SHTATOR
2010
1
E ENJTE
Sh. Egjdi
Pasi po thua
ti do t’i hedh rrjetat
1/9 E Enjte XXII K.GJ.V.
Sh. Egjdi
Kol 1,9-14; Ps 97; Lk 5,1-11
Pasi po thua ti do t’i hedh rrjetat
Lk 5,5
Pjetri bën një tjetër vepër të
madhe besimi. Ai e di se Jezusi,
duke ardhur nga Nazareti, nuk e
njeh peshkimin dhe është e qartë
pastaj se, duke mos qenë koha e
peshkimit, nuk mund të zihet asgjë.
Megjithatë ai beson tek Jezusi
dhe i hedh sërisht rrjetat. Fjala e
Zotërisë, shpall kështu, të gjithë të
vërtetën dhe forcën. Fryti më i mirë
i këtij peshkimi, është përvuajtëria e
shfaqur në zemrën e Pjetrit, si dhe
pranimi që ai e shokët e tij i kanë
dhënë Jezusit.
SHTATOR
2010
2
E PREMTE
Sh. Maksima
Ai është
shëmbëllesa e Hyjit
të papashëm
2/9 E Premte XXII K.GJ.V.
Sh. Maksima
Kol 1,15-20; Ps 99; Lk 5,33-39
Ai është shëmbëllesa e Hyjit të
papashëm Kol 1,15
Askush nuk e ka parë kurrë Hyjin
dhe asnjeri nuk do të mund ta
riprodhonte pamjen e tij. Vetë Hyji,
megjithatë, nuk deshi të na lërë të
privuar nga gëzimi i kundrimit të
fytyrës së Atit. Për këtë arsye na dha
dashurinë e madhe e të përpiktë
të Jezusit, si një shëmbëllim të
përkryer. Faleminderit, o Atë: që na
ke kënaqur me gjithçka, pasi fytyra
e Birit tënd reflekton me përpikmëri
mëshirën që ti ke për ne!
SHTATOR
2010
3
E SHTUNË
Sh. Gregori i Madh
Biri i njeriut është
zotëria i së shtunës
3/9 E Shtunë XXII K.GJ.V.
Sh. Gregori i Madh, papë e mësues † 604
Kol 1,21-23; Ps 53; Lk 6,1-5
Biri i njeriut është zotëria i së shtunës
Lk 6,5
E shtuna ishte një ditë e shenjtë, dita
e Hyjit: ishte dita e pritjes konkrete e
të gjallë të Mesisë - pritja e pranisë
së Hyjit të gjallë në mes nesh.
Tanimë që Mesia është i pranishëm,
le t’i kërkojmë atij sesi duhet ta
konsiderojmë këtë ditë.
Ai e konsideron si një ditë në të cilën
ne vazhdojmë t’i japim vëllezërve
dashurinë e Atit, model të të gjitha
ditëve. Hyjit pastaj do t’i japim ditën
e gëzueshme e të re të ringjalljes
së tij!
SHTATOR
2010
4
Ku janë dy
ose tre të bashkuar
në emrin tim,
aty jam edhe unë,
midis tyre
Sh. Roza
nga Viterbo
E DJELË
4/9 E Djelë XXIII K.GJ.V. Viti A [III]
Sh. Roza nga Viterbo
Ez 33,7-9; Ps 94; Rom 13,8-10; Mt 18,15-20
Ku janë dy ose tre të bashkuar në
emrin tim, aty jam edhe unë, midis
tyre Mt 18,20
Sa i bukur është ky premtim! Nuk
është e nevojshme të jesh një numër
të madh njerëzish për të shijuar
praninë e dashurisë së Jezusit. Atje
ku dy veta janë bashkuar në emrin
e tij, e pra për dashurinë e tij, atje
është i pranishëm vet Jezusi: atje
ai mund të veprojë dhe ta japë
bekimin e tij. Ishim vetëm katër veta
në Meshë gjatë një dite jave: unë
mrekullohesha pasi isha i kënaqur,
ndonëse ishim ashtu, kaq pak: isha i
kënaqur nga prania e Jezusit.
SHTATOR
2010
5
A është e lejueshme
që të shtunën…
t’ia shpëtosh jetën
ndokujt apo t’ia
humbasësh?
E lumja Tereza
e Kalkutës
E HËNË
5/9 E Hënë XXIII K.GJ.V.
E lumja Tereza e Kalkutës virgjër †1997
Kol 1,24 - 2,3; Ps 61; Lk 6,6-11
A është e lejueshme që të shtunën…
t’ia shpëtosh jetën ndokujt apo t’ia
humbasësh? Lk 6,9
E shtuna është dita e Hyjit. Hyji nuk
mundet veçse të kënaqet që në ditën
e tij ne duam, nëse në këtë ditë
bëjmë atë çka bën ai: është ai që na
jep jetën! Do të bëjmë të mundur që
dita e Zotit të jetë gjithmonë koha
e dhënë atij si dhe dashurisë që ai
ushqen për të vegjëlit dhe ata që
vuajnë. Nuk po bëjmë vetëm një
ditë pushimi dhe argëtimi, por mbi
të gjitha një ditë dashurie.
SHTATOR
2010
6
Ruajuni të mos ju
gënjejë kush me anë
të “filozofisë”
Sh. Zakaria
E MARTË
6/9 E Martë XXIII K.GJ.V.
Sh. Zakaria
Kol 2,6-15; Ps 144; Lk 6,12-19
Ruajuni të mos ju gënjejë kush me
anë të “filozofisë” Kol 2,8
Jezusi na ka porositur mjaft që
të jemi vigjilentë para atij që me
mashtrim do të na bëjë ta besojmë
se flet në emër të Hyjit. Edhe
apostujt e vazhdojnë këtë këshillim.
Ipeshkvinjtë tanë e famullitarët
gjithashtu janë të kujdesur për këtë
rrezik. Të shumtë janë në fakt ata që
përhapin besime të çuditshme ndaj
ungjillit, besime që na privojnë prej
Shpirtit të Shenjtë e duke shkuar më
larg rrënojnë marrëdhëniet tona e,
pra, tërë shoqërinë.
SHTATOR
2010
7
Nëse u ngjallët
bashkë me
Krishtin, kërkoni
çka është lart
Sh. Regjina
E MËKURË
7/9 E Mërkurë XXIII K.GJ.V.
Sh. Regjina
Kol 3,1-11; Ps 144; Lk 6,20-26
Nëse u ngjallët bashkë me Krishtin,
kërkoni çka është lart Kol 3,1
I dëgjojmë këto fjalë gjatë Pashkëve,
por na bën mirë t’i ridëgjojmë.
Kërkojmë me të vërtetë gjërat e
sipërme? A impenjohemi për të
arritur që të shikojmë përtej, në
parajsë? Nëse kjo nuk ndodh, mund
të dyshojmë që të jemi ringjallur me
Krishtin. Të qenit të ringjallur, është
të jetosh një ekzistencë të re, jo të
kësaj bote: takova Jezusin e gjallë,
kërkoj të mbetem i bashkuar me të
dhe i ushqyer prej tij, për të jetuar
çdo çast i orientuar nga qielli.
SHTATOR
2010
8
Hyji në gjithçka
bashkëpunon me
ata që e duan, me
ata që me vendimin
e tij janë të thirrur
Lindja e Zojës
E ENJTE
8/9 E Enjte
Lindja e Zojës [P]
Mik 5,2-5 (ose: Rom 8,28-30); Ps 86; Mt 1,1-
16.18-23
Hyji në gjithçka bashkëpunon
me ata që e duan, me ata që me
vendimin e tij janë të thirrur Rom 8,28
Sot falënderojmë Hyjin për lindjen
e nënës sonë, Të Shenjtërueshmes
Mari: ajo e dinte këtë të vërtetë të
madhe. Kush do Hyjin e di, në fakt,
se çdo ngjarje nuk i shpëton duarve
të tija. Shpesh herë Maria ka pasur
rastin që t’i besohet provanisë së
Atit. Ne mësojmë nga ajo dhe nuk
shkurajohemi në vuajtje: Hyji e di
përse e lejon që të kemi një kryq të
vërtetë për ta mbajtur.
SHTATOR
2010
9
E PREMTE
Sh. Pjetri Klaver
A mund t’i prijë
i verbëri
të verbërit?
9/9 E Premte XXIII K.GJ.V.
Sh. Pjetri Klaver, meshtar † 1654
1Tim 1,1-2.12-14; Ps 15; Lc 6,39-42
A mund t’i prijë i verbëri të verbërit?
Lk 6,39
Ndaj kësaj pyetje përgjigjemi me një
jo të vendosur. E megjithatë bëhemi
mësuesit e vëllezërve tanë e edhe
të fëmijëve tanë, pa u kujdesur që
të ecim në dritë. Është Jezusi drita
e vërtetë e jetës, është ai drita për
udhën që të çon tek Ati, për udhën
që të çon në dashurinë e vërtetë
dhe në gëzimin e pambaruar.
Japim këshilla të pavend kur nuk i
referohemi atij. Jezusi është i vetmi
“joiverbër”, i vetmi që mund të na
udhëheqë: do t’i qëndroj pranë atij
që ecën me të.
SHTATOR
2010
10
Çdo pemë
njihet prej frytit
të saj
Sh. Nikolla
nga Tolenti no
E SHTUNË
10/9 E Shtunë XXIII K.GJ.V.
Sh. Nikolla nga Tolentino
1Tim 1,15-17; Ps 112; Lk 6,43-49
Çdo pemë njihet prej frytit të saj
Lk 6,44
Është një shëmbëlltyrë e vogël e
Jezusit. Me shëmbëlltyrat e tij, Jezusi
do të na bëjë të njohur dhe të na
ndihmojë për ta mirëpritur. Fryti i
mirë i jetës së një nxënësi pa tjetër
është njohja e Zotërisë. Fryti i mirë
që e jep një nxënës, është fakti se
ai na afron tek Jezusi, e pra tek
shpëtimi!
SHTATOR
2010
E DJELË 11
Zotëria pati
mëshirë ndaj atij
shërbëtori, prandaj
e liroi dhe
ia fali detyrimin
Sh. Proti
11/9 E Djelë XXIV K.GJ.V. Viti A [IV]
Sh. Proti
Sir 27,30 28,7; Ps 102; Rom 14,7-9; Mt
18,21-35
Zotëria pati mëshirë ndaj atij
shërbëtori, prandaj e liroi dhe ia fali
detyrimin Mt 18,27
Rezultat të dyfishtë ka kjo
shembëlltyrë: mbi të gjitha
inkurajimi që na jep të diturit se
Hyji, si një zotërues, është i aftë
të na falë gjithçka, në përgjigje
të lutjes sonë; e pastaj është i
rëndësishëm treguesi që edhe ne
duhet të falim vëllezërit tanë. Kemi
qenë të falur? Asgjë nuk është më e
bukur dhe më qetësuese që edhe ne
të bëjmë atë që bën Hyji.
SHTATOR
2010
12
E HËNË
Emri tejet
i shenjtë i Marisë
Jezusi shkoi
me ta
12/9 E Hënë XXIV K.GJ.V. [IV]
Emri tejet i shenjtë i Marisë
1Tim 2,1-8; Ps 27; Lk 7,1-10
Jezusi shkoi me ta Lk 7,6
Jezus, je vënë në rrugë me ata që
të kërkonin të bëje një mrekulli.
Vihu në rrugë edhe me mua, me
familjen time: kemi nevojë edhe
ne për ndërhyrjen tënde apo për të
shëruar ndonjë sëmundje apo për
të shëndoshur marrëdhëniet tona
të vështira e të sëmura, e ndoshta
të ndërprera nga ndonjë pengesë
mëkati. Jezus, eja në shtëpinë time.
SHTATOR
2010
13
E MARTË
Sh. Gjon Gojarti
Mos qaj
13/9 E Martë XXIV K.GJ.V. [IV]
Sh. Gjon Gojarti, ipeshkëv e mësues † 407
1Tim 3,1-13; Ps 100; Lk 7,11-17
Mos qaj Lk 7,13
Nëna, së cilës i vdes fëmija, qan.
Kush mund ta ngushëllojë vuajtjen
e saj? Por vetë Jezusi asaj i thotë:
«Mos qaj, jam unë pranë teje».
Kështu përsërit Jezusi sot, për ata që
qajnë vdekjen e birit të tyre: nëse do
të kërkojnë medium-in për të folur
përsëri me të vdekurin do të jenë të
zhgënjyer; do të jenë të ngushëlluar,
në të kundërt, kur të flasin me
Jezusin, në duart e të cilit qëndron
shpirti i të vdekurit të tyre.
SHTATOR
2010
14
E MËRKURË
LARTËSIMI
I KRYQIT
TË SHENJTË
Në emër të Jezusit
të përkulet çdo gju
14/9 E Mërkurë
LARTËSIMI I KRYQIT TË SHENJTË [P]
Nr 21,4-9; Ps 77; Fil 2,6-11; Gjn 3,13-17
Në emër të Jezusit të përkulet çdo
gju Fil 2,10
Shikojmë te kryqi yt, Jezus: mbi të e
ke jetuar plotësinë e dashurisë sate.
Atje ke dashur Atin, atje ke dashur
njerëzit e atje më ke dashur edhe
mua. Vendi i dashurisë sate më të
madhe e shumë të dukshme, është
kryqi. Përpara kryqit tënd, përkulim
gjurin tonë për të adhuruar, për të
falënderuar dhe për të thënë: nëse
do që edhe unë të marr pjesë në
kryqin tënd, ja ku jam. Të kërkoj
vetëm që të më japësh forcën.
SHTATOR
2010
15
E ENJTE
Sh. Maria
e Dhimbshme
Grua,
ja biri yt
15/9 E Enjte
Sh. Maria e Dhimbshme [P]
Heb 5,7-9; Ps 30; Gjn 19,25-27 (ose: Lc
2,33-35
Grua, ja biri yt Gjn 19,26
Mari, nëna e Jezusit të kryqëzuar,
le ta dëgjojmë së bashku me ty, atë
çka ai të tha nga kryqi. Atje ai të foli
për nxënësin dhe, për të të dashur
ty, të dorëzoi një detyrë të re. Tani
ti shikon nxënësin e Jezusit, çdo
nxënës, me të njëjtën dashuri me të
cilën shikoje Jezusin. Të falënderoj,
pasi iu binde dhe vazhdon t’i
bindesh atij, dhe kështu unë
kënaqem që të të kem ty si nënë në
shtëpinë time.
SHTATOR
2010
16
E PREMTE
Sh. Korneli
Sh. Çipriani
Rrënja e të gjithë
të këqijave është
lakmimi i të hollave
16/9 E Premte XXIV K.GJ.V. [IV]
Sh. Korneli, papë † 253 e Sh. Çipriani,
ipeshkëv †258
1Tim 6,2-12; Ps 48; Lk 8,1-3
Rrënja e të gjithë të këqijave është
lakmimi i të hollave 1Tim 6,10
Kjo fjalë, e thënë nga Shën Pali,
mund të përsëritej edhe sot pa
mundësinë e përgënjeshtrimit.
Sa të këqija janë provokuar nga
dëshira e të pasuruarit! Kush nuk
e çon mendjen këtu? E atëhere
përse vazhdon t’i jepet kaq
rëndësi parasë? Përse vazhdon
të grumbullohet ajo? Përse nuk
përdoret për kë s’ka për të ngrënë?
SHTATOR
2010
17
E SHTUNË
Sh. Robert
Belarmini
Erdhën
nga qytete
të ndryshme
tek ai
17/9 E Shtunë XXIV K.GJ.V. [IV]
Sh. Robert Belarmini, ipeshkëv e mësues
†1621
1Tim 6,13-16; Ps 99; Lk 8,4-15
Erdhën nga qytete të ndryshme tek
ai Lk 8,4
Nga çdo qytet! Është si të thuash
se çdo njeri, i çfarëdo krahine e
prejardhjeje kulturore ose fetare,
zbulon se jeta e tij nuk është e
plotësuar përderisa i mungon
Jezusi. Edhe unë ndihem i arrirë kur
jam me Jezusin. Ai më jep atë dritë,
që mund të më shoqërojë deri në
amshim.
SHTATOR
2010
18 Sh. Jozefi
nga Koperti no
I dërgoi
në vreshtin e tij
E DJELË
18/9 E Djelë XXV K.GJ.V. Viti A [I]
Sh. Jozefi nga Kopertino
Is 55,6-9; Ps 144; Fil 1,20-27; Mt 20,1-16
I dërgoi në vreshtin e tij Mt 20,1
Edhe një shëmbëlltyrë: Jezusi do të
na thotë se kush është ai. Vreshta
është populli i Hyjit. Të gjithë ata
që i përgjigjen thirrjes së tij për
të bashkëpunuar me të, marrin si
shpërblim të njëjtën dhuratë, më të
madhen: Ati nuk mund të japë më
shumë dhe as nuk mund të japë më
pak. Të gjithë marrin Jezusin! Është
ai çmimi që jep domethënien dhe
përmbajtjen e plotë ndaj jetës së
njeriut, jetës sime.
SHTATOR
2010
19
E HËNË
Sh. Januari
Kush ka, do
t’i jepet më shumë
19/9 E Hënë XXV K.GJ.V.
Sh. Januari ipeshkëv e martir
Es 1,1-6; Ps 125; Lk 8,16-18
Kush ka, do t’i jepet më shumë
Lk 8,18
O Jezus, unë e kam pak dashuri
për ty: jepmë përsëri, që jeta ime të
bëhet reflektim i jetës sate. Unë e
kam pak besim: jepmë përsëri, që
ky besim të jetë ngulmues. Dëshiroj
që ti të jesh i njohur prej shumë
njerëzve: bëj, që unë ta bashkëndaj
dashurinë tënde, e kjo pra le
të ngjasë. Më bëj që të qëndroj
tek këmbët e kryqit tënd, për të
kontribuar në shpëtimin e botës.
SHTATOR
2010
20
E MARTË
Sh. Andrea Kime
Lërini
që të punojnë
në këtë tempull
të Hyjit
20/9 E Martë XXV K.GJ.V.
Sh. Andrea Kim e shokët, martirë †1839-1866
Es 6,7-8.12.14-20; Ps 121; Lk 8,19-21
Lërini që të punojnë në këtë tempull
të Hyjit Dal 6,7
Një mbret pagan, i quajtur Dario,
kërkon që tempulli i Hyjit të
rindërtohet. Edhe ai i bindet Hyjit të
gjallë. Jo vetëm besimtarët mund
të bëhen mjet lavdie për Hyjin dhe
për dashurinë e tij për popujt. Le ta
mbajmë, pra, zemrën të hapur ndaj
çdo personi: Hyji mund të na dojë
edhe nëpërmjet ndokujt prej të cilit
nuk e presim.
SHTATOR
2010
21
E MËRKURË
Shën MATEU
Apostull dhe Ungjilltar
...një Hyj të vetëm,
Atin e të gjithëve
21/9 E Mërkurë Shën MATEU,
Apostull dhe Ungjilltar. [P]
Ef 4,1-7.11; Sal18; Mt 9,9-13
...një Hyj të vetëm, Atin e të gjithëve
Ef 4,6
Kemi të gjithë një Atë të vetëm: kjo e
vërtetë është themelore në besimin
tonë, një e vërtetë mbi të cilën
mbështetet mundësia e paqes mes
popujve dhe e dashurisë ndaj të
gjithë njerëzve, të vegjël, të sëmurë
e mëkatarë. Ky besim na është
transmetuar nga të gjithë apostujt
me shprehje të ndryshme, por me të
njëjtën siguri. Shën Mateu në veçanti
e ka ushtruar përvojën duke qenë
se ishte tagrambledhës: askush, në
fakt, nuk do ta kishte marrë nëpër
mend se do të bëhej apostull i
Jezusit.
SHTATOR
2010
22
E ENJTE
I Lumi Luigji Monti
Ndërtojeni
shtëpinë time
22/9 E Enjte XXV K.GJ.V. [I]
I Lumi Luigji Monti
Agj 1,1-8; Ps 149; Lk 9,7-9
Ndërtojeni shtëpinë time Agj 1,8
Shtëpia e Hyjit mes shtëpive
të njerëzve, është shumë e
rëndësishme. Ajo është shenja
që Hyji është i pranishëm, dhe
është vendi ku njerëzit ndiehen të
mirëpritur dhe ku dinë të formojnë
një familje të vetme. Ku mungon
shtëpia e Hyjit, njerëzit ndiehen si
të huaj për njeri-tjetrin. Është bukur
dhe është me vlerë të ndërtosh dhe
ta mbash në rregull shtëpinë e Hyjit!
SHTATOR
2010
23
E PREMTE
Sh. Piu
nga Pietrelçina
Ishin me të
nxënësit e tij
23/9 E Premte XXV K.GJ.V. [I]
Sh. Piu nga Pietrelçina, rregulltar †1968
Agj 1,15 – 2,9; Ps42; Lk 9,18-22
Ishin me të nxënësit e tij Lk 9,18
Shumë të krishterë nderojnë Shën
Pio-n, të quajtur publikisht padre
Pio: një shenjt i dashur, sepse në
të është njohur prania e Shpirtit të
Zotit Jezus: e linte veten të lëvizte
me dhimbjen për njerëzit në vuajtje,
ishte i kujdesur për ta dëgjuar Atin,
e mbi të gjitha mëkatin e shikonte si
të keqen më të madhe prej së cilës
njeriu duhet të jetë i çliruar. Për të
mund të themi: një nxënës që ishte
me Jezusin!
SHTATOR
2010
24
E SHTUNË
Sh. Paqësori
Të gjithë mbetën
të mrekulluar
prej madhërisë
së Hyjit
24/9 E Shtunë XXV K.GJ.V. [I]
Sh. Paqësori
Zak 2,5-9.14-15; ps Jer 31,10-12.13; Lk
9,43-45
Të gjithë mbetën të mrekulluar prej
madhërisë së Hyjit Lk 9,43
Jezusi i lë gojëhapur. Megjithatë ai
nuk i jep rëndësi mrekullimit që i
dedikojnë njerëzit: ata mrekullohen
me shenjat me të cilat ai paraqitet,
por janë të gatshëm për ta lënë
kur nis t’i ngjitet kalvarit, kur për ta
ofrohet që të heqë në mundim dhe
të vdesë. Ky, pra, është çasti gjatë të
cilit ai dëshiron që të jetë i ndjekur.
SHTATOR
2010
25 Sh. Aurela
Biro,
dil sot e puno
në vreshtë
E DJELË
25/9 E Djelë XXVI K.GJ.V. Viti A [II]
Sh. Aurela
Ez 18,25-28; Ps 23; Fil 2,1-11; Mt 21,28-32
Biro, dil sot e puno në vreshtë
Mt 21,28
Ja, pra, se çfarë i kërkon Hyji bijve
të tij. Kush është me të vërtetë biri i
Hyjit, do që të bashkëpunojë me të:
është në interes të bijve që çështjet
e Atit të kenë përfundimim e mirë!
Ka bij që i thonë jo Atit të tyre, Hyjit.
Kush i thotë taman jo, por pastaj
pendohet dhe ofrohet më pas për
t’u lodhur për të, është përsëri më i
mirë se ai që thotë po, duke hequr
dorë më pas me fakte.
SHTATOR
2010
26
E HËNË
Sh. Kozma e Damiani
Kush nuk është
kundër jush
është me ju
26/9 E hënë XXVI K.GJ.V. [II]
Sh. Kozma e Damiani
Zak 8,1-8; Ps 101; Lk 9, 46-50
Kush nuk është kundër jush është
me ju Lk 9,50
Të jesh nxënës i Jezusit është një
detyrë e vështirë: kërkon një luftë
të vazhdueshme me vetveten, për
të marrë mënyrat e të menduarit të
Mësuesit. Nxënësit mendojnë për
një rol madhështie mes tyre dhe
të ekskluzivitetit kundrejt të tjerëve.
Jezusi i korrigjon: mes tyre, i madh
është ai që di të shërbejë, dhe ata
duhet të kenë stimë edhe për kë,
jashtë komunitetit të tyre, thërret
emrin e tij.
SHTATOR
2010
27
E HËNË
Sh. Vinçenci
de’ Pauli
Jezusi u kthye
kah ata
dhe i qortoi
27/9 E Martë XXVI K.GJ.V. [II]
Sh. Vinçenci de’ Pauli meshtar † 1660
Zak 8,20-23; Ps 86; Lk 9,51-56
Jezusi u kthye kah ata dhe i qortoi
Lk 9,55
Përsëri një qortim për nxënësit. Kush
nuk e mirëpret Jezusin sot, nuk
dënohet; mund ta mirëpresë nesër.
Jepna, o Zot Jezus, durimin tënd
dhe dashurinë tënde edhe për kë
të refuzon dhe duke të refuzuar ty
përçmon lodhjen që ne bëjmë për të
të ndjekur.
SHTATOR
2010
28
E HËNË
Sh. Vinçeslau
Sh. Lorenci Ruiz
Ti shko e prediko
mbretërinë e Hyjit
28/9 E Mërkurë XXVI K.GJ.V. [II]
Sh. Vinçeslau martir † 935 ; Sh. Lorenci Ruiz
e shokët martirë †1633-1635
Neh 2,1-8; Ps 136; Lk 9,57-62
Ti shko e prediko mbretërinë e Hyjit
Lk 9,60
Kush do të jetë i Jezusit, duhet të
ketë të vetmin interes: mbretërinë
e Hyjit. Asgjë nuk mund të jetë
më e rëndësishme se kjo: as edhe
afeksionet më të shenjta familjare.
Mbretëria e Hyjit, pra, është e mira
për të gjithë e edhe për të dashurit
tanë. Mbretëria e Hyjit është Jezusi
mes nesh: ai na bën bij e vëllezër,
e kështu heqim dorë për të qenë
funksionarë ose ushtarë të ndonjë
mbretërie tokësore.
SHTATOR
2010
29
E HËNË
Sh. MIKEL
Sh. GABRIEL
Sh. RAFAEL
Do të shihni…
engjëjt e Hyjit
duke u ngjitur
e duke zbritur
mbi Birin e njeriut
29/9 E Enjte
Sh. MIKEL, Sh. GABRIEL e Sh. RAFAEL,
Kryengjëj[P]
Dan 7,9-10.13-14 (ose: Vap 12,7-12);
Ps 137; Gjn 1,47-51
Do të shihni… engjëjt e Hyjit duke
u ngjitur e duke zbritur mbi Birin e
njeriut Gjn 1,51
Nathanaelit, Jezusi i përgjigjet
duke folur për engjëjt e Hyjit.
Sot kremtojmë festën e tre më të
mëdhenjve, duke i falënderuar.
Ata, në fakt, ushtrojnë për ne
mbarështimin e rëndësishëm të
njoftimit të ardhjes, të pranisë,
të vetëmsisë së Birit të Hyjit. Ata
“ngjiten e zbresin”, në fakt, mbi
Birin e njeriut. Na ndihmojnë për
ta mirëpritur Jezusin si Zot, si mjek,
si Shpëtimtar të vërtetë. Emri i tyre
shpreh mesazhin e tyre: Asnjëri nuk
është si Hyji; Hyji është i fortë, Hyji
shëron.
SHTATOR
2010
30
E HËNË
Sh. Jeronimi
Kush
ju përbuz ju,
më përbuz mua
30/9 VEN XXVI K.GJ.V. [II]
Sh. Jeronimi meshtar e mësues † 420
Bar 1,15-22; Ps 78; Lk
10,13-16
Kush ju përbuz ju, më përbuz
mua
Lk 10,16
Jezusi di edhe të qortojë. Ai është
i mirë, por mirësia e tij nuk është
e pakuptimtë: mirësia e tij është
dashuri, e dashuria nuk kursen
qortimin ndaj atij që nis apo mbetet
mbi rrugën e rrezikshme për jetën e
tij. Edhe nxënësit e tij do të qortojnë,
e për këtë asnjë nuk duhet t’i
përçmojë, sepse ata janë ftuar nga
Jezusi: t’i përçmosh do të thotë të
përçmosh atë.