap 7,51-59.8,1; Ps 30; Gjn 6,30-35
Unë jam buka e jetës Gjn 6,35
Atyre që i dua dëshiroj t'u dhuroj ty, Zot Jezus, sepse ti vetëm
je buka e vërtetë, vetëm prej teje ne marrim jetë.
Do mund të të dhuroj nëse do të të kem në zemër;
e di se ti jeton tek ata që të kërkojnë, që të
besojnë ty, që pranojnë çdo ditë me dashuri vullnetin
e Atit.
21/4 E mërkurë III K.P. [III]
Sh. Anselmi, ipeshkëv dhe mësues ( 1109)
Vap 8,1-8; Ps 65; Gjn 6,35-40
Atë që vjen tek unë s'do ta qes jashtë Gjn 6,37
Jezusi na siguron se vullneti i Atit është që kushdo që
beson tek Biri do të ketë jetën e amshuar. E vullneti i Atit
është edhe vullneti i Birit që premton: "Atë që
vjen tek unë s'do ta qes jashtë". Edhe në qofshim shumë
larg, mjafton një hap, madje një shikim drejtuar Jezusit që të
gjendemi në krahët e tij!
Nuk është Hyji ai që shtyn tej njeriun, ndoshta është
njeriu ai që shtyn tej Hyjin!
22/4 E enjte III K.P. [III]
Sh. Adalberti, ipeshkëv dhe martir ( 997)
Vap 8,26-40; Ps 65; Gjn 6,44-51
Ai që beson ka jetën e pasosur Gjn 6,47
Është shumë e rëndësishme pra të besosh!
Besoj atëherë kur pranoj e përpiqem të zbatoj fjalën
tënde, Jezus; besoj atëherë kur qëndroj i patundur në
sigurinë se Ati është fillimi dhe qëllimi i jetës sime;
besoj atëherë kur kthehem drejt teje me besim e dashuri, Jezus i gjallë:
ti je këtu e më do! Shtrëngohem pas teje dhe e lë veten
të udhëhiqem prej dorës sate. Faleminderit që edhe sot më
dhuron besimin tek ti! Aleluja!
23/4 E premte III K.P. [III]
Sh. Gjergji, martir ( 303)
Vap 9,1-20; Ps 116; Gjn 6,52-59
Saul, Saul, pse po më salvon? Vap 9,4
Kur Jezusi i del përpara Saulit (i cili ishte drejtuar për në
Damask për të arrestuar ata që besonin në emër tij),
nuk e fillon bashkëbisedimin duke e qortuar për çka po bënte,
apo duke i thënë se po gabonte në gjithçka; por e pyet:
"Përse vepron kështu?" Të kërkosh arsyen është
shenjë gatishmërie për të dëgjuar, është
pra shenjë dashurie. Sauli u ndje i dashur dhe e lejoi veten të mundej
plotësisht prej Atij që kish vdekur e ish ringjallur edhe për
të.
24/4 E shtunë III K.P. [III]
Sh. Fideli i Sigmaringenit, meshtar dhe martir ( 1622)
Vap 9,31-42; Ps 115; Gjn 6,60-69
Por, janë disa ndër ju që nuk besojnë Gjn 6,64
Pikërisht tek disa prej atyre që e ndjekin si dishepuj shikimi i Jezusit
dallon mungesë besimi. Le të jemi edhe ne pra të kujdesshëm!
Le të kujdesemi që jo thjesht të mbajmë një emër
të bukur të krishterë, por të jemi vërtet të tillë.
Me hirin pashkor të ripërtërijmë besimin tonë tek Jezusi!
Një ushtrim i thjeshtë për t'u jetuar sot: të jemi të
kënaqur me të, që është i gjallë e na do. Aleluja!
25/4 E diel IV K.P. Viti C [IV]
Dita XLVII Botërore e Lutjes për Thirrjet
Sh. Marku ungjilltar
Vap 13,14.43-52; Ps 99; Zb 7,9.14-17; Gjn 10,27-30
Dhentë e mia e dëgjojnë zërin tim Gjn 10,27
Jezus, Bari i mirë, ti i njeh dishepujt e tu një e nga një; duke
u drejtuar fjalën tënde, ti i prin ata me siguri kah Ati. Dua edhe
unë të mësoj të të dëgjoj! Në Ungjillin e
Shenjtë, në Kishën tënde, tek Barinjtë, tek vëllezërit,
në rrethanat e jetës do përpiqem të njoh zërin tënd:
ti je ai që më do! Sot të falënderoj veçanërisht
për Shën Markun që me Ungjillin e tij na ndihmon të të
dëgjojmë.
26/4 E hënë SH. MARIA VIRGJËR, NËNA E KËSHILLIT TË
MIRË, Pajtorja e Shqipërisë [P]
Vap 11,1-18; Ps 41-42; Gjn 10,1-10
Unë jam dera e dhenve Gjn 10,7
Nëpërmjet Jezusit, thirrjes së emrit të tij dhe pranimit
të atyre që ai ka dërguar mund të shijoj jetën dhe
paqen: është Jezusi ai që më bën të arrij tek
Ati.
Dalë ngadalë rritem në këtë besim: do të jetë
përsëri Jezusi ai i cili do të më dorëzojë në
ditën e fundit në krahët e Atit përgjithmonë. Aleluja!
27/4 E martë IV K.P. [IV]
Sh. Ozana e Kotorit
Vap 11,19-26; Ps 86; Gjn 10,22-30
Ju nuk besoni sepse nuk jeni prej dhenve të mia Gjn 10,26
Jezusi e di se kush beson tek ai është prekur prej Atit, ka marrë
si dhuratë hirin, është një person i ri që nuk i përket
tokës.
Atë, dua të të falënderoj sepse më ke dhënë
dritën e Shpirtit Shenjt për të njohur Biri tënd, Jezus!
Jeta ime e vendosur në duart e tij le të jetë një lutje
për ty: dikush tjetër të mund të besojë tek Jezusi
e të njohë jetën e vërtetë. Aleluja!
28/4 E mërkurë IV K.P. [IV]
Sh. Pjetër Shanel, meshtar dhe martir (1841); Sh. Luigji Maria nga
Montfort, meshtar ( 1716)
Vap 12,24 ? 13,5; Ps 66; Gjn 12,44-50
Unë, drita, erdha në botë Gjn 12,46
Zot Jezus, si drita ke ardhur në këtë botë; në fakt
ke zbuluar realitetin e fshehur, atë mbi të cilin njeriu ka hetuar
aq shumë: na ke thënë se Hyji është Atë, është
ai që gjithmonë na ka dashur e që nëpërmjet teje na
ofron bashkim jete. Ringjallja jote është vula që Ati ka vendosur
mbi çdo fjalë tënden. O Zoti im Jezus i ringjallur, besoj tek
ty e këndoj aleluja!
29/4 E enjte V K.P. [IV]
Sh. Katerina nga Siena ( 1380), [P]
1Gjn 1,5-2,2; Ps 44; Mt 25,1-13
Hyji është dritë dhe në të nuk ka kurrfarë errësire
1Gjn 1,5
Terri frikëson e sjell dëme; ndërsa drita jep gëzim dhe
bën të mundur çdo veprimtari. Tek Hyji Atë, Bir dhe Shpirt
Shenjt nuk ka asgjë që mund të na trembë a të na dëmtojë
sepse ai është Dashuri e pafund që do gjithmonë dhe vetëm
të mirën dhe lumturinë tonë. Pra nuk ka asgjë për
të humbur, veç për të fituar, edhe për kombet nëse
e dëgjojnë dhe i binden.
30/4 E premte IV K.P. [IV]
Sh. Donati, ipeshkëv ( rreth 387); Sh. Piu V, papë ( 1572)
Vap 13,26-33; Ps 2; Gjn 14,1-6
Po shkoj t'ju bëj gati vendin Gjn 14,2
Ky është premtimi i thjeshtë e i madh me të cilin ti, Jezus,
ngushëllon të tutë para se të kthehesh tek Ati.
Këtë premtim ma bën edhe mua që besoj tek apostujt dhe i
përkas Kishës sate. Sa shumë lot di të thajë e ç'gëzim
na vë në zemër premtimi yt!
HOME PAGE |