2010 |
1/10 E premte XXVI K.Gj.V. [II]
Sh. Tereza e Jezusit Fëmijë, virgjër dhe mësuese (
1897)
Jb 38,1.12-21; 40,3-5; Ps138; Lk 10,13-16
Kush ju dëgjon ju, më dëgjon mua Lk 10,16
Jezusi mendon për të ardhmen... Kush do t'u flasë njerëzve?
Kush do ta bëjë të ditur mësimin e tij? Dishepujt e tij,
që e duan, do të marrin Shpirtin e tij, dhe për këtë
arsye ai do të mund të përdorë gojën e tyre për
të përcjellë dashurinë e Hyjit dhe Urtinë e tij!
2/10 E shtunë ENGJËJT Rojtarë [P]
Dal 23,20-23; Ps 90; Mt 18,1-5.10
Po dërgoj engjëllin që të të prijë Dal 23,20
Më pëlqen të mendoj për engjëllin e rojës që
Ati, në zemërdhembshurinë e tij të pamasë më ka
caktuar edhe mua për të më mësuar me frymëzimet e veta
dhe për të më mbrojtur nga i keqi. Kujtoj me shumë dëshirë
ndonjë fakt konkret të veprës së tij mirëbërëse,
por kushedi sa herë ka ndërhyrë dhe unë as që e kam
kuptuar!
3/10 E diel XXVII K.Gj.V. Viti C [III]
Sh. Kandidi
Hab 1,2-3; 2,2-4; Ps 94; 2Tim 1,6-8.13-14; Lk 17,5-10
Na e shto fenë! Lk 17,5
Jezusi, duke iu përgjigjur kësaj kërkese të dishepujve,
duket të thotë se besimi nuk mund të matet, sepse është
një dhuratë e Hyjit, dhe se Hyji nuk është koprac!
E rëndësishme është ta përdorim besimin që kemi:
do të mjaftojë që të mund të shohim mrekullitë
e Hyjit.
4/10 E hënë XXVII K.Gj.V. [III]
Sh. Françesku i Asizit (1226)
Gal 6,14-16; Ps 15; Mt 11,25-30
Ejani tek unë ... unë do t'ju çlodh Mt 11,28
Françesku jetoi i trazuar derisa nuk e takoi Jezusin tek i lebrosuri.
Që nga ai çast zemra e tij gjeti paqen dhe fuqinë për
ta dhuruar atë.
Edhe ne do pasurohemi nga paqja dhe nga gëzimi i Hyjit kur do ta duam atë
tek vëllezërit që vuajnë, duke harruar vetveten!
5/10 E martë XXVII K.Gj.V. [III]
Sh. Plaçidi
Gal 1,13-24; Ps 138; Lk 10,38-42
Martë, Martë, ... po shqetësohesh për shumë gjëra
Lk 10,41
Jezusi nuk deshi të mësonte dhe të çlironte vetëm
Martën nga shqetësimi dhe nga stresi, por do të na ndihmojë
edhe ne. Ai është paqja jonë, buka, çlodhja e ofruar nga
Ati për jetën tonë. Do të qëndrojmë me sytë
të ngulitur tek Ai, duke dëgjuar Atë. Ai është e vetmja
e mirë e nevojshme që duhet marrë dhe dhuruar.
6/10 E mërkurë XXVII K.Gj.V. [III]
Sh. Bruno, murg (1101)
Gal 2,1-2.7-14; Ps 116; Lk 11,1-4
Kur të luteni, thoni: Atë Lk 11,2
Jezusi ka ardhur për të na mësuar dhe për të na dhënë
marrëdhënien e tij me Atin.
Duke përforcuar dialogun tonë me Jezusin marrim, si dhuratë,
shpirtin e tij birnor të besimit dhe braktisjes në Atin. Në këtë
mënyrë njohim jo vetëm atë që na do, por edhe atë
të cilit i përkasin pushteti dhe lavdia në shekuj, krijuesin
e qiellit e të tokës.
7/10 E enjte SHËN MARIA VIRGJËR E RRUZARES [P]
Vap 1,12-14; Lk 1,46-55; Lk 1,26-38
Virgjëra quhej Mari Lk 1,27
Ke dërguar engjëllin tënd tek një vajzë e Nazaretit.
Ajo nuk ka asnjë kualifikim, as dhunti të posaçme, ka vetëm
besim dhe përvujtëri. Ti, Atë, nuk kërkon gjë tjetër
për të filluar veprën tënde për të shpëtuar
njerëzit mosbesues që e mbajnë veten për shumë të
ditur.
8/10 E premte XXVII K.Gj.V. [III]
Sh. Pelagia
Gal 3,7-14; Ps 110; Lk 11,15-26
Kush nuk është me mua, është kundër meje Lk 11,23
Ndonjëherë na qëllon që dëgjojmë të thuhet:
po, por ... ka të bëjë me priftërinjtë, me murgeshat!
Jezusi na kujton se nuk ka pozicionime të ndërmjetme, asnjanëse.
Ai që nuk kalon nga ana e tij dhe e Kishës, duke iu bindur zërit
të tij, kalon nga ana tjetër. Kjo zgjedhje ka pasoja të mëdha.
9/10 E shtunë XXVII K.Gj.V. [III]
Sh. Dionizi, ipeshkëv dhe shokët, martirë ( shek. III);
Sh . Gjon Leonardi, meshtar (1609)
Gal 3,22-29; Ps 104; Lk 11,27-28
Lum kraharori që të mbarti Lk 11,27
Edhe ata që dëgjojnë dhe jetojnë Fjalën e sjellin Jezusin
për botën, si shenjtja Mari, që e pranoi Fjalën që
në të u bë mish. Shenjtërit që kujtojmë sot, dëshmojnë
pikërisht këtë gjë: në dashurinë për Fjalën,
gjejmë lumturinë e vërtetë dhe jetën e amshuar.
10/10 E diel XXVIII K.Gj.V. Viti C [IV]
Sh. Danieli
2Mbr 5,14-17; Ps 97; 2Tim 2,8-13; Lk 17,11-19
Jezus, Mësues, ki dhimbë për ne! Lk 17,13
Është mirë edhe për ne ta përsërisim këtë
lutje, si dhjetë të lebrosurit.
Është veti e Zotit, që është Ati ynë, që
të ndjejë dhimbje për ata që e pranojnë se janë
të varfër e të sëmurë, të lënduar në
mënyra të ndryshme.
Jezus, mësues, ti që mund të na shërosh, ki dhembshuri për
ne!
11/10 E hënë XXVIII K.Gj.V. [IV]
Sh. Firmini
Gal 4,22-24.26-27.31 - 5,1; Ps 112; Lk 11,29-32
Krishti na liroi që të mbeteshim vërtet të lirë Gal
5,1
Shën Pali, duke u shkruar të krishterëve të kthyer prej
tij, i fton të ngulin këmbë në besimin tek Jezusi që
e kanë marrë si dhuratë në Kishën e tij; ky besim është
burimi i lirisë së vërtetë. Faleminderit Jezus, për
dhuratën e madhe të besimit në ty: ti na çliron nga çdo
skllavëri.
12/10 E martë XXVIII K.Gj.V. [IV]
Sh. Serafini
Gal 5,1-6; Ps 118; Lk 11,37-41
Një farise iu lut të shkonte tek ai për drekë Lk 11,37
Të ftojmë edhe ne, Jezus, sot që të hash me ne. Prania jote
në mesin tonë në tryezë nuk është e pa rëndësi.
Është dritë që shkëlqen dhe ndriçon errësirën
tonë. Ti na korrigjon dhe na ndihmon me fjalën tënde për
të ndihmuar në ne rendin dhe paqen në të qëndruarit
tonë së bashku.
13/10 E mërkurë XXVIII K.Gj.V. [IV]
Sh. Eduardi
Gal 5,18-25; Ps 1; Lk 11,42-46
Fryti i Shpirtit është dashuria Gal 5,22
Kam marrë, në tokë e mirë të zemrës sime, një
farë të vogël fare. Pa bërë unë asgjë të
veçantë, përveçse e ruajta, ajo u zhvillua dhe dha fryte,
shumë fryte! Dhe tani në zemrën time është Dashuria
e Hyjit! Faleminderit, o Atë i mirë!
14/10 E enjte XXVIII K.Gj.V. [IV]
Sh. Kalisti I, papë dhe martir (222)
Ef 1,1-10; Ps 97; Lk 11,47-54
Vaj për ju, mësues të Ligjit! Lk 11,52
Nëse nuk lexojmë dhe dëgjojmë fjalën e Hyjit me ndihmën
e Shpirtit Shenjt, veçanërisht nëse duhet t'ia përcjellim
të tjerëve, nuk do arrijmë të depërtojmë në
domethënien e saj të thellë: do bënim më shumë
dëme se sa të mira. Eja, Shpirti Shenjt!
15/10 E premte XXVIII K.Gj.V. [IV]
Sh. Tereza e Avilës, virgjër dhe mësuese ( 1582)
Ef 1,11-14; Ps 32; Lk 12,1-7
Mos kini frikë! Lk 12,7
Jeta jonë e bindjes ndaj Jezusit mund t'i bezdisë ata që nuk
e njohin dhe nuk e duan. Jezusi na fton të mos kemi frikë askënd,
por të jemi këmbëngulës në kryerjen e vullnetit të
tij, sepse Hyji Atë e ka për zemër këtë dhe vigjilon
mbi ne.
16/10 E shtunë XVIII K.Gj.V. [IV]
Sh. Hedviga, rregulltare (1243); Sh. Margarita Maria Alakok, virgjër
(1690)
Ef 1,15-23; Ps 8; Lk 12,8-12
Kush të shajë Shpirtin e Shenjt, nuk do të ketë falje Lk
12,10
Shpirti Shenjt është jeta e Hyjit, Dashuria e tij, Urtia e tij; është
ai që na dhuron plotësinë e jetës së Hyjit këtu
dhe tani. Kur nuk e pranojmë, pra kur e blasfemojmë, heqim dorë
nga Dashuria, nga Zemërdhembshuria dhe nga Falja e Hyjit.
17/10 E diel XXIX K.Gj.V. Viti C [I]
Dita Boterore Misionare LXXXIV
Sh. Injaci i Antiokisë, ipeshkëv dhe martir ( rreth 115)
Dal 17,8-13; Ps 120; 2Tim 3,14 - 4,2; Lk 18,1-8
Kur të vijë Biri i njeriut, a thua do të gjejë fe mbi tokë?
Lk 18,8
Kjo pyetje në fund të shëmbëlltyrës mbi nevojën
për t'u lutur gjithnjë, pa u lodhur, na fton të shqyrtojmë
besimin tonë për të parë se kush është Hyji për
ne. A nuk është ai plotësia e jetës? Prandaj, përse
të mos mësojmë që qëndrojmë me të përgjithmonë
për të gëzuar jetën? A nuk është ai Zotëria
i botës dhe i historisë së njerëzve? Përse të
mos e vëmë veten nën mbrojtjen e tij dhe aty të qëndrojmë
përgjithmonë?
18/10 E hënë Sh. Luka, ungjilltar [P];
Zoja e Shkodrës
2Tim 4,10-17; Ps 144; Lk 10,1-9
Hani çka t'ju vënë përpara Lk 10,8
Jezusi u flet dishepujve të tij që ka dërguar në mision.
Ai i urdhëron ata që të mos merren me jetesën e tyre, por
ta lënë veten në duart e provanisë së Atit: do marrin
nga duart e tij atë çka do u besohet atyre, aty ku ata do shpallin
mbretërinë e Hyjit.
19/10 E martë XXIX K.Gj.V. [I]
Sh. Gjon Brebëf, Izak Joges, meshtarë dhe shokët, martirë
(shek. XVII); Sh. Pali i Kryqit, meshtar (1775)
Ef 2,12-22; Ps 84; Lk 12,35-38
Erdhët 'ngjat', në saje të gjakut të Krishtit Ef 2,13
Ne shpesh vuajmë për shkak të ndasive. Por Jezusi me kryqin e
tij ka mundur përçarësin. Për këtë arsye ne
kemi shpresën e fortë, madje sigurinë, se duke thirrur vazhdimisht
gjakun e tij në këto situata, herët a vonë ato zgjidhen,
djalli tërhiqet dhe vjen Hyji i paqes.
20/10 E mërkurë XXIX K.Gj.V. [I]
Sh. Irena
Ef 3,2-12; Is 12,2-6; Lk 12,39-48
Edhe ju jini gati Lk 12,40
Si mund të jem gati për të pranuar Jezusin dhe vullnetin e tij?
Nëse dëgjoj me dashuri ungjillin e tij dhe kuptoj se ai më do;
atëherë çdo çast e jetoj për të, atëherë
jam gati. Shpirt i shenjtë, kam besim në ndihmën tënde!
21/10 E enjte XXIX K.Gj.V. [I]
Sh. Ursula
Ef 3,14-21; Ps 32; Lk 12,49-53
Të mbusheni me tërë plotësinë e Hyjit Ef 3,19
Hyji na ka dhënë birin, që të kemi jetën dhe ta kemi
me bollëk. Me të na ka dhënë faljen dhe na ka birësuar
si bij. Tani me këtë bekim të apostullit, na jep edhe plotësinë
e hyjnorisë së tij! Ç'të themi përballë kësaj
bujarie? Faleminderi, o Atë i mirë! Ja ku jam ... unë jam i yti!
22/10 E premte XXIX K.Gj.V. [I]
Sh. Maria Saloma
Ef 4,1-6; Ps 23; Lk 12,54-59
Kur shkon bashkë me kundërshtarin tënd përpiqu të biesh
në godi me të Lk 12,58
Jezusi është urti e Hyjit, që është Dashuri! Ai e di
çka është e mirë për ne. Sot na fton të jemi
të përvujtur, të gjejmë një marrëveshje me atë
që kërkon nga ne ndonjë të drejtë, dhe të mos
ngulim këmbë që të shkojmë patjetër tek gjykatësi.
Faleminderit, Jezus, që kujdesesh për ne.
23/10 E shtunë XXIX K.Gj.V. [I]
Sh. Gjoni nga Kapistrani, meshtar (1456)
Ef 4,7-16; Ps 121; Lk 13,1-9
Ai i 'dha' disa apostuj, për ndërtimin e trupit të Krishtit Ef
4,11-12
Shën Pali e përshkruan Kishën si vepër të Hyjit; edhe
rendi që duhet të mbretërojë në të dëshirohet
nga Hyji. Disa persona vihen në themel, dhe këta janë apostujt.
Pa ta nuk mund të jemi Kishë, nuk mund t'i pëlqejmë Hyjit
dhe nuk mund të jemi një bekim për botën!
24/10 E diel XXX K.Gj.V. Viti C [II]
Sh. Antoni Maria Klaret, ipeshkëv (1870)
Sir 35,12-14.16-18; Ps 33; 2Tim 4,6-8.16-18; Lk 18,9-14
O Hyj, ki mëshirë për mua mëkatarin Lk 18,13
Ta njohim veten mëkatarë përballë Hyjit është
një dhuratë e tij që e marrim kur e ulim veten. Të përvujturve
Ati u jep hirin e faljes së vet, që është çlirim
nga skllavëria e mëkatit dhe nga trishtimi, dhe është përvojë
e gëzimit të thellë dhe e lirisë.
Faleminderit Jezus, për çdo herë që më ke ndihmuar
të pranoj mëkatin tim dhe të kërkoj falje.
25/10 E hënë XXX K.Gj.V. [II]
Sh. Tabita
Ef 4,32 - 5,8; Ps 1; Lk 13,10-17
Përnjëherë u drejtua dhe zuri të lavdërojë Hyjin
Lk 13,13
Të gjithë ata që janë shëruar nga Jezusi ngrenë
sytë nga qielli, shohin lavdinë e Hyjit, e bekojnë, e falënderojnë
për zemërdhembshurinë e tij.
Jezus, shikoje sëmundjen time, më shëro: do të të lavdëroj
me gjithë zemër.
26/10 E martë XXX K.Gj.V. [II]
Sh. Valeriani
Ef 5,21-33; Ps 127; Lk 13,18-21
Kush e do gruan e vet, do vetveten Ef 5,28
Bashkëshorti është personi më i afërt, aq sa Shkrimi
thotë: "Burri me gruan e vet e do të bëhen një trup
i vetëm" (Zan 2,24). Të kujdesesh për burrin apo për
gruan, për shëndetin e tij a të saj shpirtëror dhe trupor,
do të thotë të duash veten tënde, do të thotë
t'i bësh mirë vetes.
27/10 E mërkurë XXX K.Gj.V. [II]
Sh. Sabina
Ef 6,1-9; Ps 144; Lk 13,22-30
Zotëri, a janë pak ata që shëlbohen? Lk 13,23
Kësaj pyetje duket se Jezusi i përgjigjet që nuk ka rëndësi
të dihet, ka rëndësi të merret shpëtimi i tij. Për
këtë duhet ta lëmë veten të na dojë ai, duke iu
bindur me besim të plotë nëpërmjet dëgjimit të
fjalës së tij që na jepet nga Kisha e tij.
28/10 E enjte Sh. SIMONI dhe JUDA, apostuj [P]
Ef 2,19-22; Ps18; Lk 6,12-16
Jezusi e kaloi natën duke iu lutur Hyjit Lk 6,12
Jezusi është për ne shembull veçanërisht kur në
ne dhe përreth nesh ka errësirë dhe natë të thellë.
Atëherë është e rëndësishme të jetojmë
me besim, shpresë dhe dashuri, të braktisur në duart e Atit,
duke qëndruar para tij në lutje. Duke vdekur me Jezusin ne marrim
jetë.
29/10 E premte XXX K.Gj.V. [II]
Sh. Ermelinda
Fil 1,1-11; Ps 110; Lk 14,1-6
Ai e mori për dore të sëmurin, e shëroi dhe e nisi të
shkojë Lk 14,4
Edhe ne, si ky i paralizuar, mësojmë të qëndrojmë para
Jezusit. Kjo është thirrja jonë. Ai do të na marrë
përdore me një dashuri të madhe, plot me zemërdhembshuri.
Do të na shërojë dhe do të na dërgojë sërish
të lirë, edhe pse përreth nesh mjedisi është i vështirë
dhe kundër besimit.
30/10 E shtunë XXX K.Gj.V. [II]
Sh. Marçeli
Fil 1,18-26; Ps 41; Lk 14,1.7-11
Mos u ul në krye të vendit Lk 14,8
Ndonjëherë kam vëzhguar personat që ulen në bankat
e fundit; kur i fton të vijnë përpara e pranojnë ftesën
me gëzim. Jetojnë këtë fjalë të Jezusit; përvujtëria
e tyre në pranimin e ftesës është rasti për të
marrë një gëzim të madh!
31/10 E diel XXXI K.Gj.V. Viti C [III]
Sh. Alfonsi
Urt 11,22 - 12,2; Ps 144; 2Sel 1,11 - 2,2; Lk 19,1-10
Zbriti me nxitim dhe e pranoi plot gëzim Lk 19,6
Kur shkoj të dielën në Meshë, mbase me pak nxitim sepse
jam vonë, bëj si Zakeu: shkoj në një takim që më
ndryshon jetën.
Jezusi do të më mbushë me thesaret e veta dhe më pret ndërsa
zbres nga piedestali mbi të cilin e kam vënë veten për të
qenë më lart se të tjerët. Me gëzim zbuloj se kam marrë
shpëtimin dhe jetën, duke u bërë menjëherë i aftë
për t'u qëndruar pranë të afërmit dhe të tjerëve.
HOME PAGE |