GUSHT

2010

1

E HËNË

Sh. Alfonsi Maria

de Liguori

Më shpëto,

o Zot!

1/8 E Hënë XVIII K.GJ.V.

Sh. Alfonsi Maria de Liguori, ipeshkëv

e mësues †1787

Nr 11,4-15; Ps 80; Mt 14,22-36(Viti A)

ose Mt 14,13-21(Vitet B e C)

Më shpëto, o Zot! Mt 14,30

Jezusi mund të “shpëtojë” cilindo

që beson në të. Kur ndodhesha

në rrethana të vështira dhe i

përgjërohesha t’më ndihmonte,

ai më është gjendur pranë.

Shpëtimi i vërtetë, është që të jetosh

gjithmonë për të, bashkuar me të:

atëherë jeta jonë gjen paqen dhe

sjell frytin e mirë.

Faleminderit që je me ne,

o Zoti Jezus!

GUSHT

2010

2

E MARTË

Sh. Euzebi i Vercelit

Sh. Pjetri J. Eymard

Çdo bimë që nuk

e ka mbjellë Ati im

qiellor, do të nxirret

me gjithë rrënjë

2/8 E Martë XVIII K.GJ.V.

Sh. Euzebi i Vercellit, ipeshkëv † 372;

Sh. Pjetri J. Eymard, mesh tar † 1868

Nr 12,1-13; Ps 50; Mt 15,1-2.10-14

Çdo bimë që nuk e ka mbjellë Ati

im qiellor, do të nxirret me gjithë

rrënjë Mt 15,13

Bima për të cilën flet, Jezusi, është

mënyra e lutjes së farisenjve të

ardhur për të pyetur mbi çështjen e

ushqimeve. Duke dëgjuar pohimin

tënd që nuk është ajo që hahet,

çka e çon ose jo njeriun në mëkat,

por për më tepër ndjenjat dhe

mendimet e zemrës, skandalizohen.

Ata e mbajnë mësimin tënd si një

mashtrim që i largon nga Hyji. Kush

mban këtë pozicion para teje, do të

“shkulet me rrënjë nga Hyji”.

GUSHT

2010

3

E MËRKURË

Sh. Lidia

O grua,e madhe

është feja jote!

3/8 E Mërkurë XVIII K.GJ.V.

Sh. Lidia

Nr 13,1-3.25-33 - 14,1.26-30.34-35;

Ps 105; Mt 15,21-28

O grua,e madhe është feja jote!

Mt 15,28

Kush do, nuk e humb kurrë

shpresën, por ecën në besim

me Atë që është dashuria e

gjithfuqishme; e kërkon, nuk resht

së luturi përvujtësisht për ndihmë

ndaj personave të shtrenjtë dhe të

burgosur në rrethanat njerëzisht

të pazgjidhshme. E Zoti që është

Ati dhe nëna, e mirëpret thirrjen e

pikëlluar dhe i jep paqen.

Faleminderit, o Zot Jezus, shpresa

që nuk zhgënjen kurrë!

GUSHT

2010

4

E ENJTE

Sh. Gjoni

M. Vianney

Ty do t’i jap

çelësat e mbretërisë

së qiellit

4/8 E Enjte XVIII K.GJ.V.

Sh. Gjoni M. Vianney, meshtar

† 1859

Nr 20,1-13; Ps 94; Mt 16, 13-23

Ty do t’i jap çelësat e mbretërisë së

qiellit Mt 16,19

Ti, Jezus, pas shpalljes së besimit

nga Pjetri, i dorëzove “çelësat” e

mbretërisë sate. Faleminderit, Jezus,

për këtë shërbim që ia ke besuar atij

dhe pasardhësve të tij. Faleminderit

që mund të jem pranë teje, që je

e Vërteta, duke mbetur besnik në

Kishën katolike.

130

GUSHT

2010

131

5

E PREMTE

Zoja e borës

Ç’dobi ka njeriu

nëse e fiton

mbarë botën,

por e humb jetën?

5/8 E Premte XVIII K.GJ.V.

Zoja e borës

Lp 4,32-40; Ps 76; Mt 16,24-28

Ç’dobi ka njeriu nëse e fiton mbarë

botën, por e humb jetën? Mt 16,26

Jeta ime është një dhuratë e

paçmueshme dhe e papërsëritshme.

Është dhurata e Hyjit ndaj njerëzimit,

është një vepër besimi që Hyji më

ka ofruar mua. Si ta shpaguaj?

Është e pamundur. I gjithë ari i botës

është pluhur i pavlerë! Jezusi është

e vetmja “gjë” që mund të jetë për

t’ia dhënë Hyjit si çmimi që shpagon

dhuratën e tij.

132

GUSHT

2010

133

6

E SHTUNË

SHNDËRRIMI I ZOTIT

Zotëri, është mirë

për ne

të rrijmë këtu

6/8 E Shtunë SHNDËRRIMI I ZOTIT [P]

Dan 7,9-10.13-14; Ps 96; 2Pjt 1,16-19; Mt

17,1-9

Zotëri, është mirë për ne të rrijmë

këtu Mt 17,4

Kur qëndroj në adhurim përpara Të

Kryqëzuarit, ndodhem në të njëjtat

kushte të Pjetrit, Jakobit e Gjonit, që

adhurojnë lavdinë e Jezusit e të Atit.

Atëhere kujtohem se paqja ka

pushtuar zemrën time e me gëzim

më vjen të thërras: për mua është

bukur që të qëndroj këtu!

GUSHT

2010

7

Zemër, jam unë,

mos kini frikë!

Sisti i II papë

E DJELË

7/8 E Djelë XIX K.GJ.V. Viti A [III]

Sisti i II papë dhe shokët martirë † 258;

Shën Gajtani meshtar † 1547

1Mbr 19,9.11-13; Ps 84; Rom 9,1-5;

Mt 14, 22-33

Zemër, jam unë, mos kini frikë!

Mt 14,27

Edhe sot në pjesë të ndryshme të

botës Kisha është në errësirë dhe

ka frikë. Fanatizmi i religjioneve,

shtypja e totalitarizmi, hapur

ose me persekutimin e pabesë,

shkakton frikë. Shumë njerëz, duke

e konstatuar këtë, nuk kuptojnë e

kritikojnë vetë Jezusin, sikur të mos

ishte më me ta. Jezusi i ringjallur

na fton që të mos kemi frikë, por

që të shkojmë më me bindje tek ai,

duke u impenjuar të vendosur për

mbretërinë e tij. Ai do të bëjë që të

pushojë fortuna e cila na rrethon.

GUSHT

2010

8

Kini edhe ju dashuri

për të ardhurin,

sepse edhe ju keni

qenë të ardhur

në dheun e Egjiptit

Sh. Domeniku

E HËNË

8/8 E Hënë XIX K.GJ.V.

Sh. Domeniku meshtar † 1221

Lp 10,12-22; Ps 147; Mt 17,22-27

Kini edhe ju dashuri për të ardhurin,

sepse edhe ju keni qenë të ardhur

në dheun e Egjiptit Dt 10,19

Nga Zoti kemi pasur shenja e

mrekulli që na kanë bërë ta njohim

Dashurinë e tij për ne. Tani ai do

që edhe ne ta duam “të ardhurin”,

duke e bërë që të shikojë dhe shijojë

shenjën më të bukur dhe më të

madhe të Dashurisë së tij: Jezusin!

GUSHT

2010

9

Ruajuni

se përbuzni ndonjë

prej kësi të vegjëlish

Sh. Tereza Benedikta

e Kryqit (Edit Stein)

pajtore e Evropës

E MARTË

9/8 E Martë XIX K.GJ.V.

Sh. Tereza Benedikta e Kryqit

(Edit Stein), virgër e martire, pajtore

e Evropës , †1942

Lp 31,1-8; psalmi: Lp 32,3-4.7-9.12;

Mt 18,1-5.10.12-14

Ruajuni se përbuzni ndonjë prej kësi

të vegjëlish Mt 18,10

Besimi na jep vështrimin e aftë për

të mirëpritur realitetet më të bukura,

që fshihen në gjërat e vogla, në

personat e përvuajtur që për botën

nuk kanë rëndësi. Me ta Hyji mund

të shpallë gjithë të qenit e tij Atë.

Faleminderit, Jezus, për

shpërndarjen e mjegullës që na bën

të verbër!

GUSHT

2010

10

Kush do t’më

shërbejë, Ati im do

ta nderojë

Shën Lorenci

E MËKURË

10/8 E Mërkurë

Shën Lorenci diakon e martir † 258 [P]

2 Kor 9,6-10; Ps 111; Gjn 12,24-26

Kush do t’më shërbejë, Ati im do ta

nderojë Gjn 12,26

Diakoni shën Lorenc imitoi Jezusin

duke i shërbyer të gjithëve, deri

në flijimin e jetës. Çdo diakon dhe

çdo i krishterë e ka këtë mison të

shërbimit dhe të dashurisë ndaj

Kishës së Krishtit: kështu do të

lavdërojë Atin dhe prej tij do të

nderohet.

GUSHT

2010

11

Ki durim me mua

dhe do t’i kthej

Sh. Kjara

E ENJTE

11/8 E Enjte XIX K.GJ.V.

Sh. Kjara, virgjëreshë † 1253

Joz 3,7-10.11.13-17; Ps 113A;

Mt 18,21 - 19,1

Ki durim me mua dhe do t’i kthej

Mt 18,29

Kiara kërkonte privilegjin e varfërisë,

e pra që të mund t’i dëshmonte

botës se Hyji është Atë.

Jezus, ki mëshirë me mua e do

të rikthej gjithçka: zemrën time,

mendjen time, çdo veprim timin,

kështu që edhe tek unë, ashtu si tek

Kjara, në botë do të shfaqet se Hyji

është Atë!

GUSHT

2010

12

E PREMTE

Sh. Johana

de Shantal

Çka Hyji

bashkoi, njeriu

të mos e ndajë

12/8 E Premte XIX K.GJ.V.

Sh. Johana de Shantal

Joz 24,1-13; ps 135; Mt 19,3-12

Çka Hyji bashkoi, njeriu të mos e

ndajë Mt 19,6

Hera herës tek ne bashkekzistojnë

ndienja të forta dhe të kundërta,

të cilat ndeshen mes tyre dhe na

shtyjnë të kryejmë gjeste përçarjeje,

që japin vuajtje më të madhe.

Nëse në një magnet do të heqim

+ ose -, magnetizimi nuk do të

ekzistonte më: ajo luftë e tij e

brendshme prodhon gjëra të mira!

Ajo çka Hyji ka bashkuar, për një

qëllim të mirë të cilin vetëm ai e

njeh, njeriu nuk bën kurrë mirë që

ta ndajë.

GUSHT

2010

13

Druajeni Zotin

e shërbeini Atij

Sh. Hipoliti

Sh. Ponciani

E SHTUNË

13/8 E Shtunë XIX K.GJ.V.

Sh. Hipoliti e Sh. Ponciani

Joz 24,14-29; Ps 15; Mt 19,13-15

Druajeni Zotin e shërbeini Atij

Joz 24,14

Jozuehu, i vendosur nga Hyji në

krye të popullit, bën thirrje me këto

fjalë, duke dhënë shembullin e mirë

me të gjithë familjen e tij.

Dua që t’i mirëpres këto fjalë të

forta e përshëndetëse dhe madje

t’i përjetoj me vendosmëri në

mirënjohjen e Jezusit, që na ka

dashur dhe që na do për çdo ditë.

GUSHT

2010

E DJELË 14

Ki mëshirë për

mua, o Zot,

Biri i Davidit

Sh. Maksimilian

M. Kolbe

14/8 E Djelë XX K.GJ.V. Viti A [IV]

Sh. Maksimilian M. Kolbe, meshtar e martir,

†1941

Is 56,1.6-7; Ps 66; Rom 11,13-15.29-32;

Mt 15,21-28

Ki mëshirë për mua, o Zot, Biri i

Davidit Mt 15,22

Një nënë i lutet Jezusit për vajzën

e pushtuar nga djalli. Shkon tek

Jezusi me përvujtëri e besim, për

dashurinë që ka për bijën. Jezusi

nuk e kënaq menjëherë; por ajo

mbetet e patundur në besimin që ka

në të me shumë përvujtëri, e atëherë

Jezusi ia bën të mirën e kërkuar.

GUSHT

2010

15

E HËNË

TË NGJITURIT

e të L.V. MARI

Punë të mëdha

bëri për mua

Hyji

i Gjithpushtetshëm

15/8 E Hënë TË NGJITURIT e të

L.V. MARI [P]

Mbrëm.: 1Kro 15,3-4.15-16;16,1-2; Ps 131;

1Kor 15,54-57; Lk 11,27-28

Dit.: Zb 11,19;12,1-6.10; Ps 44;

1Kor 15,20-26; Lk 1,39-56

Punë të mëdha bëri për mua Hyji i

Gjithpushtetshëm Lk 1,49

Nëna jonë, sot kundrojmë “gjënë”

më të madhe që ka bërë Ati në

ty. Po kënaqemi thellësisht e të

falënderojmë: si një Nënë e vërtetë,

ti na do për pjesëtarë të gëzimit

tënd! Me autoritetin tënd të Nënës,

ia kërkon për ne Zotit, ndërsa ne na

tregon udhën: duke i hapur zemrën

atij dhe duke u bindur ashtu si

fëmijët. Ti këndove: “E pe vogëlsinë

e shërbëtores sate!”

GUSHT

2010

16

E MARTË

Sh. Stefani

i Hungarisë

Hyji mund

të bëjë gjithçka

16/8 E Martë XX K.GJ.V.

Sh. Stefani i Hungarisë † 1038;

Sh. Rroku † 1327

Gjq 6,11-24; Ps 84; Mt 19,23-30

Hyji mund të bëjë gjithçka Mt 19,26

Jezusi po flet për pasurinë, si

pengesa më e madhe për atë që do

t’i përgjigjet thirrjes së tij.

Ka qenë kështu për mua. Shtëpia

që zotëroja, puna dhe sa ç’kisha

kursyer, paraqisnin një farë sigurie,

e siguri kaq konkrete, sa ç’isha i

penguar për të mirëpritur në plotësi

dashurinë që Jezusi po më ofronte.

Kur, prej hirit të tij, ia dola të kuptoj,

se ai mund të pëkujdesej për jetën

time, ky idhull i tmerrshëm u zhduk.

Faleminderit Jezus, që për ty, asgjë

nuk është e pamundur!

GUSHT

2010

17

E MËRKURË

Sh. Jacinti

Shkoni edhe ju

në vresht

17/8 E Mërkurë XX K.GJ.V.

Sh. Jacinti

Gjq 9,6-15; Ps 20; Mt 20,1-16

Shkoni edhe ju në vresht Mt 20,7

Faleminderit, Jezus! Ti më ke parë

edhe mua: isha pa dashuri, pa

shpresë e pa një qëllim për të cilin

jetohet. Pate mëshirë për mua: tani

e di se të përkas dhe çdo çast i ditës

sime është i çmueshëm për vreshtin

tënd! Faleminderit përsëri, o Jezus!

GUSHT

2010

18

E ENJTE

Sh. Agapiti

Shumë janë

të grishur, por pak

janë të zgjedhur

18/8 E Enjte XX K.GJ.V.

Sh. Agapiti † 274

Gjq 11,29-39; Ps 39; Mt 22,1-14

Shumë janë të grishur, por pak janë

të zgjedhur Mt 22,14

Të gjithë njerëzit janë të dashur

nga Hyji, e Jezu Krishti vdiq dhe

u ringjall për t’i dhënë të gjithëve

dhuratën e të jetuarit si bij të tij.

Që të ngjasë kjo, nevoitet

përvujtëria e zemrës, dëgjesa e

fjalës së Hyjit dhe besimi në të.

Eja, o Shpirit i Shenjtë!

GUSHT

2010

19

E PREMTE

Sh. Gjoni

Eudes

Duaje të afërmin

tënd porsi vetveten

19/8 E Premte XX K.GJ.V.

Sh. Gjoni Eudes, meshtar †1640

Rt 1,1.3-8.14-16.22; Ps 145; Mt 22,34-40

Duaje të afërmin tënd porsi vetveten

Mt 22,39

Faleminderit, o Zot Jezus, që na

jep fjalën tënde të shenjtë dhe që

na tregon udhën e paqes; do të

dëshiroj të të bindem dhe të jem për

të gjithë, shenja e dashurisë sate.

Ti do të më ndihmosh me hirin tënd.

GUSHT

2010

20

E SHTUNË

Sh. Bernardi abat

Ata nuk veprojnë

siç thonë

20/8 E Shtunë XX K.GJ.V.

Sh. Bernardi, abat e mësues †1153

Rt 2,1-3.8-11;4,13-17; Ps 127;

Mt 23,1-12

Ata nuk veprojnë siç thonë Mt 23,3

Bashkësitë tona të krishtera mund të

marrin fuqi të reja, duke u lavdëruar

prej dhuratës dhe vlerës së besimit

në Krishtin Jezus, kur e vëmë në

praktikë Fjalën. Ajo, e medituar,

e lutur dhe e bindur, rrezaton

zemrën tonë me të mirën, na bën të

shijojmë shijen e Hyjit dhe gëzimin e

të jetuarit.

GUSHT

2010

21 Sh. Piu X

Ti je Mesia

– Biri i Hyjit

të gjallë!

E DJELË

21/8 E Djelë XXI K.GJ.V. Viti A [I]

Sh. Piu X, papë † 1914

Is 22,19-23; Ps 137; Rom 11,33-36;

Mt 16,13-20

Ti je Mesia – Biri i Hyjit të gjallë!

Mt 16,16

Atë i shenjtë e i mirë, bëre të njihet

Jezusi dhe lavdia jote në Pjetrin. Në

mëshirën tënde, hapna edhe ne

sytë me dritën e e Shpirtit tënd të

Shenjtë, që të mund të shikojmë dhe

gëzojmë diçka prej bukurisë sate!

GUSHT

2010

22

E HËNË

Sh Mari Virgjër

e Mbretëreshë

U kthyet kah Hyji

prej idhujsh, që t’i

shërbeni Hyjit të

gjallë e të vërtetë

22/8 E Hënë XXI K.GJ.V.

Sh Mari Virgjër e Mbretëreshë

1Sel 1,2-5.8-10; Ps 149;

Mt 23,13-22

U kthyet kah Hyji prej idhujsh, që

t’i shërbeni Hyjit të gjallë e të vërtetë

1Sel 1,9

Prej çfarë idhujsh jam kthyer?

Nga ajo çka pushtonte zemrën

time pa dhënë fryte dashurie:

spektakle, gara sportive, ambicje e

supersticione. Ato realitete siguronin

konkurrim, kryelartësi e frikë. Të

duash dhe t’i bindesh Hyjit më çliron

dhe më jep paqe e siguri.

GUSHT

2010

23

E MARTË

Sh. Roza

nga Lima

Lini pas dore…

drejtësinë, mëshirën

e besnikërinë

23/8 E Martë XXI K.GJ.V.

Sh. Roza nga Lima, virgjër † 1617

1Sel 2,1-8; Ps 138; Mt 23,23-26

Lini pas dore… drejtësinë, mëshirën

e besnikërinë Mt 23,23

Faleminderit, Jezus, për sa më

qorton edhe mua, atëherë kur më

shikon të veproj jashtë vullnetit tënd

të shenjtë; jepmë që të mirëpres me

dashuri ndreqjet e tua të dobishme

e të jetoj gjithnjë e më shumë në

dashurinë tënde.

GUSHT

2010

24

E MËRKURË

SHËN BARTOLOMEU

Apostull

Do të shohësh

më shumë se kaq!

24/8 E Mërkurë

SHËN BARTOLOMEU, Apostull [P]

Zb 21,9-14; Ps 144; Gjn 1,45-51

Do të shohësh më shumë se kaq!

Gjn 1,50

Kush ka zemër të thjeshtë dhe të

përvuajtur merr hirin e të njohjes

së dashurisë së Jezusit, por edhe të

identitetit të tij të vërtetë dhe di që

t’ia besojë jetën, duke e pranuar atë

si Zotin dhe Hyjin e tij.

O Shpirti i Shenjtë, formo tek unë

një zemër të butë dhe të pastër,

siç ia ke dhënë nxënësit tënd

Bartolome!

GUSHT

2010

25

E ENJTE

Sh. Ludoviku

Sh. Jozefi Kalasanci

Prandaj, rrini gati

25/8 E Enjte XXI K.GJ.V.

Sh. Ludoviku † 1270 ; Sh. Jozefi Kalasanci,

meshtar †1558

1Sel 3,7-13; Ps 89; Mt 24,42-51

Prandaj, rrini gati Mt 24,44

Të falënderoj, Jezus, që sot po ma

jep këtë fjalën tënde të këshillimit.

Shpesh kujtohem se nuk jam i

gatshëm për të mirëpritur ty, pasi

jam tepër i lidhur me veten e me

ndonjë program timin… Të lutem,

ndihmomë për të qenë i lirë për ty!

GUSHT

2010

26

E PREMTE

Sh. Zefi rini

Përnjëmend

po ju them:

nuk ju njoh

26/8 E Premte XXI K.GJ.V.

Sh. Zefirini

1Sel 4,1-8; Ps 96; Mt 25,1-13

Përnjëmend po ju them: nuk ju njoh

Mt 25,12

Është një mister që na bën të

mendohemi… Jezusi nuk “njeh” e

nuk mund të mirëpresë kë jeton pa

manifestuar ndonjë shenjë dashurie.

Sot do ta dua duke bërë ndonjë gjë

për të.

GUSHT

2010

27

E SHTUNË

Sh. Monika

Do të bëj të parë

mbi pasuri

të mëdha

27/8 E Shtunë XXI K.GJ.V.

Sh. Monika †387

1Sel 4,9-11; Ps 97; Mt 25,14-30

Do të bëj të parë mbi pasuri të

mëdha Mt 25,23

Është dëshira e Jezusit ta përsërisë

këtë fjalë për çdonjeri prej të tijve

në çastin e madh të takimit me të.

Ai do të dëshirojë të na e thotë këtë

fjalë, tashmë këtu në tokë: për çdo

herë që ia dorëzojmë, të kryer me

dashuri, një shërbim të besuar neve

nga ai; atëherë ai është i kënaqur

të na besojë një tjetër shërbim edhe

më “të rëndësishëm” për Mbretërinë

e tij!

GUSHT

2010

28 Sh. Agusti ni

Do t’i paguajë

të gjithë sipas

veprave të tyre

E DJELË

28/8 E Djelë XXII K.GJ.V. Viti A [II]

Sh. Agustini, ipeshkëv. e mësues † 430

Jer 20,7-9; Ps 62; Rom 12,1-2;

Mt 16,21-27

Do t’i paguajë të gjithë sipas

veprave të tyre Mt 16,27

Duke qenë veprimet tona në bindjen

birësore ndaj Hyjit, marrim paqen

e harmoninë mes nesh; nëse në

të kundërt jetojmë sipas dëshirave

tona, zemra jonë është e trazuar,

jeta rrënohet dhe nuk e gjen

harmoninë me të tjerët.

Shën Agustin, lutu për ne!

GUSHT

2010

29

E HËNË

Sh. Gjon Pagëzues

Unë jam me ty,

që të shpëtoj

29/8 E Hënë

Martirizimi i Sh. Gjon Pagëzues [P]

Jer 1,17-19; Ps 70; Mk 6,17-29

Unë jam me ty, që të shpëtoj

Ger 1,19

Sot ,o Shën Gjon Pagëzues, duke

kremtuar martirizimin tënd, po të

kërkojmë: “A ka qenë Zoti me ty,

për të shpëtuar”, sipas premtimit

të tij? “Sigurisht!”, na përgjigjesh;

“Unë kam mbetur i tiji, në duart

e tija, deri në fund, edhe gjatë

persekutimit edhe në vdekje”.

GUSHT

2010

30

E HËNË

Sh. Feliksi

Të gjithë

i kapi frika

30/8 E Martë XXII K.GJ.V.

Sh. Feliksi

1Sel 5,1-6.9-11; Ps 26; Lk 4,31-37

Të gjithë i kapi frika Lk 4,36

Ai Jezus, që jetonte me peshkatarët

dhe merrte ndihmë nga ndonjë

grua e përvuajtur, kishte një fjalë të

tillë sa të komandonte shpirtrat e

fëlliqur!

Përpara teje, Jezus, edhe mua

tanimë më ka zënë frika, por

menjëherë përsëri të shikoj me

besim e familjaritet, duke pushuar

mbi fjalën tënde, që është e gjallë

në Kishë!

GUSHT

2010

31

E HËNË

Sh. Rajmondi

U çua aty për aty

dhe u shërbeu

31/8 E Mërkurë XXII K.GJ.V.

Sh. Rajmondi

Kol 1,1-8; Ps 51; Lk 4,38-44

U çua aty për aty dhe u shërbeu

Lk 4,39

Shërimi i vërtetë që Jezusi vë në

veprim tek ne me dashurinë dhe

hirin e tij, ndodh kur ne ndiejmë

forcën dhe gëzimin e të shërbyerit

në vëllezërit.

Besoj në ty, o Jezus!