2010 |
1/7 E enjte XIII K.GJ.V. [I]
Sh. Estera
Am 7,10-17; Ps 18; Mt 9,1-8
Kur pa turma, e kapi frika e i dha lavd Hyjit Mt 9,8
Frika e Hyjit është ajo prirje e brendshme që na habit me ndërhyrjen
e Hyjit në ne apo përreth nesh dhe si pasojë na pohon se duhet
të besojmë gjithnjë e më tepër fjalën e tij.
Edhe ne çuditemi me dhuratën që Hyji i ka bërë njerëzve,
që të falin mëkatet në emrin e tij.
2/7 E premte XIII K.GJ.V. [I]
Sh. Bernardini
Am 8,4-6.9-12; Ps 118; Mt 9,9-13
I tha: "Eja mbas meje!" Mt 9,9
Duke i thënë kështu Mateut të ulur në tryezën
e tatimeve, Jezusi i drejtoi ftesën që ta linte veten të udhëhiqej
në kërkimin e jetës së plotë që kurrë nuk
do t'i hiqej. Duke hyrë në një marrëdhënie bindjeje
dhe dashurie me Jezusin, do të shohim se ai nuk na heq gjë tjetër
veçse atë çka na pengon ta gëzojmë realisht.
3/7 E shtunë Sh. TOMA, Apostull [P]
Ef 2,19-22; Sal 116; Gjn 20,24-29
Mos ji njeri që s'beson, por besimtar! Gjn 20,27
Janë fjalët që Jezusi i ringjallur i ka thënë Tomës
që nuk i kishte besuar apostujt e tjerë që e kishin parë
të ngjallur nga të vdekurit. E njëjta dëshmi na drejtohet
neve nga ana e të gjithë shenjtërve që, duke besuar, kanë
jetuar një përvojë të madhe të Jezusit të gjallë
e të ringjallur. Madje edhe në mes nesh mund të ndeshim njerëz
që mund të na tregojnë me thjeshtësi takimin e tyre me Atë
që e jep jetën me bollëk!
4/7 E diel XIV K.GJ.V. Viti C [II]
Sh. Elizabeta e Portugalisë (1336)
Is 66,10-14; Ps 65; Gal 6,14-18; Lk 10,1-12.17-20
Asgjë s'do të mund t'ju bëjë keq Lk 10,19
Këto fjalë iu drejtuan nga Jezusi shtatëdhjetë e dy dishepujve
të kthyer nga misioni i tyre i shpalljes së Mbretërisë tek
njerëzit. Kur bëjmë diçka duke iu bindur Jezusit nuk duhet
të kemi frikë: ai nuk na lejon të bëjmë asgjë
që mund të lëndojë jetën tonë!
5/7 E hënë XIV K.GJ.V. [II]
Sh. Anton Maria Zakaria, meshtar (t1539)
Oz 2,16-18.21-22; Ps 144; Mt 9,18-26
Do të të bëj fatin tim të përhershëm Oz 2,21
Hyji i flet popullit të vet Izraelit, dhe tani ne të krishterëve,
popullit të tij të ri. Ai është dhëndri dhe ne, si
bashkë si Kishë ashtu edhe individualisht jemi "nusja" e
tij: sa gjë e madhe është dashuria e tij besnike! Ai na e jep
nëpërmjet Jezusit!
6/7 E martë XIV K.GJ.V. [II]
Sh. Maria Goreti, virgjër dhe martire (1902)
Oz 8,4-7.11-13; Ps 113B; Mt 9,32-38
Jezusi qarkullonte nëpër fshatra, mësonte në sinagogat e
tyre Mt 9,35
Jezusi për më tepër ka dëshirë të mësojë
në sinagoga, vende ku mblidhet populli. Aty ai shpjegon Shkrimet duke vënë
në dukje se ato po realizohen tek ai. Mësimi i tij vjen edhe tek ne
dhe jep ende fryte; aty ku pranohet shoqëria bëhet mbretëria
e Hyjit, vend vëllazërimi dhe paqeje!
7/7 E mërkurë XIV K.GJ.V. [II]
Sh. Asti, ipeshkëv dhe martir ( rreth 100)
Oz 10,1-3.7-8.12; Ps 104; Mt 10,1-7
Është koha Zotin të kërkoni Oz 10,12
Shpesh themi duke parë rreth e rrotull: çfarë po ndodh? Po
shumohen idhujtaritë, si në kohën e profetit Ozea. Për këtë
edhe ne jemi të ftuar ta kërkojmë Zotin me më shumë
angazhim. Nuk mund të jetojmë më duke vjelë nga besimi i
gjyshërve tanë, por duhet të jemi të pasur me vendime të
përditshme besimi për të pranuar dhuratën e Hyjit.
8/7 E enjte XIV K.GJ.V. [II]
Sh. Adriani
Oz 11,1.3-4.8-9; Ps 79; Mt 10,7-15
Gjatë udhëtimit predikoni: 'Mbretëria e qiellit është
ngjat' Mt 10,7
Jezusi i dërgon apostujt e tij në të gjithë botën për
të shpallur me fjalë e vepra lajmin e mirë që mbretëria
e Hyjit ka filluar: u ofrohet të gjithëve me anë të besimit
në Zotin Jezu Krisht, shpëtimtari i vetëm dhe burimi i jetës
së vërtetë dhe të shenjtë.
9/7 E premte XIV K.GJ.V. [II]
Sh. Augustin Zhao Rong, meshtar (t 1815) dhe shokët, martirë
Oz 14,2-10; Ps 50; Mt 10,16-23
Do t'i dua me bujari Oz 14,5
Faleminderit, o Atë i mirë, për besnikërinë tënde
në dashuri megjithë pabesitë tona; faleminderit që na jep
dashurinë tënde nëpërmjet Jezusit dhe Shpirtit Shenjt, në
Kishën tënde: faleminderit për jetën e shenjtërve të
tu!
10/7 E shtunë XIV K.GJ.V. [II]
Sh. Amalia (Alma)
Is 6,1-8; Ps 92; Mt 10,24-33
Të gjitha fijet e flokëve të kresë suaj janë të
njehura Mt 10,30
Jezusi na do të fortë në besimin tek Hyji që të mund
të jetojmë sipas fjalës së tij, edhe kur të jemi të
kundërshtuar apo të përndjekur. Jemi të çmuar për
Atin si bij të dashur; ai nuk do të lejojë të na ndodhë
asgjë përveç asaj çka është e mirë për
përfitimin tonë shpirtëror.
11/7 E diel XV K.GJ.V. Viti C [III]
Sh. BENEDIKTI, Pajtor i Evropës ( 547)
Lp 30,10-14; Ps 18; Kol 1,15-20; Lk 10,25-37
E pa dhe pati dhimbë për të Lk 10,33
Jezusi i del krah skribit që si ka "rënë" në krenarinë
e tij, nuk arrin më të kuptojë Fjalën e Hyjit dhe ta jetojë.
Edhe neve mund të na ndodhë të takojmë vëllezër
që, të mposhtur nga mendimet e botës, nuk arrijnë të
dëgjojnë zërin e Atit. Jezusi na kërkon t'u qëndrojmë
pranë, t'i ndihmojmë të dëgjojnë që të mund
të hyjnë në Jetë.
12/7 E hënë XV K.GJ.V. [III]
Sh. Fortunati
Is 1,10-17; Ps 49; Mt 10,34-11,1
Kush nuk e merr kryqin e vet nuk është i denjë për mua!
Mt 10,38
të marrim kryqin
:
të zbrazemi krejtësisht nga sa nuk është e përjetshme,
për të marrë të Përjetshmin.
Jezus, jam i denjë për ty kur mbaj kryqin! Atë, burim i Dashurisë,
më jep dashuri për të vuajtur me Jezusin! Shpirt Shenjt, më
ndriço e më përforco!
13/7 E martë XV K.GJ.V. [III]
Sh. Enriku ( 1024)
Is 7,1-9; Ps 47; Mt 11,20-24
Ki kujdes, mos u shqetëso, mos druaj Is 7,4
Këto fjalë i thuhen nga profeti Isai Akazit, mbretit të Izraelit
që ishte trazuar si degët në një pyll përballë
pranisë kërcënuese të trupave të aramenjve. Është
e rëndësishme që t'i kushtojmë vëmendje atij që
na flet në emër të Hyjit. Është e rëndësishme
të dimë të dallojmë se nga kush dhe nga cilat mendime ne
i vëmë në lëvizje ndjenjat tona dhe gjithë jetën
tonë, në mënyrë që të varemi gjithnjë dhe
vetëm nga Hyji i paqes.
14/7 E mërkurë XV K.GJ.V. [III]
Sh. Kamili nga Lellis, meshtar (1614)
Is 10,5-7.13-16; Ps 93; Mt 11,25-27
Mirë, o Atë, pse të pëlqeu ty kështu Mt 11,26
Hyji, që është Atë i mirë de i drejtë, përgatit çdo gjë në të mirë të të gjithëve. Ai e lë veten ta njohin të përvujturit që i prin në udhët e tij të paqes me anë të besimit në birin e tij Jezus. Mendjemëdhenjve dhe atyre që u mjafton vetja ai nuk mund t'u dhurohet, sepse ata janë plot me veten e tyre; pret kthimin e tyre.
15/7 E enjte XV K.GJ.V. [III]
Sh. Bonaventura, ipeshkëv dhe mësues ( 1274)
Is 26,7-9.12.16-19; Ps 101; Mt 11,28-30
Unë do t'ju çlodh Mt 11,28
Faleminderit Jezus, që i fton tek ti ata që janë të lodhur
dhe të shtypur; ti na njeh të gjithëve thellë, ti na do,
na ofron fjalën tënde të shenjtë, na çliron nga çdo
e keqe, na udhëheq në udhët e tua të paqes. Ja, unë
po vij, o Zot, për të kryer vullnetin tënd.
16/7 E premte XV K.GJ.V. [III]
Sh. Maria Virgjër e Malit Karmel
Is 38,1-6.21-22.7-8; Is 38,10.11.12.16; Mt 12,1-8
Dua mëshirën e jo flinë Mt 12,7
Mendimet dhe fjalët e gjykimit dhe dënimit për vëllezërit
tanë janë gati gjithnjë fryt i një 'pranie' jo të mirë
në ne. Ndjenjat e zemërdhembshurisë, të faljes, të
durimit vijnë përkundrazi nga prania e Hyjit në ne. Le t'i përqasemi
sakramentit të zemërdhembshurisë për të fituar dhe
pranuar zemërdhembshurinë.
17/7 E shtunë XV K.GJ.V. [III]
Sh. Aleksi (Lleshi)
Mik 2,1-5; Ps 9B; Mt 12,14-21
Vaj për ata që sendërgjojnë mbrapshtinë Mik 2,1
Njerëzit për të cilët flet profeti janë viktima të
djallit, që do të shkatërrojë jetën e tyre dhe, si
pasojë, edhe atë të të tjerëve. Jezusi ka ardhur për
të na çliruar nga një armik i tillë i njeriut; në
të jemi edhe të mbrojtur nga çdo tundim dhe të mbushur
me dashuri për vëllezërit në besim dhe për të
gjithë. Faleminderit, Jezus, drita ime dhe shpëtimi im.
18/7 E diel XVI K.GJ.V. Viti C [IV]
Sh. Frederiku
Zan 18,1-10; Ps 14; Kol 1,24-28; Lk 10,38-42
E nevojshme është vetëm një gjë Lk 10,42
A e di, Jezus, është vërtet siç thua ti: kur dëgjoj
televizionin dhe gazetat, apo ndjek gjykimin e botës, zemra ime trazohet,
shqetësohet, bëhet pre e njëmijë mendimeve dhe nuk gjen
paqe dhe kërkon, kërkon vazhdimisht, njësoj si Marta. Kur të
dëgjoj ty, atëherë qetësohem dhe jam gati për çdo
gjë, gati për të dëgjuar çdo vëlla dhe për
t'i shërbyer.
19/7 E hënë XVI K.GJ.V. [IV]
Sh. Rufina
Mik 6,1-4.6-8; Ps 49; Mt 12,38-42
T'është dëftuar ç'është e mirë, o njeri
Mik 6,8
Profeti Mikea përmbledh edhe për ne atë çka është
thelbësore në jetë: të bëjmë atë çka
do Zoti, ta dëgjojmë gjithmonë, të jemi të përvujtur.
Jezusi është drita jonë dhe na jep fuqinë për të
jetuar në këtë mënyrë. Faleminderit Jezus, tek ti besoj!
20/7 E martë XVI K.GJ.V. [IV]
Sh. Apolinari, ipeshkëv dhe martir ( shek. II)
Mik 7,14-15.18-20; Ps 84; Mt 12,46-50
Ja nëna ime e vëllezërit e mi Mt 12,49
Jezusi ka afërsinë e dishepujve që e dëgjojnë. Në
ta Fjala e Hyjit bëhet mish, pra i ngjasojnë, janë porsi ai,
janë kushërinjtë e tij të ngushtë!
Edhe unë i ndiej pranë ata që ruajnë Fjalën e Jezusit,
më pranë se askënd tjetër!
21/7 E mërkurë XVI K.GJ.V. [IV]
Sh. Lorenci nga Brindizi, meshtar dhe mësues (1619)
Jer 1,1.4-10; Ps 70; Mt 13,1-9
Unë jam me ty për të të mbrojtur Jer 1,8
Jeremia ka frikë të bëjë sa i kërkon Zoti. Vetë
Hyji e siguron: "Unë jam me ty!". Kur Hyji na propozon të
bëjmë diçka, jemi të sigurt që ai vetë është
angazhuar që të qëndrojë pranë nesh dhe të realizojë
ai vetë atë çka ne, në dobësinë tonë, nuk
mundemi ta bëjmë.
Pa frikë le t'i bindemi Hyjit!
22/7 E enjte Sh. MARIA MAGDALENË [P]
Kk 3,1-4 (opp. 2Kor 5,14-17); Ps 62; Gjn 20,1.11-18
Pse po qan, moj fisnike? Gjn 20,15
Sh. Marisë Magdalenë iu desh t'i përgjigjej kësaj pyetjeje.
Ajo qante sepse nuk gjente trupin e vdekur të Jezusit, që përkundrazi
ishte përballë saj i gjallë.
A ke dhe ti arsye për të qarë? Hidhi sytë përreth:
Jezusi është i gjallë, ai që është gëzimi
yt. Shiko me kujdes: ai të jep shenjat e pranisë së tij!
23/7 E premte Sh.Brigita, rregulltare, Pajtore e Evropës ( 1373)
[P]
Jt 8,2-8 (opp. 1Tim 5,3-10); Ps 10; Lk 2,36-38 (opp. Mt 5,13-16)
Të shndrisë drita juaj para njerëzve Mt 5,16
Shën Brigita është një person tek e cila kjo fjalë
e Jezusit është realizuar. Jeta e saj akoma sot është shembull,
aq sa është shpallur nga Gjon Pali II pajtore e Evropës. Kur
misioni i saj si bashkëshorte dhe nënë e tetë fëmijëve
përfundoi, iu kushtua shtegtimeve dhe lutjeve dhe themelimit të një
urdhri të ri murgjëror. Tani ajo lutet ende për ungjillizimin
e Evropës.
24/7 E shtunë XVI K.GJ.V. [IV]
Sh. Sharbel Makhluf, meshtar (1898)
Jer 7,1-11; Ps 83; Mt 13,24-30
Dëgjojeni fjalën e Zotit Jer 7,2
Profeti Jeremia ndërhyn: populli do të shpëtohet nëse do
të dëgjojë fjalën e Hyjit, edhe kur ai tërheq vëmendjen
dhe qorton.
Ne nuk i bindemi asnjëherë tërësisht Atit, gjithnjë
ruajmë disa hapësira për egoizmin tonë, dhe në këtë
mënyrë vuajtja është gjithnjë e pranishme përreth
nesh. Bën mirë Zoti që na qorton dhe na tërheq vëmendjen.
25/7 E diel XVII K.GJ.V. Viti C [I]
Sh. JAKOBI, apostull
Zan 18,20-21.23-32; Ps 137; Kol 2,12-14; Lk 11,1-13
Lypni e do t'ju jepet Lk 11,9
Çfarë do të kërkojmë? Kur i kërkoj diçka
Hyjit duhet të jem i kujdesshëm që të mos kërkoj gjëra
të vogla e kalimtare, gjëra që kënaqin vetëm për
një çast!
Atij i kërkoj gjëra të mëdha, të denja për madhështinë
e tij! Do i kërkoj besimin që zhvendos malet, do i kërkoj dashurinë
që rrit vëllezërit e mi, do i kërkoj të jem vërtet
bir i tij si Jezusi!
26/7 E hënë XVII K.GJ.V. [I]
Sh. Joakimi dhe Sh. Ana, prindërit e shën Marisë Virgjër
Jer 13,1-11; Lp 32,18-21; Mt 13,31-35
Do të flas në shëmbëlltyra Mt 13,35
Jezusi do t'u komunikojë të gjithëve diçka nga dituria
e vet, të gjithëve atyre që e dëgjojnë me përvujtëri.
Ai flet me shëmbëlltyra dhe këto kanë të mirën
që ndihmojnë reflektimin. Shembëlltyra të ndihmon të
përsiasësh mbi situatën tënde, të lexosh ngjarjet e
jetës sate në dritën e një diturie të re. Kush dëgjon
me përvujtëri një shëmbëlltyrë e lidh me faktet
që i ndodhin, dhe në këtë mënyrë Hyji flet vazhdimisht
27/7 E martë XVII K.GJ.V. [I]
Sh. Natalia
Jer 14,17-22; Ps 78; Mt 13,36-43
Je ti, o Zot, ai në të cilin shpresojmë Jer 14,22
Tek kush mund të shpresojmë nëse jo vetëm në ty, o
Zoti ynë? Jeremia ka jetuar përvojën që nuk mund t'u besojë
njerëzve: ata janë të gjithë mëkatarë.
As tek vetja nuk mund të kemi besim, sepse jemi mëkatarë më
shumë se të tjerët. Ti, o Zot, arrin deri aty sa urdhëron
retë të dërgojnë shiun, për këtë unë
kam besim tek ti dhe e lë veten në duart e tua!
28/7 E mërkurë XVII K.GJ.V. [I]
Sh. Sansoni
Jer 15,10.16-21; Ps 58; Mt 13,44-46
Shet gjithçka ka dhe e blen atë arë Mt 13,44
Ajo arë nuk ka ndonjë vlerë të veçantë. Atëherë
përse ky njeri e ka kaq shumë për zemër? Sepse aty ka zbuluar
një thesar.
Kur unë zbuloj praninë e Jezusit në familjen time apo në
bashkësinë time nuk e braktis më familjen as bashkësinë.
Aty unë mund ta ndjek Jezusin duke mbajtur kryqin e tij, aty unë marr
jetën e pasosur!
29/7 E enjte Sh. MARTA [P]
Fu 31,10-13.19-20.30-31; Ps 14; Lk 10,38-42 (opp. Gjn 11,19-27)
Martë, Martë, ti po brengosesh dhe po shqetësohesh për shumë
gjëra Lk 10,41
Ne ndjejmë simpati për Martën, sepse shpesh edhe ne trazohemi
dhe shqetësohemi. Për këtë duhet të dëgjojmë
me vëmendje fjalët që Jezusi i drejton asaj. Ka gjithnjë
diçka më të rëndësishme nga gjërat e rëndësishme
dhe është paqja e zemrës, ajo paqe e qetë që mund të
përhapim rreth nesh kur duam Jezusin. Një mjedis në paqe të
kënaq më shumë se një drekë e mirë!
30/7 E premte XVII K.GJ.V. [I]
Sh. Pjetër Krizologu, ipeshkëv dhe mësues ( 451)
Jer 26,1-9; Ps 68; Mt 13,54-58
Nga i erdhi këtij kjo dije dhe kjo fuqi mrekullish? Mt 13,54
Jezus, ti ke fjalë që depërtojnë në zemër dhe
në jetë, sepse flet gjithnjë duke shfaqur dashurinë e madhe
të Atit, që ti e dëgjon në heshtjen e natës apo në
vende të veçuara. Dua të të dëgjoj, dua ta mbaj në
zemër fjalën tënde: ajo më bën edhe mua të ditur,
edhe pse nuk kam frekuentuar shkollat e njerëzve!
31/7 E shtunë XVII K.GJ.V. [I]
Sh. Injaci i Lojolës, meshtar (1556)
Jer 26,11-16.24; Ps 68; Mt 14,1-12
Nuk guxon ta mbash! Mt 14,4
Herodi mendonte se ishte i lirë të bënte ç'të donte
në jetën e vet private. Por jeta private nuk është asnjëherë
krejtësisht private. Sjella jonë ndikon gjithnjë tek të
tjerët, në mënyrë pozitive ose negative. Për këtë
në të gjitha zgjedhjet tona shkëlqen gjykimi i Hyjit: është
më mirë për ne po të njohim në fillim vullnetin e Atit
dhe vetëm më pas të marrim vendimet tona. Po t'i bindemi Hyjit
është gjithnjë gjëja më e mirë, si për ne
vetë ashtu edhe për të mos lënduar të tjerët.
HOME PAGE |